-Kosova dhe BE mbajnë takimin e parë të nënkomisionit të MSA për drejtësi, liri dhe siguri/
– Kosovo and European Union held 1st Stabilisation and Association Agreement Sub-committee on Justice, Freedom and Security/ PRISHTINË, 26 Janar 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari.-Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajnë takimin e parë të nënkomisionit të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim për drejtësi, liri dhe siguri.Komisioni Evropian dhe qeveria e Kosovës në një njoftim të përbashkët të dërguar pasdite bëjnë të ditur se, zyrtarë të Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan sot në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet e viteve të fundit në fushën e drejtësisë, lirisë dhe sigurisë. Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim (MSA), e cila hyri në fuqi në prill të vitit 2016. Në të gjitha fushat, Komisioni dhe Kosova u pajtuan mbi rëndësinë e zbatimit të prioriteteve të Axhendës Evropiane të Reformave.
BE-ja u interesua rreth shqyrtimit të planifikuar të sundimit të ligjit duke nxitur përafrimin me acquis të BE-së dhe praktikat më të mira evropiane. Kosova u zotua të punojë më shumë për forcimin e paanshmërisë dhe përgjeshmërisë së sistemit gjyqësor. BE-ja theksoi nevojën për të pasur emërime transparente dhe të bazuara në merita të anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës si dhe për forcimin e gjykatave që merren me krime të rënda. BE-ja shprehu shqetësimet e vazhdueshme në lidhje me grumbullimin e rasteve dhe e inkurajoi për të rishikuar procedurat e regjistrimit të rasteve.
BE-ja dhe Kosova diskutuan progresin në lidhje me gjurmimin e hetimeve, vendimet e formës së prerë dhe konfiskimet në rastet e rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe inkurajuan prioritizimin e vazhdueshëm të kësaj pune dhe nevojën për t’u fokusuar në masat parandaluese. BE-ja theksoi rëndësinë e shtimit të përpjekjeve në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies së financave të partive politike. Me synimin për luftimin e korrupsionit në prokurimin publik janë vërejtur hapa për të forcuar transparencën me operacionalizimin e prokurimit elektronik.
Në lidhje me punët e brendshme dhe luftimin e krimit të organizuar, u shkëmbyen pikëpamjet mbi migrimin, azilin dhe riatdhesimin, Menaxhimin e Integruar të Kufirit, si dhe kompletimin e sistemit të adresave dhe regjistrit civil duke përfshirë edhe veriun. Duke u fokusuar në luftimin e krimit të organizuar dhe terrorizmit, BE-ja dhe Kosova u pajtuan për forcimin e mëtejshëm të punës në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit dhe riintegrimit. BE-ja theksoi nevojën për të monitoruar, parandaluar dhe luftuar ekonominë joformale, shpërlarjen e parave, financimin e terrorizmit dhe krimet e tjera financiare. Palët diskutuan nevojën për të forcuar përpjekjet dhe kapacitetet mbi luftimin e krimit, në veçanti krimin kibernetik, narkotikët dhe trafikimin e armëve.
Në lidhje me të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, BE-ja dhe Kosova diskutuan nevojën për të çuar përpara zhvillimin dhe zbatimin e politikave dhe alokimin e buxhetit të mjaftueshëm për të drejtat e njeriut. U theksua nevoja për përpjekje reale për të siguruar zbatimin e rekomandimeve nga Avokati i Popullit, duke përfshirë edhe ato nga Kuvendi. BE-ja mbetet e shqetësuar në lidhje me lirinë e shprehjes, dhe theksoi nevojën për financim të qëndrueshëm për transmetuesin publik në pajtim me ligjin dhe standardet më të mira evropiane. Mbi të drejtat e pronësisë, palët diskutuan nevojën për të zbatuar vendimet gjyqësore. Diskutimet u fokusuan më tej në veçanti mbi të drejtat e fëmijëve, personave me aftësi të kufizuara dhe komunitetit LGBTI, si dhe në sistemin e burgjeve. BE-ja gjithashtu prezantoi rregulloren e re për mbrojtjen e të dhënave të BE-së.
Me respektimin dhe mbrojtjen e komuniteteve pakicë, Kosova ra dakord për zbatimin e ligjit për përdorimin e gjuhëve dhe për të zgjidhur çështje të përsëritura të buxhetit të pamjaftueshëm të ndarë për këtë detyrë. BE-ja dhe Kosova diskutuan çështje të sigurisë dhe incidentet që prekin komunitetet joshumicë dhe theksuan nevojën për t’u marrë me vendosmëri me incidente të tilla për të rikthyer besimin në mesin e viktimave dhe komunitetet e prekura. Situata me të cilën përballen komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian dhe mungesa e progresit në përmirësimin e jetesës së këtyre komuniteteve më në nevojë, mbetet një shqetësim për BE-në.
Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me axhendën evropiane. Organet e MSA-së përfshijnë Këshillin e Stabilizim Asociimit, i ndihmuar nga Komiteti i Stabilizim Asociimit, si dhë nën-komitetet e MSA-së, të cilat përfshijnë një gamë të gjerë të EU acquis. Takimet e organeve të MSA-së sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të Komisionit Evropian.
Çdo takim i nënkomitetit monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e reformave dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.
Janë shtatë fusha të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.
Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.
Takimet e Komitetit të SA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për t’u ndërmarrë nga autoritetet kosovare.
***
JOINT PRESS RELEASE/
Pristina, 26 January 2017/
Kosovo and European Union held 1st Stabilisation and Association Agreement Sub-committee on Justice, Freedom and Security/
Officials from Kosovo and the European Commission met in Pristina to discuss developments over the past year in the areas of Justice, Freedom and Security. The discussion was held in the framework of the Stabilisation and Association Agreement (SAA) which entered into force in April 2016. In all areas, the Commission and Kosovo agreed on the importance of implementing the European Reform Agenda priorities.
The EU enquired about the planned Rule of Law Sector Review encouraging alignment with the EU acquis and best European practice. Kosovo committed to further work to reinforce the impartiality and accountability of the Justice system. The EU stressed the need to ensure transparent and merit-based appointments of members to the Kosovo Judicial Council and to strengthening courts dealing with serious crimes. The EU expressed continued concerns about the backlog of cases and encouraged to review case registration procedures.
The EU and Kosovo discussed progress relating to the track record on investigations, final court rulings and confiscations in serious organised crime and corruption cases and encourage continued prioritisation of this work and the need to focus on preventive measures. The EU underlined the importance of stepping up efforts in increasing transparency and accountability of political party finances. With a view to combatting corruption within public procurement, the steps to strengthen transparency by operationalising e-procurement were noted.
On home affairs and the fight against organised crime, views were exchanged on migration, asylum and readmission, Integrated Border Management and the roll-out of the address and civil registry systems including in the North. Focussing on the fight against organised crime and terrorism, the EU and Kosovo agreed to further strengthen work on the prevention of violent extremism and radicalisation and reintegration. The EU stressed the need for systematic efforts to monitor, prevent and combat the informal economy, money laundering, terrorist financing and other financial crimes. The parties discussed the need to strengthen efforts and capacities to tackling crime, in particular cybercrime, drugs and arms trafficking.
On human rights and fundamental freedoms, the EU and Kosovo discussed the need to advance the development and implementation of policy, and sufficient budget allocation for human rights. The need for real efforts to ensure implementation of recommendations by the Ombudsperson, including by the Assembly, was highlighted. The EU remains concerned with regard to freedom of expression, and stressed the need for sustainable funding for the public broadcaster in line with the law and best European standards. On property rights, parties discussed the need to enforce judicial decisions. Discussions further focussed particularly on the rights of children, persons with disabilities and LGBTI community, as well as on the prison system. The EU also presented the new EU data protection regulation.
With respect for and the protection of minority communities, Kosovo agreed to implement the law on the use of languages and resolve recurring issues of inadequate budget allocated to this duty. The EU and Kosovo discussed security issues and incidents affecting non-majority communities and stressed the need to deal resolutely with such incidents to restore confidence among victims and affected communities. The situation facing Roma, Ashkali and Egyptian communities and the lack of progress in improving the livelihood of these most vulnerable communities, remains a concern for the EU.
Background information
- The Stabilisation and Association Agreement (SAA) is the framework for the EU and the Kosovo administration to regularly discuss technical and policy issues in relation to the European agenda. The SAA bodies include the Stabilisation and Association Council, assisted by the Stabilisation and Association Committee, as well as SAA Sub-Committees, which cover a wide range of the EU acquis. The meetings of the SAA bodies provide direct input into the European Commission’s annual reports.
- Each Sub-Committee meeting monitors and accompanies Kosovo’s delivery on reforms and identifies how the EU can assist in this process.
- There are seven areas covered through sectorial meetings of sub-Committees, on Justice, Freedom and Security; Innovation, Information Society, Social Policy, Education and Culture; Trade, Industry, Customs and Taxation; Internal Market, Competition, Consumer and Health Protection; Agriculture, Fisheries, Forestry, Food Safety; Transport, Environment, Energy, Regional Development; Economic and Financial Issues, Statistics.
- Two other areas covered through the meetings of special groups are the reform of the public administration and normalisation of relations with Serbia.
- SA Committee and Sub-Committee meetings are co-chaired by the European Commission and Kosovo. Each meeting results in jointly agreed follow-up actions to be taken by the Kosovo authorities. The conclusions from the meetings will be made available on the website of the EU Office in Kosovo.