• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for February 2020

“Shuttle” Diplomacia që po Zëvendësohet me “Twitter” Diplomacinë

February 8, 2020 by dgreca

Shkruan Faton Bislimi/

Historia moderne e Evropës është përshkruar nga shumë tragjedi, që nga Holokausti e deri tek Srebrenica e më në fund edhe spastrimi etnik dhe aktet gjenocidiale të luftës së Kosovës. Nëse shekulli i 20-të mori me vete këtë histori të përgjakshme të kontinentit tone, ai po ashtu shënoi edhe suksesin më të madh të diplomacisë ndërkombëtare, vecanërisht të asaj që mandej u njohtë edhe në literaturën e shkencave politike si “shuttle diplomacy” apo diplomacia e vajtje-ardhjeve. 

Ishte pikërisht tanimë i ndjeri Ambasadori Richard Hollbrooke i cili në përpjekjet e tij sublime për të arritur paqen në Kosovë kishte ndërmjetësuar parezervë ndërjmet palëve në konfilkt. Realisht, ai kishte qene negociatori kryesor amerikan dhe ndërkombëtar që po punonte për t’i dhënë fund luftës në Kosovë, dhe e gjithë diplomacia botërore i kishte sytë tek ai. Ambasadori Hollbrooke në mes Prishtinës dhe Beogradit, e mandej edhe Brukselit e Washingtonit, ishte gjithëherë në lëvizje. 

Disktuimet e tij në Prishtinë e në Beograd ishin të drejtpërdrejta me liderët e kohës, ishin shumë të thukta dhe gjithëherë me mesazhe direkte nga Washingtoni.  Përpjekjet e tij nuk shkuan huq, ani pse diplomacia në fund u dashtë të përforcohej me sulmet ajrore të NATO-s kundrejt regjimit gjenocidial të Millosheviqit. Ky intervenim i NATO-s që përfundimisht solli clirimin e Kosovës erdhi si rezultat i shterrjes së shuttle diplomacisë, bashkëpunimit të sinqertë dhe të mirëkuptuar nga Presidenti Rugova dhe Kosova në përgjithësi, si dhe kryeneqësinë diktatoriale të Serbisë. 

Sot, mbi dy dekada pas clirimit të vendit dhe mbi një dekade pas pavarësisë së Kosovës, ne gjendemi në një pike interesante të zhvillimeve politike. Dialogu me Serbinë që kishte filluar si dialog teknik tanimë është kthyer në një dialog që po përcakton shumë cështje politike jo vetëm në marrëdhëniet në mes Prishtines e Beogradit por edhe brenda vet organizimit shtetëror të Kosovës. 

Por ajo që po definon këtë faze të re negociatash në mes Serbisë e Kosovës nuk është më shuttle diplomacia e Richard Hollbrooke por Twitter diplomacia e Richard Grenell.  Nga një Richard në Richard-in tjetër, mënyra e negociimit dhe, më spëcifikisht, mënyra e ndërmjetësimit amerikan në cështjen Kosove-Serbi është ndryshuar fundamentalisht. 

Twitter diplomacia, nëse vazhdon me trendin që ka filluar, do të njihet në analet e histories dhe vecanërisht të shkencave politike si mënyrë e re e të bërit diplomaci dhe e angazhimit në marrëdhënie ndërkomëbtare që fillimisht ka marrë hov nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump. Por, që Trump ka bërë politike përmes Twitter, kjo është vënë re qysh në ditët e para të mandatit të tij, por që kjo formë e të bërit politike edhe në arenën ndërkombëtare, pra kjo formë e diplomacisë – Twitter diplomacia – do të mund të hyjë në terminologjinë e literaturës politike vetëm tash që i dërguari i posacëm i Trump për Ballkanin, Ambasadori Richard Grenell, mesazhet e tij politike dhe porositë diplomatike të Shtëpisë së Bardhë po i përcjelle përmes Twitter. 

Normalisht, ky lloj veprimi, në të cilin kanë rënë lehtazi edhe lideri opozitar Kadri Veseli, e para tij, Presidenti i vendit, Hashim Thaci, është mënyrë e pa sprovuar e të bërit diplomaci. Realisht, njohësit e politikës amerikane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare e shohin komunikimin diplomatik dhe atë të rendësisë së vecantë politike përmes Twitter si papërgjegjësi dhe si mënyrë joadekuate të të punuarit për të pasur sukses afatgjat. 

Twitter diplomacia që po bëhet sot është skajshmërisht e rrezikshme sepse fut në debat opinionin publik, dhe mesazhet e cunguara ne një fjali janë jo më shumë sesa dromca të një argumenti që realisht mund të jetë me vend, por që i njejti mund të keqkuptohet gjithësesi.  Por, njerzë me fuqi të madhe politike si Presidenti Trump e po ashtu edhe sikur ambasadori favorit i tij Grenell, mund të bëjnë Twitter diplomaci sepse në fund të ditës ata janë udhëheqës të shumë proceseve politike dhe ekonomike botërore, por Twitter diplomacia e Kosovës është formulë e destinuar për dështim.  

Kosova ka pas fat të mirë me Richard Hollbrooke, andaj këtë fat duhet ta kërkojë edhe me Richard Grenell – në mënyrë të dejtëpërdrejtë, përmes sinqeritetit, dhe korrektësisë – por jo assesi përmes Twitter diplomacisë. Jemi tepër të vogël për të qenë vetmas të suksesshëm në vallën e valëve të mëdha të oqeanit politik ndërkombëtar. 

*Faton Bislimi është anëtar i Komitetit Këshillues Strategjik për Diplomacinë Qytetare pranë German Marshall Fund të SHBA-ve në Washington, DC, si dhe anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtërove të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane në New York. 

Filed Under: Politike Tagged With: Faton Bislimi-“Shuttle” Diplmacia

American dies of coronavirus in China; five Britons infected in French Alps …

February 8, 2020 by dgreca

BEIJING (Reuters) – A 60-year-old American has died of the new coronavirus, the first confirmed non-Chinese death of the illness, U.S. officials said, as millions of Chinese began returning home after a Lunar New Year break that was extended to try to contain the outbreak. While the vast majority of cases have been in China, the virus has spread to some two dozen countries abroad, including five British nationals infected in a French mountain resort. 

The American man died on Thursday in Wuhan, epicenter of the virus outbreak in the central Chinese province of Hubei, a U.S. embassy spokesman said in Beijing on Saturday. He did not elaborate. A Japanese man in his sixties and hospitalized with pneumonia in Wuhan, capital of Hubei, also died after suffering symptoms consistent with the new coronavirus, Japan’s foreign ministry said. 

The virus has been a blow to China’s already-slowing economy, with Goldman Sachs cutting its first-quarter GDP growth target to 4% from 5.6% previously and saying a deeper hit is possible. 

“It’s certainly not going to be a return to normal next week,” said Julian Evans-Pritchard, senior China economist at Capital Economics in Singapore. 

The death toll in mainland China rose to 723 on Saturday, the World Health Organization (WHO) said, looking likely to pass the 774 deaths recorded globally during the 2002-2003 outbreak of Severe Acute Respiratory Syndrome (SARS). 

Most of the deaths in China have occurred in and around Wuhan. Across mainland China, the number of cases stood at 34,598, the WHO said. 

The virus has spread to 27 countries and regions, according to a Reuters count based on official reports, infecting more than 330 people. Two deaths have been reported outside mainland China – in Hong Kong and the Philippines. Both victims were Chinese nationals. 

WHO expert Mike Ryan told a news conference in Geneva that the number of new cases in Hubei had stabilized over the last four days, “which may reflect the impact of control measures put in place”.

Speaking later to Reuters he cautioned, however, that “it’s not a decline. That can just mean four days of relative calm before it accelerates.” 

The latest patients outside China include five British nationals staying in the same chalet at a ski village in Haute-Savoie in the Alps, French health officials said, raising fears of further infections at a busy period in the ski season. 

The five, including a child, had been lodged in the same chalet with a British man believed to have contracted the virus in Singapore. They were not in a serious condition, the officials said. 

France issued a new travel advisory for its citizens, saying it did not recommend traveling to China unless there was an “imperative” reason. Italy asked children traveling from China to stay away from school for two weeks voluntarily.( Reuters)

Filed Under: Analiza Tagged With: Coronavirus-American dies-China

Albania Sets Quake Repair Cost at Over Billion Euros

February 8, 2020 by dgreca

Ahead of a donor conference organised by the European Union on February 17 in Brussels, the Albanian government has said repairing the damage caused by the 6.3-magnitude quake last November will cost over a billion euros.

By Gjergj Erebara/

The Albanian government presented its estimates about the expected cost of reconstruction following the November 26, 2019, earthquake on Wednesday ahead of a major donor conference organised by the European Union on February 17.

It estimated the cost of damage to both public and private properties at 844 million euros and the cost of their reconstruction at 1.07 billion euro.

About 800 million euros are needed to rebuild homes while the rest of the money is needed to repair damaged infrastructure, such as schools and health centres.

Minister of Agriculture Bledi Cuci said some 11,490 homes were destroyed or damaged in the quake while more than 83,000 need repairs. Some 321 schools and kindergartens were also damaged, at a total cost of 72 million euros.

The government is hoping the donor conference will help cover some of the costs of the earthquake that hit Albania last November. About 51 people were killed as buildings collapsed. The 6.3 Magnitude quake was the strongest to hit Albania in the last 40 years.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Albania Sets Quake-Over Billion Euros

SHTETI TOTALITAR

February 8, 2020 by dgreca

NGA ZHELIU ZHELEV/

“ FASHIZMI “ OSE BIOGRAFIA POLITIKE E LIBRIT/

            Nuk jam fatalist dhe nuk dua ta ekzagjeroj, por më duket se ky libër ka qënë i pafat. Ai mund të kishte një fat më të mirë., U shkruajt më 1967 dhe doli vetëm më 1982.

15 vjet ai mbeti  në pothuaj të gjitha shtëpitë botuese të Sofies. Gjithnjë ma kthenin mbrapsht, ose për shkak   të ngarkesës  së planit të botimeve për disa vjet rrjesht, ose  për mungesë letre. Vetëm ushtarakët ma thonin me sinqeritet shkakun e vërtetë. Kur shkova në shtëpinë botuese ushtarake për të marrë vesh se ç’po ndodhte, rreth meje u mblodhën të gjithë redaktorët. Më vështronin dhe  qeshnin.  Por e qeshura e tyre ishte  qëllimmirë. I pyeta:

             – A do ta botoni?

             –  Jo, nuk mundemi..

             – Pse? Nuk ju pëlqen?

             – Përkundrazi, na pëlqen shumë..

            -Atëhere?

             – Është shumë  i mirë për  të dalë te ne. Në Bullgari  nuk mund t’i botojnë gjëra të tilla – më tha njëri prej tyre.

            Më ngushëlloi vetëm fakti që dorëshkrimi ishte shpërndarë papushim, dhe atë e kishin lexuar sipas sistemit  “ samizdat “  ( shumëfishim  konspirativ i librave ), si në kryeqytet, ashtu edhe  në rrethe.

            Për shpërndarjen e madhe dhe të shpejtë të dorëshkrimit, merita i përket Radoj Ralin-it, që ka qënë lexuesi i parë. Ai vetë, për shumë vjet e ka bartur, andej këtej,  tekstin nëpër mjedise të ndryshme intelektuale dhe politike, duke ia dhënë disa njerzëve, që duhet ta lexonin atë, medoemos.

            Atij ja kam borxh edhe ligjësimin e saj të shpejtë. Për këtë arsye  ( dhe jo vetëm  për këtë ), kuptohet, unë ja kam kushtuar veprën time atij, ndonëse për arsye konjukturale të shtëpive botuese,  emri i tij nuk është në faqen e parë të librit. 

            Më 1968, nisën  traktativat me shtëpinë botuese të Partisë Komuniste Çekosllovake   “ Liria “ . Në fund të  korrikut shkova në Pragë dhe atje bisedova për përkthimin dhe hollësi të tjera. Ishte atëhere një atmosferë e papërshkrueshme e  “Pranverës së Pragës”  Të “2000 fjalët” .ishin sa  të hareshme aq dhe të shqetësuara.  

            Pas 20 ditësh, Çekosllovakia u pushtua nga ushtritë e shteteve anëtare të Traktatit të Varshavës dhe çdo gjë dështoi. Më 1982,  libri u botua në Bullgari  në 10 000 kopje  nga shtëpia botuese  “Narodna Mladezh”    ( “Rinia popullore” ). Tre javë pas  daljes në librari,  libri u ndalua dhe u konfiskua  në biblioteka. Në fakt,   hoqën sasinë e tretë, të fundit. Kështu, në duart e lexuesve mbetën, minimumi, 6000 kopje – policia ishte e pafuqishme që t’i merrte edhe ato..

            Pak para se ta ndalonin librin, më erdhën përfaqësuesit e shpërndarjes së librit  dhe më shprehën dëshirën për të bërë menjëherë një ribotim  prej 30 000 kopjesh. Kuptohet, unë rashë dakord, por, kur ata shkuan në Komitetin Qëndror të Partisë Komuniste Bullgare  për të kërkuar leje  për një sasi  letre shtesë,  “infeksioni” kishte hyrë dhe ata u përzunë në mënyrën më të turpshme.

            Në qershor 1982,  u  organizua në Sofie një ekspozitë  ndërkombëtare e librit. Botues nga Hungaria, Çekosllovakia dhe Polonia  dëshironin të lidhnim kontratë për botimin e  “Fashizmit” . Por policia ideologjike, e vëmëndëshme, nuk donte kurrësesi të diskutonte  për këtë çështje, duke thënë, se nuk ekziston një libër i tillë. Natyrisht,  në vitrinat e sallës   “Festivala” një libër i tillë nuk ishte ..

            Më 1986, gjatë Kongresit të Dytë të Bullgarologjisë, një grup i madh përkthyesish kinezë  shkuan te Radoj Ralini  dhe i kërkuan atij ndonjë gjë të re për përkthim. Me bujarinë dhe altruizmin e tij të njohur, që vetëm një talent i madh mund ta ketë, Radoj u tha atyre:  “Me qënë se s’ kam asgjë tjetër më të mirë për t’ju dhënë, po  ju dhuroj  “Fashizmin” e mikut tim  dhe jua rekomandoj që ta përktheni në kinezisht.” Grupi i madh kinez  e shpërndau  në gjirin e vet tekstin  dhe e përktheu librin brënda muajit. Ia propozuan për botim  Akademisë për Filozofinë  Përëndimore dhe Letërsinë Sociologjike në Pekin. Nuk po e përmënd qëllimisht emrin e  bullgarologut kinez  që mbajti lidhje me ne  dhe na informoi se si rrodhën ngjarjet. Gjëja e fundit, që mora vesh, para se të ndërpritej komunikimi me ta, është se atje kishin bërë katër recensa pozitive  me vlerësime të larta  për cilësinë e tekstit dhe se libri ishte lidhur, por, mbetesh vetëm kopertina. Për fat të keq, atëkohë, nisi një fushatë e rradhës kundër intelektualëve, gjë që shkaktoi  humbjen  e vendeve të punës së shumë intelektualëve, dhe rrjedhimisht  të pozitës politike të tyre.

            Drejtori i Akademisë së Literaturës Përëndimore ishte me siguri njëri prej tyre, sepse edhe atë e hoqën nga posti. Ky fakt  e paravendosi fatin e botimit kinez.

            Pas vitit 1982 erdhën tek unë edhe shumë rusë për të kërkuar kopje të librit. Disa syresh, synonin ta përkthenin dhe ta botonin atë në rusisht, të tjerë ishin më modestë  – ata  kishin ndërmënd ta  lëshonin atë në sistemin e  “samoizdat-it” . Kufizimet e egra të kontratave të shtëpive botuese me të cilat janë të lidhura   “vendet vëllezër” e hiqnin dhe vazhdimisht e heqin mundësinë për ta botuar librin  në Bashkimin Sovjetik zyrtarisht. Por ishte e qartë se ai qarkullonte  në sistemin e “ samizdat-it “ të tyre.. sepse shumë qytetarë sovjetikë dinin për të dhe e kishin lexuar atë.

            Erdhën edhe polakët, të cilët kishin ndërmënd  të botonin fragmente në revista ose në periodiket e tyre.. 

            Të fundit, që më kërkuan kopje, në qershor..ishin anëtarë të kryesisë së Frontit Popullor Ukrainas, që kishin ndërmënd ta përkthenin atë në ukrainisht dhe ta botonin. Nuk di se çfarë ngjau  dhe, në përgjithësi, në se u bë diçka.

            Pra,  fati i  “Fashizmit”  i ngjan pakëz  atij të një zonjushe, që të gjithë e pëlqejnë, por që ndodh gjithmonë, që asnjëri nuk martohet me të. Të shpresojmë, se kjo nuk vinte nga fakti që zonjusha ishte  e mplakur..Në fakt, si autor, ndjehem i lumtur, në se teksti i librit tim do të konsiderohet politikisht i  vjetëruar dhe mbrapa kohës, sepse kjo do të thotë se është zhdukur nga faqja e planetit tonë edhe shteti i fundit totalitar.

Por,  për sa kohë që të ekzistojë totalitarizmi, ai s’ ka për ta humbur  aktualitetin e vet, sepse ai paraqet në parim  një provë për të ringritur me dokumenta, me vetëdije, ashtu si në paleontologji, kockë pas kocke, skeletin politik të stërmadh  të mamuthit totalitar. Dhe ata që duan ta luftojnë seriozisht totalitarizmin, kanë nevojë për dijeni, në rradhë të parë për dijeni për anatominë dhe fiziologjinë e tij, pa të cilën s’ mund të shpresojnë të kenë sukses.

            Vetë unë s’ mund ta sqaroj ndryshe  faktin, se edhe tani, në kohën e perejstrojkës së Gorbaçovit  (rindërtimit) kur gazetat sovjetike botojnë vazhdimisht kaq shumë   informacion politik  të rëndësishëm për shoqëritë tona, interesimi për librin nuk është dobësuar. Atë e kërkojnë; e rishesin me çmime  të larta, nganjëherë përrallore, baraz me një ose dy rroga mujore. Kur unë duhej, para dy vitesh,  të siguroja dy kopje për t’i dërguar jashtë vendit, shitësit e librave më propozuan mua, si autor,  një rabat prej 120 levash për kopje.

             Para perejstrojkës , gjëja kryesore që tërhoqi vëmëndjen e publikut, ishte përputhja e plotë e dy varianteve të totalitarizmit – atij fashist dhe atij komunist. Ndonëse askund  në libër nuk bëhen analogji kategorike,  mbi bazën e materialit dokumentar dhe mënyrës, sipas së cilës ky material është organizuar, lexuesi  e ka zbuluar vetë të vërtetën e tmerrshme, që ndërmjet sistemeve politikë nazistë dhe  komunistë jo vetëm se s’ ka ndonjë ndryshim thelbësor, por edhe në se ky ekziston, kjo është jo në favor të komunizmit.

            Tash,  që mjetet masive të komunikimit flasin hapur për këtë analogji dhe në mbështetje të thënieve të tyre sjellin shumë  fakte, libri me sa duket tërheq përsëri vëmëndjen  kryesisht për prognozat e zhdukjes së regjimeve totalitare. Skema, sipas të cilës dështimi i regjimeve fashiste totalitare  është  nxjerrë si rregullsi  ( sistemi totalitar – diktatura ushtarake – demokracia me sistemin shumëpartiak ) shtrohet pyetja: a vlen kjo edhe për regjimet tona; a do të ndiqet rregullsia  apo do ndodhë sipas një rruge tjetër. Sepse, në se Polonia  e ka konfirmuar këtë skemë, dhe, veç kësaj,  shumë saktë, perejstrojka e Gorbaçovit, sipas mënyrës, që është planifikuar dhe sipas asaj që po realizohet, është një provë për të ndrequr skemën.

            Perejstrojka paraqet pikërisht një alternativë  të diktaturës ushtarake. Ajo ka ambicien për të bërë atë, që duhet ta bëjë diktatura ushtarake, por ta bëjë në mënyrë paqësore, humane, me kulturë, pa gjak, demokratikisht, dmth. të kryejë një kalim të qytetëruar nga totalitarizmi në demokraci.

            Duhet thënë, që në parim  një alternativë e tillë s’ është pa bazë. Fakti vetë që Hungaria po e realizon  atë në sytë tanë, dhe Republikat Balltike aspirojnë  me sukses për të, paraqet një konfirmim. Por nuk bëhet gjithkund ashtu sikurse është e lehtë në parim.

            Një rëndësi të madhe ka kultura politike e popullit, themelitë e tij moralë, traditat e tij kulturore dhe historike. Në këtë kuptim, sa më e lartë është  kultura e një populli, aq më të mëdha janë shanset për ta ndrequr me sukses skemën, duke e zëvëndësuar diktaturën ushtarake  me perejstrojkën. Janë të mundura edhe kombinime  shumëllojshme të të dyjave. Ka mundësi edhe që vendi, që po ecën i vendour në rrugën e perejstrojkës,  në daç për mungesë të kulturës politike, në daç  për shkak të  kombinimit të pafavorshëm  të elementëve, që formojnë konjukturën politike, ta uli perejstrojkën  në rrugën e diktaturës ushtarake; thjesht duke mos i përballuar dot  streset e mëdha  të brëndëshme të perejstrojkës.

            Kam frikë,  që për Bashkimin Sovjetik,   si i tërë, kjo nuk përjashtohet. Në rrethanat  që mund të sjellin një zhvillim të tillë unë fus karakterin shumëkombësh të vendit, nivelet kulturorë të llojllojshëm të kombeve të veçantë, nomenklaturën e shumënumurt, zakonet imperiale të ruajtura, traditat, lidhjet, etj, makinën ushtarake kolosale, që në fazat më kritike do t’i kundërshtonte me vështirësi tundimit për ta marrë pushtetin nga duart e qytetarëve të pakrahë.

            Por diktatura ushtarake, sado që ajo mund t’i ruajë strukturat e vjetra totalitare, t’i shpëtojë ato  (siç ndodhi në Poloni), ajo nuk mund  ta shkatërojë kalimin nga totalitarizmi në demokraci, përkundrazi, ajo ka për ta përshpejtuar atë. Duke i radikalizuar kontradiktat, ajo në përgjithësi e nxiton zgjidhjen. Është keq, se këtë raste gjithçka bëhet me gjak, ,paguhet me jetën e shumë njerzëve.

            Me fjalë të tjera, qoftë me perejstrojkë, qoftë me diktaturë ushtarake, rruga nëpër të cilën sistemi ynë komunist do dështojë me siguri, është vetëm njëra: nga totalitarizmi drejt demokracisë me sistemin shumëpartiak. Kjo është e përgjithëshmja, në përputhje me ligjin, e pakthyeshmja. Të tjerat janë vetëm hollësira.

            Por jeta, që është gjithmonë më e pasur  se sa skemat dhe prandaj s’ ka qejf të shtyhet prej tyre, me siguri do na befasojë neve  me kombinime të reja, më të habitshme dhe të pabesueshme të elementëve të realitetit politik, për të cilat tani vetëm se mund të bëjmë ndonjë lidhje. Cili nga ne, për shëmbull, i ra në të – ndonëse kjo ishte tepër e thjeshtë dhe e përfytyrueshme – se edhe  gjatë çmontimit të  variantit tonë  të sistemit totalitar,    ai duhet për një farë kohe,  të degjenerojë deri në nivelin e fashizmit,  të një sistemi më pak të përsosur dhe të përpunuar të regjimit totalitar, dhe në këtë kuptim,  për ne fashizmi është  një hap i madh përpara  drejt demokracisë! Kjo tingëllon si me shaka dhe paradoksale,    për  ndërgjegjien  politike  më të pa  “zhvilluar” apo  “të virgjër” ,  kjo do jetë me siguri diçka fyese, por iluzionet politike janë një gjë, ndërsa emocionet dhe paragjykimet diçka tjetër, tjetër realiteti politik dhe ligjet, që ai u bindet.

            Sot  pikërisht ky mendim  ideologjik, me paragjykime dhe supersticioz,  i pengon  shumë njerëz ta kuptojnë thelbin  dhe domethënien e proceseve  që po kryhen në vende si Bullgaria, Çekosllovakia, Republika Demokratike Gjermane, Kina,, pjesërisht edhe në Bashkimin Sovjetik; dëgjojmë shumë persona të ankohen kundër regjimit, duke thënë:  “E tmerrshme! Fashizëm!”, me të cilën duan të na shtien në mëndje, se situata është bërë më keq se më parë, që vendi është më shumë jodemokratik. Në se provohet t’i kundërshtosh, ata përmëndin mjetet e raprezialjeve  të përhapura. Harrohet sidoqoftë se po rritet më shpejt  lëvizja demokratike e ligjshme në vend, se ekzistojnë tashmë një bashkësi e tërë  grupesh dhe lëvizjesh të pavarura, që po zgjohet shoqëria qytetare brënda vendit, etj – gjëra këto që më parë ishin absolutisht të pamendueshme.

            Ja përse do jetë më konkrete në se do të themi: po,  është e vërtetë, se tash vendet si Bullgaria, Republika Demokratike Gjermane, Çekosllovakia, Kina, etj me mjetet e tyre politike te raprezialjeve, me demagogjinë, me cinizmin, korrupsionin e përgjithshëm, shovinizmin, palopatriotizmin, pabesueshmërinë, etj nga njëra anë, dhe me lëvizjet joformale, betejën e hapur për demokraci, ndryshime etj, nga ana tjetër, u ngjasojnë më shumë shteteve fashiste se sa atyre komuniste, por ky fakt dëshmon, se ata po përjetojnë tashmë një evolucion demokratik të caktuar, po arrijnë një fazë të caktuar të copëtimit të strukturës totalitare. Me qënë se nuk ekziston rrugë tjetër për kalimin nga totalitarizmi në demokraci, përveç  rrugës së shkatërrimit të sistemit politik të tyre. Në se dikush premton ta bëjë demokracinë me anë të përsosjes së sistemit totalitar, kjo do jetë një demagogji  tepër mosfisnike.

            Por, me qënë se kjo çështje është parimore, dmth ajo ka jo vetëm një kuptim teorik por edhe të drejtëpërdrejtë praktik në momentin e tashëm, ia vlen  ta analizojmë atë më me hollësi, të provojmë ta shohim atë në planin historik.

            Ne, marksistët, e krijuam të parët në histori, shtetin totalitar – sistemin shtetëror njëpartiak, të krijuar duke i asgjësuar me dhunë  partitë e tjera politike ose  duke i degraduar ato në nivelin e organizatave formale të zakonshme, të nënshtruara në çdo aspekt ndaj partisë komuniste. Ky monopol absolut i partisë komuniste  në sferën e veprimit politik  duhet të shkaktonte logjikisht  një bashkërritje të plotë të partisë me shtetin  dhe, më tej, të aparatit shtetëror me atë të partisë, falë së cilës në krye të shtetit dhe të partisë qëndrojnë të njëjtët persona, që zotërojnë një pushtet të pakufizuar dhe të pakontrolluar edhe mbi të gjithë nivelet më të ulta në hierarkitë e shtetit dhe të partisë, në anëtarët e partisë.

            Që ky sistem politik të jetë stabil dhe i pa ndryshueshëm, monopol absolut i shtetit dhe i partisë, të partisë mbi shtetin, ose më saktë të partisë – shtet, ky monopol duhet të përhapej që nga  superstruktura  në bazën ekonomike të shoqërisë. Çdo gjë duhej ndryshuar në formën e pronës shtetërore – pasuria e madhe private me anë të shpronësimit, e vogla me anë kolektivizimit me dhunë, me gjak, stalinist.

            Kur ky proces i shtetëzimit të pronës u mbarua, atëhere regjimi totalitar, u  krijua plotësisht. Kështu realizohet varianti komunist i regjimit totalitar,  që është deri tani modeli më i përsosur dhe i përfunduar  i regjimit totalitar në histori dhe në kohët moderne. Modeli fashist që e paraqesin shpesh si antipod i atij komunist, në fakt dallohet prej tij vetëm  se s’është i krijuar deri në fund, jo i përfunduar  lidhur me bazën ekonomike, dhe si rrjedhojë,  ai është më pak i përsosur dhe më pak stabil.  Kjo mund të hetohet edhe nga arqitektonika e brëndëshme e nazizmit  dhe e sistemit nazist, që është regjimi fashist më i përsosur. Këtu monopoli absolut i partisë nuk shtrihet në bazën ekonomike  ose të paktën  jo në tërë bazën ekonomike. Kjo e fundit, përbëhet nga pasuria private, nga lloje të ndryshme të pasurisë private,, që natyrisht nuk shtyhen drejt një tërheqje, tërësie, monoliticiteti; përkundrazi, ajo krijon heterogjenitet, johomogjenitet, ndryshimësi, që në situata kritike kalojnë lehtësisht në gjëra të kundërta : Superstrukturë monolite dhe bazë ekonomike  e larmishme – kjo është mosadekuateti ndërmjet superstrukturës politike dhe bazës ekonomike të regjimit fashist totalitar. Kjo e bën atë jostabil dhe jo jetëgjatë. Prandaj të gjithë regjimet fashistë u zhdukën  shumë më herët se sa të tjerët, ato komunistë – disa si Gjermania Naziste dhe Italia fashiste në flakët e Luftës së Dytë Botërore, të tjerë, si Spanja e Francos dhe Portugalia e Salazarit – pas luftës, si të thuash, në kushte paqësore.

            Por regjimet fashiste jo vetëm që u zhdukën më herët, ato edhe u shfaqën më vonë, gjë që tregon se ata janë në këtë drejtim një imitim i mjerë, një plagjiaturë e origjinalit, që paraqet regjimin totalitar të përfunduar dhe të përsosur, autentik, të vërtetë. Kur bëhet fjalë për fashizmin, miku im profesori Nikolaj Gençev, e përkufizon atë me ndjenjën e vet të humorit  si  “një variant të hershëm të pasistemuar, gaztor të komunizmit” dhe Hitlerin vetë – si  “imitues i mjerë dhe aktor operetash” . Duhet thënë, se kjo shaka ka një të vërtetë jo ogurmirë. Duke mos e shfajsuar në asnjë shkallë  xhelatin dhe kanibalin Hitler, duhet të pohojmë se në krahasim më xhelatin Stalin, ai është një xhuxh i vërtetë – bile kjo është një metaforë e dobët. Xhelati Stalin do ta mbante kolegun e vet në xhepin e tij.

            Po përmënd vetëm dy shifra., që flasin më rrjedhshëm se çdo argument ose arsyetim për mundësitë në parim të larmishme të dy llojeve të totalitarizmit. Deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore – më 1 shtator 1939 – Hitleri vrau jo më shumë se 10 000 njerëz. Siç mund ta nxjerrë edhe lexuesi vetë, midis tyre përfshihen edhe viktimat e  “natës së shpatave të gjata “  ( 30.06.1934 ), kur u ekzekutuan kryetarët e SA-ve të prirë nga opozita ,  “ nata e kristaltë “   (“die Kristallnacht” , prill 1938 ), kur u bënë progromet kundër çifutëve, për të cilët është shkruar kaq shumë nëpër libra…Deri në të njëjtën datë – më 1 shtator 1939 – Stalini ka vrarë jo më pak se 10 000 000. Disa autorë thonë, se kjo shifër është rreth 15 000 000,  por s’ do  të diskutojmë për të,  sepse s’ ka rëndësi në këtë rast. Ka rëndësi se bëhet fjalë për një diferencë  që nuk mund të shprehet me përqindje  ( i pari  zhduku kaq përqind më shumë se tjetri ), nuk matet me shumëfisha  ( kaq fish më shumë se tjetri ), bëhet fjalë për një diferencë, që shprehet  me sisteme matematikorë, dmth me madhësi që përdoren në kosmologji, astronomi, në fizikën moderne..

            Fakti tjetër ka të bëjë me viktimat e luftës. Gjermania, që luftoi në dhjetra vende në Evropë dhe Afrikë dhe pësoi një shpartallim ushtarak të plotë nga forcat e bashkuara të aleatëve, ka rreth 7 500 000 deri 8 000 000 viktima dhe këtu llogariten edhe ata nga popullsia paqësore në prapavijë. Bashkimi Sovjetik që hyri në luftë dy vjet më vonë, ka 30 000 000. Për ta fshehur paaftësinë  e vet dhe dështimin si udhëheqës ushtarak, Stalini, kur ishte gjallë, dëshmoi se viktimat ishin 7 000 000. Hrushovi dëshmoi se ato qenë 20 000 000. Disa autorë mendojnë se kjo shifër mund të arrijë 40 000 000.

            Në të vërtetë, diferencat këtu llogariten me sisteme matematikore, por të japësh 3-4 herë më shumë viktima, kur ke hyrë në luftë më vonë dhe s’ ke luftuar në kaq shumë vende, si shtet – agresor, edhe kjo flet indirekt për një shkallë më të madhe xhelatllëku të një regjimi totalitar të përsosur të bërë përfundimisht.

            Por mbase asgjë tjetër nuk flet më rrjedhshëm për këtë temë se sa mungesa  e çfarëdo lloj provash për ta përmbysur me puç ushtarak  kryesinë sovjetike për atë që ajo e solli vendin në një katastrofë ushtarake në vitet 1941-1942. Sepse historia e shekullit XX nuk njeh një tradhëti të tillë lidhur me popullin dhe vendin tënd, që e ka bërë Stalini dhe Byroja e tij Politike. Vrasja e komandantëve ushtarakë, neglizhimi i plotë i furnizimit me material  teknik ushtarak, çmontimi i pajisjeve mbrojtëse në vijën përëndimore, injorimi kriminal i paralajmërimeve të shumta të bëra nga shërbimet e zbulimit për një ofensivë që po përgatitej kundër Bashkimit Sovjetik,  grumbullimit masiv të divizioneve gjermane fare afër me kufirin sovjetik, pushtimi i rrufeshëm i tokave të Bashkimit Sovjetik dhe zënia robër e afërsisht 4 500 000 ushtarëve sovjetikë deri në fund të vitit 1941 – kjo në fund të 1941 dhe në fillim të 1942 e vuri Bashkimin sovjetik para katastrofës së plotë dhe Stalini qe i detyruar me anë të kanaleve të Beries të kërkonte nënshkrimin e një traktati paqeje me Hitlerin duke shfrytëzuar ndërmjetësimin e mbretit Boris.

            Fakti, që edhe në këto kushte katastrofike për vendin, gjeneralët sovjetikë nuk bënë as edhe një tentativë për ta përmbysur ekipin e Stalinit, tregon vetëm se në çfarë kolapsi të thellë politik dhe ideologjik  ndodhet ndërgjegjia shoqërore  në një regjim totalitar të bërë përfundimisht, si – ishte atëhere ai sovjetik.

            Në rrethana analloge gjeneralët gjermanë, ndonëse pa sukses, më 20 korrik 1944 provuan ta përmbysin Hitlerin dhe regjimin e tij. Në Itali, një vit më parë  ( 25 korrik 1943 ) ushtarakët e udhëhequr nga Mareshalli Badoglio arritën ta arrestonin Mussolinin dhe ta hiqnin nga pushteti partinë fashiste. Në rastin e parë dhe të dytë, kjo u bë e mundur, sepse gjeneralët gjermanë dhe italianë  vinin nga klasa të pasura, që do të thotë  se në sferën civile ata kishin një tokë ku mbështeteshin, pikërisht në sferën më të rëndësishme të jetës shoqërore, në ekonomi. Ata zotëronin pasuri. Kjo do të thotë praktikisht, që në se një konspirator do të dështojë, në se do i ndodhë më e keqja, familja s’ do të vuajë nga uria, fisi i tij nuk do të zhduket.

            Lidhur me problemin në diskutim, është shumë me interes të kujtojmë evolucionin ideor të Mussolinit në etapën e fundit të jetës së tij, pasi u çlirua  nga robëria me anë të repartit të Otto Skorcenit.

            Si rezultat i meditimeve të gjata  ( ndërsa ishte rob në një fortesë në Alpet, kishte mjaft kohë për të medituar ) ai erdhi në përfundimin, se duhet të krijojë një shtet fashist tjetër, ku nëpërmjet nacionalizimit çdo gjë të bëhet pronë shtetërore. Mussolini e gjeti se vetëm monopoli shtetëror mbi pronën mund të krijojë një regjim totalitar  monolit dhe të palëkundëshëm, të aftë të garantojë  udhëheqësin fashist dhe partinë fashiste kundër çfarëdo lloj surprize që mund të bëjnë ushtarakët. Këto ide ai i paraqet në një plan për krijimin e republikës famëkeqe të Salës, realizimin e të cilës e pamundësoi vetëm nxitimi i operacioneve ushtarake të aleatëve në territorin e Italisë.

            Nga ana tjetër, hapat e parë praktikë u hodhën. Formimi i  “Republikës së Salës” u shpall në fillim të tetorit 1943, kuptohet në lidhje   gjeneralin SS Karl Ëolf dhe  ambasadorin e atëhershëm gjerman Rudolf Ran. Gjatë kongresit themelues në Verona në nëntor 1943  u pranua një thirrje për punëtorët e veriut, të cilëve u premtohet kontrolli punëtor mbi ndërmarrjet industriale, dhe nacionalizimi i pjesshëm i tokës..

            Por le të kthehemi tek tema kryesore. Duke folur  për  kalimin  specifik në fazën e “fashizmit” gjatë çmontimit të regjimit totalitar komunist dhe duke e paraqitur këtë kalim si një hap real  drejt demokracisë, s’ duhet kuptuar kjo fjalë për fjalë, sikur ne synojmë drejt fashizmit si drejt një ideali, sikur duhet të adoptojmë ideologjine e fashizmit etj. Asgjë si kjo! Ne do kalojmë nëpër të nga domosdoshmëria, pashmangësia, nga detyrimi, dhe prandaj, sa më shpejt ta kalojmë atë, aq më mirë do të jetë. Por ne i kushtojmë një vëmëndje të veçantë këtij fakti jo për gjë tjetër, por sepse ai është çelës  për të kuptuar  tendosjen e brëndëshme  të sistemit tonë totalitar në epokën e perejstrojkës – tendosje  që lindi nga çmontimi i atyre apo këtyre elementëve  të bazës apo të superstrukturës. Dhe pikërisht çmontimi  e bën  regjimin totalitar të përsosur, të papërsosur  dhe pikërisht për këtë arsye – jostabil. Kjo rrethanë nga ana e saj bëhet  një shkak  për të zbatuar raprezalje  si mjet kompensues, me të cilën rivendoset stabiliteti i sistemit. Ka mundësi, kuptohet, që në perejstrojkë në vende të ndryshme të mbizotërojnë proceset e çmontimit në bazë, si në Kinë, ose në superstrukturë, si në Bashkimin Sovjetik. 

Por edhe në rastin e parë, edhe të dytë, sistemi totalitar hyn në fazën e mosstabilitetit, siç thuhet, e pamjaftueshmërisë strukturore, dhe ay, për t’u ruajtur, nuk mund të kompensohet ndryshe, veç me dhunë më të shpeshtë dhe më të hapët, me terror. Ngjarjet më të fundit në Kinë e konfirmojnë këtë gjë. Reforma ekonomike, që kryesia kineze e realizoi brënda vendit dhjetë vjetët e fundit, duke likuiduar komunat, duke e fermizuar tokën për fshatarët për 10, 15, 20, 30, 50 vjet, duke krijuar një treg më liberal,  “zona ekonomike speciale” , etj duhet të shpinte  në një farë mënyre, në një antagonizëm ndërmjet autoriteteve  dhe inteligjencës. Reforma ekonomike krijoi kushte, ku grupe të veçanta  të popullsisë  u pasuruan  dhe u bënë më të pavarur dhe më të mëvetësishëm nga shteti, Në konfirmim të statusit të tyre te ri social dhe gjëndjes shpirtërore, ata nisën të dëshirojnë të jenë më shumë të lirë edhe politikisht, gjë që në regjimin ekzistues komunist, nuk mund të realizohet, po qe se nuk tentohet të shkatërrohet sistemi njëpartiak. Dhe ata tentuan ta shkatërrojnë atë. Intelektualët dhe rinia, që kanë qënë gjithmonë më të ndjeshëm ndaj çështjes së  lirisë dhe demokracisë, reaguan të parët kundër monopolit të Partisë komuniste, duke këmbëngulur për heqjen e tij.

            Pra,  që para kthimit të pronës private në këtë apo atë sferë të jetës njerëzore, para se të zbresim në nivelin  e korelacionit  karakteristik për fashizmin, ndërmjet bazës dhe superstrukturës  ( prona private  në themelin e shoqërisë dhe monopoli absolut parti-shtet në superstrukturën politike ), fenomenet karakteristike për fashizmin nisin të riprodhohen.

Kuptohet, ka shumë të ngjarë  që jo kudo të konfirmohet kalimi nëpër fazën specifike fashiste. Gjatë çmontimit efekti i pastabilitetit mund të bëhet edhe në rendin e anasjellë. Në Bashkimin Sovjetik, për shëmbull, baza ekonomike nuk është prekur, monopoli shtetëror absolut mbi pronën kombëtare është ende  i pandashëm, ndërsa në superstrukturë  proceset e çmontimit kanë shkuar kaq larg, sa pluralizmi politik është tashmë një fakt : hapa praktikë  për ta ndarë partinë nga shteti; grupe joformalë, lëvizje, fronte nacionalë, që e kundërshtojnë monopolin  pushtetor  të Partisë Komuniste; greva dhe lëvizje nacionale  për sovranitet shtetëror, për publicitet.  Kjo, papra,  i lakuriqëson të metat dhe veset  e sistemit totalitar. Në një farë kuptimi, rezulton që fashizmi është i anasjellë me këtë ( monopolizëm në bazë, pluralizëm në superstrukturë! ), gjë që kuptohet, nuk pushon se mosstabilizuari sistemin në tërësi.

            Në se në Bullgari rindërtimi realizohet në mënyrë të atillë, siç është planifikuar nga nomenklatura,  – në fillim në ekonomi dhe më pas edhe në  sferën politike – rezultati do jetë pikërisht varianti kinez  i çmontimit  dhe fashistizimi që ka për t’u shprehur shumë qartë.  Nga ana tjetër,  me qënë se, në një farë grade, janë realizuar  reforma ekonomike  dhe disa grupe  të popullsisë  nisin të fitojnë mëvetësinë dhe vetëdijën, tendosja ndërmjet bazës dhe superstrukturës po përceptohet  gjithnjë e më shumë.  Veç kësaj bëhet fjalë  jo aq për anën subjektive të këtij fenomeni, se sa për një varg manifestimesh objektive të tij.

            Të gjitha këto arsyetime  për kalimin nëpër etapën  fashiste të llojit të vet në rrugën drejt çmontimit të plotë të modelit tonë komunist të regjimit totalitar, e cila – e përsërisim – paraqet formën e përsosur të totalitarizmit, nuk e  zhvlerëson  skemën e përgjithëshme  të dështimit : sistemi totalitar – diktatura ushtarake  ( përkatësisht – perejstrojka ) – demokracia shumëpartiake. Formula e përgjithëshme vlen për të dy llojet e totalitarizmit, praktikisht për gjithë sistemet totalitarë, por ai më i përsosur, ai komunist, para se ta mbrijë hallkën e dytë, zbret shpesh  në nivelin  e atij më pak të përsosur, atij fashist. Ky moment i degradimit nganjëherë mund të shprehet shumë qartë si një nënetapë e veçantë në gërryerjen  e hallkës së parë, një herë tjetër, prania e saj mund të jetë e shprehur kaq dobët, sa ne s’ e vemë dot re.

            Siç shihet, aktualizimet më të reja të temës së fashizmit vijnë pikërisht që andej, nga ku priten më së shumti – nga perejstrojka, duke treguar sërish  lidhjen intime  ndërmjet dy llojeve kryesore të totalitarizmit. Më parë, këtë lidhje  e kanë mohuar ose e kanë parë kryesisht në planin historik, historiko – gjenetik  ( për shëmbull, se si komunizmi shkaktoi ose stimuloi shfaqjen e  fashizmit, më pas se si  fashizmi e pasuroi arsenalin  politik të komunizmit, etj ), por tash  ajo shihet në kuptimin politik aktual.

            Kjo rrethanë na kthen sërish  te problemet metodologjike themelore në hetimin e fashizmit.

            Të dhënat më të fundit konfirmojnë, se fashizmi nuk mund të kuptohet  në themelet e tij të thella, në se atë  nuk e konsiderojnë një regjim totalitar, një lloj i  sistemit totalitar. Pa modelin totalitar, para së gjithash,  nuk mund të shohësh vendin  e fenomenit fashist  në kuadrot politikë të mëdha  të shekullit XX, aq më pak  është e mundur  të zbulosh  lidhjen e tij  me variantin tjetër të totalitarizmit – atij komunist – dhe të konstatosh  saktë të përbashkëtën dhe ndryshimin  ndërmjet tyre. Nuk mund të ekzistojë asnjë shkencë në se, apriorisht apo me qëllim, sipas konsideratave të pastra  ideologjike e mohon këtë lidhje, duke i mëshuar  gjoja kundërtisë  ndërmjet tyre, që e paraqesin  si më thelbësoren dhe më themeltaren.  Nuk është shkencë, gjithashtu,  në se e damkosim komunizmin  si fashizëm, si llojin më të keq të fashizmit, etj.  Kjo mënyrë  paraqitet përmbledhazi  në një provë për ta kompromentuar  formën ende të pakompromentuar apo më pak të kompromentuar të totalitarizmit me një tjetër, që është krejt e kompromentuar, e dënuar ndërkombëtarisht gjatë Procesit të Nurembergut. Por sot kjo nuk mund të ketë një kuptim..

            Nga gjithçka sa u tha , duhet të jetë  e qartë, se për ne, bullgarët, veçanërisht për intelektualët  bullgarë, këto probleme, që po i ngre tash perejstrojka  sovjetike, nuk janë të reja. Në fakt  ato po i dikutojmë  që nga gjysma e dytë e viteve 60-të, dhe këtë e bëjmë  jo në nivelin empirik politik, në kuadër të të cilave lëvizin ende  periodikët sovjetikë, por  në një nivel teorik më të lartë, ku  proceset kanë qënë rregullsi të konsideruara të zhvillimit historik, mbi bazën e të cilave janë bërë prognoza për të ardhmen e regjimimeve totalitare.

            Kuptohet,  në të gjitha kushtet, kjo mund të bëhet hapur dhe krejtësisht vetëm mbi bazën e llojit të parë të totalitarizmit  – fashizmit, sepse tjetri ka qënë një tabu. Veç kësaj, edhe publiku ka qënë më i gatshëm të pranojë ta përceptojë  atë të tillë  sepse ai ka njohur një  material  demaskues shumë të madh për fashizmin, ndërsa për komunizmin ai ende ka pasur shumë iluzione.

            Mbaj mënd, se kur në prill  1974 në Portugali shpërtheu revolucioni i nënoficerëve dhe u vendos për disa vite diktatura ushtarake, dhe pas saj erdhi demokracia parlamentare mbi bazën e sistemit shumëpartiak, shumë miq dhe të njohur, që e patën lexuar   “Fashizmin” në dorëshkrim, më thanë se formula  për dështimin e regjimeve totalitare po funksionon mirë, ose  sikurse njëri  nga entuziastët më tha:  “po funksionon pa kritika” .

            Herën e dytë, e  njëjta gjë ndodhi më 1981, kur në Poloni e shpallën gjëndjen ushtarake. Kuptohet, këtë rradhë, nuk më telefonuan, sepse bëhej fjalë për një vend vëlla dhe biseda të tilla nuk qenë krejt pa rrezik.

            Pas daljes së librit,  qeveritarët reaguan jo rastësisht me raprezalje kaq të mëdha dhe masive kundër të gjithëve, që kishin lidhje me atë botim. Sipas reaksionit publik, nxitja dhe entuziasmi, me të cilin e theksoi atë një pjesë  e intelektualëve, ata e ndjenë instinktivisht, që janë shtruar për diskutim problemet më të mëdha  të kohës sonë, përfshirë çështjen  e fatit të  “rendit tonë shoqëror”.

            Sado të papëlqyeshme ishin për to, sepse ata e dinin shumë mirë, se vetëdemaskoheshin duke e përndjekur librin, ata ishin të detyruar ta bënin këtë, sepse nuk mund të paraqesnin ide të kundërta me të.

            I përjashtuan të tre redaktorët, të lidhur drejtpërdrejt me botimin e librit: redaktorin e brëndëshëm të librit, poetin Kiril Gonçev,  redaktoren përgjegjëse  për bibliotekën  “Mauro” ( ku doli në fakt libri ) – Violeta Paneva, përgjegjësin për letërsinë  socialpolitike në shtëpinë botuese – Stefan Langjev.

            Redaktori i jashtëm prof. Ivan Slavov u dënua me një  “kritikë” partie. U diskutua edhe çështja  për dënime administrative, por reaksioni i ashpër i organizatës së  partisë në Fakultetin Filozofik në Universitetin e Sofies e pamundësoi këtë. U dënuan nga partia edhe dy recenzentët : prof. Kiril Vasiljev dhe prof. Nikolaj Gençev. Për recenzën e tij tepër pozitive  Gençevi mori edhe dënime të tjera. Nga lart e detyruan të hiqte dorë nga vendi i dekanit  në fakultetin e Historisë  dhe të gjitha seritë e tij  historike u hoqën  nga programet televizive  për 3-4 vjet. Për recenzën pozitive  të botuar në gazetën   “Oteçestven glas”  (  “Zëri i Atdheut” )  në qytetin Plovdiv u dënua me   “kritikë të ashpër me paralajmërim të fundit për përjashtim nga partia” docenti Asen Karalov, që ishte përjashtuar  nga grupi i lektorëve të rrethit i Partisë Komuniste. U hoq nga posti i vet  si përgjegjës për degën ideologjike në të njëjtën gazetë Slavejko Mandev, i cili, është e qartë, ra në siklet të madh dhe shumë shpejt vdiq.

            Me sa di unë, njëri nga shkaqet kryesorë për ta hequr sekretarin e atëhershëm të Komitetit Qëndror të Komsomolit  ( Bashkimi i Rinisë komuniste ), përgjegjësin për problemet ideologjike Belço Ivanov, ishte leja për të botuar “Fashizmin” , ndonëse, siç u konstatua më vonë, ai s’ kishte as dijeni për këtë gjë, sepse ishte me leje. Shpesh herë kam dëgjuar thënien, se dalja e  “fashizmit” është përdorur edhe kundër  Aleksandar Lilov-it nga kundërshtarët e tij në Kryesinë Politike të Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste, por a është kjo e vërtetë, s’ mund ta them dot. Në çdo rast, njëri nga ndihmësat e tij  , menjeherë pas daljes së librit, më ka sulmuar mua me qëllim. Më ka thënë, që me  “fashizmin” unë i kam futur thikën pas shpine shokut   Lilov”.

            Natyrisht, duhet të më dënonin edhe mua, por  me qënë se isha përjashtuar prej kohësh nga partia, mbetën vetëm dënimet administrative. Më përjashtuan si përgjegjës  seksioni dhe anëtar i Këshillit Shkencor të Institutit të Kulturës. Që të mos shpërthente ndonjë skandal, e bënë këtë në mënyrë jezuite, duke lajmëruar një riorganizim të Institutit, si rezultat i të cilit seksioni im  “Kultura dhe personaliteti” u   suprimua,  kështu  që s’ kisha për se të përgjigjesha më, dhe, për kamuflim, e suprimuan edhe seksionin fqinj  “Problemet rajonale të kulturës” . Njëkohësisht në Këshillin Shkencor  “të formuar rishtazi” i vetmi emër që mungonte ishte i imi.

            Unë mundja të protestoja, mund të bëja skandal, por nuk e bëra këtë. Ishte shumë e sikletshme të mbrohesha, kur për shkak të librit tim, shumë njerëz që s’ i ndihmoja dot, kishin vuajtur. Ishte diçka  e shëmtuar.

            Shpresa e qeveritarëve, që me raprezalie  ta frikësojnë shoqërinë kulturore, ta detyrojnë atë të mos diskutojë për librin, t’i bëjë zotëruesit e kopjeve  të mos i shpërndajnë dot ato, nuk u justifikua. Interesi shoqëror u bë kaq i madh, sa raprezaliet ndikuan si  një vaj në kandil. Njerëzit që  nuk kishin lexuar pothuaj asnjë letërsi politike deri atëhere, e kërkonin librin me vrull për ta lexuar.

            Atëhere qeveritarët vendosën të veprojnë  rreth e rreth dhe më shkathtësisht. Organizuan rrufeshëm një botim masiv të hetimeve të huaja për fashizmin: i pari  –  “Fashizmi: teoria dhe praktika” të autorit francez Bourdereaun, tjetri –  “Mite dhe realitete” të autorëve sovjetikë D. Melnjikov dhe l. Çjornaja, aq më shumë që të dy botimet ishin dokumentare. Por..

            Veç kësaj,  degët e Komitetit Qëndror  organizuan  shkrimin e një recenze shpartalluese për librin, që  pasi  “ u ngroh “ gjatë doli në një  fletoren 12 të revistës  “Filosofska Misal”  ( “Mendimi Filosofik” – 1982 ) nën titullin  “Për një analizë shkencore marksiste – leniniste të fashizmit” , nënshkruar nga Mitrju Jankov.. Akuza kryesore kundër librit  ishte se ajo s’ është një vepër vetiake, por një plagjiaturë  e librit të Carl Poper-it  “Shoqëria e hapur” , ndonëse kjo ishte një budallallëk  me brirë, të cilit nuk i besonin as autorët e vet – një shpifje e trashë dhe  naive, të cilës qeshë i detyruar t’i përgjigjesha me një letër të hapur  redaksisë, ku ngulja këmbë, që ta provonin plagjiaturën, siç veprohet zakonisht në botë, ose komiteti redaktues  të kërkojë falje publike, ndryshe do të ngreja padi  kundër tyre.  Vërtet kisha ndërmënd të  ngreja padi  kundër redaktorëve, por miq më të mënçur se unë  më bindën  të mos merresha me gjëra pa kuptim, aq më tepër se grupi i luftëtarëve  kundër fashizmit, në mes të të cilëve edhe emra të famshëm si Boris Delçev, Brajko Kofargjiev, Boris  Spasov, Daço  Marinov, Duço Mundrov, Iskra  Panova, Nevena Meçkova, Radoj Ralin, ashtu si edhe kolegë më të rinj se unë – Ana Serafimova, Evgenija Ivanova, Ilja Ivanov i shkruajtën letra proteste kryeredaktorit të   “Filosofska Misal” , ku shprehën zëmërimin e tyre, që u vënë në dispozicion hapësirë  artikujve fyes në frymën e viteve 50-të dhe s’u japin mundësi të përgjigjen njerëzve të fyer..

            Këto protesta është e qartë se ishin të papritura për qeveritarët, sepse si përgjigje ata zbatuan mjete në ekstrem jo popullore: nisën t’u bëjnë thirrje autorëve të letrave  për të bashkëbiseduar  “shoqërisht” me ta në intanca të ndryshme, ku tentuan t’i bindin që të hiqnin dorë  nga mbrojtja e  “Fashizmit” . Kuptohet, asnjëri nuk hoqi dorë.  Kudo gjatë bashkëbisedimeve  njëra palë përpiqej ta bindëte  tjetrën që ta ndryshonte opinionin.  Radoj Ralin, që ishte ftuar për bashkëbisedim me kryesinë e Institutit të Filozofisë, në prani të akademikut Sava Ganovski, prof. Ivan Kalajkov, prof Todor Stojçev e të tjerë, u përpoq ta bindë komisionin, që  “fashizmi” duhet të futet si libër  mësimi në kursin  e organizimit të partisë në Kursin e Lartë të Partisë. Komisioni, duke menduar, që kjo është shakaja politike  e rradhës e Ralinit, qeshi me të madhe, u shkurajua plotësisht  për të bashkëbiseduar më tej me të  dhe kaloi në tema të tjera..

            Të gjitha këto ngjarje, jo vetëm që e mbajtën librin në qëndër të vëmëndjes  shoqërore, por e rritën papushim interesimin për të. Nga një fakt literature atë  e shndërruan  në  një ngjarje politike.. Lindi spontaneisht një lëvizje  në mbrojtje të redaktorëve  dhe recenzentëve të dënuar. Vinin tek unë vazhdimisht njerëz  që shprehnin mbështetje dhe solidaritet, kuptohet, vinin edhe kërcënime për të më transferuar mua nga Sofia, për të më syrgjynosur, bile.. edhe për të më likuiduar!

            Interesimi ishte kaq i madh, sa lidhur me librin  lindi një folklor i vërtetë popullor. Situatat komike që kishin ndodhur, thashethemet dhe legjendat  u bënë një bazë për  shaka të reja politike. Më lejoni t’ju tregoj disa syresh:

            Pasi në grupet e ndryshme të intelektualëve bashkëbisedimet për librin nisin të kenë një karakter prestigjioz, një zonjë e re vendos ta blejë librin. Hyn në një librari dhe pyet:

 –  A e keni  “Komunizmin” e  Zheliu Zhelevit?

Shitësi e vështron me habi:

             – Mos doni të thoni  “Fashizmin” e Zheliu Zhelevit?

             – Po, kështu pra..

            Miqtë e prof. Ivan Slavovit e takojnë atë në rrugë menjëherë pasi  ai kishte marrë dënimin nga Partia komuniste dhe e pyesin:

             – Si ja çon Ivan? Me çfarë po merresh?

             – Po mbush rradhët e vuajtësve për shkak të  “Fashizmit” ..

            Funksionarë të lartë partie e kërcënojnë profesorin Nikolaj Gençev, se për shkak të recensës pozitive, që shkroi për librin, mund të përjashtohet nga partia. Ai ishte përgjigjur:  “Në se do më përjashtoni, menjëherë do i fus dokumentat për t’u njohur si  një luftëtar aktiv kundër fashizmit!” 

            E pyesin drejtorin e shtëpisë botuese  “Narodna Mladezh”  ( “Rinia Popullore” ) :    – Ç’ kemi ndonjë të re nga shtëpia botuese, shoku drejtor?

             – Veç  “Fashizmit” – asgjë tjetër..

            Si një shaka  tjetër, unë dërgova një artikull të hollësishëm për kulturën në gazetën   “Narodna kultura”  ( “Kultura popullore”  ). Komiteti redaktues u gëzua që unë po qëndroja përsëri në pozita të besueshme partiake dhe vendosi të më telefonojë:

             – Gëzohemi shumë për artikullin..Jemi dakort për gjithçka…Do ta botojmë  pa i prekur asnjë fije..  Po përse e keni dërguar pa nënshkrim ?

             – Sepse  s’ është imi..

             – Do me thënë, si ta kuptojmë këtë?

            – Është shkruar nga Goebbels..

            Ishte një shakaxhi që i krahasonte  edhe gjërat që nuk mund të krahasoheshin:

            Ç’bënë popujt evropiano – lindorë pas Luftës së Dytë Botërore?

            Hungarezët bënë një kryengritje më 1956, çekët  më 1968 na dhanë  “Pranverën e Pragës” , polakët më 1980  – “Solidarnostin” , bullgarët më 1982 botuan  “Fashizmin” …

            Ta krahasosh botimin e një libri me një kryengritje popullore ose një lëvizje popullore masive, kuptohet, është një gjë pa bazë, por ajo ishte interesante si gjëndje shpirtërore, qoftë edhe sikur ta interpretojmë shakanë si ironi, gjë që është më shumë e ngjashme.

            Lidhur  me gjëndjen  pa pasoja dhe tragjikomike ku ndodheshin përndjekësit e librit, doli një shaka  e famshme tepër aktuale sovjetike për  “diktatorin  me mustaqe” .

 ( Një i dehur, tepër i pirë, në mesnatë qëndron para Mauzeleumit në Sheshin e Kuq dhe ia nis të bërtasë: “Vdekje diktatorit me mustaqe! Vdekje diktatorit me mustaqe!” 

Rojet para Mauzeleumit  bëjnë sikur  nuk e vënë re, duke pritur me padurim që ai të largohesh vetë. Por i dehuri qëndronte këmbëngulës dhe i drejtuar për nga Kremlini, ngrinte kohë pas kohe grushtin  dhe lëshonte  parrullën e vet. Më në fund, rojet ishin të detyruara t’i telefononin oficerit dezhurn. Koloneli, që e sheh si është puna,  e arreston të dehurin dhe, që nga vendroja i raporton Stalinit, se ka arrestuar një armik të keq, që thërriste kundër tij:  “vdekje diktatorit me mustaqe!”. Stalini  tha se tani kishte një mbledhje dhe s’ mund të merret me rastin, por t’ja shpien të arrestuarin pas tre orësh.

Këto tri orë dolën shpëtimtare për  pijanecin. Ndërkohë ai u bë esëll. Dhe kur tri orë më pas Stalini e pyeti:

             – Qytetar, kë keni parasysh kur thërrisni:  “ vdekje diktatorit me mustaqe!? – ky u përgjigj:

             – Kuptohet, Hitlerin. Ai  e sulmoi me qëllim vendin tonë, shkatërroi mijëra qytete dhe fshatra, vrau miliona sovjetikë…

            -Mjafton! Në rregull, qytetar!

            Duke u kthyer nga oficeri, Stalin e pyeti:  “ Po ju, shoku kolonel, kë patët parasysh …!?? “

            Po e tregoj këtë anekdotë  sovjetike për të qeshur jo vetëm, sepse ajo ishte riaktualizuar nga opinioni shoqëror dhe lidhesh gjithmonë me fatin e librit, por në rradhë të parë, sepse ajo e shprehte shumë saktë  situatën tragjikomike  ku ndodheshin pashmangësisht të gjithë ata që organizonin raprezaliet. Nga njëra anë, duhet të dënonin për anallogjitë me socializmin, që unë dukshëm i kam bërë në libër, por, nga ana tjetër, kur të dënuarit dëshironin të dinin ,  se ku pikërisht  në libër janë bërë  krahasime të tilla,, duhej provuar, që me gjithë se në tekst mungonin  analogjite drejtpërdrejt, libri qe shkruar në mënyrë të tillë, që vetë lexuesi i bën këto krahasime – gjë kjo që pala kundërshtare, që zinte një pozite jezuitësh me rendin e saj, kundërargumentonte energjikisht, duke sjellë prova  se në bazë të  tekstit dokumentar  analogjitë mund të bëhen  nga një ndërgjegjie politikisht  e pandershme..Si rrjedhojë, ata që i bënin krahasimet, janë njerëz të aparatit partiak. Ata duhen dënuar. Dhe me qënë se kjo ishte një akuzë e drejtpërdrejtë  politike kundër përndjekësve, polemikat shpërthyen përsëri dhe përsëri..

            Ndodhi pikërisht ajo, që qeveritarët e kishin frikë më shumë, që denimet nuk do mbeten sekret dhe interesi për librin do të fuqizohet.

            Po tregoj dy nga ndodhitë e shumënumurta komike.

            Miku im nga Pazargjiku, një poet, që e njihte tekstin e librit shumë kohë para se ai të botohej, pasi e pa atë në vitrinë, bleu 15 kopje. Po atë ditë,  ai takoi një pop  të njërit nga fshatrat e afërt, që e kish mik të mirë dhe i tha, se është botuar një libër për fashizmin, që duhet ta marrë patjetër. Popi nxitonte shumë prandaj nuk arriti  të shkojë në librari. Pasi erdhi një javë më pas,libri ishte shitur krejt. Atëhere miku im i dha atij një kopje, që ta lexonte dhe ranë në ujdi bashkë, që popi të vinte pas dy javësh  në qytet dhe t’ja kthente librin. Por,  kaluan 15, 20, 30 ditë, kaloi muaji, dy muaj, popi nuk u ndje. Atëhere miku im, i shqetësuar, shkoi me autobuz një mbrëmje  në fshat që të shohë se ç’ i ndodhi popit.  E gjeti atë në shoqëri të kryeplakut, sekretarit të Partisë Komuniste, kryetarit të shoqatës agrare, kryetarit të sindikatës dhe të mësuesve. Ata po diskutonin për diçka dhe po pinin. Miku im e pyeti popin, pse s’ia kish kthyer ende librin, dhe popi u përgjigj:  “Vendosa ta mbaj këtë libër këtu, për fshatin. Kemi themeluar një rreth të vogël për studimin e tij. Lexojmë kapituj të veçantë dhe i diskutojmë ato së bashku. Meditojmë për to dhe pijmë..” “ 

             – Por çfarë rrethi mund të jeni ju? – i tha miku im – Sekretari i partisë dhe kryeplaku janë komunistë, ju jeni i krishterë, kryetari i shoqarës agrare është një  anëtar i agrares, mësuesit janë mbase paparti dhe ateistë..Ç’ gjë të përbashkët keni ju midis jush?

             – Oh, biri im – tha prifti me shumë domethënie – kur bëhet fjalë për fashizmin dhe pirjen, bëhet një front i përbashkët, ku ideologjitë s’ kanë asnjë kuptim…

            Një ndodhi tjetër ishte në një qytezë në afërsi të Plovdivit. .. Organizata sindikale lokale vendosi që gjatë kuvendit mbarëqytetas të japë çmime për aktivistët më në zë. Bashkë me çmimet në para dhe në objekte vendosën të dhurojnë edhe libra. Shkuan te librashitësja duke i thënë asaj se pëlqejnë literature socialpolitike. I thanë gjithashtu,  asaj, që librat të jenë të lidhura me kapak të fortë  dhe të bien në sy për trashësinë e tyre. Librashitësja u tha atyre  se disponon një pako me libra për fashizmin, që përputhet krejtësisht me kërkesat e tyre: të lidhura me kapak të fortë etj. Kryetarët lokalë të sindikatës  që dukej se s’ ishin  nga epiqëndra e jetës politike, i morën librat, i mbishkruan dhuratat dhe i shpërndanë ato gjatë kuvendit. Kaluan disa ditë dhe në qytet nisën të flasin, se është shpërndarë një libër i dëmshëm ideologjikisht bile i ndaluar nga qeveritarët. Libri u bë temë e bashkëbisedimeve dhe komentimeve  të shumta të papritura. Ka shumë të ngjarë që thashethema arriti në veshët  e atij instituti, që interesohet më së shumti për shëndetin ideologjik të vendit dhe sipas direktivave të tij  një ditë të bukur niset  për t’ja  marrë  çdo njeriu nga dora librin e gabuar.

            Por paralelisht me ndodhitë dhe situatat  komike, kishte edhe asish tragjike. Do t’ju tregoj vetëm për më të fundit. Vitin që shkoi më telefonoi një djalë nga Pazargjiku, u prezantua dhe këmbënguli që të takoheshim.

            Për momentin e parë mendova, se do jetë ndonjë nga lëvizja për mbrojtjen e të drejtave, që kërkon kontakte. Por ishte diçka tjetër.  “Fati im është i lidhur ngushtë me tuajin  – më tha djali. Kam shprehur habinë time, duke thënë se më vure në siklet – sepse s’ jemi as të njohur.. “Unë – vazhdoi ai – kam qënë në burg katër vjet për shkak të librit tuaj për fashizmin… Ua kam lexuar atë ushtarëve  në repart prandaj më ngritën një proces. Gjyqi ushtarak më dënoi me gjashtë vjet heqje lirie, por me qënë se unë punova, më liruan pas katër vitesh.. Tash, në vjeshtë, duhet të shkoj përsëri në kazermë për ta përfunduar shërbimin ushtarak..Më fyese ka qënë, se më kanë dënuar për përhapje të ideve fashiste në kazermë..” 

            U  shastisa, rrija në këmbë dhe nuk doja t’u besoja veshëve të mij. Në fakt kam pasë dëgjuar atëhere për një ndodhi të tillë, por s’ e besoja, duke menduar, se është një nga thashethemet dhe legjendat e shumënumurta  që përhapeshin atëkohë, por tash ky djalë po qëndronte para meje dhe s’ mund të dyshoja. Katër vite nga më të bukurit e jetës së këtij të riu inteligjent ishin rrënuar…

             – A ke prindër? – e pyeta – Pse ata nuk kanë shkuar të ankohen? Përse nuk kanë bërë zhurmë? Pse s’ e kanë alarmuar opinionin shoqëror? Si kanë qëndruar të heshtur para një  maskarallëku të tillë politik?

            Djali tha se prindërit u përpoqën të kërkonin ndihmë, por i frikësuan, se është në interes të tyre të heshtin, ndryshe do u bëhet më keq.

            Njerëzit  kishin vërtet frikë  për fëmijët e tyre dhe hiqnin dorë nga  “fati” i vet. Si përfundim, dëshiroj t’i kërkoj ndjesë lexuesit për kaq shumë fakte me të cilat e ngarkova këtë parathënie timen – gjë që s’ është e zakonshme. Nga ana tjetër, mendoj, që për shkak të fatit të veçantë të librit  kjo s’ duhet marrë si një mospërsosmëri. Faktet  nga biografinë e tij  politike e sqarojnë më plotësisht kuptimin  dhe domethënien  e përmbajtjes së tij, e deshifrojnë atë, e zhvillojnë. Botuesit, lexuesit dhe organet  e raprezalieve  me lidhjen e tyre me të, me veprimet, që kanë ndërmarrë, apo me vuajtjet, që i kanë toleruar lidhur me botimin dhe përhapjen, e kanë plotësuar, e kanë shkruar më tej, e kanë vazhduar tekstin e tij. Ato ende vazhdojnë të shkruajnë në të.(E dergoi perkthyesi: Bardhyl Selimi)

Filed Under: Analiza Tagged With: Zheliu Zhelev-Fashizmi-Bardhyl Selimi

Europa ime: “Deal” i Donald Trumpit në Ballkan

February 8, 2020 by dgreca

-As Rusia e as Kina nuk po e zenë boshllëkun që le BE-ja e dobësuar në Ballkan, por SHBA. Fusha më e rëndësishme e lojës është Kosova, ku Trumpi dëshiron patjetër një triumf në vitin zgjedhor, mendon Mappes-Niediek./*

Po vijnë rusët! Kjo dëgjohej më shpesh, kur Bashkimi Europian në vjeshtën e kaluar me “Jo”-në e tij për negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut lejoi t’i ikte nga dora leva më e rëndësishme në rajon, perspektiva e anëtarësimit. Kush do të shtyhej të futej në boshllëkun që po linin europianët? Disa tregonin me gisht edhe nga Kina. A nuk tregojnë kinezët prej vitesh interes edhe për Ballkanin me tentativën e tyre për të zënë vend në Europë ekonomikisht dhe politikisht? Po ashtu si sekret konsiderohej edhe Turqia, një fuqi rajonale. Por realisht vendin e europianëve po e zë një fuqi, me të cilën europianët nuk kishin llogaritur: SHBA.

Dy të ngarkuar të posaçëm emëroi Uashingtoni në muajt e fundit për një rajon, për të cilin mendohej, se prej kohësh e kishte humbur interesin. Që atëherë rajoni i lodhur ballkanik është kthyer edhe në një fushë loje të politikës së jashtme trumpiane. “Deals” – marrëveshje kërkon të lidhë presidenti amerikan, kjo është doktrina e tij: Në çdo konflikt në botë grindavecët, shpesh “burrat e fortë”, duhet të bien në ujdi, sipas përfytyrimit të tij. Dhe nuk kanë nevojë të vrasin mendjen për rregulla ndërkombëtare, ujdi të mëparshme, të drejtën ndërkombëtare, interesat e të tretëve. Me këtë strategji, Trump nuk ka pasur sukses në ndonjë cep të botës. Por Ballkani, kështu ndoshta mendojnë në Shtëpinë e Bardhë, mund të jetë një shesh i mirëpritur për të ushtruar. Aktorët aty janë të dobët, dhe kanë një respekt të paimagjinueshëm për Amerikën.

SHBA dhe Kosova

Ende pa u emëruar mirë, i ngarkuari i Trumpit, ambasadori amerikan në Berlin, Richard Grenell filloi me diplomacinë e fortë: Në Kosovë duhet një “burrë i fortë” sipas modelit të Trumpit, i bie të jetë Hashim Thaçi, që të marrë sërish stafetën në dorë. Që partia e tij në zgjedhjet e fundit në tetor dështoi dhe Thaçi vetë është një figurë jo e dashur në Kosovë, nuk prish asnjë punë për Shtëpinë e Bardhë. Nëse SHBA kanë fituar plotësisht në Kosovë, këtë do ta tregojë e hëna, kur fituesi i zgjedhjeve parlamentare para katër muajsh të dalë në parlament. Amerikanët nuk e duan atë, dhe në vend të kësaj punojnë për një koalicion disapalësh, të pasigurtë, kundrejt të cilit, Thaçi nuk e ka të vështirë. Që janë ambasadorët e huaj, ata që vendosin kush vjen e kush nuk vjen në qeveri, me këtë janë mësuar kosovarët. Nga 45% që shkojnë në zgjedhje, gati një e treta e bën për të ruajtur punën: humb partia në sajë të cilës e ke postin, të ikën puna.

Kosova dhe Serbia duhet të këmbejnë territore, ato të populluara me shqiptarë në Serbi kundrejt atyre me serbë në Kosovë. Ky është “deal”-i që Thaçi dhe presidenti serb, Vuçiç do të arrinin me dëshirë me njëri-tjetrin. Vetëm në shikim të parë këmbimi i territoreve do të ishte një zgjidhje për çështjen ende të hapur të Kosovës. Të gjitha përvojat me krijimin e gjoja “zgjidhjeve të pastra” në Ballkan janë për t’i pasur frikë: Kur popullata e një vendi është mjaftueshëm “e pastër”, liderët autoritarë nga të dyja krahët e pakicave nuk kanë nevojë të kujdesen më për ta e sidomos për fuqitë që i mbrojnë ato. Ata mund të ndjehen zotërinj në shtëpitë e tyte dhe mund të bëjnë e të lënë çfarë të duan.

Në Kosovë nuk ka simpati për “deal”, dhe as për politikanë autoritarë e diktimin nga të huaj. Por nëse kjo antipati mjafton për t’i rezistuar joshjeve dhe kërcënimeve nga Uashingtoni, për këtë mund të dyshohet. Edhe nëse Albin Kurti, i njohur si rebel, bëhet kryetar i qeverisë kundër vullnetit të SHBA, presioni nga SHBA do të mbetet. Europianët që dominojnë ekonomikisht nuk ndihmojnë dot. Ishin madje politikanë nga parti të ndryshme, që papritur menduan, se do shkruanin histori, dhe e sollën në skenën ndërkombëtare një këmbim fatal territoresh mes Thaçit dhe Vuçiçit: Një president liberal nga Franca, një i gjelbër nga Austria, një kryetar komisioni konservator nga Luksemburgu dhe një e ngarkuar socialdemokrate nga Italia – për tmerr të gjermanëve dhe britanikëve, dhe diplomatëve të tyre dhe të gjithë atyre që e njohin rajonin.

Dështimi rishtazi i Europës

Europa ka dështuar sërish në Ballkan dhe sërish janë amerikanët ata që hyjnë në këtë vakuum – si atëherë në luftën e Bosnjes dhe dy herë në Kosovë. Lajmi i mirë ky nuk është, nëse sheh rezultatet: Bosnja është deri më sot e ndarë, Serbia është një kandidate e lëkundur që luan me Europën, Putinin dhe të tjerët që duan të kenë influencë në Ballkan. Kosova është një protektorat fuqish, që nuk e durojnë njëra-tjetrën. Interesi që e drejton SHBA të le të mendosh më keq: Presidenti amerikan kërkon në vitin zgjedhor një triumf në politikën e jashtme dhe e përdor këtë rast të dobësojë edhe më shumë BE-në, për të cilën ai nuk ka ndonjë respekt. Që nga “Jo”-ja për hapin tjetër të zgjerimit, europianët qëndrojnë të pafuqishëm në anë të fushës së ndeshjes. Nëse grinden apo jo aty ku janë, kjo nuk luan më rol për Ballkanin.

*Norbert Mappes-Niediek eshtë analist gjerman, që shkruan për disa gazeta gjermane mbi zhvillimet në Europën Juglindore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Norbert Mappes-Niediek-Ballkani-Trump

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 26
  • 27
  • 28
  • 29
  • 30
  • …
  • 38
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT