• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for July 2020

Macron-Hoti: Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera

July 7, 2020 by dgreca

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti është pritur në takim nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Kjo është vizita e parë bilaterale në Pallatin Elysee e një kryeministri të Kosovës pas shumë vitesh/ 

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

-Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë/

-Kryeministri Hoti e ftoi Presidentin Macron për vizitë në Kosovë, të cilën ftesë Presidenti e mirëpriti/

2020-07-07 (202150) Elysée, entretien avec Avdullah HOTI premier ministre du Kosovo

 
PARIS, 7 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Sot në Pallatin Elysee në Paris, Kryeministri i Republikës së Kosovës Avdullah Hoti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri Driton Selmanaj dhe pjesa tjetër e delegacionit të Kryeministrit, është pritur nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

Kjo është vizita e parë bilaterale në Pallatin Elysee e një kryeministri të Kosovës pas shumë vitesh, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit.

Marrëdhëniet e Kosovës me Francën janë të shkëlqyera. Franca ka luajtur rol kyç në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Kosovës dhe populli i Kosovës është mirënjohës për këtë.

Në takim u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe rajon me fokus në perspektivën euro-integruese, si dhe për çështjen e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Kryeministri Hoti e siguroi Presidentin Macron se Kosova është e vendosur të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të treguar vendosmërinë për perspektivën e saj euro-integruese, si e vetmja mundësi për paqe, stabilitet dhe prosperitet të kësaj pjese të Evropës.

Franca mbetet e përkushtuar për të ndihmuar Kosovën në mbështetjen e procesit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kryeministri Hoti theksoi se Kosova është e përkushtuar për këtë proces të rëndësishëm, i cili duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve.

Presidenti Macron dhe Kryeministri Hoti u pajtuan që të dy vendet të bashkëpunojnë për shkëmbimin e të dhënave në mes të dy ministrive të Brendshme sa i përket rendit dhe ligjit, të punohet për promovimin e shkëmbimeve ekonomike në mes Francës dhe Kosovës, si dhe të punohet së bashku për promovimin e frankofonisë në Kosovë.

Në fund të takimit, Kryeministri Hoti e ftoi Presidentin Macron për vizitë në Kosovë, të cilën ftesë Presidenti e mirëpriti. Kjo vizitë do të ndodhë në të ardhmen në një moment të përshtatshëm për Presidentin Macron.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Macron-Hoti

Dielli-Sport- Të gjitha rrugët të çojnë derbi

July 7, 2020 by dgreca

Nëse Tirana dëshiron titullin kampion duhet të fitojë derbin me Partizanin. Nëse të kuqtë dëshirojnë të luajnë në kompeticionet europiane duhet të fitojnë takimin me bardheblutë. 

Nga Albano Kolonjari

Tirana “bie” në Tiranë. Kukësi “SMS” Partizanit

Kukësi me fitoren e arritur në Tiranë përballë bardhëbluve me rezultatin 2-1, rihapi luftën për titullin kampion në Shqipëri. Verilindorët e dominuan lojën dhe Tirana ishte me fat që nuk pësoi edhe gola të tjerë. Kukësi zhvilloi ndeshjen më të mirë të sezonit, duke e dominuar lojën me një skuadër agresive dhe shumë të qartë taktikisht në fushën e lojës. Tekniku Shehu u besoi aftësive dhe cilësive të lojtarëve të sulmit të cilët e cekulibruan mbrojtjen e Tiranës. Bardheblutë ashtu si edhe në Ballsh prishën ekulibrat në fushën e lojës, dhe e merituan humbjen. Tekniku i Kukësit Orges Shehu u shpreh në emisionin “Gol pas Goli” se :”Endra për titullin kampion vazhdon. Ne arritëm një fitore prestigji dhe me këtë entuziazëm shohim se ka ndeshje të rëndësishme përpara…Derbi.

Unë kam luajtur shumë vite me Partizanin. Të kuqtë nuk kanë nevojë për motivim.Tifozëria e kuqe thotë:më mirë të fitosh derbin se kampionatin. Por unë jam në perkrahje të Partizanit në këtë ndeshje, edhe këpucët i kam veshur të kuqe sot”. Tekniku i Tiranës Egbo u shpreh se:hera e parë që e shikoj ekipin në këtë lloj atmosfere, nuk e shpjegoj dot cfarë loje kemi bërë. Ndoshta pas ndeshjes së Kupës, opinionet dhe energjia negative kanë ndikuar në ekip. Jemi ende në rrugë të mbarë. Distanca është 6 pikë dhe titulli do të vendoset deri në bilbilin e fundit”. 

Gjithsesi loja e Tiranës ishte shumë larg ndeshjeve që  bardheblutë kanë zhvilluar deri tani. Në takim e ardhshëm Tirana do të luajë me Partizanin. Të kuqtë barazuan me rezultatin 1-1 në Ballsh, në një ndeshje të dyluftuar. Në koutën e 48 pikëve Partizanit do t’i duhet patjetër fitorja në Derbi, për të synuar të vetmin objektiv të mbetur pjesmarjen në kompeticionet europiane. Por edhe Kukësi nuk do të ketë një ndeshje të lehtë. Përballë verilindorëve do të jenë “djemt e detit”, të cilët fituan me rezultatin 1-0 përballë Skënderbeut. Teuta ka treguar rritje në lojën e saj dhe me rezultatet e arritura e shikon veten në vendin e tretë në Kategorinë Superiore. Interesant është fakti që Kukësi dhe Teuta janë kundërshtarë të gjysëm finales së Kupës së Shqipërisë, takimi i parë u mbyll në barazimi 0-0. Por edhe në fundin e tabelës ka “luftë”. Vllaznia dhe Bylisi duan të shmangin ndeshjen Play-off me skuadrën e kategorisë së parë. Vllaznia arriti të fitojë me rezultatin 0-1 në Gjirokastër, përballë Luftëtarit i cili sezonin e ardhshëm do të luajë në Kategorinë e Parë. 

Tirana-Kukësi 1-2

Bylis-Partizani 1-1

Teuta-Skënderbeu 1-1

Luftëtari-Vllaznia 0-1

Laci-Flamurtari 2-1

Java e 33-të

Flamurtari-Bylisi

Partizani-Tirana

Laci-Luftëtari

Kukësi-Teuta

Skënderbeu-Vllaznia

1 KF Tirana 65 32 20 5 7

2 FK Kukësi 59 32 17 8 7

3 KF Teuta 53 32 14 11 7

4 KF Laçi 52 32 15 7 10

5 KF Skënderbeu 48 32 14 6 12

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, tek derbi

TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN

July 7, 2020 by dgreca

TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN/-(PJESA E DYTË)/

TRASHËGIMIA KULTURORE NË PRIZREN - FJALA e LIRË

Shkruan: ARGJIRA (ARI) UKIMERI – MA.SC. PEDAGOGE/

URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT/

Prizreni, qyteti mijëvjeçar, që ndër shekuj i ka dhënë vendit tonë një hostori të begatë. Kryeqendër historike, politike dhe kulturore, pasyqron në vete një numër të madh të vlerave të shumta në sfera të ndryshme. Pjesë e këtyre vlerave, janë edhe urat që janë ndërtuar ndër vite, kanë krijuar komunikime me mes komuniteteve. Ndër to është edhe URA E VJETËR NË GRYKËN E LUMBARDHIT. Kjo urë u ndërtua në fund të shek. XV dhe në fillim të shek.XVI. Llogaritet që është ndërtuar në të njëjtën kohë edhe me urën e Gurit në qendër të qytetit. Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit, shtrihet në pjesën verilindoretë Prizrenit, gjegjësisht 5 km larg. Në anën e djathtë të saj gjindet rruga Prizren Sredskë Prevallë, gjegjësisht në aksin e rrugës së vjetër që nisej nga Prizreni përgjatë grykës së Lumbardhit, kalon nëpër mallet e Sharrit që dilet në luginën e Vardarit,  Në anën e majtë, kufizohet me  objektin fetar Manastiri i Kryeengjëve Mihail dhe Gabriel. Poashtu . Përmasat e saj janë: Gjatësia 20 m (e përafërt), gjerësia 3,5 m. Lartësia e harkut 13 m, lartësia e tij 6 m. Skajoret e urës janë nga guri i përpunuar, me këto dimensione: 45x15x70 cm. Ura e Gurit në Grykën e Lumbardhit është urë me përmasa të vogla, njëharkore, e ndërtuar me gurë lumi cilësor, ndërsa harku i saj është me gurë të përpunuar të lidhur ndërmjet vete me llaç gëlqeror. e rrugës dhe ndërtimin e urës së re, më 1955. Ura e grykës së Lumbardhit,  është ndër monumentet e rralla origjinale që ka mbërri në ditët tona. Të gjitha karakteristikat që i ka Ura e grykës së Lumbardhit, urë i takon grupit të urave periudhës Osmane të ndërtuara në këtë regjion. Sot, ky monument culture, paraqet gjendjen origjinale deri në ditët e sotme, dhe si të tillë ka vlera të larta arkitektonike dhe shkencore.

PASHA ÇEZMA (PASHA ÇESHME)

Pasha Çeshmja është një krua që gjindet në një kodër afër Kalasë së Prizrenit. Ky krua (çezmë), ka qenë pjesë e burgut në periudhën e Perandorisë Osmane. Poashtu, mendohet se çezma në fjalë ishte burgu për eprorë dhe jeniçerë, që dënoheshin me ferman Nga Perandoria Otomane. Në vendin tonë kjo njihet edhe si Çezma e Pashës. Për këtë çezme ka gojëdhëna dhe të ndyshme si: Ndihmon në zgjidhjen e halleve dhe problemeve të ndryshme, mendime të ndryshme!  Në atë kohë, mendohet se Uji Pasha Çeshmes, ishte nxitës për dashuri, dhe shumë nga të burgosurit e pinin atë, dhe binin në dashuri. Një gojëdhënë tjetër shpjegon se ujit i këtij kroi lidhej ngushtë edhe me kultin e zjarrit e kjo kishte të bënte me ripërtëritjen e natyrës dhe bimësisë  Një tjetër gojëdhënë mbi Çezmen e Pashës, ishte edhe Lisi i Pashës. Sipas pleqërisë në atë kohë, rridhte ujë porsi qumësht, që shërbente për shërimin e fëmijëve që kishin problem në të pamur, Gratë që nuk lindnin (U ndihmonte që të bëheshin Nënë), mbylljen e plagëve të ndryshme etj. etj. Karakteristikë e këtij Kroi të Pashës, sipas banorëve të Prizrenit, shërben për shërimin e sëmundjes “IBRET”. Të gjitha familjet për të patur suksese në jetën e tyre, familje dhe shoqëri, merrnin enët e tyre me vete për të mbushur ujë në këtë krua. Shumë njerëz në Prizren (Pleqë dhe të rinjë), këtë krua e konsidrojnë të Shenjtë – si dhuratë nga Zoti. Vlen të përmendet se Pasha Çeshme ka luajtur rol të rëndësishëm edhe në kohën kur është ndërtuar Kalaja e Prizrenit dhe Kalaja e Cucave, dhe si e tillë ka shëbryer me pozitivitet.  Një histori për këtë krua tregohet kështu: Një udhëheqës i lartë turk (Në Perandorinë Osmane), ishte dënuar me burg.  Pasi e kishte përfunduar burgun, ishte liruar dhe dërguar në Turqi, në një detyrë të re. , Por udhëheqësi pas 3 muajsh, kishte dëshirë që të pinte përsëri në këtë krua. Më vonë ai mori Fermanin (Urdhërin), që nuk mund të vizitonte edhe njëherë Prizrenin, ai (udhëheqësi) vrau veten. Pas përfunfimit të Luftës së Dytë botërore, në Pasha Çezmë ka patur një vend-banim. Kryesisht banorët ishin nga Luma e Shqipërisë, për shkak të kulltoavë dhe uji i shëndetshëm që ishte.

KROI I SHATËRVANIT

Prizreni, i njohur për pozitën gjepgrafike, kulturore dhe ekonomike dhe krijimim e klimës positive, tregon edhe njëherë që në vete ngërthen një oqean të mbushur me ojekte culture dhe fetar. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Kroi i Shatërvanit. Ky krua u ndërtua në shek. XVII, pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës. I ndërtuar formë katrore dhe dhe me gurë të latuarnga mermeri dhe ka ngjyrë të përhimtë. Kroi i Shatërvanit gjindet në zonën historike të qytetit.Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë. Pjesa e sipërme e Kroit të Shatërvanit,  është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Poashtu, në të katër anët e Kroit, gjinden pipëzat e ujit me lartësi prej 1 m. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Vlen të përmendet që, në fund të shek. XIX mbi këtë krua, ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke. Kroi i Shatërvanit ndodhet në qendër të qytetit të Prizrenit (Sheshi Shatërvan). Të gjitha karakteristikat, pozitën e saj, dhe dekorimet që iu bënë ndër  shekuj, paraqet një prej simboleve kyçe të Prizrenit në veçanti, dhe të Kosovës në përgjithësi. 

KROI I BELEDIJES

Prizreni është i njohur për  objektet kukturore në vend. Përveç monumenteve kulturore dhe fetare, një vend të veçantë e zënë edhe krojet (SHatërvanet).Një ndër krojet më të njohura në qytet është edhe Kroi i BELEDIJES. Ky krua emrin e ka marrë emrin nga vetë Beledie. Kroi është i ndërtuar nga gurët gëlqeror të latuar. Gjatë përpunimit, blloqeve të gurëve u është dhënë forma e katrorëve, me madhësi të ndryshme. Në pjesën e sipërme, në të katër anët e tij, ngrihen harqe, e mbi to është vendosur një gur gjysmë sferik. Në pjesën ballore të kroit është një profil i cekët, në formë kornize, ku brenda saj duhej të ishte mbishkrimi me të dhëna elementare për të, por kjo muungon.  Kroi ishte ndërtuar në objektin e Beledies në Prizren në shekullin XIX..KROI I BELEDIJES, gjendej ndërmjet objektit të Beledijes dhe Xhamisë së Mustafë Pashës. Nga koha e ndërtimit të këtij objekti, deri në vitin 1962 e kishte kryer funksionin në mënyrë normale.  Në atë kohë, lagja e Beledijes pësoi ndryshime të mëdha. Xhamia  e Mustafa Pashës u rrënua në vitin 1952. Dhe këto ndyrhsime ishin të parapara. Në anën e djathtë të lumit u ndërtua  rruga e lagjës Tabak-hane deri në Marash (Lagja Ralin). Vlen të përmendet që,  Kroi si rrjedhojë e ndërtimit të aksit rrugor, kroi më 1963 u dislokua në “Sheshin e Dëshmoreve”, i cili gjendet në pjesën qendrore të qytetit, ndërmjet urës e Xhamisë së Arastës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kroi është me një sylinjare., ku ujin e merrte nga ujësjellësi i qytetit. Hapësira e Korit të  Beledijes është ndrtuar nga betoni dhe gurët janë katrorë. Në kohën e ndërtimit të kroit në shesh u ndërtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpëronte nëpër shesh. Kroi me kanalin plot me ujë paraqiste një lloj atraksioni. 

SHKOLLA E MUZIKËS  – LORENC ANTONI

Prizreni si qytet multikulturor, në vete çdo herë ka patur një histori të gërshetuar mjeshtërisht nga artistë të ndryshëm. Kinemaja e qytetit, Shkolla e Baletit si dhe ajo e Muzikës, përbëjnë një Trinitet të artit klasik dhe atij modern. Në jetën kulturore në Kosovë, rol të rëndësishëm ka luajtur dhe Muzika klasike. Vlen të prëmendet se para zhvillimeve profesionale në Kosovë, kishte shumë aktivitete amatore, të cilat më vonë do të ishin një parapërgatitje për zhvillimet e mëtejme të Kulturës sonë. Ndër aktivitetet kulturore ishin krijimi i Orkestrës Frymore Bashkimi në Shkup, Orekstrës Frymore e Gjakovës, e udhëhequr nga Palokë Kurti, The Boarding Kosova në Krumë, Banda e Fraëfarëve në Kukës, dhe Kori i Kishës Katolike në Prizren (pjesë e së cilës ishte dhe Nëna Terezë).Në vitin 1945, në qytetin e Prizrenit u hap Radistacioni i parë. Rëndësia e këtij radiostacioni ishte e veçantë, sepse Muzika Klasike ishte e lidhur ngushtë me Institucionet vendore. Fillet e muikës klasike në kosovë u panë në vitin 1940. Kjo ishte vatër e edukimit muzikorë për shumë kompozitorë shqiptarë të Kosovës. Poashtu, kjo ishte koha kur u formua Kori dhe Orkestra Kamertale e shoqërisë kulturore artistike (SHKA) AGIMI në Prizren në vitin 1944. Më 1948, në Prizren u hap Shkolla e parë e Muzikës. Nga kjo shkollë, kanë dalë emra të njohur të muzikës klasike dhe asaj të lehtë. Pas shkollës së prë klasike në Prizren, u hapën dhe shkolla të tjera si në Prishtinë dhe Gjakovë. Veprimtaritë krijuese të muzikës klasike që bëheshin në fillim në këtë shkollë ishin Veprat Korale apo kapela. Zakonisht kishin përpunime të materialeve nga muzika folklorike, 

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës
File:Ura e guurit ne rugove.jpg - Wikimedia Commons
Images of Wiki Loves Monuments 2018 in Kosovo

Ura e vjetër në grykën e Lumbardhit

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të Kosovës

Databaza e Trashëgimisë Kulturore të KosovësKROI BELEDIJE

Kroi në Shatërvan, simboli i qytetit të Prizrenit – TV Prizreni
InstaPrizren Instagram posts - Gramho.com

Kroi i Shatërvanit

urbanmemoryscapesproject hashtag on Twitter

Shkolla e muzikës “Loorenc Antoni”

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Argjira(Ari) Ukimeri, Prizren II, trashegimia kulturore

DORËHEQJA SI NJË AKT PATRIOTIK DHE NJERËZOR!

July 7, 2020 by dgreca

Shkruan:FRANK SHKRELI/ Para nja 10-ditësh botova artikullin me titull “Ambasadori amerikan që ka dhënë dorëheqjen për të shpëtuar Shqipërinë”, në kujtim të një miku të madh të shqiptarëve, ish-diplomatit, ish anëtarit të Kongresit dhe ish ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Greqi dhe në Mal të Zi, më shumë se një shekull më parë, njëkohsisht edhe mik i Presidentit Woodrow Wilson — Xhorxh Fred Uilliams. 

Gjatë një vizite në Shqipëri në vitin 1914, Ambasadori Williams u bë dëshmitar i disa tmereve se çfarë po bënin të huajt përball Kombit shqiptar në atë kohë, një fat tragjik për të cilin ai, në rolin e ambasadorit amerikan, kishte njoftuar Washingtonin.  Ndoshta ishte periudha më tragjike për shqiptarët, sipas disa historianëve.  Si dëshmitar i situatës së mjeruar, ku fqinjtë e Shqipërisë, të përkrahur nga fuqitë e mëdha evropiane të saj kohe, donin veç të kafshonin pjesë të tokës shqiptare nga veriu në jug, nga lindja e deri në perëndim të territorit të Kombit shqiptar.  Si përfundim, në protestë për krimet që kishte parë gjatë një vizite në Shqipëri, ai ka dhënë dorëheqjen nga detyra e ambasadorit amerikan në Greqi dhe në Malin e Zi, me qëllim për të ngritur zërin ndaj asaj “çnjerëzie të vërtetë”, siç e ka quajtur ai gjëndjen tepër të rëndë, me të cilën përballej në atë kohë Kombi shqiptar, sepse ishte i bindur, moralisht dhe politikisht, se “kështu duhej të veproja”, i ka komunikuar ai Washingtonit pas dorëheqjes së tij për shkak të tmereve që po bëheshin kundër shqiptarëve, sidomos nga ana e Greqisë e cila kish shpërgulur dhjetëra mijëra shqiptarë me dhunë dhe kishte bërë masakra të tmershme kundër shqiptarëve — e për të cilat kishte qenë vet dëshmitar.  

Duket se historia po përsëritet, megjithëse në një nivel tjetër dhe me aktorë të tjerë, natyrisht.  Një-qind vjet më vonë, ende në Ballkan flitet për “shkëmbime territoresh”, “korigjim kufijsh” e ku ta di unë, midis Serbisë dhe Kosovës, gjithmonë në kurriz të interesave shqiptare, por kësaj radhe –jo nga të huajt, historikisht, mbështetës të interesave anti-shqiptare të fqinjëve, por nga të vetët, nga udhëheqsit e votuar nga votuesit shqiptarë. 

Le të kujtojmë se para nja një viti ose më shumë, ideatorët e idesë së “shkëmbimit” ose “ndarkes” të territoreve midis Serbisë dhe Kosovës – siç i quan ata John Bolton, ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë — donin t’ia “shisnin” botës idenë se nuk ishin ata baballarët e këtij projekti, por ishte Amerika që donte një gjë të tillë, në kuadër të procesit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy vendeve. 

Gjatë një konferencë shtypi në Ukrainë pothuaj një vit më parë, John Bolton ishte shprehur në lidhje me këtë temë duke thenë se, “Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial.”  Kjo nuk është një deklaratë që mund të quhet “ideatore” e shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë. Por, për të justifikuar planet e tyre absurde, ideatorët e vërtetë të kësaj ideje donin t’ia veshnin Boltonit dhe Shteteve të Bashkuara se shkëmbimi ose korigjimi i territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, ishte një ide që, jo vetëm mbështetej por vinte nga Washingtoni.  Për një kohë, kjo gënjeshtër, në të vërtetë, edhe besohej nga disa.

Ky debat u ri-ndez ditët e fundit nga deklarata e ish-Këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, i cili u shpreh se ideatorët e vërtetë për “shkëmbimin e territoreve” ishin Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq.  “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë udhëheqsit e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar”, një gjë të tillë.  Ndërkaq, John Bolton nuk e përmendi me emër Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama si njërin prej ideatorëve të shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, por kjo ide ka filluar moti, të pakën katër vjet më parë në takimin e parë në Nish midis Vuçiqit dhe Ramës, pa pjesëmarrjen e Kosovës, dhe ka vazhduar të diskutohet edhe në takimin në Nish midis këtyre dy udhëhëqsve, dy vjet më parë, siç shkruan edhe aktivistja serbe për të drejtat e njeriut, Sonja Biserko. 

Kryeministri Rama mund të mohojë se bënte pjesë në këtë projekt – megjithëse nuk jam i sigurt nëse mund të bindë njeri me mohimin e tij.  Nuk besoj se ai mund të mohojë se — në minimum — Kryeministri shqiptar i kishte dhenë bekimin e tij këtij projekti për shkëmbimin e territoreve shqiptare midis Kosovës dhe Serbisë.  Për më tepër, nuk është e qartë se çfarë roli ka luajtur në këto bisedime edhe këshilltari i Z. Rama, ish-Kryeministri britanik Tony Blair.

Pika e parë e 14 pikave të Woodrow Wilsonit kërkon që, “Pasi të jenë arrijtur marrveshjet publike për paqë, në mënyrë trasparente, nuk duhet të ketë asnjë marrëveshje private ose ndërkombëtare, por vetëm duhet të vazhdojë gjithmonë diplomacia e sinqertë dhe në syrin e publikut”.  Ideatorët e shekullit XXI për shkëmbim të territoreve shqiptare midis Serbisë dhe Kosovës, janë gjithashtu në kundërshtim edhe me pikën 11 të 14 pikave të Wilsonit për pavarësinë e kombeve, ku thuhet se, “…marrëveshjet midis vendeve të Ballkanit dhe me njëra tjetrën, duhet të vendosen në bazë të marrëdhënieve miqësore dhe në përputhje me kufijtë e caktuar historikisht, sipas kombësisë dhe identifikimit si dhe në bazë të garancive ndërkombëtare për pavarësi politiko-ekonomike dhe integritet territorial të disa shteteve ballkanike”. 

Siç dihet, bisedimet midis aktorëve të lartë-përmendur, për shkëmbim territoresh midis Serbisë dhe Kosovës, nuk janë mbajtur as në publik, as nuk ishin transparente.  Në të vërtetë, ishin një shkelje flagrante e garancive ndërkombëtare për të drejtat “ekonomiko-politike dhe për sovranitetin territorial” të Republikës së Kosovës.  Prandaj, ato bisedime të fshehta anti-shqiptare përfunduan kështu si përfunduan – në dështim të plotë dhe në dem afatgjatë të Republikës së Kosovës në veçanti dhe të interesave kombëtare të shqiptarëve në përgjithësi, pasojat e të cilave është tepër heret të llogariten. 

Kur e pa situatën tragjike që po pësonte Kombi shqiptare një shekull më parë, ambasadori amerikan George Fred Williams, i shtyrë nga ndjenjat morale dhe njerëzore, vendosë të jepte dorëheqjen nga posti i tij lartë diplomatik, vetëm e vetëm, për të ngritur zërin e tij dhe për të njoftuar Amerikën dhe botën për tmerret dhe për tragjeditë që fqinjtë po u shkaktonin shqiptarëve.  Por, jo vetëm kaq.  Ai ka dhenë dorëheqjen duke e justifikuar ketë akt personal, si jo vetëm “një detyrë njerëzore”, por edhe “për t’i nxjerr maskën diplomacisë evropiane dhe të zbuloj faqen e saj me gjak të kësaj race heroike, shqiptarëve”. 

Prej ideatorëve të vërtetë të shekullit XXI dhe mbështetësve të tyre në Prishtinë dhe Tiranë — për shkëmbim ose ndarje territoresh midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë — nuk pritet asgjë më pak se dorëheqja e tyre – si një akt patriotik dhe njerëzor.  Mjaft me “punët e liga” ndaj këtij Kombi, ta nxjerrim njëherë e mirë, “Shqipërinë dhe shqiptarët nga vuajtjet dhe të mbytur në gjak”, do të ngulte këmbë ambasadori i dikurshëm amerikan George Scott Williams, i cili me dorëheqjen e tij, në mbrojtje të interesave të shqiptarëve, më shumë se një shekull më parë, na jep një mësim të vyer edhe sot se si duhet të mbrohen të drejtat dhe interesat kombëtare të shqiptarëve. “Kështu duhet të veproni”, do u porosiste ambasadori George Scott Williams, ëngjëlli mbrojtës i interesave të shqiptarëve nga grabitësit e huaj, në fillim të shekullit të kaluar. Sot, shqiptarët kanë nevojë për një ëngjëll mbrojtës, jo nga të huajt, por, fatkeqësisht, nga të vetët. 

Frank Shkreli 

                                               Amb.George Fred Williams

Filed Under: Opinion Tagged With: doreheqja si akt patriotik, Frank shkreli, njerezor

SHQIPTARËT NË KUVAJT DHE BETEJA E SHTETIT KUVAJTJAN NDAJ COVID-19

July 7, 2020 by dgreca

Dr. Afrim Halimi, specialist i radiologjisënë spitalin Al-Razi në Kuvajt, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, betejën që po zhvillon shteti Kuvajtjan ndaj Covid-19, shqiptarët në Kuvajt dhe lufta për gjetjen e vaksinës. Me Dr. Afrimin bisedoi gazetari i Diellit Sokol PAJA.

KUVAJTI PËRBALLË COVID-19 DHE PLANI I RIMËKËMBJES

Koronaviruset janë një familje e viruseve që shkaktojnë sëmundje të frymëmarrjes,si dhekomplikime të tjera shëndetësore tek njerëzit. Ato zakonisht manifestohen me ftohje të butë, por forma të ndryshme të saj mund të shkaktojnëedhe shfaqjen e epidemisë së rëndë siç është Sindroma Akute eFrymëmarrjes (SARS) që u shfaq për herë të parënë Kinë në vitin 2002 dhe Sindromën e Frymëmarrjes së Lindjes së Mesme (MERS) që u shfaq në Gadishullin Arabik në vitin 2012. Pikërisht nga këto dy sindroma u vërejt serioziteti i komplikimeve nga koronaviruset dhe që ato mund të shkaktojnë sëmundje të rëndë.Që nga dhjetori i vitit 2019, bota është duke luftuar me një lloj të ri të koronavirusit,Sindromine Rëndë Akut të Frymëmarrjes Koronavirus 2 (SARS-CoV-2),që është virusi përgjegjës për pandeminë aktuale të njohur tashmë si COVID-19. Ky virus mund të shkaktojë infeksion të traktit tësipërm të frymëmarrjes, pra të sinuseve, hundës dhe fytit ose të traktit të poshtëm të frymëmarrjes, gjegjësisht mushkërive.Simptomet e COVID-19 variojnë nga mëtë lehta deri tek më të rënda.Disa persona nuk shfaqinasnjë simptom. Simptomat më të zakonshme janë temperatura e lartë, ethet, kolli, lodhje, si dhe dhimbje muskulore, të dridhura, dhimbje të fytit, dhimbje koke, dhimbje në gjoks dhe humbje të shijes etë të nuhaturit.Për fat të keq, jo të gjithë njerëzit e kalojnë lehtë këtë sëmundje. Tek disa persona mund të shfaqen komplikime më të rënda dhe të vijë deri në kërcënim për jetën. COVID-19 mund të shkaktojëpneumoni të mushkërive dhe jo rallë mund të shfaqen probleme te rënda tëfrymëmarjes sic është SindromiAkut i Distresit Respirator(ARDS).Përveç traktit respirator, koronavirusi mund të shkaktojë edhe çrregullime të tjera në organizëm, sidëmtimi akut i mëlqisë, dëmtimi akut kardiak, dëmtimi akut i veshkëve, mpiksje të gjakut(tromboza e venëve të thella ose DVT), emboli pulmonare e mushkërive si dhe trombozëtëarterieve.

MASAT QË MORI SHTETI I KUVAJTIT NDAJ PANDEMISË GLOBALE

Shteti i Kuvajtitzbatoi masa të rrepta që nga regjistrimi i rasteve të para të Covid-19 në fund të shkurtit të këtij viti. Të gjitha fluturimet brenda dhe jashtë shtetit u pezulluan që nga 13 marsi, duke e bërë atë shtetin e parë në Lindjen e Mesme që ndërpreu të gjitha fluturimet e pasagjerëve. Nga kjo datë u pezullua puna në të gjitha sektoret e qeverisë, përveç shërbimeve të urgjencës. Gjithashtu, u mbyllën të gjithashkollat, universitetet, qendrat tregtare, parqet dhe plazhet, ndërsa më 22 mars u vendos edhe një orë policore e pjesërishme. Pasi që numri i të infektuarve vazhdonte të ishte në rritje, Ministria e Shëndetësisësë Kuvajtitmori vendimin që vendi të vendoset nën karantinë të plotë 24 orëshe për një periudhe 3-javore. Sipas raportit të Ministrisë së Shëndetsisë nëKuvajt, deri me 30 qershor janë testuar gjithsejt 387000 persona, nga të cilët numri i rasteve tëraportuara me COVID-19 janë46195, me 37030 raste të shëruara, 139 paciente me komplikime serioze shëndetsore, ndërsa janë regjistruar 354 raste të vdekjes.Në bazë të të dhënave të raportuara vërehet se numri i rasteve me COVID-19është relativisht i madh, por falë sistemit tëmirëshëndetësor dhe ndoshta dobësimit të virulencës së virusit,përqindja e të vdekurve është 0.76 % nga numri i përgjithshëm i të infektuarve.

VËSHTIRËSITË NË GJETJEN E VAKSINËS

Shkencëtarët anembanëpo garojnë për të zbuluar një vaksinë që do të luftojë koronavirusin e ri,i cilideri më tani ka marrë jetën e më shumë se 522 mijë njerëzve dhe ka infektuar më shumë se 10 milion mbarë botës. Mirëpo,zhvillimi i një vaksineështë një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, shpesh zgjat me vite dhe has në shumë pengesa shkencore, pavarësisht përpjekjeve serioze dhe të koordinuara ndërkombëtare nga laboratorët, kompanitë private dhe qeveritë.Nga studimet vërehet që një zbulimi i një vaksine për koronavirusin e ri, SARS-CoV-2, mund të zgjasë deri të paktën një vit ose një vit e gjysmë, pasi që duhetprovuar efikasiteti i i vaksinës. Për shkak të renditjes së gjenomit të koronavirusit të ri të siguruar nga studijuesit që merren me këtë problematikë, dihet që ajo ndan 79 % të të njëjtit material gjenetik si SARSdhe 50 % të të njëjtit material si MERS. Kjo u mundëson studiuesve që të përdorin bazat e krijuara tashmë në hulumtimin e mëtejshëm.Deri më tani, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH)ka deklaruarse disa lloje të vaksinave janë në fazën e testimit klinik, që do të thotë se ata testohen tek njerëzit.

SHQIPTARËT NË KUVAJT

Në Kuvajt jetojnë dhe veprojnë me punë të përkohshme mbi 200 shqiptar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe vise të tjera të banuara me shqiptar. Shumica prej tyre janë pedagogë universitar, një pjesë janë nëpunes në organizata ndërkombëtare, kurse në fushën e shëndetësisë jam i vetmi mjek shqiptar. Ndërkaq, një pjesë e shqiptarëve që kanë ardhur më herët, gjatë viteve të 90-ta, kanë bizneset e tyre private. Janë të shumta aktivitetet dhe manifestimet kulturore që janë të organizuara nga Ambasada e Shqipërisë në Kuvajt, siç janë manifestimete Ditës së Flamurit dhe koncertet muzikore shqipe, ndër të cilat vlentë theksohet koncerti i shkëlqyeshëm nga Orkestra Filharmonike e Teatrit të Operas dhe Baletit nga Tiranasi dhe koncerti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore nga Tirana.Sa i përket situatës lidhur me COVID-19, në ndërkohë jemi në komunikim të vazhdueshëm me shqiptarët e të gjitha trojeve shqiptare që jetojnë në Kuvajt dhe fatmirësisht nuk ka asnjë rast të evidentuar me Covid-19.

MESAZHI JUAJ PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA

Mesazhi im për lexuesit e Diellit dhe shqiptarët në Amerikë është që të jenë sa më të kujdesshëm në këtë kohë pandemie. Të respektohen rekomandimet e OBSH-së, të mbahen maskat në hapësira të mbyllura, por edhe në ambiente të hapura ku distanca midis personave është më e vogël se 1m, të lahen duart mirë dhe të desinfektohen gjësendet e kontaktit, si dhe të shmangen tubimet me shumë njerëz. Pa marrë parasysh që jemi në përmirësim të gjendjes, sëmundja ende nuk është mposhtur. Një pjesë e popullatës beson që kjo sëmundje është thjeshtë një konsipracion dhe që në të vërtetë nuk ekziston, për arsye se virusi është shumë i panjohur. Gjatë këtyre kohërave të vështira ne nuk duhet të meremi me atë se a është ky virus natyral apo i krijuar në ndonjë laborator. Unë ndjej obligim profesional e moral si mjek të theksoj se sa e rëndësishme është që të ju përmbahemi rregullave dhe rekomandimeve, të veprojmë me ndërgjegje dhe vetëdije, e të ndihmojmësë bashku t’a mposhtim këtë sëmundje, ndërsa sa i përket kërkimit të gjenezës së virusit, këtë duhet t’ua lejmë organeve kompetente.Virusi COVID-19 solli jashtëzakonisht shumë fatkeqësi, sifatalitete me humbje jete të një numri të madh të njerëzve, të shëruar por me pasoja të rënda shëndetësore, si dhe dëme ekonomike e sociale. Por, meqenëse gjatë karantinës ne kishim pak më shumë kohë për të menduar, për të reflektuar ndaj vetes dhe për të parë jetën në një këndvështrim më real,në fund të fundit ne morrëm edhe një mesazh të fortë. Kjo karantinë na mësoi t’i vlersojmë më shumë gjërat e vogla që na bëjnë të lumtur, na mësoi që të solidarizohemi, të respektojmë njëri-tjetrin dhe më e rëndësishmja, ta duam jetën.

KUSH ËSHTË DOKTOR AFRIM HALIMI

Dr. Afrim Halimi është mjekradiolog nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut dhe ështëi martuar me Florentina Halimi-n, profesoreshë e psikologjisë së edukimit në një universitet Amerikan nëKuvajt. Ata kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Rajmondaështë farmaciste në Vjenë, Rina studion shkencat politike në Universitetin e Vjenës në Austri, dhe djali Donati,është nxënës në AUS në Kuvajt.Që nga viti 2015 ai me bashkëshorten dhe të birin, jetojnë në Kuvajt dhe Dr. Afrimi vepron si specialist i radiologjisë në spitalin Al-Razi.Fokusi i veprimtarisë të Dr. Afrimitështë në radiolografi konvencionale,ultrazë, tomografitë kompjuterizuar dhe MRI.Në vitet e fundit kryesisht merret me procedura të radiologjisë intervente si që janë,biopsia e kockave dhe indeve të buta dhe trajtimi i dhimbjes së shtyllës kurrizore dhe të artikulacioneve me metoda mini invasive Radiologjikenën CT dhe Fluoroskop (Ozone Therapy, Endoscopic Disc Nucleoplasty,Transforaminal EpiduralInjection,Radiofrequency Ablation, si dhe injeksionet steroide të nyjeve).Pas studimeve të mjeksisë në Universitetin e Prishtinës, ai punoi si mjek në Compass-Rehabilitations-Centrum në Kiel të Gjermanisë, ku ishte anëtar i Odës së Mjekve të“Schlesëig Holstein”. Specializimin e kreu në Institutin e Radiologjisë në Shkup dhe pastaj punoi si radiolog dhe si udhëheqës i Departamentit të Radiologjisë në spitalin e Gostivarit.Vjeshtën e vitit 2011 e kaloi në NewYork për të kryer specializim të avancuar në Kompjuter Tomografi dhe Rezonancë Magnetike në “Hospital of Albert Einstein College- Radiology Department” në spitalin Montefiore Medical Center në New York. Gjatë qëndrimit të tij katër mujor në Shtetet e Bashkuara, ai pati kënaqësinë e veçantë të njohtojë komunitetin shqiptar që jeton e vepron në NewYork dhe kryesinë e shoqatës së mjekëve Shqiptaro-Amerikan “The Albanian American Medical Society“, të cilët e organizuan dhe mbështetën programin e trajnimit në SHBA.Prej vitit 2013 punoi si radiolog në Spitalin Amerikan në Prishtinë dhe një vit më pas ai kreu trajnimin për Radiologji Interventenë Frankfurt të Gjermanisë. Aktualisht, si pjesë e stafit të radiologëve në spitalin Al Razi, ai përkujdeset për diagnostifikim të rasteve me Covid-19, sidomos tek pacientet të cilët kanë shënja klinike për Covid-19, por që në testin e parë të PCR-se dalin me rezultat negativ. Këtu metodat radiologjike, siç janë CT dhe ultrazëri janënëndihmë të diagnostifikimit të saktë të sëmundjes.Nga këtu vërehet se roli i radiologjisëështë i veçantë në diagnostifikimin e sëmundjes së   Covid-19.

Filed Under: Featured Tagged With: Dr.Afrim Halimi, Shqiptaret ne Kuvajt, Sokol Paja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 42
  • 43
  • 44
  • 45
  • 46
  • …
  • 56
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT