• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for March 2022

Bllokadë ekonomike ndaj Rusisë

March 1, 2022 by s p

Dr. Igli Tola/

Luftës konvencionale që Rusia nisi të enjten e kaluar duke mësyrë si nga ajri dhe toka territorin e Ukrainës, Perëndimi i unifikuar duket se nuk mund ti përgjigjet me të njëjtën ‘monedhë’. Ligji III i Njutonit na kujton se veprimi dhe kundër-veprimi janë gjithnjë të barabartë, por në kahe të ndryshme; Në zbatim të tij kundër-veprimi i ShBA-ve dhe BE-së do të jetë po aq i fortë në rrafshin ekonomik dhe politik, për ta dobësuar dhe rrënuar ekonomikisht Moskën dhe detyruar kështu të kthehet pas nga kjo ofensivë e rrezikshme për paqen dhe stabilitetin botëror.

Instrumentat që kanë në duar për të arritur këtë qëllim janë të shumta: 

  1. Më e përfolura e këtyre ditëve ishte aksioma e largimit nga SWIFT të bankave me kapital rus. 

SWIFT (Shoqëria Mbarëbotërore për Telekomunikacionin Financiar Ndërbankar), është ‘çelësi’ që mundëson ekzekutimin e transaksioneve financiare dhe pagesave (xhirimeve bankare) ndërmjet bankave të ndryshme në mbarë botën. Me seli qëndrore në La Hulpe, Belgjikë, por në pronësi të akordit prej më shumë se 11 mijë institucionesh financiare, nga mbi 200 shtete dhe territore në gjithë globin.  

Duke qenë një shoqëri kooperative e mbi 11 mijë ‘aksionerëve’ detyrimisht vendimin për të përjashtuar një apo disa banka nga ky rregjim i takon bordit drejtues të shoqërisë; as Presidentit Biden, apo Kryeministrit Johnson. Megjthatë ka një truk ligjor që mund të bëj të mundur përjashtimin nga SWIFT-i të bankave ruse (Sherbank me të ardhura vjetore 761 miliardë rubla, VTB me 80 miliardë, GPB me 56 miliardë, PromSvyaz me 26 miliardë etj), pa pritur për unisonitetin e anëtarëve të bordit, që mund të vonojë në kohë dhe dihet se në këto kushte çdo minutë, orë a ditë vonese është ‘oksigjen’ për financat dhe pushtetin në Rusi: Zgjidhja është një vendim detyrues i dalë nga Komisioni Europian, organi më i lartë i BE-së. Vendim për nga tagri i obligueshëm për tu zbatuar nga çdo entitet që vepron dhe rezulton i regjistruar në çdonjërin nga shtetet anëtare të unionit, për rrjedhojë që ushtron aktivitetin konform (nën) juridiksionin e BE-së. Kështu, SWIFT-i duke qenë i regjsitruar dhe seli në Belgjikë, shtet anëtar me të drejta të plota në BE, duhet të zbatojë urdhëresën që pritet të dali nga ‘Italia, Gjermani, Franca and co’.

Ky akord  do ta bënte pothuajse të pamundur për institucionet financiare në Rusi të ‘komunikonin’ me botën; dërgonin para dhe ekuivalentë të tyre brenda ose jashtë vendit, duke shkaktuar një tronditje të fortë për kompanitë ruse dhe klientët e tyre. Mungesa e likujditetit dhe pezullimi i importeve-eksporteve do të sillte ‘ishullizimin’ e kompanive dhe ekonomisë ruse në tërësi, situatë që do të kishte si efekt zhvlerësimin e skajshëm të rublës, ’emoragji’ masive e të pakontrolluar të kapitalit etj. Kujtojmë këtu çfarë ndodhi me Iranin në 2012. SWIFT-i i shkëputi bankat iraniane, pas sanksioneve që iu vendosën Republikës Islamike të Iranit nga Bashkimi Europian për pasurimin e programit bërthamor; Vendi humbi pothuajse gjysmën e të ardhurave të tij nga eksporti i naftës dhe 30% të tregtisë së jashtme pas kësaj mase.

Prognoza se çfarë do të ndodhi me Rusi, ilustrohet qartë me rastin e mësipërm të Iranit. Ekonomia e tetë në botë pritet  të ‘tkurrej’ në bilancin tregtar dhe do të humbiste stabilitetin në treguesit makroekonomik: mbi 407 miliardë dollarë eksporte, kryesisht drejt BE-së dhe Turqisë do të bëhen ‘pending’, njësoj edhe importet 230 miliardë dollarë. Në mungesë të flukseve dhe impulseve monetare, kompanitë do të humbasin tregje, pamundësohet pagimi i punonjësve dhe detyrimeve në arkën e shtetit etj; duke rrënuar ekonominë përditë.

  1. Rusia, mbase duke ‘endur’ prej kohësh këtë skenar të Ukrainës, ka vite që punon në rritjen e rezervës valutore. E katërta më e madhja sot, vlerësuar më shumë se 630 miliardë dollarë, ku zotërimet në dollarë amerikanë zënë një peshë specifike gjithnjë e më të vogël. Një rezervë që ‘per capita’ do t’ia kishte zili çdo shtet tjetër, e aftë të mbuloj zbulimin e eskporteve për më shumë se 1 vite dhe që mund ta kthej Bankën Qendore në ‘kordonin umbilikal’ të ekonomisë dhe luftës në Ukrainë.

Ndaj, në planin e sanksioneve duhet të shihet dakortësimi për përfshirjen e masave për të siguruar që Rusia (Banka Qëndrore e saj) të mos mundet të përdorë rezervën valutore për të mbështetur monedhën Rubla dhe në këtë mënyrë të ‘minojë’ ndikimin e sanksioneve perëndimore.

Minimalisht, këto 2 operacione duhet të inicohen njëkohësisht, që të arrihet ‘tamponimi’ i sanksioneve. 

Sa më shumë vijon lufta, aq më shpejt ‘digjet’ rezerva dhe përshpejtohet inflacioni. Rikujtojmë çfarë i ndodhi 8 vite më përpara Rusisë me zhvlerësimin drastik të rublës, ku iu desh të shpenzonte 25% të rezervës në vetëm pak ditë. Ndaj, nqs Banka Qëndrore Europiane vendos të ‘ngrijë’ (bllokojë) llogarinë në euro të Rusisë dhe FED-i amerikan ato në dollarë; e vetmja ‘armë ekonomike’ në dorën e Moskës do të ngelet rezerva e Arit, që llogaritet në pothuajse 120 miliardë dollarë. Në dukje Ari jep garanci, por ka vështirësi në këmbim dhe transportim. Të rrallë do të ishin ato që do të ofroheshin të blinin arin rus, jo vetëm për sanksionet që do të mund ti viheshin edhe atyre nga Perëndimi, por edhe vështirësisë për transportimin e sigurtë të qindra tonelatave lingota.

  1. Së fundmi, përtej sanksioneve institucionale ndaj Kremlinit, duhen eksploruar edhe të gjitha mundësitë për të penalizuar efektivisht oligarkët e lidhur me pushtetin; pasuritë e investimet e tyre financiare jashtë vendit, veçanërisht në Europë. Vilat, apartamentet, jahtet, kompanitë dhe paratë në kontot e tyre, fëmijëve, apo personave të lidhur me to mund të vihen nën sekuestro nga autoritet e shteteve respektive. Goditja e oligarkëve, indirekt cënon autoritetet ruse, pasi dihet botërisht se oligarkët janë ‘shpikje’ dhe ‘levë’ e tyre. 

Putini dhe oligarkët e lidhur me të kanë pasur dekada të tëra për ti transferuar pasuritë e tyre jashtë shtetit, pjesa dërmuese të fshehura në skema të krijuara posaçërisht për tu shmangur sanksioneve të mundshme që priteshin. Një studim i vitit 2017, i publikuar nga Byroja Ekonomike Kombëtare me bazë në SHBA vlerësoi se pothuajse 800 miliardë dollarë mbahen nga milionerët rusë në Mbretërinë e Bashkuar, Zvicër, Maltë, Qipro dhe të tjera qendra të ngjashme ‘off-shore’. Një pasuri faraonike, e mbajtur nga disa qindra individë ultra të pasur, të ashtu quajtur ‘oligarkë’; që tejkalon vlerën e pasurisë së 99% tjetër rus, gjithë pjesës tjetër të popullsisë ruse prej 144 milionë banorësh.

Një shembull i tyre është Roman Abramovich, ish-guvernator i një province në Rusi dhe aleat i hershëm i Putinit, i cili u bë një manjat çeliku dhe metalesh. Tani fshihet pas një nënshtetësie të dyfishtë izraelite, me një pasuri neto të vlerësuar në më shumë se 13 miliardë dollarë. Apo edhe Alisher Usmanov, një tjetër manjat rus i metaleve të çmuara, i cili ishte një investitor i hershëm në Facebook. Pasuria e tij vlerësohet në mbi 14 miliardë dollarë. Këtë dhe shumë të tjerë, janë si ‘kukullat Matrioshka’ që sapo i hap brenda fshihet një kukull tjetër, pushtetarët rus.

. . . . . 

Aplikimi ‘on-block’ i këtyre sanksioneve ka efektshmëri më të lartë, duke qenë komplementare me njëra-tjetrën në rezultat të pritshëm. E ndërkohë, duhet edhe mbikëqyrje e rreptë gjatë gjithë kohës, pasi qoftë edhe një e ‘çarë’ e vogël të krijohet në Bllokadën e vendosur, një vend të toleroj disi nga zotimi i dakortësuar, kaq mjafton për ti dhënë ‘frymëmarrje’ ekonomisë ruse.

Filed Under: Opinion

“BIJTE E SHQIPES” NE FILADELFIA FESTOJNE  14 VJETORIN E PAVARESISE TE KOSOVES 

March 1, 2022 by s p

Nga: Bujar Çela

Perkujtimi i 17 shkurtit te cdo viti, i kesaj date me te rendesishme per shqiptaret e Kosoves, eshte bere pjese perberese e veprimtarive te planifikuara nga kryesia e shoqates “Bijte e Shqipes”. Prej 14 vitesh, data 17 shkurt 2008 si data e shpalljes te Pavaresise, ka sjelle ne Qendren social – kulturore kujtime, vleresime e materiale te shkruara nga pjesemarresit dhe organizatoret ne kujtim te luftes, heronjve e deshmoreve te rene per liri. Edhe ne dy vitet e pandemise, keto veprimtari nuk u nderprene.

Por ky pervjetor, u mendua dhe u realizua pak me ndryshe. Per tu ngjasuar edhe me festimin e madh te 28 Nentorit, qe organizohet ne lokale me nje pjesemarrje shume te madhe ne numrin e bashkatdhetareve, kryesia vendosi qe edhe pavaresia e Kosoves, te festohet ne nje nga lokalet shqiptare me nje hapesire sa me te madhe. Nga grupi i punes i ngritur per organizimin e kesaj mbremjeje i perbere prej Dritan Matrakut, Mexhit Kobocit e Bujar Celes u zgjodh Restauranti “Il Villagio“ne Cherry Hill NJ me pronaret Andi Leli, Elton Leli, Arber Myrtaj e Artan Myrtaj, nje ambjent i kendshem, me hapesire e me nje sherbim korekt e te kulturuar.  Bashkatdhetaret nga Kosova e Shqiperia, pak e nga pak filluan te hynin ne ambjentet e brendshme te lokalit ne oren e caktuar, e te zinin vendet e percaktuara. DJ Bujar Sadikaj, djali simpatik, i palodhur e i kujdesshem ne zgjedhjen e muzikes, ftonte me kenget nga Kosova duke krijuar atmosferen festive. 

Z. Bujar Gjoka, kryetari i shoqates “Bijte e Shqipes”, duke i falenderuar te gjithe te pranishmit ne kete veprimtari (dreke), uroj diten e pavaresise te Kosoves per te gjithe shqiptaret me banim ne Filadelfia e kudo ndodhen ne bote, vecanerisht per shqiptaret e Kosoves te cilet duhet ti japin mbeshtetjen e vazhdueshme qeverise se tyre per ta cuar ate perpara ne cdo drejtim. Me pas ai ftoi ish kryetarin e kesaj shoqate z. Tajar Domi, qe te mbaje fjalen e rastit.  

Z. Domi duke kujtuar disa nga momentet e qendreses historike per liri qe nga 1913 -ta kur Konferenca e Ambasadoreve shkeputi padrejtesisht Kosoven nga trojet amtare deri tek lufta clirimtare e vitit 1999 nga UÇK-ja, midis te tjerave theksoi se sot, 14 vite me vone, nuk ka cep te Kosoves pa lapidar, permendore, shtatore, varreza e komplekse memoriale qe deshmojne jo vetem roberine e thelle te ketyre trojeve, por edhe luften e perjetshme te kosovareve per liri. Te renet pergjate historise te Kosoves jane te panumert, ndersa deri ne ditet tona kane arritur jo te gjithe, por vetem emrat e atyre qe kane bere histori. Shteti i ri i Kosoves, ne vleresimet si heronj te Kosoves evidentoi 85 figura te rendesishme te ceshtjes kombetare ne periudha te ndryshme si Abdyl Frasheri, Hasan Prishtina, Azem Galica, Shaban Palluzha, Jusuf Gervalla, Sali Çeku, Fehmi Agani, Zamir Pajaziti e padyshim krye heroi i luftes clirimtare, legjenda shqiptare Adem Jashari me familjen e tij, ndersa Deshmor te Atdheut jane evidentuar mbi 2500 persona. 

Perjetesimi i kesaj historie tashme eshte pasqyruar edhe ne veprat obelisk te ngritura si ai NEW BORN ne qytetin e Prishtines qe simbolizon rilindjen e shtetit te ri te Kosoves; kulla e Obeliskut ne qytetin e Kukesit  tashme “ Nderi i Kombit”, qe e mbushur me fotot e ngjarjeve te eksodit biblik te kosovareve drejt Shqiperise, ka shenuar daten 16 prill te cdo viti  si dita e kthimit ne shenje falenderimi te shqiptareve matane Morinit. Ndersa ne anen tjeter te Kosoves, ne Hanin e Elezit, eshte inauguruar kohe me pare nje veper monumentale- artistike e emertuar “Muri i Kujteses” qe simbolizon sakrificen e Nenes Shqiptare dhe se bashku me emrat e disa prej personaliteteve qe kontribuan ne clirimin e Kosoves, shpreh me se miri kujtimin e respektin per te gjithe ata qe sollen lirine e pavaresine e shume pritur.  

Duke sjelle ne kujtese edhe pak fjale nga pershendetja e presidentes te Kosoves znj. Vjosa Osmani per 14 vjetorin e pavaresise, pjesemarresit ndjehen me krenar e ngadhnjimtar: “Flamuri i Kosoves gjate ketij viti eshte valvitur me dinjitet e krenari ne te kater anet e botes. Permes Farije Hotit, Grave te Krushes, permes Yllkes, Duas, Rites, Majlindes, Nores etj, emri i Kosoves tingelloi shume me mire dhe u be sinonim i triumfit, i kampioneve, i sukseseve e ekselences”. 

Tashme , gjithcka ishte ofruar ne tryezat e pjesemarresve , ndersa kenget popullore per deshmoret e Kosoves, Adem Jasharin, Xhamadani Vija- Vija e shume te tjera , bene qe salla te oshetinte ndersa shumica e pane veten ne pisten e vallezimit. Shumica e bashkatdhetareve ne kete feste vinin me origjine nga Kosova, qytetet shqiptare te Maqedonise (nje pjese vinin per here te pare ne organizimet tona), krahas atyre nga zonat e Shqiperise. Ndër to ishin vellezerit bisnesmen OSMANOLLAJ me babain e familjet e tyre nga Prizreni, te njohur per mbeshtetjen e shoqates “Bijte e Shqipes”, qe i dhane tonin kesaj mbremje te larmishme dhe ne fund kontribuan edhe me $ 1,140 per shkollen shqipe. Familja tjeter e madhe kosovare ÇOÇAJ ishte e pranishme edhe me miq te saj, gjithsej 24 veta, e ne respekt te kesaj veprimtarie z. Bekim Çoçaj u antaresua ne shoqaten tone “Bijte e Shqipes”, veprim qe u pasua nga zoterinjte Viljart Hoxha e Ilir Avdiu. Ne emer te shoqates, z. Bujar Gjoka i falenderoi tre te rinjte duke uruar suksese ne jetet e tyre, ndersa ftoi para mikrofonit z. Lavdrim Cami i cili se bashku me disa miq e familjar te tij na nderuan me pjesemarrjen e tyre.  Z. Cami ka drejtuar per disa vite shoqaten atdhetare “Dibra “, nje shoqate me kontribute te medha ne komunitetin e saj ne NJ e NY si dhe ne vendlindje. Para tre vitesh duke ju pergjigjur thirrjes tone per te ndihmuar financiarisht ne fushaten fond mbledhese per Qendren e Re, si asnje organizate tjeter dergoi per kete qellim    $1,000. Ai falenderoi “Bijte e Shqipes” per jeten aktive dhe punen kompakte e plot pasion qe bejne drejtuesit e saj ne sherbim te komunitetit vecanerisht me shkollen shqipe. 

Ndersa pronaret shqiptar te lokalit “Il Villagio” te kenaqur me kete organizim atdhetar, pasi kontribuan me $1,000 ne ushqim shtese per te gjithe pjesemarresit, u shprehen se shume shpejt do te jene gjithashtu antar te shoqates duke e ndjekur me nga afer jeten e saj. 

Duke shprehur kenaqesi e falenderime per kete organizim te bukur perkujtimor te 14 vjetorit te pavaresise te Kosoves, bashkatdhetaret filluan te shperndahen neper shtepite e tyre me urimin qe 15 vjetori ta gjeje ate me demokratike e me te konsoliduar, te njohur boterisht.

Filadelfia, me 20 shkurt 2022

Filed Under: Politike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 55
  • 56
  • 57

Artikujt e fundit

  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT