Revista e njohur gjermane “Der Spiegel” mbush 70 vjeç më 4 janar – një udhëtim në vite nëpër kryetitujt e kësaj gazete na tregon se në vitin 1999 Kosova ishte disa herë në fokus të ballinës së revistës. Por edhe rajoni.
Bomba, Terror, Dëbime – Ku të çon kjo luftë?
Në numrin e 5 Prillit 1999, revista “Spiegel” i kushton vëmendje kryesore luftës në Kosovë. Mjaft analiza gazetareske, por edhe një intervistë me Ibrahim Rugovën, ku ai thekson se shpresa e Millosheviçit janë përçarjet brenda perëndimit.
Kosova – Luftë kundër vrasjes – Frika nga zgjerimi i konfliktit
Në numrin e marsit 1999, revista “Spiegel” shkruan se konflikti i Kosovës mund të transmentohet edhe në Gjermani. Ambasadori jugosllav i atërhershëm, Zoran Jeremiç citohet: “Kemi në Gjermani 800.000 serbë, kjo me sa duket nuk dihet aq mirë.” Më vonë ai tha se ky nuk ishte kërcënim.Protokoll i tmerrit – Çfarë po ndodh vërtet në Kosovë?
Kancelari Schröder për Kosovën: “Marrim pjesë në këtë luftë për të ndalur vrasjet e dëbimin.” Revista “Spiegel” sjell informacione të dëshmitarëve okularë për krimet serbe në Kosovë, por shkruan edhe për valët e refugjatëve në Maqedoni e Shqipëri, si edhe ofron një analizë për armiqësinë e vjetër shqiptaro-serbe.