• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for October 2023

“Mbyllja e qeverisë”: karakteristika dhe shpjegime

October 20, 2023 by s p

Dr. Ernest Nasto 

Ekspert i politikës amerikane/

Një aspekt karakteristik i politikës amerikane, tepër i pranishëm prej gati një muaji, ështe dukuria e njohur me emrin “mbyllje e qeverisë” (government shutdown) që në thelb do të thotë ndërprerje e funksionimit të shërbimeve qeveritare në disa fusha të caktuara. Një ndërprerje e tillë ka ndodhur dhjetë herë gjatë 40 viteve të fundit në një kohë që në vende të tjera, qeveritë vazhdojnë të funksionojnë edhe në situata luftrash apo krizash kushtetuese. Përse pra vazhdon të ndodhë kjo dukuri specifikisht amerikane? 

Fakti është që për shumicën e vendeve pezullimi i shërbimeve të ofruara nga qeveria është një ngjarje e rrallë, pothuaj katastrofike, që mund të mendohet vetëm në raste revolucionesh, pushtimesh ose fatkeqësish të mëdha natyrore. Për këtë arsye është disi e pakuptueshme që ky lloj pezullimi të provokohet me dëshirë nga drejtuesit politikë të superfuqisë botërore në kohë paqeje. Në rastin më të fundit, atë të muajit të kaluar, një marrëveshje në çastin e fundit bëri të mundur që Kongresi ta shmangë mbylljen duke miratuar një projekt-ligj afatshkurtër për vazhdimin e funksioneve edhe për 45 ditë të tjera. Kjo do të thotë se politikanët do të duhet të kthehen në tryezën e negociatave në mes të nëntorit dhe vendi mund të përballet sërish me një pezullim tjetër, sapo të mbarojë financimi i përkohshëm. 

Një dukuri e tillë vazhdon të ndodhë sepse sistemi federal i qeverisjes në Shtetet e Bashkuara lejon mundësinë që degët e ndryshme të pushtetit, që i shpjeguam në një artikull të kaluar (1), të jenë nën kontrollin e partive të ndryshme. Kjo ishte një strukturë e krijuar nga etërit themelues me qëllim të  inkurajimit të diskutimit të lirë e të kompromiseve, por e cila për fat të keq ka pasur efektin e kundërt në 40 vitet e fundit. 

Efekti në fjalë u mundësua nga ana ligjore bazuar në një interpretim të ngushtë nga Prokurori i Përgjithshëm më 1980, në kohën e administratës së Jimmy Carter, të një Ligji për shpenzimet të miratuar në shekullin XIX i cili e ndalonte qeverinë të lidhte kontrata pa miratimin e kongresit. Ndërkaq gjatë gati një shekulli qeveria kishte lejuar vazhdimin e shpenzimeve të nevojshme edhe nëse ato nuk mbuloheshin. Kjo ndryshoi me interpretimin e ri: shpenzimet s’do të lejoheshin më nëse s’ishin parashikuar në buxhet apo nëse fondet ishin mbaruar. 

Mbyllja e parë ndodhi pak më vonë, më 1981, kur Presidenti Ronald Reagan vuri veton ndaj një projektligji financimi, dhe zgjati për disa ditë. Që atëherë, ka pasur një numër syresh që janë pasuar me ndalimin e disa shërbimeve dhe kanë zgjatur prej gjysëm dite deri në më shumë se një muaj, ndërsa më e gjata ka qenë ajo e periudhës dhjetor 2018 – janar 2019 nën presidencën Trump. Disa shërbime thelbësore vazhduan të funksiononin, si p.sh. ushtria apo sigurimet shoqërore, në një kohë që u pezullua pagesa e disa qindra mijëra punonjësve të administratës federale. Sipas vlerësimeve të Shtëpise së Bardhë mbyllja cënoi negativisht rritjen e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) me 0.1 përqind për çdo javë të pezullimit të pagave. 

Duhet theksuar se mbyllje të tilla janë praktikisht të pamundura në vende të tjera. Sistemi parlamentar i përdorur nga shumica e demokracive evropiane siguron që ekzekutivi dhe legjislativi të kontrollohen nga e njëjta parti ose koalicion. Në mënyrë të natyrshme mund të ndodhë që parlamenti të refuzojë një buxhet të propozuar nga kryeministri, por ai veprim ka të ngjarë të shkaktojë rënien e qeverisë, shoqëruar me zgjedhje të reja, por jo me ndalesa të shërbimeve si parqet kombëtare, rimbursimet e taksave apo programet e ndihmave ushqimore. 

Një rast i tillë p.sh. ishte pikërisht ajo që ndodhi në Kanada në vitin 2011, kur partitë opozitare hodhën poshtë buxhetin e propozuar nga Partia Konservatore e kryeministrit të atëhershëm Stephen Harper. Ai drejtonte asokohe një qeveri të pakicës, në kuptimin që konservatorët s’kishin shumicën e vendeve në parlament, megjithatë qeverisnin me mbështetjen e partive të vogla. Por në rastin konkret partitë në fjalë refuzuan mbështetjen për buxhetin, gjë që çoi në një mocion mosbesimi nga Dhoma e Komuneve (dhoma e ulët e parlamentit kanadez), në dorëheqjen e kryeministrit dhe në zgjedhje të parakohshme. Gjatë tërë kësaj kohe shërbimet qeveritare vazhduan pa asnjë ndërprerje. 

Një shembull tjetër kuptimplote është ai i Belgjikës, e cila për 589 ditë me rradhë ndërmjet viteve 2010-2011 nuk drejtohej nga një qeveri e zgjedhur me procedurë të plotë, e megjithatë të gjitha shërbimet qeveritare vazhduan te kryhen pa asnjë problem. 

Edhe Irlanda në vitet 2016-2020 drejtohej nga një qeveri e pakicës e cila mbështetej në parlament nga nga një numër partish jashtë koalicionit, dhe përsëri të gjitha shërbimet qeveritare vazhduan normalisht në saje të marrëveshjeve të posaçme ndërmjet partive. 

Ndërkaq, interpretimi i ngushtë që përmendëm më lart ka bërë që SHBA të dallohen jo vetëm nga demokracitë parlamentare, por edhe nga ato me sistem të ngjashëm presidencial, në të cilat presidenti është njëkohësisht edhe kryetar i qeverisë. Kështu p.sh. në Brazil dega egzekutive e pushtetit (presidenti dhe administrata), ka kompetenca të gjera që mundësojnë vazhdimin e funksioneve qeverisëse edhe në mungesë të një buxheti të miratuar nga legjislatura.

Si përfundim mund të themi se një bashkëpunimi i frytshëm ndërmjet partive është bërë gjithnjë e më i rrallë në Shtetet e Bashkuara, dhe për fat të keq partitë kundërshtare duken shumë të gatshme të përdorin funksionimin e përditshëm të qeverisë si një mjet presioni ndaj palës tjetër vetëm për interesa të ngushta. Kërcënimi për mbyllje tash së fundi ishte kësisoj rezultat i presionit të një pakice kongresmenësh republikanë të vijës së ashpër që kërkojnë shkurtime të thella të shpenzimeve të cilat nuk mbështeten as nga kolegët e tyre centristë e as nga demokratët. Viktimë e këtyre grindjeve ra më në fund edhe Kryetari Dhomës (Speaker), Kevin McCarthy, i cili u shkarkua në fillim të tetorit dhe Dhoma e Përfaqësuesve është ende pa kryetar.

Ligji i financimit afatshkurtër u miratua ndërkaq pa fonde shtesë për luftën në Ukrainë, mirëpo me kohën që po kalon dhe me afrimin e 15 nëntorit, mbetet për t’u parë se çfarë lloj marrëveshjeje do të arrihet në kushtet e reja të krijuara nga rindezja e konfliktit në Lindjen e Mesme dhe nga negociatat e stërzgjatura për zgjedhjen e kryetarit të dhomes. E gjithë kjo s’mund të thuhet se ndihmon në forcimin e besimit tek Shtetet e Bashkuara për të cilën bota e sotme ka aq shumë nevojë si faktor stabiliteti. 

====== 

(1) https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02cqisEqgUzWJ7pA6znF9Ae56mZU343xU4jo1mcYwfo1hmKkasTuvv72GeLSNG3urKl&id=100064755940971&mibextid=Nif5oz

*Autori është n/kryetar i degës së Federatës Vatra për Chicagon

Filed Under: Ekonomi

VATRA NDEROI KRYEPOLICIN E KOSOVËS KOLONEL GAZMEND HOXHA ME MEDALJEN E ARTË TË LIRISË

October 20, 2023 by s p

Sokol Paja/

New York, 19 Tetor 2023- Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA në një ceremoni zyrtare nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha me motivacion: “Për pasionin, kontributin e spikatur, profesionalizimin, lidershipin dhe rezultatet e larta në zhvillimin e strategjisë së zhvillimit të strukturave të forcave policore, për modernizimin e tyre, rritjen e kapaciteteve operacionale, operative dhe komandim-kontrollin e tyre në luftën kundër krimit të organizuar, grupeve kriminale, sigurinë e rendit publik dhe mbrojtjen me çdo çmim të integritetit dhe tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës”. Në vizitën zyrtare në Vatër, Kolonel Hoxha u shoqërua nga Kolonel Agron Nezaj, Kapiten Lulzim Krasniqi, toger Ismet Koca, Elton Shametaj – Chairman American Albanian Law Enforcement Association dhe anëtarë të tjerë të kësaj organizate që shërbejnë në New York, New Jersey etj. Delegacioni i Vatrës i përbërë nga kryetari z.Elmi Berisha, Shefi i Kabinetit Dr. Pashko Camaj, Marshalli Paulin Mrnaçaj, Arkëtari Besim Malota, Prof.Lek Përlleshi, Ilir Cubi, Anton Raja dhe Astrit Gjonpalaj shprehën mirënjohje për profesionalizmin e lartë, sakrificën, trimërinë dhe vendosmërinë e policisë së Kosovës në ruajtjen e territorit të Kosovës, rendit e sigurisë së qytetarëve në përballje me krimin serb dhe forcat serbo-ruse që kërkojnë të destabilizojnë Kosovën. Kryetari i Vatrës z.Berisha dënoi sulmin terrorist serb, shprehu ngushëllime familjes Bunjaku e kolegëve të heroit më të ri të Kosovës. Z.Berisha në fjalën e tij falenderoi mbarë policinë e Kosovës, forcat e sigurisë, liderët politikë, drejtuesit e institucioneve, median për punën e bërë në këto kohë të sulmeve e agresionit kriminal serb.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha deklaroi se vlerësimi me Medaljen e Artë të Lirisë është “Nderim e shpërblim mirënjohje për të gjithë Policinë e Kosovës për punën, profesionalizmin dhe sakrificën për sigurinë publike të qytetarëve të Kosovës”. Kolonel Hoxha falenderoi Vatrën për punën dhe mbështetjen e jashtëzakonshme në këtë situatë, të gjithë shqiptaro-amerikanët dhe kërkoi që të gjithë shqiptarët në Amerikë të jenë bashkë për të lobuar për Kosovën dhe për forcimin e rolit, imazhit, institucioneve dhe pozitës së shtetit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe arenën ndërkombëtare. Në përfundim të takimit vëllazëror kryepolici i Kosovës Kolonel Gazmend Hoxha i dhuroi Vatrës flamurin e Policisë së Kosovës si shenjë nderimi e respekti për mbështetjen e pakursyer.

Filed Under: Featured

Kryeministri Kurti: Vepra e Noel Malcolm ndihmoi për të vërtetën historike për Kosovën

October 20, 2023 by s p

Libri “Kosova: një histori e shkurtër”, ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në premierën e filmit dokumentar kushtuar veprës së Sir Noel Malcolm.

Kryeministri Kurti vlerësoi lart kontributin e Sir Noel Malcolm dhe librin e shkruar për Kosovën, pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike.

Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit, tha Kryeministri.

Duke vlerësuar lart figurën e tij, kryeministri tha se ishte nder dhe kënaqësi prania e sotme e Sir Noel Malcolm në Kosovë, i cili e kishte menduar ta shkruante këtë libër për publikun perëndimor, me idenë që të rrëfente dhe sqaronte duke shpjeguar, e të shpjegonte duke dokumentuar dhe argumentuar për Kosovën, e cila ndodhej në prag të luftës.

“Dhe vërtet ky libër ndihmoi shumë për orientimin e publikut perëndimor, qoftë akademik apo politik, në raport me të vërtetën historike për Kosovën. Aq më tepër që “Kosova: një histori e shkurtër”, u shkrua pas një hulumtimi intensiv nëpër burime arkivore e botime dokumentare, në studimet e historiografisë shqiptare dhe historiografisë serbe, si dhe nëpër botime ballkanologjike. Nëpërmjet kësaj vepre, mund të flitet për një linjë të veçantë pikëpamjeje dhe interpretimi racional ndaj historisë së Ballkanit”, u shpreh kryeministri.

Me mbresat më të mira nga dokumentari për të dhe me vlerësimet më të larta për veprat e tij historiografike, Kryeministri Kurti falënderoi Sir Noel Malcolm, dhe i uroi shumë shëndet dhe mbarësi në punët akademike.

See Insights and Ads

Create Ad

All reactions:

55

Filed Under: Politike

Naim Frashëri, kushtrimi qiellor i zërit të përmallshëm të këndimit shqip

October 20, 2023 by s p

Nga Albert Vataj/

“Në mes tuaj kam qëndruar/E jam duke përvëluar,/Që t`u ap pakëzë dritë,/ Natënë t`ua bënj ditë./ Do të tretem, të kullohem,/ Të digjem, të përvëlohem,/ Që t`u ndrinj mir` e të shihni,/ Njëri-tjatërin të njihni./ Për ju do të rri të tretem, /Asnjë çikë të mos mbetem, /Të digjem e të qanj me lot,/ Se dëshirën s`e duronj dot./ Unë zjarrit nuk i druhem/ Dhe kurrë s`dua të shuhem,/ Po të digjem me dëshirë,/ Sa të munt t`u ndrinj më mirë… Janë këto “Fjalët e Qiririt” të Naimit. Eshtë ky një kushtim i mallshëm kushtrimi. Janë këto vargje të një zemre që digjet prej zjarrit të truallit. Këto mendime janë ata që gurrojnë prej shpirti që përpushet në hojet e një hovi të zëshëm kraharori që buçet.

E shpërthen ajo zemër e Naimit, gurron ai shpirt i mëmëdhetarit, e hymnizon me kaq ëmbëlsi e kaq dëshirimi, me kaq jehonë e kaq mall, e i’a nis këngës, e kungon të shenjtën e shtrenjtë të gjakut që i vlon e syrit që i’a shterr mungimi i magjepsjes të asaj bukurie që i ka mbetur larg e i’a zhurit ëndrrën.

O malet e Shqipërisë e ju, o lisat e gjatë,

fushat e gjera me lule q`u kam ndër mend dit `natë,

ju, bregore bukuroshe, e ju, lumenjt` e kulluar,

çuka, kodra, brinja, gërxhe dhe pyje të gjelbëruar,

do të këndoj bagëtinë që mbani ju e ushqeni

o vendëthit e bekuar ju mendjen ma dëfreni.

Ky mall për atdheun zë fill e merr jetë në këto vargje. Ky prush e përcjellë varg pas vargu e strofë pas strofe krejt poemën epike “Bagëti e Bujqësi” një prej himneve më të vetvetishme të historisë së kungimit shpip të fjalës dhe amës. Larg vendlindjes që e përkundi me ninulla epesh e legjendash, larg maleve dhe fushave që e frymojnë në çdo pore dhe e ngjethin në çdo kujtim, larg netëve të magjishme dhe mëngjeseve plot zhurma jetësore që e përshkojnë në kurmin që i’a zhurit mungimi.

Kjo dëshirë për të fluturuar drejt Shqipërisë është shprehur me mjete poetike nga më të ndjerat. Poeti dëshiron të ketë “vrapin e veriut… krahë pëllumbi…, nxitimin e lumit me valë”. Me apostrofa plot drithërim ai i drejtohet “fluturës krahëshkruar” ose “dallëndyshes bukuroshe” që t`ia marrin zemrën e përmalluar e t`ia shpien në Shqipëri. E shpërthen ky zë, e gjëmon rrokaqiellës ky kushtrim, gurron në çdo përrua e pikon me çdo rigë shiu, bulon në çdo vesë e ligjëron në çdo blegërimë kur mëton:

Kur dëgjon zëthin e s`ëmës qysh e lë qingji kopenë

blegërinë dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë,

edhe në i prefshin udhën njëzet a tridhjetë vetë,

e ta trembin ai s`kthehet, po shkon në mes si shigjetë.

Ashtu dhe zemra ime, më lë këtu, tek jam, mua,

vjen me vrap e me dëshirë aty, në viset e tua.

E rrugëton nëpër fjalë e kumtime ai zë i Naimit, mallohet nëpër vargje e mrekullohet nëpër kujtime, e mbledh gjithë zjarrin që e djeg e flakadanin që i’a ndrin natën e mërgimtarit, e shpërthen, e shtraton, e fëshfërinë, e hymnizon:

“Ti Shqipëri, më ep nder, më ep emrin shqipëtar,

zemrën ti ma gatove plot me dëshirë e me zjarr.”

Më 25 maj 1846 u lind në Frashër të Përmetit, Naim Frashëri, poeti më i zëshëm i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, atdhetari, mendimtari dhe veprimtari i shquar i arsimit dhe i kulturës shqiptare. Ai vdiq më 20 tetor 1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku edhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri në vitin 1937.

Naim Frashëri, si një hyll i mallshem e percjell ky emen rokullitjen e botes s’onë shqipëtare. As fort i flakshem as fort i zbet, por gjithmon i pagjshem e gjithmon plot dritë. E i pandrueshem ner gjith këta shndrime e ngjarje të jetes edhe sot aj asht „qëndruar“ dhe asht „duke u përveluar“

(Fjalët e Qiririt) në mezin t’on, shkruan për të pena Krist Maloki.

Ndërsa Skënder Luarasi, mëton se:

Me gjithë se Muza e poezis ia ka falun poetit të Zanës malsore kurorën e dafintë si shpërblim për rëndësin klasike, prap se prap ka edhe Naim beu vlerë fort të madhe, pik ma së pari si themelues i literaturës shqipe dhe pasandaj si lëvrues i aftë i gjuhës dhe si vjershëtar i thjeshtë i popullit.

‘’Naim be Frashëri dallohet aq shqueshëm ndër të tjerët sa që s’takojmë as ma të voglin pengim me karakterizue personin, sidomos jetën dhe veprën e tij në këtë botë: I pamërrishëm na qëndron nalt përpara syvet në tri pika: si patriot, si poet, si njeri… Asokohe, më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea” (1869). Bëri pastaj pak muaj në Stamboll, si nëpunës i vogël në zyrën e shtypit (1870), po iu shfaq tuberkulozi dhe u kthye në vendlindje për klimë të mirë. Në këtë periudhë Naim Frashëri. bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtexhinjve e u dha pas vjershërimit persisht, me sukses, duke botuar më vonë edhe një përmbledhje lirika sh Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri. braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua le tërsisë shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët shqiptarë. Në Stamboll Naim Frashëri. ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria”(1884-85), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit, më pas si kryetar. Më 1886 Naim Frashëri. botoi poemën e tij të famshme Bagëti e bujqësia, atë greqisht Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon) dhe katër libra për shkollat: “Vjersha për mësonjtoret e para”, “E këndimit të çunavet këndonjëtoreja”, (në dy vëllime, me poezi, lexime të ndryshme, njohuri të para shkencore humanitare), si dhe një “Histori të përgjithshme”. Më 1888 vijoi me “Dituritë” (ribotuar më 1895 me titullin “Gjithësia”, – shkenca të natyrës). Më 1890 doli përmbledhja e lirikave Lulet e verës, pastaj “Mësimet” (proza patriotike dhe të moralit) dhe Fjala flutarake (vjersha) më 1894, së fundi më 1898 poema e madhe epike Historia e Skënderbeut dhe poema fetare Qerbelaja etj. Naim Frashëri. vdiq në 20.10.1900 në lagjen Erenqoj të Stambollit, ku dhe u varros. Eshtrat e tij janë sjellë në Shqipëri. Naim Frashëri. u shqua për lirikën e tij patriotike me temë aktuale (vjershat “Gjuha shqipe”, “Korçës” 1887 etj.), u këndoi me pasion të rrallë mallit dhe bukurive të atdheut (“Bagëti e bujqësia”) dhe bëri thirrje të fuqishme për çlirimin e tij (krijime të ndryshme, “Dëshira e vërtetë e shqiptarëve”), si dhe për begatimin e vendit dhe një të ardhme demokratike të tij. Ai i këndoi natyrës, dashurisë (poema “Bukuria”, një ndër kryesoret e tij, 1890), miqësisë, jetës intime (me brengën për të afërmit që bori). Poema “Historia e Skënderbeut”qe një kurorëzim i veprës së tij, “testamenti i tij politik e poetik”, me grishje të hapëta për çlirim nga Turqia. Poema është shkruar sipas traditës së madhe barletiane. Në poemat epike ai u ndikua nga historitë e vjershëruara të Lindjes dhe nga bejtexhinjtë frashëriotë, po duke iu kundërvënë këtyre me shqipen e kulluar apo me shkarkirnin e dogmës fetare (në “Qerbelaja” dhe në veprat e tjera, që i hartoi për afrimin e elementit besimtar në lëvizjen kombëtare). Naim Frashëri. u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha “Perëndia”1890). Shkroi dhe proza për të vegjlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për racionalizmin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso etj., me besimin e plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizmin e tij dhe antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar, për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri. u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar, njeri i mendimit, njeri politik. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit. Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike, të vendit (një ” demokraci prej pleqet», pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë ,përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u ndikua). Naim Frashëri. luajti, përkrah Samiut e pas Kristoforidhit, një rol themelor për shqipen e re letrare, të cilën e shkroi me një pasuri të veçantë fjalori e sidomos frazeologjike, duke u mbështetur kryesisht në gjuhën e popullit, e shkroi të pastër dhe bëri një punë të dukshme për pasurimin e saj, duke e ngritur atë në lartësinë e një gjuhe arti të zhvilluar dhe kulture. Ndikimi i Naim Frashëri, me gjallje të shkrimtarit dhe pas vdekjes, jo vetëm te shkrimtarët shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme, ishte i madh. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për merita kulturore në Shqipërinë jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.

Filed Under: Kulture

American Albanian Law Enforcement Association (AALEA), Launches Successful GoFundMe Campaign. Thanks Supporters for Their Generosity

October 20, 2023 by s p

New York City, NY

October 19, 2023/

American Albanian Law Enforcement Association (AALEA) is pleased to announce the successful launch and ongoing of the GoFundMe campaign on behalf of the family of the fallen Kosovo Police Hero, Afrim Bunjaku.

Through the generosity of Albanian community in United States, and many Albanians across the world, American Albanian Law Enforcement Association was able to raise $60,000,00 dollars. These funds will be presented to the General Director of Kosovo Police, Mr. Gazmend Hoxha on October 19th, 2023, in New York. Upon his return to Kosovo, Director Hoxha will present these funds to the family of Kosovo Police Hero, Afrim Bunjaku.

We are incredibly grateful for the outpouring support we received during our GoFundMe campaign. The response from the Albanian community and beyond has been truly heartwarming. The funds raised will help lighten the burden of the Bunjaku family after the tragic loss of a husband and a father of three children.

American Albanian Law Enforcement Association would like to extend its deepest gratitude to each and every donor who contributed to the campaign. Their generosity and belief in AALEA’s mission have made a significant impact on the outcome of this event. We are truly humbled by your kindness and will ensure that every dollar is forwarded to Bunjaku family.

The success of the GoFundMe campaign has reinforced our organization’s belief in the power of community and the ability to create meaningful change when we come together.

For more information about Albanian American Law Enforcement Association and its mission, please visit http://aaleaus.org

American Albanian Law Enforcement Association (AALEA)

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • 27
  • …
  • 63
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT