Nga Albina Dede*/
Revolta e Spacit, revolta e pare me karakter politik dhe kunder neperkembjes se dinjitetit njerezor, dhunes me te eger e torturave cnjerezore ndaj te denuarve politike.
MIRDITE : 21 Maji 73 ne burgun famekeq te Spacit , kulmoj revolta me e madhe e te burgosurve. Në legjislacionin penal të republikës së Shqipërisë të regjimit diktatorial komunist, tortura gjoja ndalohej me ligj,por në fakt ajo është përdorur vazhdimisht gjatë gjithë periudhës së diktaturës me urdhra verbalë, ose me shkresa zyrtare tepër sekrete.
Dhuna ushtrohej që në çastin e arrestimit, gjatë hetuesisë, dhe në vendet e vuajtjes së dënimit.
Po t’i hedhim një sy kalimthi historisë së dhimbshme gjysmë shekullore të burgjeve dhe të kampeve me punë të detyruar, nuk do të gjejmë asnjë të dënuar politik, mbi të cilin të mos jetë ushtruar dhunë dhe torturë fizike ose psikike.
Dhuna dhe torturat në vendet e vuajtjes së dënimit ishin në raport të drejtë me acarimin politik të gjendjes në vend, ose në arenën ndërkombëtare.
Kur situatat acaroheshin, si në rastet e prishjes me Jugosllavinë, e revolucionit hungarez, e prerjes së marrëdhënieve me Bashkimin Sovjetik, e daljes nga Traktati i Varshavës, e prishjes me Republikën e Kinës etj., jo vetëm që shtoheshin arrestimet, por edhe dhuna e terrori ndër kampe dhe burgje, ndaj të dënuarve politikë, kishte rritje të konsiderueshme.
Si përgjigje ndaj kësaj dhune dhe torture të pajustifikueshme ndaj fajtorëve pa faj, kanë ndodhur me dhjetëra raste kur ish të dënuarit bënin tentativë arratisjeje, me shpresa shumë të pakta për të fituar lirinë dhe që, në fakt, përfundonin me vrasjen e tyre, ose me dënime shumë të rënda burgimi.
Po kështu, ka pasur me dhjetëra raste të tjera, që ish të dënuarit bënin vetëvrasje, duke u hedhur në telat e rrethimit, si pasojë e streseve psikike, për shkak të torturave të përdorura mbi ta.
Një mjet tjetër për të protestuar kundër dhunës ishin grevat e urisë, greva këto individuale dhe kolektive, ku disa herë përfundonin me vdekje si psh., Prof. Xhevat Korça, Ing. Zef Curri etj..
Edhe në kampin-burg të Spaçit, të ngritur në vitin 1968, në një vend të zymtë, ku shihej vetëm një kupë qielli dhe në dimër temperatura zbriste në 10 gradë nën zero, dhuna dhe torturat ishin të vazhdueshme.
Rreth 1000 të burgosur punonin në kushte mesjetare në thellësitë e tokës, për të nxjerrë pirit dhe bakër.
Kushtet e banimit dhe ato higjenike-sanitare ishin të vajtueshme.
Të burgosurit që nuk plotësonin dot normën e detyruar, rriheshin barbarisht nga gardianët dhe lidheshin me kavo çeliku nëpër shtylla betoni, si Krishti në Golgotë, gjersa humbisnin ndjenjat.
Të njëjtin fat pësonin edhe ata të dënuar, që kundërshtonin urdhrat e padrejta të gardianëve injorantë dhe shpirtkazëm.
Një tjetër mjet torture që ushtrohej mbi të gjithë të burgosurit e Spaçit për çdo ditë, ishte qendrimi në këmbë me orë të tëra, gjatë daljes dhe hyrjes në kamp, me pretekst numërimi.
Kështu, orari i punës nga 8 orë, shkonte në 10-11 orë. S’kishte ditë, që gardianët dhe oficerët e kampit të mos u thonin të burgosurve se nga Spaçi s’kishin për të dalë as të gjallë e as të vdekur.
Kufomat e të dënuarve, që vdisnin nëpër burgje ose në kampe me punë të detyruar, nuk u jepeshin familjeve të të dënuarve.
Birucat e kampit ishin gjithmonë plot me të dënuar për shkaqe nga më absurdet. Ata mbaheshin atje deri në 1 muaj me bukë thatë, duke i lënë vetëm me 1 batanije.
Para revoltës së Spaçit, në burgjet dhe kampet e diktaturës komuniste, kishin shpërthyer edhe revolta të tjera, si ajo e kampit për ndërtimin e aeroportit të Kuçovës, ajo e Gjadrit dhe, mbi të gjitha, shpërthimi i burgut të Burrelit më 2 gusht të vitit 1967 nga trimat guximtarë: Adem Allçi, Dhori Gërnjoti dhe Sazan Hadëri, e tronditën thellë aparatin shtypës të diktaturës komuniste në Shqipëri.
Të burgosurit e Spaçit i ishin drejtuar shumë herë komandës, MP të Brendshme dhe organeve më të larta të Partisë-shtet për ndalimin e dhunës që ushtrohej mbi ta.
Kërkesat e tyre legjitime binin në vesh të shurdhër e dhuna vazhdonte të ushtrohej si më parë.
Preludi i revoltës së Spaçit, fillon pikërisht me 21 maji 1973 me shpërthimin e birucave nga ish i burgosuri guximtar, Hulusi Pashollari.
Ai, me një levë hapi katër birucat, duke lëshuar prej tyre 12 bashkëvuajtës, që vuanin dënimin.
Atje filloi edhe përleshja me rojet e brendshme të kampit, të cilët u zmbrapsën të tmerruar nga të burgosurit dhe u detyruan të dilnin jashtë kampit. Kampi ra në duart e të brugosurve të revoltuar.
Revolta shpërtheu si një erupsion vullkanik.
Ajo ishte kulmi i protestës për marrjen nëpër këmbë të dinjitetit njerëzor dhe e para revoltë me karakter të pastër politik.
Puna e detyruar skllavëruese, dhuna dhe torturat e përditshme që ushtroheshin mbi të dënuarit, e kishin çuar në kockë thikën e diktaturës së proletariatit.
Nuk durohej më. . Më mirë një vdekje e menjëhershme, sesa një torturë pa fund.
Në kamp shpërthyen si një gjëmim prej qiellit thirrjet:
Rroftë liria!
Poshtë komunizmi!
Poshtë diktatura!
Në mesin e kampit u ngrit flamuri i kuq me shqiponjën e zezë, pa yllin e komunizmit, kompozuar nga piktori Mersin Vlashi.
Byroja Politike, e zënë në befasi nga kjo revoltë, e padëgjuar deri atëherë, për madhësinë dhe karakterin e saj politik, urdhëroi shtypjen e saj me çdo mjet, sa më parë që të ishte e mundur.
Më datë 23 maj 1973 disa qindra forca speciale, të pajisura me shkopinj hekuri dhe të mbrojtur nga repartet e MP të Brendshme dhe Korpusi ushtarak i Burrelit, që qëllonin me zjarr në hapësirën e kampit, u vërsulën si të tërbuar brenda kampit, duke rrahur mizorisht të burgosurit e rraskapitur që rezistuan heroikisht pa bukë dhe pa ujë.
Operacionin për shtypjen e Revoltës së Spaçit e drejtonte drejtori i Sigurimit të Shtetit, krimineli i mirënjohur, gjeneral Feçor Shehu.
Pas një dekade, edhe ai do të ekzekutohej me një plumb pas kokës, nga ajo diktaturë që i kish shërbyer me aq zell për 30 vjet me radhë.
U riarrestuan 115 të burgosur, 4 prej të cilëve: Hajri Pasha, Dervish Bejko, Pal Zefi dhe Skënder Daja, u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan brenda pak ditëve. 110 të tjerët u dërguan në burgun e ri të Tiranës, ku iu nënshtruan torturave nga më mizoret.
Mbas dy muajsh, ata i nxorën në gjyqin e inskenuar, në Rrëshen të Mirditës, të ndarë në katër grupe, duke i dënuar, në total, me 1700 vjet burgim!
Ky ishte epilogu fatal i revoltës së Spaçit, revolta më e madhe e shënuar në historinë e burgjeve dhe të kampeve me punë të detyruar të regjimit komunist shqiptar, kundër dhunës dhe terrorit që ushtrohej vazhdimisht mbi të dënuarit politikë.
Në “Kongresin për Llogaritjen e Krimeve të Komunizmit”, që u mbajt në Vilnius të Lituanisë, në qershor të vitit 2000, revolta e Spaçit, u klasifikua si revolta më e madhe me karakter politik, që ka ndodhur në vendet e Europës Lindore nga të burgosurit antikomunistë.
Revolta e Spaçit erdhi si një kulm i revoltave të tjera të vogla, për kundërshtimin e dhunës shtetërore, që ushtrohej ndaj ish të dënuarve politikë.
Mbas kësaj revolte, dhuna dhe torturat u shtuan edhe më tepër, jo vetëm në kampin e Spaçit, por edhe në burgjet dhe kampet e tjera, në të gjithë Republikën.
Gjashtë vjet mbas kësaj revolte, me të burgosurit e Spaçit u inskenua edhe një gjyq tjetër, ku u dënuan me vdekje dhe u ekzekutuan intelektualët: Vangjel Lesho, Fadil Kokomani dhe Xhelal Koprencka.
Burgu me punë të detyruar i Spaçit, që vazhdoi për një çerek shekulli, hyri në historinë e Shqipërisë, si vendi më rrënqethës për ish të persekutuarit politikë dhe familjet e tyre, ku u ushtrua dhuna më e egër nga shteti diktatorial komunist, por edhe si vendi, ku shpërtheu revolta më e madhe, kundër shunës shtetërore gjatë 45 vjetëve të diktaturës komuniste.
Qeveritarët e sotëm shqiptarë, pinjollët e atyre që shtypën me zjarr dhe me gjak revoltën e Spaçit, pasi na vodhën me hipokrizinë e tyre dashurinë tonë për vendet e Botës së lirë, me në krye SHBA-të, vazhdojnë sot të na mohojnë vitet e vuajtjeve në burgjet e komunizmit dhe refuzojnë të na dëmshpërblejnë për miliona ton mineral kromi, bakri dhe piriti, të nxjerrë nga thellësitë e tokës nën kamxhikun e policëve dhe për 100 vepra madhore, të ndërtuara anekënd Shqipërisë me djersën dhe gjakun e të burgosurve politikë.
Kjo eshte vetem nje nga vuajtjet dhe sakrificat e pafundme njerezish qe nuk u perkulen por qendruan, qe ruajten dinjitetin dhe nderin deri ne sekondat e fundit te jetes se tyre.
Jane ata qe luftuan per te qene njerez atehere kur i trajtonin si kafshe. Ne asgje nuk provohet njeriu me shume se ne vuajtje dhe nuk ka fisnikeri me te paster se ajo qe fitohet prej saj.
Shume prej tyre u shuan, shume te tjere sot jetojne ne mjerim. Por nese ka dicka te drejte dhe te vertete, dicka njerezore dhe burrerore gjate gjysem shekulli shtazerie jane pikerisht ata dhe vuajtja e tyre.
Sot ata kerkojne demshperblim per vitet e burgut, nuk kerkojne te burgosen ata qe u vodhen jeten.
Kerkojne minimumin e asaj qe iu takon, mundesine per te shtyre te qete ditet qe iu kane ngelur.
Megjithate eshte dicka tjeter qe une kerkoj te trajtoj ne kete teme.
Sa vend ze ne historine shqiptare, konkretisht ne tekstet shkollore, qendresa, vuajtja, sakrifica dhe dinjiteti i tyre …. dua te di nese keto tekste flasin per pushkatimet, internimet , varjet, burgosjet, kushtet c’njerezore dhe kalvarin ku kaluan keta njerez.
Nese ka nje gje qe ne mund te bejme sot per ta eshte te mos harrojme sepse ndryshe do te behemi pale me ata qe i vrane.
*Gjithashtu mbetet per tu theksuar se pjese e vuajtjes dhe persekutimit ishte dhe Mirdita qe mund te thuhet pa frike qe e pranoi e fundit regjimin komunist ku pas vrasjeve massive persekutimeve ne emer te ndjekjes;’’ se bandave kriminale dhe armiqve te popullit’’ vrane persekutuan dhjetra njerz dhe internuan familje te tera vetem e vetem qe komunizmi te ulte ne gjunje krenarine dhe pamposhtesine Mirditore si nje qender e qendreses nder shekuj.
Pikerisht per ta shtypur dhe per ti len vazhdimesine e ketij persekutimi u zgjodh Spaçi per burgosjen e fjales se lire per ndertimin e kampit famekeq aty ku shqiponja fluturonte e lire dhe I vetmi vend ku duhej te mbahej nen terror dhe nen presion ,,,u zgjodh ndertimi I burgut famekeq…per te shtypur …shfrytezuar,,,persekutuar ,,,dhe denigruar fjalen e lire,,,lirine , besimin ,,u zgjodh Mirdita.
*Deputete e Kuvendit të Shqipërisë – Partia Demokratike Mirditë