Kombetarja, u ruajt nga yje si Ronaldo, por u ndeshkua nga shtatshkurtri pa pretendime si VIP, Miguel Velozo ne minuten e dyte shtese!. /
Fatkeqesisht duket se ka nise thermimi i Endrres kuq e zi per Europianin e 2016-es. Kete here jemi ndeshkuar keqazi,pikerisht ne momentin ku dukej se beteja po mbyllej ne barazim. Nje pike do te shperblente ate cka dhane djemte e De Biazit ne fushe. Vecanersiht gjate pjeseses se dyte. Por…skuadrat e medha luajne deri ne sekonden e fundit. Ende duket se shqiptaret jane ne krahet e nje endrre te keqe. Është mbyllur ne mënyrën me te keqe ndeshja mes Shqipërisë dhe Portugalisë. U ruajtem nga yje si Ronaldo, por u dneshkuam nga shtatshkurtri pa pretendime si VIP, Miguel Velozo. Gjitehsesi Kombëtarja humbet me rezultatin e ngushtë 0-1, pasi pësoi gol ne minutën e 2 shtese nga një goditje me koke nga Miguel Velozo. Ndeshja e luajtur ne “Elbasan Arena” është dominuar nga skuadra mike, por qe për 90 minuta nuk mundi te kalonte murin mbrojtës kuq e zi. Pjesën e pare djemtë e De Biazit luajtën nje loje te vaket, duke vuajtur presionin e portugezeve te cilët rrezikuan disa here portën. Pjesën e dyte niveli i lojës u rrit me futjen ne fushe te Migjen Bashes dhe Odise Roshit. Kuq e zinjtë rrezikuan disa here portën e mbrojtur nga Rui Patrision. Rasti me i mire ishte ne minutën e 74 kur goditja e Cikalleshit u devijua dhe përfundoi ne traverse. Topi i mbetur ne zone nuk u dërgua ne rrjete nga Roshi per shkak te nje ndërhyrje te dyshimte ne zone por qe arbitri suedez e vlerësoi si te rregullt. Kur dukej se ndeshja po mbyllej me rezultatin e bardhe 0-0, mesfushori Velozo ndëshkon ne minutën e 91 pas një goditje këndi, duke vulosur rezultatin ne 0-1. Kjo është humbja e pare e Shqipërisë ne fazën e grupeve dhe humbjen e pare ne “Elbasan Arena”. Aktualisht Shqipëria ndodhet ne vend te trete ne grup, një pike me pak se Danimarka dhe 4 nga Portugalia kryesuese. Ndeshja e radhës do te luhet përsëri ne “Elbasan Arena” ne 8 tetor kundër Serbisë.
Perse po nis shkerrmoqja e endrres per Europianin? Sepse ndeshja me Sebine do te jete e ngarkuar nga ana psikologjike dhe nuk eshte e sigurte fitorja, ndeshja e fundit ne Armeni, serish eshte e pasigurte, jo vetem pse Danimarka mezi arriti te merrte pike atje, por ne teresi, skuadrat qe jane afer nivelit tend, sic eshte en kete rast Armenia, do te luajne per prestigj para tifozeve te tyre. Le et shpresojme?