Saimir Z. Kadiu/
Sot me 1 dhjetor 2021, eshte 63 vjetori i venies ne skene te Operes ” Mrika” kompozuar nga i madhi Prenk Jakova. “Mrika” e pare shqiptare eshte Klotilda Shantoja. Nje ze brilant i njohur per rrethet muzikore te atyre viteve, por qe me vone u harrua totalisht…Kush ishte Klotilda Shantoja, kjo meteore e operistikes shqiptare?Lindi ne Tirane me 2 tetor 1930 ne nje familje te njohur shkodrane qe ishte zhvendosur nga Shkodra në Tiranë. Nga fundi i vjeshtës së vitit ’46, familja Shantoja dëbohet nga Tirana per ne Shkoder, pasi xhaxhai i Klotildes Dom Lazer Shantoja, kleriku i famshem intelektual, patrioti i madh dhe muzikanti i shquar, do te masakrohej pa gjyq nga regjimi komunist. Klotilda ishte aktivizuar që e vogël në Katedralen e Tiranës dhe në Radio Tirana. Dhe kënga e parë që këndoi në një koncert ishte kënga e “Borëbardhës”. “Isha vetëm 13 vjeç, kur më zgjodhën për të kënduar në koncert. Suksesi ishte i madh dhe për mua ai mbeti një emocion i rrallë. Në fillim karriera ime rrodhi natyrshëm. Për faktin se rridhja nga një familje me prirje muzikore, babai im i binte pianos dhe flautit. Kur mblidheshim në shtëpi organizonim koncerte familjare, shpeshherë dhe me pjesëmarrjen e axhës, dom Lazër Shantoja, i cili i binte disa veglave muzikore”. Vetem njehere cedoi regjimi ndaj kesaj kengetareje te talentuar… (por jo pa qellim)… kur perdori talentin e saj per Operen e pare shqiptare.Me pas emri i saj nuk u permend me…Me rastin e 20-vjetorit të operas “Mrika”, Klotilda Shantojës i hiqet fotografia nga origjinali i vitit 1958 dhe në vend të saj montohet një këngëtare tjetër, e cila asnjëherë nuk doli në rolin e Mrikës”, komenton muzikologu shkodran Ferit Bala. Pak para se të vdiste ne vitin 1994, Klotilda do të theksonte: “E them sinqerisht, se ndër fatkeqësitë e rënda, të cilat i kam vuajtur shumë, qoftë për axhën që e pushkatuan pa gjyq, burgosjen e babait dhe të vëllait, persekutimin e gjatë, largimi nga skena, ka qenë fatkeqësia më e madhe e jetës sime”. Por brenga e Klotildës ka vazhduar dhe pas viteve ’90. Për këtë ajo ka deklaruar: “Tani, me ardhjen e demokracisë, vuaj më shumë. Them me vete si nuk u kujtua kush për mua, për këngëtaren e parë të operas Mrika! Nuk u kujtuan as redaktorët e radios, as shoqëritë intelektuale të qytetit. Siç duket ende sot nuk dinë të respektojnë vlerat intelektuale të qytetit”.Nuk eshte kurre vone te rehabilitohen vlerat intelektuale dhe artistike…dhe gjeneratat te mesojne qe kush eshte “Mrika” e pare shqiptare…Ne pamundesi te gjetjes te regjistrimit zanor te premieres se Operas Mrika, po postoj interpretimin magjik te Klotilda Shantojes te kenges “Margjelo”, kompozuar nga Prenk Jakova.