Më 6 qershor 1997, Kongresi Amerikan nderoi Shën Nënë Terezën me Medaljen e Artë./
Më 1985 presidenti Ronald Reagan do ta nderonte me Medaljen Presidenciale të Lirisë. Nëna Terezë është ndër personalitetet e rralla të cilës më 1996 nga presidenti Bill Clinton ju dha titulli qytetar nderi i Amerikës, që është në mesin e vetëm shtatë personaliteteve botërore që gjatë historisë i ka nderuar Amerika me këtë titull.
Kongresi Amerikan më 1997 e nderoi nobelisten shqiptare me Medaljen e Artë të Kongresit, ndërsa Posta Amerikane më 2010 nxori pullë postale me portretin e Nënës Terezë.
Nënë Tereza ose Shën Tereza e Kalkutës (e lindur si Anjezë Gonxhe Bojaxhiu; me gjak e gjuhe shqiptare, 26 gusht 1910 – 5 shtator 1997), e njohur si Tereza e Bekuar e Kalkutës, Misionare e Bamirësisë, ishte një murgeshë katolike dhe misionare shqiptaro-indiane. Ajo lindi në Shkupin shqiptar (sot Republika e Maqedonisë), atëherë pjesë e Vilajetit të Kosovës shqiptare në Perandorinë Osmane. Pasi kishte jetuar në Maqedoni për tetëmbëdhjetë vjet, ajo u shpërngul në Irlandë dhe më pas në Indi, ku jetoi pjesën më të madhe të jetës së saj.
Nënë Tereza themeloi Misionaret e Bamirësisë, një kongregacion fetar katolik, i cili në vitin 2012 kishte më shumë se 4,500 motra dhe ishte aktiv në 133 shtete te botes. Ato ofrojnë shtëpi për njerëzit që vuajne nga HIV/AIDS, gërbula dhe tuberkulozi; ato ofrojnë ushqime, klinika të lëvizshme, programe këshilluese për fëmijët dhe familjet, jetimore, dhe shkolla. Anëtarët duhet t’i përmbahet betimit të “dëlirësisë, varfërisë dhe bindjes”, si dhe një kusht të katërt, për të dhënë “shërbime falas e me gjithë zemër për më të varfërit e të varfërve”.
Nënë Tereza është nderuar me çmimet dhe nderimet më të larta, duke përfshirë: më 1962 Çmimin e Paqes Ramon Magsaysay dhe 1979 Çmimin Nobel për Paqe. Më 19 tetor 2003, ajo u lumturua dhe u quajt “Tereza e Bekuar e Kalkutës”. Për t’u kanonizuar në shenjtore, asaj duhej t’i njihej një mrekulli e dytë, në bazë të rregullave të kishës katolike. Një mrekulli e dytë i është njohur nga Papa Françeskut, në dhjetor të vitit 2015, duke i hapur rrugën që ajo të shpallej shenjt nga Kisha Katolike e Romës. Kanonizimi i saj është bërë më 4 shtator 2016, një ditë para 19-vjetorit të vdekjes së saj.
Nënë Tereza u admirua gjerësisht nga shumë njerëz për veprat e saj bamirëse. Ajo ishte edhe e lavdëruar edhe e kritikuar për pikëpamjet e saj kundër abortit. Ajo gjithashtu ka marrë kritika për kushtet në shtëpitë që ajo ofronte për ata që ishin buzë vdekjes. Biografia e saj të autorizuar është shkruar nga nëpunësi civil indian Navin Chawla dhe është botuar në vitin 1992, nderkohe qe per shqiptaret njihet si biograf i saj don Lush Gjergji.
Jeta e Shenjtereshes Tereze ka frymezuar shqiptaret ne te gjitha trojet etnike dhe en diaspora. Jane disa shqiptare ne SHBA qe ne perkujtim te saj kane ndertuar Statujat
Ajo ka qene dhe do te jete nje murgeshe e shenjtore qe nuk do te harrohet kurre.