Nga Fritz RADOVANI/
DON KOLEC PRENNUSHI/
1 JANAR 1902 – 2 KORRIK 1950/
NJË GÚR…/
Një gur shumë i çmueshëm… Në thëmelët e Kishës Katolike Shqiptare…
Gur shumë i fortë, i pathyeshëm… Ashtu si karakteri i Tij…
Gur me vlerë të madhe… Një burrë me kulturë të gjanë…
Gur që provohet me zjarr,
po nuk thehët… Ashtu si u provue edhe Ai,
në Sigurimin komunist…
Gur shumë i pastër… Pasqyrë e Shpirtit të Tij…
Gur shumë i bukur… Burrë shumë i pashëm…
Ka tone e rrëzatime që nuk harrohën…
Ashtu si kishte portretin e Tij….
Shpirtnor e fizik për ata që e njohën…
Ka prej këtyne gurëve edhe…
me ngjyrë të zezë… Ashtu, Ai kishte vetëm petkun….
Asht gur që tërheq vëmendjen e
të gjithëve… Ashtu ishte edhe forca e fjalës së Tij.
Gur që përdorët si objekt zbukurimi..
Ashtu si vëpronte edhe fjala e Tij…
në çdo zemër Shqiptare.
Ka edhe me ngjyra që thirrën…
të ambla… Vetëm ashtu, ishte çdo këshillë e fjal’eTij.
I qëndrueshëm edhe ndaj kohës… Ai nuk vjetrohët asnjëherë …
para syve të askujt…
Gur, që edhe kur humbë, nuk
i ndryshon asnjë veti që kishte… Vdekja për Até ishte vetëm buzëqeshje!
Besoj se, Ju kujtohët ?!… Ky gur asht B R I L A N T I !..
E, Ky…..B R I L A N T, asht…
DON K O L E C P R E N N U S H I .
Melbourne, Korrik 2016.
* Sot po shperndaj nje perkujtimore per Dajen tim,
Don Kolec Prennushi, Famullitar i Dajcit Bregut Bunes,
qe vdiq me 2 Korrik 1950, 48 vjec mbas 11 muej hetuesi….
Mundeni me e botue.