• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for January 2022

ÇDO INDIFERENCË APO TOLERANCË NDAJ MONSTRAVE TË ENVERIZMIT ËSHTË SHKATËRRUESE PËR SISTEMIN KU ËSHTË SHOQËRIA SHQIPTARE

January 26, 2022 by s p

Besim NDREGJONI/

Mosveprimi dhe indiferentizmi ndaj  ideologjisë kriminale të komunizmit   në këtë  periudhë kohore  postkomuniste ka nxjerrë në rend të ditës fenomenin e rrezikshëm dhe shumë të dëmshëm për shoqërinë, frymën e enverizmit dhe pushtimin e politikës shqiptare  nga enveristat .Enveri ka vdekur , por fryma e enverizmit po njeh rritje në një shoqëri të  traumatizuar nga diktatura 45 vjecare ku nuk u denua nga drejtësia . Mjeku mostër i diktatorit Enver Hoxha Ahmet Kamberi botonte një opinion në gazetën prestigjoze Panorama dje,  dhe në  opinionin e tij helmues ideologjik çfaqte urretjen ndaj të pushkatuarve dhe të denuarve nga diktatori Enver Hoxha për ligjin e pafajsisë që ju ka dhënë Parlamenti i vitit 1992 . Ai mjeku mostër kritikonte parlamentin e vitit 1992 sepse ky parlament paska dhënë  pafajsisne të burgosurve dhe të pëndjekurve politikë të regjimit diktatorial. Sipas tij atë pafajsi duhet ta jepte gjykata e enverit që i kishte denuar dhe jo parlamenti që ndryshoi sistemin nga shtet  diktatorial në një shtet demokratik. Mjeku mostër Ahmet Kamberi që nuk skuqet as nuk e vret ndergjegjja   që i ka shërbyer dhe i ka zgjat jetën diktatorit,don ti fshij  krimet e tij që  jane me   shifra marra mendse dhe tragjike për një popull që nuk i kalonte të 1.500.000. i sjellim në vemendje se Gjykata Kushtetuese e Shqipërise jo vetem e ka njohte pafajsine parlamentare por ka detyruar qeverine shqiptare të japi demshperblim per vrasjet dhe denimet e padrejta te regjimit komunistë.  Dhe shqiptarët gjatë  këtij tranzicjoni  e njoftën sistemin e gjykatave në  keto tre dekada se çfar u bë me  pronat e shqiptarve duke jua marr pronarve të  ligjshme dhe duke jua dhënë  enveristëve të tipit Ahmet Kamberi. I cili në një  sistem me ligje demokratike duhej të i mbyllte vitet e jetës  në burg si sherbyes ndaj diktatorit dhe pjesmarës në  krimet e tijë  mostruzoe ndaj popullsise së pafasjshme shqiptare që  e kundërshtuan at diktature që  vrau dhe zhduku pa faj mbi 5000 shqiptare,  dhe sot mba tridhjet vitesh kërkojne eshtrat dhe nuk kan një  varr për të  u qetsuar shpirtrisht familjaret e tyre. Ky moster ska asnje lidhje me profesionin e mjekut se së bashku me ekipin e tij kur i vriste diktatori kundershtaret politike ky shkruante proçes -verbalet sikur ata kan vrare veten. Dhe sot në  moshen e trete i etur dhe ideollogjizuar me vrasjet çfaq urretjen sepse martiret e lirise kan fituar pafajsisnë, megjithse dhe ajo pajfasi gjysmake nuk u solli asgjë familjarve se politika enveriste në  dy partite kryesore është  dominuese dhe as e vret ndërgjegjja se si monstrat enveriste kan privatizuar klinika moderne dhe tani pas pasurimit marramends me sistemin qe erdhi japin leksione uretje për të  penalizuar ata që  sakrifikuan jetën që  Shqiperia të ishte vend me sistem demokratik. I kujtojmë monstrave të  enverizmit të  tipit Ahmet Kamberit e Isuf Kalos se sado të ju përkdhelin partite , ne të  perndjekurit politike shqiptare nuk i harrojme krimet dhe humbjen e e jeteve te familjeve tona, ne ju neverism ju monstrat që  prishin ekulibrat e shoqerise postkomuniste që  po ndërotojme me sakrifica demokracine e brishte shqiptare. Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. Duke denuar enverizmin dhe enveristat  ne fillojme nje proces shërimi për vendin tonë. Jo vetëm ata monstra  që janë  përgjegjës  direkt për krimet  e kryeme ndaj nesh, por dhe klasa politike mbas 90,  margjinalisht  duhet të ndihet  fajtor  sepse ka  heshtë.  Sot klasa e të  persekutuarve  e ka perbuz hakmarrjen dhe kjo është fitorja jonë morale , por ne nuk mund  të lejomë  enverizmin këtë  murtajë  që po i zen  frymën  demokracisë  duke na u cfaqur  me kostumin e të  drejtave e lirive të njeriut në mbrotje të “xhelatëve”  sepse nuk vepron drejtësia. Denimi i ideologjisë enveriste sot,  është imperative e kohës. I sjellim ne vemendje opinionit statistiken e  45 vjeçare të krimit komunistë në Shqipëri:

Të ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra.

 Të denuar me burg politikë 28 788 burra dhe 7367 gra

Të internuar për motive politike 59000 familje nga fëmijë deri tek pleqte ne moshë 90 vjecare.

U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11536 familje.

U pushkatuan dhe vdiqën në burgjet politike 64 shtetas të huaj.

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra me shtetsi jo shqiptare.

95 shqiptare kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolikë 120 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë bektashianë 83 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë mysliman 60 veta.

U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë ortodoksë 39 veta.

U shkatruan dhe u mbyllen 2169 institucjone fetare.

Xhami 740, kisha e manastire ortodokse 608, kisha e manastire katolike 157, teqe tyrbe 530

Sot mbas tridhjet vite mbi 5000 të pushkatuar u jane zhdukur eshtrat , pati kampe çfaroses Korçë. Burrel, Tepelene, Spaç, Qaf-Bari.

Helmatisja e brezit të ri me ideollogjinë primitive dhe reaksionare që himnizon kriminelin dhe krimin përbën aktin më të turpshëm dhe të papranueshëm  për një shoqëri demokratike. Rikthimi i syve nga ato krime që kanë ndodhur në Shqipëri për 50 vite, është thirrja për të kuptuar se përveç përpjekjes për dije, na duhet edhe të kthejmë sytë nga njeriu, nga vetja, nga vlerat, që të mos rrëzohemi sërish. Leximi i së djeshmes është njëkohësisht thirrja që të mos dorëzojmë para asnjë oferte lirinë tonë për të besuar, për të folur, për të guxuar.

Filed Under: Analiza

NUK NDALET SHKATËRRIMI I TRASHËGIMISË KULTURORE TË SHQIPTARËVE

January 26, 2022 by s p

SHEMBET KISHA 700-VJEÇARE NË ZEJMEN, BASHKIA LEZHË!

Nga Frank Shkreli

See the source imageLexuesve mund tu kujtohet se një ndër çeshtjet për të cilat kam shkruar gjatë viteve është edhe subjekti i trashëgimisë kulturore të shqiptarëve, ose më mirë e thenë, shkatërrimi i saj, anë e mbanë trojeve shqiptare.  Megjithëse larg trojeve shqiptare përpiqem të ndjekë zhvillimet dhe ndodhitë në atdhe — të mirat e të këqiat. Trashëgimia kulturore e shqiptarëve është një ndër subjektet që e kam mbuluar nga koha në kohë, duke përfshir lënjen pas dore të “Kishave të Shasit” (të shekullit IV-V) në rrethin e Ulqinit, ku për vite tani, Kisha Ortodokse serbe përpiqet t’i shpallë si të sajat, Shtëpia e harruar ku ka jetuar Poeti i Kombit, At Gjergj Fista e deri në jug në Frashër, “Vendin e Shenjtë të shqiptarëve”, vendlindjen e tre vëllezërve të mëdhenj, Avdyli, Naimi dhe Sami Frashëri. Këta shembuj, ndër të tjerë, që unë dhe të tjerë kemi trajtuar gjatë viteve, shumica gjënden brenda kufijve të Shqipërisë, siç është shtëpia e Fishtës dhe Frashëri, vendlindja e tre vëllezërve të mëdhej të Kombit, por edhe monumente historike anë e mbanë trojeve shqiptare siç është “qyteti i kishave”, në Shas nën Malin e Zi – për të cilët nuk kujdeset askush, megjithëse janë pjesë e pandarë e trashëgimisë kulturore, fetare, historisë dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve. Të gjitha këto monumente historike, shumë prej të cilave janë shpallur zyrtarisht monumente të Kulturës nga Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë, e cila ka si mision të veçant ruajtjen dhe pëkujdesjen për momente të tilla, janë në mëshirën e kohës dhe të individëve që i kanë venë vetes detyrën si shqiptarë për të bërë ç’mosin për ruajtjen dhe për informimin e publikut të gjërë për gjëndjen e mjerueshme në të cilën gjënden sot monumentet historike të cilat përbëjnë trashëgiminë kulturore dhe historike të Kombit shqiptar.  Njëri prej këtyre aktivistëve mbrojtës të trashëgimisë kulturore të Kombit shqiptar është edhe Dom Nikë Ukgjini, i dalluar për veprimtarinë e tij në këtë fushë, më njoftoi para disa ditësh se Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973, nën regjimin komunist, i janë shembur muret anësore, ku në pjesën e murit verior mbante në vete gjurmë të konsiderueshme të afreskeve të shekullin e XIII. (Shikoni disa foto më poshtë). Pak histori, sipas Dom Nikës, për Kishën e shembur si pasojë e harresës dhe mos-kujdesjes nga autoritet qevefitare shqiptare të Ministrisë së Kulturës:

Mbi fushën shkëmborë të Zejmenit, përballë, Kishës se Pllanës, gjendej Kisha më mure të plota, e ndërtuar dhe rindërtuar disa herë për shkak të dëmtimeve që i janë berë gjatë pushtimeve Osmane për 500 vite me radhë.  Kjo kishë përmendet në relacionet e Marin Bicit në vitin 1610, si objekte kishtar me vlera të mëdha arkitekturore, me hajat për 200 persona. Dom Nika raporton nga vend-ngjarja se dhe më shume afreske të shpërndara në gjithë ambientin — tashmë pjesët e rëndësishme të saj, për shkak të mosmirëmbajtjes nga Ministria e Kulturës — mjerisht nuk ekzistojnë më, njofton Dom Nikë Ukgjini.  I ndihmuar edhe nga tërmeti gjatë këtyre ditëve dhe dëmtimi i kohës, benë që dy muret të jenë rrafshuar për tokë, shtoi ai.  

Dom Nikë Ukgjini thotë se, sidomos, gjatë vitit të kaluar e ka vizituar disa herë atë kishë-monument kulture, më qellim që t’i përvisheshin punës së bashku me bashkpuntorin e tij, Fra Landin, për përforcimin dhe restaurimin e mureve dhe për vendosjen e një çatie provizore në mënyrë që të ruhej nga shkatërrimi i mundshëm ajo pasuri me vlera të mëdha kulturore dhe historike për Kombin shqiptar.  Por, sipas, Dom Nikës, ndodhi ajo që ndodhi.  Ai raportoi se kishën e rrënuar e vizitoi me18 janar 2022 së bashku me bashkpuntorët e tij, Fra Landin dhe Dom Pashkun. E vizituam, tha ai, “Me zemër të plasur për ta parë ashtu të shtrirë për tokë, por me shprese se do gjejë forcë për t’i ringritur ato mure edhe njëherë dhe për t’i kthyer ato në gjendjen siç kanë qenë, por, njëkohësisht,  i vetëdijshëm se asnjëherë nuk do jetë ajo zonjë që ishte si dëshmitare e një historie 700 vjeçare të dinjitetit dhe identitetit tonë kombëtar”, u shpreh me dhimbje në zemër Dom Nikë Ukgjini për shembjen e Kishës së Shën Nikollës në Zejmen, Bashkia Lezhë e shpallur “Monument Kulture” që në vitin 1973.  Top Channel/ Shembet kisha 700 vjeçare. Lezhë, dëmtohen afreske të vjetra të kishës.

Janë disa mënyra se si zhduket trashëgimia kulturore dhe historike e një vendi, ose e një kombi. Monumentet historike ose vendet e trashëgimisë kulturore të një kombi shkatërrohen si përfundim i ndonjë lufte ose konflikti, ose edhe nga fatëkeqsi natyrore.  Por, në shumë raste, për fat të keq, shkatërrimi dhe zhdukja, me kohë, e trashëgimisë kulturore ndodhë edhe nga edhe pakujdesia njerëzore ose mosinteresimi zyrtar për ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike të një kombi.  Dihet se kur bëhen përpjekje dhe thirrje për të ruajtur dhe mbrojtur nga shkatërrimi trashëgiminë kulturore të një vendi ose kombi, kjo bëhet me qëllim për të mbrojtur identitetin kombëtar të një populli dhe, natyrisht, si rrejdhim, që të ruhet dhe të mbrohet edhe kultura dhe historia kombëtare e një vendi.

Alarmi i Dom Nikë Ukgjinit me shokë për shembjen e Kishës 700-vjeçare në rrethin e Lezhës, mund të konsiderohet si një zë nga shkretëtira që nuk e dëgjon kush.  Por, ama, Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe organet e tjera përgjegjëse të shtetit shqiptar duhet të ddëgjojnë urgjentisht, zërin e këtyre aktivistëve dhe mbrojtësve të monumenteve dhe vendeve historike në trojet shqiptare, që janë pjesë dhe që me ekzistencën e tyre, flasin për një qytetërim të lashtë e të pasur të Kombit shqiptar në ato anë.  Në një citim në portalin e UNESCO-s lexova: “Shpesh herë është e pamundur të dihet se ç’drejtim do merrësh në të ardhmen, pa reflektuar se nga vjen. Njohja e trashëgimisë kulturore, e rrënjëve stërgjyshore dhe trashëgimisë kombëtare, është shumë me rëndësi për të vendosur të ardhmen.”

Në këtë fushatë fisnike, Dom Nikë Ukgjini dhe bashkpuntorët e tij kanë nevojë , jo vetëm për  mirëkuptimin e të gjitha shtresave të shoqërisë që i shqetëson situate në të cilën gjënden monumentet historike të trashëgimisë kulturore të kombit,  por kanë nevojë për ndihmën urgjente të enteve qeveritare siç është Ministria e Kulturës e Republikës së Shqipërisë.   “Monumentet janë për të gjallët, jo për të vdekurit.  Kujdesuni për to, duani dhe kalojani brezave të ardhëshëm, ashtuqë edhe ata të dinë dhe ta njohin rëndësinë e tyre. Nëqoftse ne nuk shqetësohemi dhe nuk kujdesemi për të kaluarën, ne nuk mund të shpresojmë për të ardhmen”, ka thenë dikur, Xhaklinë Kennedy, bashkshortja e ish-Presidentit amerikan, Xhon Kennedy.  

Në mos asgjë tjetër — alarmi i ditëve të fundit nga Dom Nikë Ukgjini dhe kolegët e tij, për ruajtjen dhe riabilitimin e këtyre monumenteve, përfshir Kishën e shembur 700-vjeçare në Lezhë — të pakën shpresoj që të ringjallë një debat aktual, të shkaktuar nga gjëndja e mjeruar e trashëgimisë kulturore kombëtare – mbi  shqetësimet që duhet të kemi të gjithë për të tashmen dhe për të ardhmen e identitetit kombëtar dhe të trashëgimisë kulturore të kombit. Sepse, përsëri, sipas një citimi nga organizata, UNESCO, “Gjërat që një komb vendos t’i ruaj dhe t’i mbrojë si trashëgimi kultuore, janë, pikërisht, gjërat me të cilat ai komb dëshiron t’a paraqesë dhe të identifikojë veten para botës dhe para vetes”.

Raste si shembja e Kishës 700-vjeçare në Zejmen të Lezhës, të paraqitura para publikut shqiptar nga Dom Nika dhe bashkpuntorët e tij, këto ditë, duhet të alarmojnë të gjithë dhe shpresoj që, njëkohësisht, edhe të zgjojnë interesimin dhe ndërgjegjen por edhe zemërimin mbarë-kombëtar për gjendjen aktuale të monumenteve kulturore, madje edhe atyre të shpallura me ligj si, “monumente të kulturës”, e që duhej të mbroheshin nga shteti. Ndërkaq, edhe të bëhet pyeta: Nëse me të vërtetë është duke u bërë mjaft në mbështetje të trashëgimisë kulturore dhe historike, ruajtjes së identitetit kombëtar, traditave dhe vlerave të kombit shqiptar, në përgjithësi, të cilat po vihen në dyshim dhe po sulmohen, madje edhe sot nga ata që me shekuj janë munduar t’i mohojnë Kombit Shqiptar, historinë dhe identitetin kombëtar? Dhe si rrjedhim, të kërkohet llogari nga ata që janë përgjegjës, për situatën e krijuar. Siç kam thenë e dhe herë të tjera në lidhje me këtë subjekt, detyra numër një e çdo qeverie, është mbrojtja e sigurisë së shtetit dhe interesave kombëtare, pjesë e të cilave është edhe mbrojtja e identitetit kombëtar, e kulturës, historisë, gjuhës dhe traditave të një populli, por edhe ruajtja e nderit të emrit shqiptar, do të porosiste Naim Frashëri!

Frank Shkreli

     Dom Nikë Ukgjini pranë Kishës 700-vjeçare të shembur në Lezhë, e shpallur “Monument Kulture”, që në vitin 1973 (Fotot nga Dom Nikë Ukgjini)

Filed Under: Politike

PROMOVIM DINJITOZ I “KOSOVËS” NË HARVARD

January 26, 2022 by s p

Faton Bislimi/

Mbrëmë, në Harvard Faculty Club, në Library Room, në praninë një numrit të madh pjesëmarrësish (edhepse në kushte pandemie) u promovua zyrtarisht libri historiografik, në tri volume, “Kosova” nga autori e historiani i shquar Jusuf Buxhovi. Në cilësinë time si ish-student Harvardi e tani edhe si përfaqësues i Harvard Alumni Association për Kosovë bashkë edhe me Asociacionin e Studentëve Shqiptarë në Harvard, si nikoqir të kësaj ngjarje historike, isha jashtëzakonisht i nderuar e krenar me përgjigjen pozitive të shumë studentëve e pjesëtarëve të komunitetit tonë që na u bashkangjitën në promovim. Pas një fjale përshëndetëse nga botuesi Ramiz Tafilaj (Jalifat Publishing) e Milaim Abdullahu (Santefarm), pa ndihmën e të cilëve kjo ngjarje s’do të realizohej, në adresimin e tij para audiencës Buxhovi shpalosi pikat më kryesore të librit të tij, tezat historike që ngriten e shjellohen aty, dhe të cilat shpartallojnë në gjenezë gënjeshtrën më madhore anti-shqiptare të sllavëve. Pas gjitha aktiviteteve në këto dy ditë, ndjehem më shumë se krenar që bashkë me këta miq të mirë arritem ta fusim historinë tonë e mirëfilltë e faktike të kombit tonë në majën e botës akademike, në Universitetin e Harvardit, themeluar më 1638.Në këtë kohë kur po thyhen shumë shtiza në gjeopolitikë globale, të flasësh për Kosovën e për kombin shqiptar në kupolen e intelektualizmit akademik në SHBA është vlerë e shtuar për Republikën tonë të re.Një falëmnderim i veçantë për Shoqatën ‘Kosova’ në Boston, bashkë me Gred Brahon (Asociacioni i Studentëve Shqiptarë në Harvard), si dhe pronarin e Restaurantit ALBA në Quincy, MA, për përkrahjen e mikpritjen.

Filed Under: Opinion

Kryeministri Kurti takoi Presidentin e Federatës Panshqiptare VATRA, Elmi Berisha

January 26, 2022 by s p

Prishtinë, 26 janar 2022/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, u takua sot me z. Elmi Berisha, President i Federatës Panshqiptare VATRA, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Kryeministri Kurti dhe z. Berisha u pajtuan që Qeveria e Kosovës dhe VATRA, si dhe të gjitha shoqatat e tjera relevante të vullnetit të mirë, duhet të punojnë së bashku për të promovuar vlerat dhe jetën e shqiptarëve kudo, si dhe të forcojnë praninë politike në vendet partnere të aleancës strategjike. Kryeministri z. Albin Kurti dhe kryetari i Vatrës z. Elmi Berisha u pajtuan që të fillojnë një linjë të re komunikimi dhe bashkëpunimi frytdhënës në interes të kauzës sonë të përbashkët kombëtare si në rrafshin diplomatik, ekonomik, dhe lobues për komplet etnikumin e trevave shqiptare.VATRA është shoqatë shqiptaro-amerikane, e cila që nga viti 1912 ka mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara, si dhe ka lobuar pranë Kongresit dhe qeverisë amerikane për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe në mbarë botën.Takimi i parë për të bashkuar të gjitha organizatat shqiptaro-amerikane në një federatë u zhvillua më 24 dhjetor 1911, në Boston. Ky takim është thirrur me iniciativën e shoqatës “Besa-Besën”. Patriotët e shquar shqiptarë Faik Konica dhe Fan Noli ishin ndër ata që iniciuan themelimin e VATRËS.

Filed Under: Featured

TURQI, NGRIHET PERDJA MBI LLAHTARITË E ERDOGANIT

January 24, 2022 by s p

Nga ANTONIO FERRARI/

Kisha fikur dritën e kisha detyruar veten të heshtnja mbi një mijë fëlligështi që njoh, e mbi të cilat njoftohem vazhdimisht, në Turqinë e diktatorit-president-sulltanit Rexhep Taip Erdogan. Ishte kthyer pothuajse në një ankth. Por tani nuk mundem më të hesht. Lajmet dhe videot, që shumë turq guximtarë më dërgojnë, janë me të vërtetë të përbindëshme. Vëndi që e dashuroj prej kohësh është kthyer në një burg gjigand e mizor, hyrje vdekjeje lartësisht të mundëshme. Kush përfundon në burg, përveç dhunimeve të çdo lloji, shtyhet në vetëvrasje. Janë qindra të arrestuarit që kanë treguar forcën për të thënë të vërtetën e që shkojnë të shumëfishojnë numërin e atyre që parapëlqejnë të heqin dorë nga jeta, duke u vetëvarur, më mirë se sa të qëndrojnë nën poshtërsinë e diktaturës së pamëshirëshme. Nuk flas për fakte që kam paditur  prej vitesh. Nuk flas për shitje apo dhurime tokash turke për të pasuruar të vetmin pronar dhe sejmenët e tij. Nuk flas për bisedën telefonike ndërmjet Erdoganit e të birit, në të cilën ai i kërkonte të zhdukte më shumë se 20 milionë dollarë, frute të trafiqeve të paligjëshme. Nuk flas për doktoratin qesharak në filozofi të Universitetit të Bolonjës të birit (objekt i një hetimi gjyqësor), i regjistruar vetëm për t’i dhënë mundësi të arrinte Zvicrën me shpejtësi për të depozituar plaçkën e vjedhur. Nuk flas për paratë e paguara nga Bashkimi evropian Ankarasë për të shmangur një mësymje të ikurish. Nuk flas për atë që Ankaraja bën në Kurdistan kundër pakicës guximtare kurde. Nuk flas për një politikë të jashtëme të shthurur. Heshtje përvëluese mbi gjithshka. E megjithatë kam besuar gjithënjë në një gazetari të vërtetë, të përbërë nga kronika, shkrimi i mirë e aftësia për përimtim e për ide. Por besomëni. Kurrë nuk do të përfytyroja zinxhirin e llahtarive që më tregojnë e më dokumentojnë. Miq gjykatës që kanë arritur t’i shpëtojnë arrestimeve, ikin për të shpëtuar kokën. Në 16 mars të këtij viti “Çështja Drejtësi” në Turqi ishte paditur nga Komisioni i të drejtave të njeriut të Kombeve të Bashkuara. Mendoni se në 2020, 283.000 njerëz ishin arrestuar, me urdhër të Erdoganit, sepse ishin paditur për terrorizëm. E mendoni se në fillim të 2021 numëri ishte rritur në 597.783. Një lager i përbindshëm. E them me zemër të copëtuar sepse kisha besuar në fillim në reformizmin e Erdoganit. Kur ishte kryetar bashkie në Stamboll, madje edhe kur arriti të bëhej kryeministër. Kishte qënë një iluzion. E kam njohur mirë diktatorin-sulltan,  e kam intervistuar katër herë, veç të dëgjuarit e të rrahurit të gjallë të mendimeve me të gjatë disa konferencave për shtyp në Stamboll e Ankara. Disa vendime, i sapo zgjedhur president, më kishin çatrafilluar të tjerë më kanë shkandulluar. Fëlligështia që kishte shpikur sulltani  në natën e të hamendësuarit grusht Shteti, fëlliqësi që kishtë bërë botën të rrënqethej, ishte me të vërtetë e tepërt. Kisha arritur të zbulonja, me disa telefonata të rëndësishme, dhe jo nga celulari i mbikontrolluar i imi, se Erdogani ishte me pushime. Nuk ishte në fluturim, duke i kërkuar strehim politik udhëheqësve të gjithë Evropës. Nuk do të ish kthyer në Ankara por në Stamboll, duke shpresuar se do të kishin fituar guakët syleshë. Luajta atëherë, në prag të ditëlindjes sime të shtatëdhjetë, të gjitha letrat e besueshmërisë sime.  Nuk do t’i kisha flijuar kurrë për një lajm mahnitës të pamundur. Një ditë më vonë ishte bërë një gjeni, gjithmonë pamundësisht. Që nga ai çast Erdogani në mëndjen time ishte shndërruar në pothuajse kriminel. Sot do t’a hiqnja fjalën “pothuajse”. Çdo lloj përbindshmërie në Turqi është e mundur. Evropa që i shet armë duhet të turpërohet. Me që ra fjala Giorgio Gaber këndonte “Më dhemb bota”. Sa është e vërtetë e sa më mungon o Giorgio, miku im i dashur.

“Corriere della Sera”, 9 janar 2022     Përktheu: Eugjen Merlika    

Filed Under: Ekonomi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 11
  • 12
  • 13
  • 14
  • 15
  • …
  • 53
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT