Nga Fritz RADOVANI/
Viti 2012 po mbyllet! Sejcili në mënyren e vet e festoi festen e 100 vjetorit të Pavarsisë! Çdo Shqiptar atë ditë me 28 Nandor, e ngriti goten dhe uroj “per shumë mot festen e Flamurit”! Atë ditë mu kujtue një ngjarje e ngjame në Shkoder rreth 80 vjet perpara në një darsem, ku ishin thirrë rreth 120 vetë në një nga shtëpijat e njohuna e në za të atij qyteti. Çifti i rij i jepte një knaqësi me pashinë e tyne të gjithë darsmorëve. Kohë e bukur me diell nën hijen e pemëve, me rreshtat e tavolinave të shtrueme me sofrabeza të bukur të punueme nga duertë e arta të grave të njohuna të Shkodres per këte mjeshtri. Sejcili i veshun ma bukur se tjetri. Nuk mungonte muzika që ndigjohej prej larg me tingujt e vet të muzikantave të njohun aso kohe. Porsa hynte njeriu tek dera e oborrit, djelmë të rij të shoqnonin simbas zakonit. Nuk diskutohet fare pija apo bolleku i mezeve dhe frutave mbi tavolina. Sejcili shoqnon japrakun apo pilafin me kangen e vet… Dikund në ndonjë grup ndigjohet e qeshuna me za të naltë nga komikët e shperndamë, që mbajnë me kujdes gzimin dhe harenë nder kater anët e asaj darsme aq të kandshme për të gjithë. Nuk ka ma mundësi as Pjeter Gjini me qendrue në vendin e vet, po me kitarrë fillon bejtat e Tij… Qeshen të gjithë darsmorët e besa edhe disa kalimtarë, që ndalojnë me ndigjue humorin e Tij… Pihen edhe kafet e dyta dhe ndokush fillon me u çue, mbasi edhe koha ka ecë, afrohet mesnata. Kanë ardhë me diell e po çohen me hanë… Tek dera para se me dalë asht një burrë që mbasi i pershndetë të gjithë darsmorët, u len në dorë me porosi të plakut të shtëpisë sejcilit nga 1 napolon ar. Nuk ishte zakon po ngjau edhe kjo që nuk pritej nga asnjeni! Mbas pak ditësh plakut që ua dha edhe nga 1 naplon darsmorëve, filluen me i ardhë lajme pakënaqësije… “Pse mue që më ka mik tash 100 vjet më dha 1 napolon, sa atij që nuk ka as dhjetë vjetë që i ka shkelë prakun e derës?!”…
Kështu, ne Shqiptarëve, na ngjet në darsem po edhe në raste vdekje edhe pse sot askush nuk të jep “1 napolonin ar”…tek dera e oborrit. Pa marrë këthesen e rrugicës fillon me u diskutue “edhe ke kishte vue në krye të vendit!?”, e sa e sa vrejtje rreth veshjeve e buzqeshjeve…
Kanë kalue 100 vjet që asht shpallë Pavarsia e Shqipnisë! Jam i sigurtë se edhe në diten e Festes së Madhe të 28 Nandorit 2012, ka pasë kënaqësi e sa të duesh pakënaqësi! Shkodranët e vjeter edhe në kjoftë se heshtin në zemer kanë të ndryem një “mulla” të mbushun me pakënaqësi.
Mund të pyesin dikush, po nga kush janë të zemruem? – Kryesisht, nga mosardhja e Erdogan që pritej me kenë në Tiranë! Ai me siguri asht zemrue se festa nuk duhej festue me një tortë, po aty duhej t’ ishte një kazan i madh me hallvë të ngrohët dhe mandej, shih apo afrohej njeri me u perlue me te… Sillen armët e Perkrenaria e Gjergj Kastriotit prej Vjene, dhe as nuk vehet të pakten një heshtë apo gjyle turke, me të cilat u perdhosen sa kështjella njenambastjetres. Vehet mu në qender të Tiranës libri i Mesharit, dhe as nuk i bije nder mend kujt me vue aty afer të pakten “një hû”, në shenjë kujtimi per të gjithë Ata Klerikë Katolik Shqiptar që turqit i ngulen nder ta, kur nuk pranuene me mohue Fenë e të Parëve! Në fund të fundit “hûni” nuk simbolizon terrorin turk, mbasi ai “hû” nuk iu nda asnjëherë Klerikëve tanë, as mbas 1912 e deri në 1989.
Prap, njëfarë njerzije u tregue jo vetem nga qeveritarët e Tiranës, por edhe nder disa prej ligjeratave të “thata” (per mos me perdorë gjuhen e shkodranëve), ku me një pafëtyrësi që nuk mund të merret me mend, e papame deri sot në asnjë tubim pervjetori, “nuk zehet me gojë fare Gjenocidi 50 vjeçar i Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, kunder Atdhetarëve dhe Klerit Katolik Shqiptar, i pashembullt në të gjitha vendet komuniste të Europës Lindore!”. Mohohet haptas dhe paturpësisht Gjaku i derdhun i 66 Klerikëve dhe vuejtjet e pakrahasueshme nder hetuesitë dhe kampet e shfarosjes të 132 Klerikëve Katolik Shqiptar, që u vranë e vujten per Atdheun e Tyne!
“Harrohet” Dedë Gjo’ Luli! Ikë i kercnuem per vrasje Don Nikollë Kaçorri dhe këthehet me sharabajkë, vritet At Shtjefen Gjeçovi, varet Don Gjon Gazulli, vitet ndjekin njenitjetrin që nga 1913…Fillojnë vrasjet me Prekë Calin e 118 Burra të Kelmendit në 1945, zhduken nga anadollaku Enver Hoxha të gjithë Klerikët Katolik Shqiptarë, që menduen e punuen gjithë jeten per Shqipninë Europjane, e bashkë me Ta, dhe të gjithë Ata Atdhetarë Muslimanë Shqiptar tue fillue nga Muzafer Pipa, Fahri Rusi etj…Me urdhën të agjentit Bosjes e të Moskës Ramiz Alisë, shkatrrohen të gjitha Kishat Katolike bashkë me Kishen e Vaut të Dejes, ku asht kunorzue Gjergj Kastrioti, të gjitha deri në vitin 1967 dhe askush nuk i zenë me gojë…
E vrasësit shkatrrimtarë t’ Atdheut janë sot “Heronjë”…të 100 vjetorit Pavarsisë…
***
“Populli Shqiptar festoi me madhështi festen e 28 Nentorit 2012..” njoftojnë TVSH, dhe gazetat e mbarë Shqiptarëve të Globit… – Per cilin “Popull Shqiptar” bahet fjalë ?
Si bahen “100 vjetë” Pavarsi Kombtare ?! Po Shqiptarët tjerë ku janë ?
E shitësit e Trojeve Shqiptare vazhdojnë me u nderue në shtreten topash…
Ua ka thanë 70 vjet ma perpara At Anton Harapi: “Nuk asht numri as pasunia që e ban superioritetin kulturor e kombëtar, por personalitetet që me cilësitë e nalta morale e me zotësi ditunore janë ata, që bajnë pikën e gravitetit në një popull…
A sot, a kurrë, të mobilizohemi për Fé e Atdhé! Ja, ky asht besimi, e kjo asht Shqipnia që po na zhduket ndër duer… Nuk shpeton jo sot, as Xhamia pa Kishën, as Kisha pa Xhaminë, por as njena as tjetra pa Shqipninë.” (“Nderim per bindjet e të tjerëve”, Korrik 1944).
E fjalët e Tij të daltueme në fletët e Historisë së Shqipnisë mos harroni se i di Europa, Anglia, Amerika, Turqia, Rusia, Serbia, Greqia; i di edhe Franca e Italia; e para të gjithë këtyne i di Austria e Gjermania; po, i dijnë edhe të gjithë armiqtë e tradhëtarët e Popullit Shqiptar, per të cilët Historia e Shqipnisë: “një ditë” do të thotë edhe ajo Fjalen e vet!
Melbourne, Dhjetor 2012.
Bep Pjetri says
Me të drejt z.Fritzi denoncon publikisht historianët dhe krerët e shtetit shqiptar që po vazhdon me qëllim heshtje ndaj figurave historikë duke i shmang, duke i lanë në hije e harresës. Shkaku i saj asht se paragjykohen për shkak se nuk janë të fesë tyne. Dihet se kë fe përfaqsojnë. Historia nuk ashtë si torta e Lulzim Bashës, që shqyej e mbush legenat e strajcat e gjuj me ta dhe shkyju gazit si të ndërsyem nga qenjtë ballkanikë.
Personalitetet që lanë gjurmë gjaku, martirizimi, dije e vepra në faqet e historisë nuk kanë nevojë të përmenden për konsum folklorik, por se asht domosdoshmëri të vendoset ekuilibret gjeografike pa paragjykime fetare e krahinore. Shqipnia nuk ka sipërfaqe sa Groenlanda si ishulli ma i madh i botës, e si e tillë çdo pllambë toke ka historinë dhe subjektin njeri. Heshtja ishte dhe mbeti shpata që ja lanë osmanllinjtë pushtetarve e të gjitha kallëpeve prej kryetradhtarit Ahmet Zogut, E. Hoxhës,,………..e deri më sot në dhjetor të 2012. Nuk pritet asgja prej akademisë shkencave shqiptare aktuale sepse aty vlon kazani i japrakut e imam-bajalldisë e me duar hajnë me vllaznit sllavë e osmanë. Çorbën e tyne e neveritshme zgjati plotë 100 vjet dhe ende nuk ka gjasa të ndritet historia shqiptare nga e Vërteta e saj. Të zgjohen mendjet e ndrituna paparti(se janë të krymbyna e të damshme për kombin shqiptar) e të shkruejnë Historinë Kombit. Zani i Fritzit asht kambanë alarmi për historinë e gënjeshtërt që ende ekziston duke dhanë mesazh të kjartë me thaniet e burrave të urtë martirë të Veriut si Dom Nikoll Kaçorri, Padër Anton Harapi,…Mos të vazhdojmë si puna e napolonit.
Falemnerës!