• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Archives for August 2024

PRESS RELEASE FROM VATRA

August 30, 2024 by s p

Vatra President Dr. Elmi Berisha and Vatra Treasurer Besim Malota wrap up round of meetings in DC with Professor Daniel Serwer.

Today Vatra President Dr. Elmi Berisha and Vatra Treasurer Besim Malota met with Daniel Serwer, Senior Fellow and Professor at Foreign Policy Institute, Johns Hopkins School of Advanced International Studies in Washington DC to discuss topics related to US foreign policy, the impact of US elections in the Balkans and the region and the prospects of Kosova as a fully integrated country in the international community.

A respected authority on the Balkans with a career that spans decades, the Johns Hopkins Professor has author a few books including From War to Peace in the Balkans, the Middle East, and Ukraine.

Today’s meeting with Professor Serwer wraps up two intense days of high-level visits with government officials at the State Department and National Security Council, White House respectively Alexander Kasanof, the new Deputy Assistant Secretary for the Western Balkans and Media and Public Diplomacy at the European and Eurasian Affairs Bureau. and Kathleen Larkin, Director for the Balkans and Central Europe at National Security Council.

Filed Under: Komunitet

PRESS RELEASE FROM VATRA

August 30, 2024 by s p

This afternoon Kathleen Larkin, Director for the Balkans and Central Europe at the National Security Council and Elmi Berisha, President of the Pan Albanian Federation of America Vatra held a meeting to discuss issues regarding Kosova’s evolving security landscape in support of Kosova’s progress towards a secure democratic country on the path to greater Euro-Atlantic integration. The meeting took place at the Eisenhower Executive Office Building. Vatra President Elmi Berisha was joined by Alfons Grishaj, Deputy Chairman, Besim Malota, Treasurer, Mondi Rakaj, Executive Board Member and Kolec Ndoja, Chairman of General Council.

It comes on the heels of Mr. Berisha’s sit down with Deputy Assistant Secretary Kasanof yesterday at the State Department.

The Thursday and Friday round of meetings represent a historic achievement of Vatra’s leadership and highlight Vatra’s crucial place in advocating and advancing Albanian national interest’s.

Filed Under: Politike

VATRA TE “ZËRI I AMERIKËS” Elmi Berisha: Marrëdhëniet e SHBA-së me shqiptarët të forta, pavarësisht nga qeveritë

August 30, 2024 by s p

https://www.zeriamerikes.com/a/7765763.html

  • Keida Kostreci

Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, Elmi Berisha thotë se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me shqiptarët janë të forta pavarësisht nga qeveritë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Berisha tha se Vatra është e angazhuar të luajë rolin e saj për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në rajon. Zoti Berisha thotë se cilido nga kandidatët të fitojë në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, qëndrimet ndaj çështjeve shqiptare nuk do të ndryshojnë. Zoti Berisha ishte në Uashington në krye të një delegacioni të Vatrës, që u takua me Zëvendës Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit dhe të dërguarin për Ballkanin Perëndimor Alexander Kasanof , për të diskutuar çështjet që prekin Ballkanin Perëndimor dhe veçanërisht shqiptarët në rajon.

Zëri i Amerikës: Zoti Berisha, nisur edhe nga takimet që po mbani në Uashington këto dy ditë, çfarë po bën aktualisht Vatra për ndërgjegjësimin më shumë në Uashington për çështjet që shqetësojnë Ballkanin e Perëndimor, sidomos marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë dhe gjithë shqiptarëve në rajon.

Elmi Berisha: Këto vitet e fundit Vatra ka bërë një punë të madhe, të shkëlqyeshme bashkëpunimi mes Departamentit amerikan të Shtetit, Shtëpisë së Bardhë, Kongresit, Senatit por edhe qasjes tonë të drejtpëdrejtë me vendet e origjinës, me Tiranën zyrtare, Prishtinën zyrtare, Shkupin zyrtar dhe Podgoricën zyrtare. Jemi munduar që të kemi edhe një lidhje të drejtpërdrejtë me ambasadorët amerikanë në këto kryeqytete. Kemi krijuar marrëdhënie të shkëlqyera institucionale që nuk kanë ekzistuar më herët mes Vatrës dhe Prishtinës zyrtare, parlamentit të Kosovës, njëkohësisht edhe Tiranës zyrtare, Shkupit zyrtar dhe gjithandej. Kemi vizituar edhe Luginën e Preshevës, Bujanocin dhe Medvegjën dhe jemi kujdesur për ta. Përndryshe kemi pritur edhe delegacione prej niveleve më të ulëta e deri tek ato prej presidentësh dhe kryeministrash në selinë e Vatrës. Kemi pritur edhe senatorë, ligjvënës, ambasadorë dhe ish zyrtarë të lartë amerikanë. Do të thotë e e kemi kthyer Vatrën në drejtimin që ka qenë nga fillimi, e orientuar për ta ndihmuar kombin shqiptar, që në vitet e para të themelimit të saj para 113 vitesh. Atë trashëgimi e kemi bartur ne në pesë vjeçarin e fundit.

Zëri i Amerikës: Konkretisht duke pasur parasysh që kemi disa sfida madhore globale dhe dihet që në raste të tilla duhet edhe një vëmendje më e shtuar për të pasur angazhimin e Shteteve të Bashkuara, Uashingtonit, për çështe të tilla si Ballkani, që është e rëndësishme por ndërkohë kemi kriza të tjera siç janë ato në Lindjen e Mesme dhe lufta mes Ukrainës dhe Rusisë. Cili është angazhimi konkret për ta mbajtur këtë vëmendje?

Elmi Berisha: Vetë fakti që ne po mbajmë lidhje shumë të afërta me Departamentin e Shtetit dhe kemi qasje shumë të afërta edhe me Prishtinën dhe Tiranën zyrtare, kjo do të thotë se ne po e vëzhgojmë apo jemi një lloj sateliti mbi re që ndihmon proceset kombëtare në përgjithësi, e në veçanti procesin e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Këtu, kemi vëzhguar me vëmendje dhe kemi ndihmuar. Kemi përfaqësuar me dinjitet qëndrimet e mërgatës shqiptare në Amerikë dhe kryesisht anëtarëve të Vatrës. Vatra dhe shqiptaro-amerikanët kanë një traditë 113 vjeçare të ruajtjes së marrëdhënieve të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ose të përhershme vëllazërore. Sepse po të mos ishte Amerika, nuk do të ishte as Shqipëra e lëre më Kosova. Kështuqë ne vazhdojmë ta ruajmë këtë traditë të fortë. Si Vatër në aspektin filozofik dhe politik jemi në të njëjtën linjë me Departamentin e Shtetit dhe për këtë arsye vizituam dje Departamentin amerikan të Shtetit ku u takuam me zottn Kasanov i cili është përfaqësues i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe ndihmës-sekretar i shtetit.

Zëri i Amerikës: Le të ndalemi pak pikërisht tek çështja që është më e ndjeshme tani në Balkan për shqiptarët, ajo mes Kosovës dhe Serbisë. Kohët e fundit diplomacia perëndimore, veçanërisht ajo amerikane ka shprehur paknaqësinë lidhur me disa lëvizje të Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, kjo paknaqësi është shprehur hapur, madje nga ata që thonë se marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara janë në pikën më të ulët. Cili është mendimi juaj dhe a po luan vatra rol në zbutjen e këtyre fërkimeve ose lehtësimit të komunikimit?

Elmi Berisha: Sigurisht që ne jemi brenda këtyre proceseve. Çdo gjë që rrjedh gjatë procesve politike në Kosovë dhe nuk rastis të jenë në të njejtën vijë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ne jemi të shqetësuar dhe sigurisht që do të ndihmojmë dhe do të përfshihemi me mundësitë tona. Marrëdhëniet me Amerikën Kosova i ka të mrekullueshme, me popullin amerikan. Qeveritë vijnë e shkojnë kurse partneriteti vëllazëror dhe i përhershëm gjithmonë do të mbetët në mes të shqiptarëve të Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi me Shtetet e Bashkuara. Jam shumë i bindur që shqiptarët nuk duhet të kenë asnjë lloj meraku me qëndrimet dhe propozimet që i bëjnë Shtetet e Bashkuara e në veçanti dua të përmend Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier i cili është duke bërë një punë të madhe të shkëlqyer që ne si shqiptaro amerikanë e përkrahim në maksimum dhe mbi të gjitha është duke u përpjekur që proceset e mëdha kombëtare të Kosovës dhe bisedimet me Serbinë të përfundojnë sa më parë dhe në favor të shqiptarëve.

Zëri i Amerikës: Jemi në një vit zgjedhjesh këtu në Shtetet e Bashkuara dhe desha të merrja mendimin tuaj lidhur me çështjet që shqetësojnë shqiptarët dhe si e shikoni politikën e jashtme që mund të ndjekin të dyja kampet nëse fiton zonja Harris ose zoti Trump?

Elmi Berisha: Është një shprehje në anglisht “why fix it, if it is not broken” (përse të riparosh diçka nëse nuk është e dëmtuar)? Ne kemi një filozofi 35 vjeçare, një eksperiencë, një traditë që e përcjellim prej 35 vitesh dhe ka funksionuar për shqiptarët, ka funksionuar për të gjithë dhe kombin shqiptar. Ndaj dhe ne do t’i mbështesim që të dyja palët, të jemi korrekt dhe kushdo që fiton, prapë është mirë sepse do të fitojë edhe interesi nacional amerikan që është edhe i ndërlidhur ngushtë me interesin shqiptar dhe nuk duhet të kemi asnjë lloj meraku se kush do të jetë më i mirë për shqiptarët dhe kush jo sepse që të dy kandidatët do të kenë qasje korrekte ndaj Kosovës, por edhe shqiptarëve në përgjithësi.

Filed Under: Opinion

DEDË GJON UJKA I TRABOINIT – UDHËHEQËS DHE ORGANIZATOR NË KRYENGRITJEN E MALËSISË SË MADHE, “DËSHMOR I ATDHEUT”

August 30, 2024 by s p

C:\Users\PC\Downloads\9D0854B5-8D4B-40AA-BE80-EC2A82B6C540.jpeg


Rrëfime dhe dëshmi të mbledhura nga Gjeto Kolë Uci – Camaj




• DEDË GJON UJKA I VUKSANLEKAJVE, HEROI QË U PËRJETSUA NË EPIKAT MË LEGJENDARE TË KOMBIT TONË 


Në Malet e Malësisë ishte traditë që burrave më të zëshëm të kohës t’u këndohej kënga me LAVDË e historia e tyre t’u përcillej brezave si model virtytesh burrnie, trimnie, fisnikërie, bese e bujarie.
Kështu, kënga ishte dhe mbeti e vetmja dëshmi që shekujt u lejuan malësorëve të memorizojnë në kujtesen e tyre kolektive, historitë dhe ngjarjet e tyre të vërteta, për të mos humbur në pluhurin e harresës.
Epika ndër ta mbeti e vetmja dëshmi e gjallë, pasi erërat politike ua ndaluan përdorimin e penës që të shkruajnë në gjuhën e nënës. Dhe jo më kot ka mbetur fjala se: “malësorët paten HUTË e ZEMËR për me luftua por nuk paten penë me shkrua historinë e tyre” edhe pse gjaku i tyre përgjatë shekujve u derdh lumë me mbrojtë trollin e vendin e t’parëve.
Edhe në motet më të vështira të egzistencës kombëtare, qëndresa e trimave malësor për “jetë a vdekje, ja lirinë”, ishte vendimtare për fatet e Kombit, ku shumë prej tyre e dhanë jetën në beteja frontale me armikun në viset e Malësisë.
Fund shekulli XIX dhe fillim shekulli XX në historinë e Shqipërisë shënon një pikë kthese të lavdishme qëndrese, në favor të lirimit dhe të ruajtjes së tërësisë teritoriale shqiptare, ku sërish rolin kryesor e luajti uniteti malësor, i cili zgjoi një frymë të re atdhetarie dhe mobilizoi rreth vetes bijtë e bijat vullnet mirë, pa ndasi e përkatsi fetare, por me interesa të larta atdhetarie, duke e kthyer Malësinë në një kështjellë të pamposhtur para botës dhe qëllimeve ogurzeza të pushtuesit.
Me qindra ishin këngët që e përshkruajnë këtë moment historik, shumë prej të cilave zunë të kthehen në referenca si trashëgimi gojore e pa shkruar. E tillë është edhe kjo rapsodi kushtuar qëndresës së malësorëve në betejen e Qafës së Uglit në 1911 -tën.

Kah po vjen era barotit,
N’Vuksanlekaj në Mal t’Hotit.
N’Vuksanlekaj u ba nami,
Me tabor ka msy Sulltani.
Ded Gjon Ujka me vllazni,
Na i del para ksaj ushtri.
Po kah don ti kah Malsia,
Se k’to janë trojet e mia.
Po ta jap besen e Zotit,
S’ke hi gjallë ti, n’mal të Hotit,
N’at Qafe t’Uglit kercet pushka,
Po lufton jaj Ded Gjon Ujka.
Gjon Tom Hasi trim si zana,
Paska hy nder nizama,
Thotë Sultanin se durojmë,
Pa gjak Hotin nuk e Ishojm.
Çka ka toka që gjimon,
Pjeter Zeku ç’po lufton,
Si vetima i bjen nizamit,
Lek Martini shqipe malit,
Kerset pushka e Lek Martinit,
Lufton djemet e Traboinit.
Kush ja nxuni turkut priten,
Jaj Nik Ujka me Luc Niken,
Shumë nizamat i kanë damtua,
Municion shokve tue e çua.
Kush lufton si era e malit.
Lek Gieloshi i Gielosh Franit.
Krisi pushka pa ia nda,
Njaj Luk Nika kenka vra,
Nik Gjeloshi bani gajret,
Njaty Nika paska mbet,
Ded Gion Uika trim i rrallë,
Disa plumba e kanë marrë,
Gjon Tom Hasi po viket,
Ded Gjon Ujka paska mbet,
Vaj me det për kët’ far’ trimit,
S’ja la t’shoqin Traboinit.
Gjon Tom Hasi trim dragua,
N’at Qaf Ugel ka marua.
Kajmekani ban medet,
Shumë ushtria em paska mbet’,
Mallkua kjoft mbreti Stamollit,
Çi na çoi n’mal të Hotit,
Kushtrim çon era e barotit,
Çou të fala Malsia e Hotit.

Falë kësaj game të gjërë këngësh rapsodike, një rol shterrues për këtë moment historik ka Kryevepra “Lahuta e Malësisë” me autor At. Gjergj Fishtën, i cili duke iu referuar këtyre këngëve legjendare që këndonin rapsodët rreth oxhakut të kullës, nën dritën e pishës, guxoi të përshkroi në vargje epike të gjitha ngjarjet historike të asaj kohe, të cilat i dëgjoi vetë në konaqet dhe katundet e moçme nëpër Malësi, gjatë shërbimit të tij meshtarak të pas vitit 1905, kohë kur zuri të ngjizej edhe “Lahuta e Malësisë”.
Në vargjet e At. Gjergj Fishtës përshkruhen ngjarje e bëma trimash që lanë gjurmë të lavdishme në këtë moment historik të identitetit kombëtar. Pikërisht nga këto përshkrime mësohet se Malësia e zhuritur nga betejat frontale nuk u fituan pa gjak.
Në lumin e vargjeve të tij tek “Lahuta e Malësisë” përmenden shumë malësor për akte heroike të pa krahasueshme, por ka edhe nga ato ngjarje të asaj kohe, të cilat edhe pse të veshura me shumë lavdi, ceken në mënyrë empirike ose anashkalohen nga përshkrimi historik, duke u lënë në harresë edhe pse këta heronj në memorjen kolektive zënë vënd nderi në pjedistalet më të larta të lirisë.
E tillë është edhe jeta e vepra e njërit prej krerëve të Kryengritjes së Malësisë të quajtur Dedë Gjon Ujka i Traboinit – pinjoll i familjes Vuksanlekaj, ku në vargjet e Fishtës përmendet përciptas…

– Dedë Gjon Ujka e Marash Daka,
– Burra lé për çark t’martinës,
– Fjalën fjalë, besën çelikut,
– Ballë për ballë, e jo mbas shpinës,
– Msue me i rà në luftë armikut…

Në të gjitha ato kontribute njerzore dhe qëndrese heroike të Dedë Gjon Ujkës së Vuksanlekajve edhe pse qenë ndër më heroiket në Periudhën e Rilindjes Kombëtare, mbeten të memorizuara vetëm në kujtesën e malësorëve, duke mos iu dhënë vlersimi i merituar nga qarqet akademike të dy shteteve ndërkufitare, ku shtrihet sot Malësia e Madhe, Shqipëri – Mali i Zi, kjo për faktin se në të dy këto “ish shtete” komuniste, familjet feudale u konsideruan si familje armike të popullit, ndaj edhe historia dhe kontributi i tyre jo vetëm që u çensurua dhe tjetërsua, por edhe i përndoqen politikisht si elemente të rrezikshëm për pushtetin e secilit shtet, gjatë gjithë periudhës komuniste, aq sa t’i shpronsonin, internonin dhe zhveshnin nga çdo lloj përgjegjsie sociale.


• PO KUSH ISHTE DEDË GJON UJKA?

⁃ Mbështetur mbi gojdhëna të bashkohasve të Ded Gjon Ujkës, të mbledhura nga Gjeto Kolë Uci në një bllok shënimesh vite më parë.

Sipas të dhënave të shkruara në këtë rrëfenjë të shkruar, thuhet se Dedë Gjon Ujka ka lindur në gjysmën e dytë të shek. XIX, në Vuksanlekaj të Hotit.
I rritur nën hijen e kullës hijerëndë prej guri dhe mësimeve të pleqve të moçëm të stërvitur me përvojën e jetës, u mbush me virtyte burrnie e trimnie që në moshë të re.
Me të mbushur moshën e djalërisë, falë mprehtësisë së mendjes, shpejt zuri vënd në kuvende, duke kapërcyer edhe rrathët e rradhës së kuvendit të të moshuarve, tek të cilët i zinte vënd edhe fjala, sidomos kur diskutohej për çështet më të nxehta politike që po i merrnin frymën Malësisë.
Dedë Gjon Ujka aso kohe përfaqsonte DEREN e Vuksanlekajve në kuvende, një nga familjet më në za për kohen, e cila veç përbërjes së saj shumë antarëshe, gëzonte prona e gja të gjallë sa asnjë tjetër familje në Malësi të Madhe, gjë që e dëshmojnë edhe sot, muret dhe kullat e Sarajeve të Vuksanlekajve në Hot të Malësisë së Madhe.
Veç gjëndjes ekonomike, kjo familje dallohet edhe për emancipimin kulturorë tejet të rrallë në Malësi të Madhe, çka e dëshmojnë edhe varrezat e Vuksanlekajve, të cilat në vetvete ruajnë ndikimin e hershëm Iliro – Pellazg, ku si askund tjetër, kultura shpirtërore e tyre vjen natyrshëm, e gërshetuar me qëndresen dhe aktualitetin bashkkohorë të këtyre malësorëve në këtë periudhë. Me këtë frymë dhe vlera humane u rritën bijt dhe bijat e familjes së Vuksanlekajve edhe pse presioni politik i ndoqi e përndoqi për ta ligshtua qëndresën e tyre si malësor me virtyte e vlera të larta njerzore, ku uniteti familjar i mbante të lidhur fort, pas atij krahinor e kombëtar.
Ky fat e rroku edhe Dëdën, të birin Gjon Ujkës së Vuksanlekajve, të cilit me peshën e moteve mbi supe iu shtua edhe barra e përgjegjsisë për të mbrojtë familjen e për të nderu kullen, fisin e trollin e të parëve, detyrë të cilën e mbajti me nder deri në pikën e fundit të jetës së tij, ku mbeti heroikidht në betejë me turqit në Qafen e Uglit.
Dedë Gjon Ujka në memorjen e malësorëve bashkëkohas të tij, vjen me tipare të theksuara të një kreshniku malsor.
Në këtë përshkrim autori u referohet gojdhënsve të mbledhura nga bashkohasit e tij, pleq të shtyrë në moshë, por me mëndje të kthiellët, nëpër viset e Malësisë së Madhe, ndër ta:

– Gjon Gjek Lucaj nga Trieshi,
– Kolë Dedë Preli (Nikollaj) nga Trieshi,
– Pjeter Uc Gjoni Camaj nga Vuksanlekajt e Hotit,
– Nikoll Preka Dushaj nga Traboini,
– Haxhi Mustafa (Bajraktar i Hotit,)
– Zenel Shabani (Probatin i Dedës të përcjella nga familjarët e tij.)

Referuar gojdhënave të këtyre pleqëve, thuhet se Ded Gjon Ujka i Vuksanlekajve të Traboinit ishte fort i njohur në Malësi për qëndresë e besë malësori.
Rod mirë e njeri i drejtë, por edhe i rreptë me armikun, të cilit i bënte ballë herë i vetëm e herë me vllazni, duke iu dalë në pritë shpesh herë ushtarëve turq, të cilët vinin të mblidhnin haraçin (detyrimet) në Malësi, apo të kryenin shërbime e arrestime me ferman zyrtar. … “Me tramë e merrnin rrugën ushtarët, prej frikës se Deda mund t’u kishte zanë pritë tek Shkami i Kuq mbi Podgoricë (në veri të Podgoricës)”.
Për këto dëme të herë pas hershme, Veziri i Shkodrës i thërret krerët e Malësisë në një takim të detyruar dhe i pyet; po kush po m’i vret ushtarët tek Shkami i Kuq? Në këtë moment Deli Meta Bajraktari i Hotit, tuj e njoftë mirë zemër luanin i kthehet; fol djali i Vuksanleke!
Atëherë Deda me atë maturinë që e karakterizonte, i kthehet butësisht Vezirit; Zotni, kur e punon shpinë a e punon me të ra pikat e shiut në hujen a në taten? Në këtë moment Veziri mundohet me kuptu mendimin e hollë të këtij malsori dhe për mos me acaru zemërimin e krenëve të Malsisë, detyrohet të bëjë paqe me ta.
Sipas pleqve thuhej se Ded Gjoni Ujka kishte vulen e vet (mhyr i personalizuar,) e cila njihej nga të gjitha Bashkimet e Krerëve të Maleve të Malësisë e ma gjanë.
Për të ruajtur saktësinë e dëshmisë së pleqve që përmban dorshkrimi, thuhet se: diku pas Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (mbas Marsit të vitit 1878,) Ded Gjon Luli me disa shokë sulmuan një gazermë (çertifikatë) turke, ku i vrasin disa ushtar.
Mbas disa ditësh ushtria otomane sulmojnë Hotin, ku e bajnë shkrumb e hi, duke vra e plaçkitë popullsinë e pafajshme.
Thuhet se Ded Gjon Ujka ishte i fuqishëm ekonomikisht dhe ushtarakisht, çka e bante të besueshëm edhe në rrethin e tregtarëve më të mëdhenj. Për t’i majtë frymën gjallë Hotit, Ded Gjon Ujka merr gjithë bereqetin e hambarëve të Toptanëve dhe ia ndau Hotit.
Lufta, hallet, jeta e keqe, bani që malësorët e Hotit të bien në pikë të hallit që nuk po munden me i kthye borxhin të zotit. I gjindur në vështirsi me mikun që i kishte ra në qafë, e nga ana tjetër me vllazninë e Hotit, që nuk kishin asnjë mundsi me e kthy detyrimin , Ded Gjon Ujka detyrohet të shesë pronat e veta për t’i paguar borxhin Toptanëve.
Ai shiti tokën në Kamicë, dy dugaja në Shkodër, një palë mullinj, një bjeshkë dhe dy dygaja në Podgoricë. Në dëshminë e pleqve, Ded Gjon Ujka ishte shumë aktiv në kuvende. Ai mori pjesë me krerët e Malësisë në Kuvendin e Greçes, siç e quajnë malësorët “12 kalemat” e “Librit të kuq”, apo 12 kërkesat e otomanvet.
Ded Gjon Ujka është një nga personat ma gjallnik që u angazhua për përgatitjen e një Kryengritje me Krye krerët e gjuhës, Kombit dhe Atdheun.
Me klerikët katolik, me Mehmet Shpendin, Ujkë Dushin, Gjeto Markun, Smajl Martinin e shumë patriota të tjerë. Në këtë lëvizje u përfshinë edhe me kushërinjt e tij Nikë Prelocin, Mirash Hasin e Smajl Markun, duke iu kushtuar totalisht kryengritjes të gjithë. Pleqt tregojnë se kur autoritetet turke hetuan se çka po ndodhte në Malsi, filluan t’i mësyjnë me ushtri. Shumë nga kryengritësit u zunë rob.
Disa i masakruan, disa i burgosën e disa të tjerë i internuan në Anadoll. Ndër ta ishte edhe Smajl Martini, Bajraktari i Grudës, të cilit simbas pleqve, as sot e kësaj dite nuk i dihet ku i ka eshtnit.
Në krye të javës Ujk Dushi e Mirash Hasi u orjentuan mbas kishave. Simbas pleqve ky ishte edhe organizimi i parë i malësorëve për Kryengritjen e Madhe kundër otomanëve.



• BETEJA E MADHE DHE E PËRGJAKSHME E KRYENGRITJES NË QAFË TË UGLIT

Simbas asaj që u tha ma vonë Pasha pëgatiti mijëra forca ushtarake për me nënshtruar malësorët të cilët i lëshoi si një “shëm blete” në drejtim të Maleve të Malësisë.
Birimxhi taborret i nisi për në Hot. Ndërkohë Dedë Gjon Ujka organizon vllazninë e Vuksanlekajve, kushtrimit të të cilit i bashkohen për jetë a vdekje 32 burra të rrinj e të vjetër.
Në këtë betejë Dedës i bashkangjitet edhe shoku e vëllai i tij i pandarë, Gjeto Marku i Rapshës.
Po simbas pleqve në këtë betejë moren pjesë kryengritës nga të gjitha malet e Malësisë. Nga Hoti, nga Gruda, Trieshi, Koja, Kastrati, Shkreli etj. Kryekomandant i kryengritësve malësorë në këtë betejë të përgjakshme kundër taborreve turke, ishte Dedë Gjon Ujka. Në këtë kushtrim, për t’u ardhë ndihmë vllazenve malësorë, u bashkuan edhe gratë e vajzat e Vuksanlekajve të Hotit.
Ato banin barot, të plagosur e në shumë raste luftonin bash si burrat, kur në llogore kishte mbetë i vrarë luftëtari.
Lufta ishte shumë e përgjakshme e pasojat fatale. U dogjen kulla e frangji që u kishin rezistu shekujve.
Lufta u fitua por me dame shumë të mëdha. Në këtë betejë të përgjakshme peten (mbetën) rreth 20 hotjanë të vdekur e shumë malsuer të tjerë.
Birinxhi taborret u shkatruan. Për gjallë vetëm komandanti me dy a tre ushtar. Ai kishte thanë se: kam luftuar boll e kam fituar shumë beteja, por për të paren herë kam pa ka komandojnë në luftë LUAJ E LUANESHA, kjo në prezencë të Zenel Shabanit të Kastratit, i cili për tu dhanë zemër fatosave të lirisë e mos me i humb kurrë nderi, derës së Vuksanlekajve, e ka kuvendë me qindra herë pas asaj lufte sa kje gjallë.
Kjo kryengritje u vulos me gjakun e Kryekomandantit të saj, Dedë Gjon Ujkës së Vuksanlekajve, i cili ishte edhe një nga udhëheqësit më të ndritur të Kryengritjes së Malësisë së Madhe. Në këtë betejë Deda mbeti i vrarë bashkë me katër djelmni të derës së Vuksanlekajve.

Të vrarë:
– Ded Gjon Ujka Kryekomandant
– Gjon Toma Hasi
– Gjek Martini
– Nikë Gjeloshi
– Lukë Nika

Të plagosur:
– Lucë Nika
– Nikë Ujka
– Pjeter Zeku
– Lekë Martini
– Lekë Gjeloshi
Të gjithë kushërinj të afërm të derës se Vuksanlekajve.



• DEDË GJON UJKA DËSHMOR I ATDHEUT 

C:\Users\PC\Downloads\DBDC6CF3-F533-4331-AAF0-A956A2DF1FD1.jpeg

Për figura më të shquara dhe më të lavdishe të popullit tonë mirënjohja kolektive nuk është kurrë e mjaftueshme, prandaj memorialet dhe shtatoret që zënë sheshet, shkrimet dhe simpoziumet shkencore, librat apo dokumentaret kushtuar atyre, marrin kuptim sa herë që lakohen e sillen në vëmëndje. Kujtohen e nderohen për heroizmin, për sakrificën, për qëndresen dhe besën e dhënë ndaj Atdheut për të cilin nuk kursyen as jeten e tyre. Betimi i tyre për “jetë a vdekje, ja lirinë” dhe rënja e tyre në fushëbetejë, bën që këta heronj, Fatosa të Lirisë të shquhen përjetsisht si “DËSHMOR TË ARDHEUT”. me apo pa vendim zyrtar. Një vënd nderi në altarin e lirisë, të zyrtarizuar edhe nga institucionet zë edhe Dëshmori Dedë Gjon Ujka i Traboinit, pinjoll i familjes Vuksanlekaj.
Shpallja e Ded Gjon Ujkës Dëshmor i Atdheut nga Ministria e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë me 15.08.2020, është një nga vendimet më sublime që një institucion shtetëror ndërmerr për të lartësuar këtë figurë të shquar të popullit tonë i cili ra heroikisht në betejen më të përgjakshme frontale gjatë kryengritjes së Malësisë në pranveren vitit 1911 në Qafen e Uglit.


I PËRJETSHËM QOFTË KUJTIMI I TIJ NË JETË TË JETËVE!

Nga Rita Shkurtaj – Gusht 2024

Filed Under: Reportazh

Presidentja Osmani:  E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm

August 30, 2024 by s p

Postimi i plotë i Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në Ditën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Viktimave të Zhdukur me Dhunë:

Mbi 1600 të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, shumë prej tyre fëmijë, ende mbesin plaga më e thellë e Kosovës.

Synim i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja dhe shkatërrimi i identitetit tonë, i të ardhmes sonë. Duke e mohuar të vërtetën, Serbia po e përsëritë vazhdimisht krimin. Duke mbajtur arkivat e mbyllura, pavarësisht dakordimit të Brukselit që e kërkon të kundërtën, Serbia po shkel edhe marrëveshjet e arritura. E vërteta nuk mund të fshihet prapa propagandës se kinse Serbia qenka pro paqes dhe pro integrimit në BE. E vërteta është një dhe e vetme: në vitin 2024, Serbia ende fle mbi varreza masive të civilëve të pafajshëm.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 57
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT