
Kryeministri i Shqipërisë Zoti Edi Rama në podcast e tij (se nuk i mjaftojnë mediat që i paguan vetëm për propogandën e tijë) me lot korkodili deklaroi se nuk prehen të qetë të vrarët e protestës 21 janarit, dhe kërkoi drejtësi për familjarët e tyre. Të kërkojsh drejtësi për një krim shtetror që kryhet ndaj atyre shqiptarve që kan mendim ndryshe, dhe nuk e duan një qeveri, është më se normale, dhe i jap të gjithë mbështetjen time morale qytetare dhe mbështetjen e gjithë ish të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, bashkëvuajtësve të mi! Por të kërkojsh drejtësi vetëm për ata që ti i ke militantë të partisë tënde, dhe të heshtësh ndaj atyre që ju u mor jeta nga ish partia që trashëgoni ju si Kryeministër, është racizëm politikë, që një Kryeministri nuk i lejohet, përkundrazi tregon urretje klasore ndaj kundërshtarve politikë, për të cilën diktatura i vrau dhe ju mori jetën mbi 6000 qytetarve shqiptarë nga gjithë krahinat e vendit.
Si forcë politike, të heshtësh për tre dekada, ndaj krimit të hidhur tragjik që i ka ndodhur kombit tënd me humbjet e jetëve njerzore të bashkombasve tuaj, është e pa pranueshme në një sistem ku jeta është shejtë, dhe të bën palë me xhelatët që i kryen këto krime.
Heshtja e juaj si Kryeministër, përball genocidit shtetrorë që kreu partia e punës Shqipërisë ndaj 6000 qytetarve shqiptarë që kundërshtonin diktaturën, është këmbanë alearmi për paqen në mes shqiptarve. Këto krime çnjerzore duhet të trondisin shtetin e ashtuquajtur demokratikë dhe duhet të ndërgjegjësojn jo vetëm Kryeministrin, Kryetarin e opozitës, por çdo shqiptar që flet shqip.
Kush ishin këta shqiptarë që u pushkatuan në kohë paqje dhe jo lufte? Ata i kishin dhënë kombit pamvarsinë, kishin ndërtuar shtetin e parë shqiptarë, ishin antifashistat e parë shqiptar ndaj pushtimit fashistë, Ata mbrojtën jetë njerzore Hebrejt, përballë makinerisë çfarosëse të nazizmit, duke rrezikuar jetët e familjeve të tyre. Me veprën e tyre humane e vendosën kombin shqiptarë në plejadën e nderit botërorë! Këta korifej të lirisë, dhe mendimit ndryshe, u vranë që Shqipëria të ishte pjesë e Europës, që vendi të kishte sistem demokratik, që qytetarët të kishin lirinë dhe pronën e tyre.
Këta martirë Zoti Kryeministër sot nuk kan një varr, dhe nuk dihet se ku i kan kufomat.
Jetët e tyre i vrau ideologjia staliniste e diktatorit më famkeq që ka njohtë Europa e pas luftës së dytë botërore krimineli Enver Hoxha. Ajo ideologji që europa e dënoi në vitin 1956, fatkeqësishte vetëm Shqipëria që sundohej nga një parti kriminele staliniste nuk e dënoi.
Dhe forca politike që doli në “90” jo vetëm nuk e dënoi këtë idologji çfarosëse por përkundrazi pranoi të kishte bashkëudhëtare, e sistemit pluralistë partinë që i kreu këto krime. Partia që drejtoni ju Zoti Kryeministër, ndrroi emrin në vitin 1991 dhe u vetquajt parti socialiste dhe që e drejtoni prej 20 vitesh! Këta familje që provuan plumbat, vuatjet dhe burgjet politike dhe dolën në liri në “90” falën që Shqipëria të mos kishte gjak, urretje, por ata kërkuan nga partia e juaj që ti dënoni këto krime. Ju si forcë politike ndoqët një rrugë të gabuar aspak ligjore dhe njerzore dhe që nuk i shërbente pajtimit kombëtar. Nën petkun e demokracisë zgjodhët të mbroni ideologjinë dhe diktaturën në rrugën e pluralizmit.
Ju sjellim në vëmendje para tre muajsh, proklamatën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në shërbim të paqes shpalli Javën antikomuniste në nëndor 2025 ku deklarohej : “Në 34 vitet që nga përfundimi i Luftës së ftohtë , bota ka dëshmuar si triumfin e demokracisë, ashtu dhe këmbguljen e tiranisë në forma të reja. Zërat e rinj përsërisin gënjeshtrat e vjetra, duke i veshur ato me gjuhën e “drejtsisë sociale” dhe “socializmit demokratik”, por mesazhi i tyre mbetët i njëtë: “hiqni dorë nga liria juaj, vendosni besimin tuaj tek pushteti i qeverisë dhe shkëmbeni premtimin e mirëqënjes me ngushëllimin e e zbrazët të kontrollit”. Amerika e refuzon këtë doktrinë të ligë.”
A refuzoi Shqipëria këtë doktrinë të ligë, Jo. Përkundrazi vazhdoi mbrotjen e diktaturës duke u fshehur mbas gënjeshtrave të pjesëmarrjes së komunistave në luftën e dytë botërore! Shqipëria heshti ndaj krimeve të diktaturës, Dy forcat politike PS dhe PD “formalisht” në 90 e shpallnin veten antidikaturë, por gjatë tre dekadave nuk e dënuan diktaturën me ligj.
Dhe zgjodhën heshtjen ndaj krimeve makabre të partisë së diktatorit Enver Hoxha.
Mbas 35 vitesh sot janë ndërtuar institucjone” formale”demokratike, por të komanduar nga partia shtet. Sot zgjedhjet janë monopol të partisë dhe jo të popullit. Nga një “shtet demokratik ku menduam në 90 të ndërtonim,” sot jemi kthyer në një shtet ideologjik partiak. Vlerat e indivitëve i përcaktoni Ju si Kryeministër, dhe jo kontributi i qytetarëve ndaj kombit. Nqs nuk i përket partisë tënde, dhe jetën ta japish për kombin nuk mund të quhesh atdhetar, por armik. Edhe diktatura Zoti Kryeministër, bënte zgjedhje “formale” me 99% votusish, e njëta gjë po ndodh tani në venditn tonë. Dy Parti kan kapur sistemin demokratikë, dhe e kan kthyer në një sistem partiak, dhe nuk e lënë as të jetoi as të vdesi.
Nqs nuk ke lidhje me diktaturën, kundërshtarit politikë nuk i lejohet të votohet, jo ma të drejtoj institucjone. Sot drejtsia është në kllapi të pushtetit ekzekutivë. Shoqëria civile, media, nqs nuk i shërbejnë pushtetit do të penalizohen. Sindikatat nuk ekzistojnë se nuk ka ekonomi tregu, por ekonomi formale dhe aspak kapital dhe bisnese që i shërbejnë zhvillimit të vendit.
Militantët që u vranë me 21 janarë , janë shqiptarë dhe duhet drejtësia të veproi!
Dhe ata djem që u vran në Vlorë në 97 nga forcat militante të partisë tuaj janë shqiptarë dhe ata duan drejtsi. Por partia e juaj Z.Kryeministër ata që vranë Besnik Hidrin, dhe Lekë Çokun që ishin të përndjekur politikë, vrasërit i banë deputetë!
Mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe zhdukur kufomat. 35 vite presin drejtsi Z. Kryeministër!
Sot mbas 35 vitesh 6000 qytetar bashkombas tuaj janë shqiptarë, nuk kan një varr për ti nderuar se këta martirë të lirisë nuk janë militantë politikë të forcës tënde politike!
6000 familje shqiptare, nuk kan një ditë kujtese siç e kan hebrejtë, për të i nderuar jetët e tyre. Mbi gjakun e pafajshëm të këtyre korifenjve ju politikanët e pas 90 nuk zgjodhët Kujtesen , por harresën. Këta 6000 shqiptarë kërkojnë drejtsi Zoti Rama dhe drejtuesi i opozitës Dr. Berisha. Heshtja e pozitës dhe opozitës ndaj krimit të zhdukjes së kufomave të mbi 6000 shqiptarve ju ban bashkëfajtor para shoqërisë dhe kombit shqiptar!
Të fshehur nën petkun e demokracisë luftuat për tre dekada të fshinit krimet kundra njerzimit! Dhe as nuk skuqeni, e as nuk zverdheni si shqiptar, por silli si sundues barbar, ndaj këtyre familjeve, vetëm se ato kundërshtuan diktaturën.
Familjarë e të zhdukurve skërkuan hakmarrje, por vetëm drejtsi! Sjellja e pushtetit ndaj këtyre familjeve, duke ju mohuar të drejtat më elementare të gjetjes së kufomës, është krim që sjell pasoja.
Të mendojsh se me anën e pushtetit mund të i fshish krimet dhe mund të friksojsh shqiptarët të bën bashkëfajtor me xhelatët e djeshëm që i ekzekutuan këto krime ndaj qytetarve që kërkonin Liri. Ku vemi Zoti Kryeministër? Pse hesht Dr. Berisha, ndaj krimit komunistë.
E verteta Zoti Kryeministër nuk mbulohet me pushtet as me dhunë, ajo është e hidhur por na ban qytetar të lirë të këtij vendi! Si mund ta keni ndërgjegjen të qetë kur mbi 6000 shqiptarë nuk kan mundësi të ndezin një qiri, apo të bëjnë një lutje për Gjyshin, babain, nënën, motrën , vëllain, dajën. A mund të ketë paqe Shqipëria ku ka 6000 shqiptarë janë të zhdukur.
Ku lotët e atyre familjeve nuk janë tharë, dhe Ju si drejtues të këtij vendi nuk nderonin jetët e tyre.
Sot publikishtë të bëj thirrje publike, Ju si Kryeministër, dhe Dr. Berishës si Kryetar i opozitës, në emër të të zhdukurve të komunizmit kërkoni falje publike, familjeve të 6000 të zhdukurve të partisë punës Shqipërisë. Mos pengoni ligjin për të denuar krimet e komunizmit! E kundërta që keni bërë deri tani, dhe ju kan njollosë para kombit për heshtjen tuaj. Gjaku nuk bëhet ujë thotë një fjalë e urtë shqiptare.
Drejtësi për të gjithë shqiptarët që i vrau politika enveriste për interesa të sajë!
Si katër të vrarët e 21 janarit, dhe 6000 të vrarët e të zhdukurit kufomat janë shqiptarë, bashkombasit tuaj dhe kërkoju falje dhe jepuni drejtsi! Drejtësia ndaj këtyre shqiptarve na fut në Europë, se këto ishin lajmëtarët e parë të europës në një kohe kur Shqipëria nuk mund të merrte frymë.
Kemi 35 vite që presim drejtësi për të zhdukurit, është detyra jote si Kryeministër, dhe e opozitës që drejtohet nga Dr. Berisha ta dënoni krimet e komunizmit, të kërkoni falje, dhe ta dërgoni shoqërinë drejt një pajtimi kombëtar. Kur drejtsia të veprojë e barabartë, Shqipëria do të ketë liri dhe paqe!
Besim Ndregjoni