Më 3 qershor do të emërojmë rrugën në Staten Island “Ismail Qemali”. Në koordinim me Këshillin Bashkiak dhe Parlamentin e Shtetit të Nju Jorkut “Naser Nikës” iu besua organizimi ceremonisë nën kompaninë Albi’s Party për të organizuar eventin e emërtimit të rrugës për nder të themeluesit dhe kryeministrit të parë të Shqipërisë, Ismail Qemali. Në ceremoni do të marrin pjesë zyrtarë të lartë nga shteti Amerikan dhe ai shqiptar.Këtij manifestimi patriotik do ti bashkangjiten të gjitha organizatat shqiptare dhe çdo kush është i mirëseardhur për të marrë pjesë në këtë manifestim madhështor në respekt dhe nderim të patriotit të madh dhe shtetarit themeltar, Ismail Qemali.Si përgjegjës kryesor nga të gjitha shoqatat për organizim dhe kordinim rreth aktivitetit e ka të drejtën Shoqata Ulqini që të komunikojë për këtë manifestim patriotik dhe komunitar shqiptar. Ftohen të gjithë shqiptarët e Amerikës, Kanadasë, Europës e trojeve etnike që të na bashkohen për të celebruar këtë datë të shënuar historike.•Albi’s Party •Albanian American Association Ulqini• Federata Pan-Shqiptare e Amerikes VATRA•Fundjavë Ndryshe•Shoqata Kraja •Albanian American Association Open Hand• Albanian American Association of Staten Island • Shoqata Atdhetare Dibra•Shoqata Ana Malit• Shoqata Malesia e Madhe – New York • Rrënjët Shqiptare – Albanian Roots • Shoqata Shkodra” Rozafa Association “• Shoqata Rugova • Shoqata Marigona • Fondacioni Plavè Guci• Albanian American Cultural Foundation • Alba Life TV .Fundacioni Dom Simon Filipaj• Batalion Atlantiku • Lukaj Foundation•Xhamadani Foundation •AALEA Law Enforcement •Shoqata Skenderbeu•Gazeta Dielli•Vendlindja ThërretShumë shoqata të tjera shqiptare do të na bashkohen ditët në vazhdim.Kjo është për të gjithë ne dhe për brezat tanë të ardhshëm, ftohen të gjithë shqiptarët që të na bashkohen.
Archives for March 2023
Mesjetë

Astrit Lulushi/
Mesjeta, thonë historianët, ka qenë periudhë e errët. Dakord. Nuk është një vijë e pandërprerë, sigurisht, dhe jo e drejtë. Por duhet pranuar se njerëzit mesjetarë – që kryen llogaritje të mundimshme pa ndihmën e elektronikës – nuk ishin të çmendur. Për këto u detyrohemi murgjve dhe studiuesve mesjetarë.Ishte Mesjeta ku ndodhën përkthime sistematike të veprave klasike dhe arabe dhe na dha universitetet që u bënë qendra të studimit. Interesi intensiv për astronominë – dhe, po, astrologjinë – i bëri njerëzit të shikonin nga qiejt, të testonin parashikimet, të përpilonin tabela duke rafinuar teoritë që përfundimisht çuan në riorganizimin e gjithësisë. Për të rregulluar rutinat e tyre fetare, murgjit projektuan orët mekanike dhe sfiduan ortodoksinë kalendrike. Ishte mesjeta kur të krishterët adoptuan numrat hindu-arabë; kur evropianët eksperimentuan me medikamente të mrekullueshme; kur teoritë e shikimit dhe dritës konkurronin për të shpjeguar kuptimin njerëzor; kur alkimistët zhvilluan teknika praktike që përdoren ende në kiminë moderne. Evropianët filluan të eksploronin mbi oqeane, të ndihmuar nga teknologjitë e reja të hartës dhe busullës magnetike. Dhe ishte në mesjetë kur ata ndërtuan instrumente komplekse për të modeluar kozmosin e tyre të rregulluar në mënyrë hyjnore. Kur Isak Njutoni, heroi i Revolucionit Shkencor, shkroi me modesti se ‘qëndronte mbi supet e gjigantëve’, ai jo vetëm që kishte më shumë të drejtë nga sa e kuptonte, por po përdorte një metaforë mesjetare.Gjithashtu, feja nuk ishte pengesë për përparimin shkencor. Herë pas here kemi parë që të krishterët mesjetarë të respektonin dhe të përvetësonin mësimin nga besimet e tjera pa paragjykime. Besimi i devotshëm motivoi hetimin e botës natyrore; institucionet nga manastiret individuale deri te ato papnore, vetë monarkia, nxiti dhe mbështeti shkencën. Sigurisht, kur u promovuan vizionet e reja të krijimit, mund të lindnin mosmarrëveshje. Por aty ku shpërthyen në konflikt, ato nxiteshin kryesisht nga faktorë politikë ose personalë. Pas mesjetës, rastet e famshme të Giordano Bruno-s dhe Galileo Galilei-t, që shpesh mbahen si simbole të papajtueshmërisë midis besimit dhe arsyes. Pse, atëherë, shkenca zyrtare këmbëngul në nënçmimin e Mesjetës? Pjesërisht është për të lartësuar veten. Kur shkencëtarët e sotëm pohojnë se Koperniku ‘shfronizoi’ Tokën nga piedestali krenar në qendër të universit, ata janë duke u mburrur për modestinë e modernes. Mendimtarët mesjetarë shpesh e përfytyronin Tokën në fund, në vend të qendrës, të universit të paanë; Kjo është arsyeja pse, në Dialogun e Galileos mbi dy sistemet kryesore botërore, Ptolemaik dhe Kopernikan, astronomi fiorentin i kërkoi Salviati, të pohonte se “ne po përpiqemi ta bëjmë Tokën më fisnike dhe më të përsosur … për ta vendosur atë në parajsë, nga e cila filozofët tuaj e kanë dëbuar”. Megjithatë, historia e rënies së Tokës shpesh inkuadrohet si një goditje ndaj arrogancës mesjetare; dhe moderniteti, në të kundërt, supozohet se ka pasur sukses nëpërmjet të shkolluarve.Neil deGrasse Tyson, astrofizikan dhe i shpallur pasardhës i Carl Sagan, ka shkruar se, kur sheh Tokën e vogël ‘Unë … ndihem i madh, duke e ditur se ngjarjet brenda trurit të njeriut janë ato që ndodhin në tre kilogramë na mundësojnë të kuptojmë vendin tonë në univers.’Po, Mesjeta ngeci në disa rrugë pa krye shkencore. Por kështu do të jemi.Romakët ishin të vetëdijshëm se plumbi është helmues — megjithatë ne vazhduam ta pomponim atë nëpër makinat tona dhe në ajër që merrnim frymë deri në fund të shekulli i njëzetë. Dhe nëse, shumë sëmundje mesjetare u shkaktuan nga vetë mjekësia, as ky problem nuk është zhdukur. Sigurisht, shkenca moderne e ka bërë jetën tonë më të gjatë dhe më të rehatshme në mënyrat që njerëzit mesjetarë vetëm mund ta imagjinonin. Por barriera më e madhe që pengon përparimin e mëtejshëm mund të jetë vetëkënaqësia jonë. Doktrina e ‘shkencës’ se një metodë shkencore e pagabueshme është e vetmja rrugë drejt njohurive të besueshme, është, në mënyrën e vet, po aq e rrezikshme sa besimi i verbër fetar. Përderisa shkenca është një veprimtari njerëzore, ajo do të ketë të meta njerëzore. Moshat mund të na mësojnë një përulësi të dobishme dhe të na motivojnë të identifikojmë mundësitë për përmirësim në kohën tonë. Studimi i gabimeve të studiuesve mesjetarë, si dhe i arritjeve të tyre madhështore, na ndihmojnë të vlerësojmë përpjekjet njerëzore në gjithë kompleksitetin e saj magjepsës.
EDIT SHKRELI, KANDIDATJA E PARË SHQIPTARE PËR GJYKATËSE NË NEW YORK!

HISTORIA FAMILJARE: Edita ka lindur në Shkodër, dhe emigroi në Amerikë me prindërit e saj kur ishte 13 vjeçe për t’i shpëtuar trazirave të Mars-it 1997. Babai i saj, Ing. Skender Shkreli, ka drejtuar ndërtimin e rrugëve, urave, uzinave dhe hidrocentraleve kudo nëpër Shqipëri. Po ashtu, Ing. Shkreli ka qënë kryeingjieri i eliminimit të pasojave të termetit të tmerrshëm të vitit 1979 me epiqendër në Dajç të Bregut të Bunës dhe kryeingjinieri i ndërmarrjes së asfaltimeve për të gjithë Zonën e Veriut. Nëna e saj, Elida Shkreli, ka punuar ekonomiste e qarkullimit monetarë në Bankën e Shtetit Shkodër, sot Banka Kombëtare Tregtare. AVOKATE ME EKSPERIENCE: Në vitin 2011, Edita përfundoj studimet e avokaturës tek New York Law School duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të liçensimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”). Edita ka më shumë se tetë vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje comerçiale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.PEDAGOGE E PËRKUSHTUAR: Edita është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019. LIDER I KOMUNITETIT:Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association. EDITA DO TË NDEROJË DHE TË BËJË KRENAR KOMUNITETIN SHQIPTARË TË NEW YORK-UT!
MARRVESHJA A U K U S LËVIZJE STRATEGJIKE BOTËRORE

Fjala AUKUS do të nënkuptonte: Australia (AU), Mbretëria e Bashkuar (UK), dhe SHBA (US). Marrveshje e cila ka kohë që po “gatuhej” në strukturat ushtarake, e diplomatike të të tri vendeve të sipër përmendura e më gjërë. Ajo u bë e njohur më 14 Mars 2023 dhe ka në brendi (si fillim) koordinimin e patrullimit për kohë paqe në rajonin e Paqësorit Lindor me nëndetëse me energji bërthamore (por jo të armatosura me municione bërthamore). Kjo marrveshje në dukje i ngjason asaj të NATO-s të vitit 1949, por tash për tash nuk ka specifikime e detajime për të vënë shenjë barazimi midis tyre. Atëherë pyetja në këtë rast shtrohet pse ndodhi pikërisht tani? Arsyet mund të jenë të shumta, por në gjykimin tim më kryesoret janë:Kina, prej kohësh filloi të vringëlloi armët (paisjet, manovrat e lëvizjet ushtarake) jashtë hapsirave të saj detare të parapara me konventat ndërkombëtare. Me këto lëvizje ajo po kërcënonte:Taivanin, Japoninë, Korenë e Jugut, bazat amerikane në Oqeani, Malaizinë, Indonezinë e deri Australinë.I nxitur nga këto lëvizje kineze, (madje i xhelozuar) se SHBA-ja e Kina do ta linin në harresë e nuk do ta mundësonin të jetë vendimmarrëse madhore e së ardhmes, Rusia provokoi NATO-n e perendimin në tërësi duke sulmuar Ukrahinën e duke paralajmëruar se kjo do ti ndodh edhe Moldavisë, madje edhe vendeve baltike, Finlandës e Suedisë etj.Pra një rizgjim i Rusisë me pretendime të reja.Veprimet e Koresë së Veriut me vazhdimin e provave bërthamore, testim i raketave me rreze të mesme e të largët veprimi mbi hapsirën e fqinjve, goditjet e objektivave deri në gjashtë mijë milje, e këthyen lindjen e largët në një hapsirë në valim. Këtyre veprimeve të papërgjegjëshme po tu shtohen edhe ato të Iranit që furnizon grupe të shumta terroriste, kërcënon rajonin e më gjërë, furnizon me drone e armatim veprimet ruse në Ukrahinë, tabloja ushtarake është e zjarrtë deri në shpërthim.Po të shtojmë këtu edhe dëmin kolosal botror që solli koronaviruesi i dalë nga laboratori ushtarak i virologjisë së Uhanit në Kinë (armë biologjike), arrijmë në përfundimin se marrveshja AUKUS është një lëvizje ushtarake e domosdoshme dhe e provokuar nga veprimet ushtarake të Kinës.Në sipërfaqen e AUKUS-it në këto moment, është thënë vetëm se marrvesha e tri shteteve lidhet për: bashkveprim e bashkë koordinim të patrullimit të hapsirave të Paqësorit Lindor me nëndetëse me energji bërthamore amerikane e britanike. Me këto nëndetëse do të furnizohet edhe Australia. Pra vëzhgmi e patrullimi do të bëhet nga të tri shtetet sipas një plani të koordinuar.Realizimi i këtij organizmi të ri ushtarak, kërkon edhe rritjen e buxheteve në këtë fushë nga pjesmarrësit, të cilët u angazhuan se do ta bënin një gjë të tillë që këtë vit. Në të njejtën kohë kjo marrveshje është një pikë kthese në hapsirën e Paqësorit Lindor duke u patrulluar për kohë paqe nga 3-5 nëndetese moderne. Por kemi bindjen të besoj se do të jenë planifikuar edhe veprimtari të përbashkëta në rast konflikti ushtarak.Po ashtu kemi prirjen të besoj se në të ardhmen jo të largët, këtij organizmi do ti bashkangjiten edhe shtete të tjera si: Japonia, Koreja e Jugut, India, Malajzia Indonezia etj. E themi këtë se edhe ata ndjehen të kërcënuara nga kinezomania.Nuk përjashtohet mundësia që për këtë marrveshje të ketë edhe mos pëlqime e madje “turfullimi” nga Kina, Koreja e Veriut, Vietnami etj. Por, me veprimet ushtarake, politike e diplomatike të deri tanishme të Kinës, me vendimet e fundit të kongresit të Partisë Komuniste Kineze, me provokimet me balona mbi teritorin amerikan, me ekspansionin ekonomik kundër amerikan, me vjedhjet tekniko-shkencore dhe me ndihmën që po i jep Rusisë, Kina e ka provokuar hapur një lëvizje të tillë strategjike botërore.Ky organizëm strategjik politik e ushtarak, mendohet se do ti bëjë mirë sigurisë botrore dhe do ta lehtësojë në një farë mase dhe peshën e NATO-s në Europë.
ASLLAN BUSHATI
“Serbia can’t rule Kosova”



Sokol Paja/
New York, 16 Mars 2023 – Dhjetëra shqiptaro-amerikanë nën udhëheqjen e aktivistëve të shquar të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Mark Gjonaj, Gani Shehu, Gjek Gjonlekaj, Ilir Bytyçi, Xhek Kukaj, Shefki Nexhuani, Xheladin Zeneli, Ukë Lushi etj, protestuan para përfaqësisë diplomatike të Bashkimit Europian në Manhattan dhe kërkuan që të mos nënshkruhet “Asociacioni” sipas interesave të Serbisë. Shqiptaro-Amerikanët bënë thirrje që populli shqiptar i Kosovës të mos mbetet peng i negociatave të marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë por BE të veprojë sa më shpejt në arritjen e njohjes reciproke mes Kosovës e Serbisë. Tubuesit kërkuan që bashkësia ndërkombëtare të kërkojë dënimin e Serbisë për krimet dhe gjenocidin e serbëve në Kosovë. Ata i bënë thirrje dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të mbështesin dhe mbrojnë interesin e drejtë të shqiptarëve të Kosovës në marrëveshjen përfundimtare me Serbinë. Tubuesit në fjalën e tyre deklaruan se kjo është një protestë për popullin e Kosovës, shtetin e Kosovës, pavarësinë, sovranitetin, dinjitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.
- « Previous Page
- 1
- …
- 23
- 24
- 25
- 26
- 27
- …
- 55
- Next Page »