Saimir Kadiu/
Me 13 maj 1981, 23 vjecari Mehmet Ali Ağca qellon dhe plagos Papen e Romes ne Sheshin e Shen Pjetrit. Një javë më vonë një gjykatë në Romë e dënon me burgim të përjetshëm. Papa dëgjohet pak kohë pas atentatit nga dhoma e tij në Poliklinikën “Gemelli”, nëpërmjet Radio Vatikanit : “Ju bekoj të gjithëve, u jam veçanërisht pranë dy personave, që u plagosën bashkë me mua dhe lutem për vëllain, që më qëlloi dhe të cilin sinqerisht e kam falur. I bashkuar me Krishtin, prift dhe viktimë, ia paraqes vuajtjet e mia kishës dhe botës.”
Një vit më vonë, më 13 maj 1982, Papa Gjon Pali II ishte në Fatima të Portugalisë për një falënderim të veçantë. Ai nuk dyshoi kurrë se e kishte shpëtuar Virgjëra Mari që i qe dukur tre barinjve të vegjël në Fatima më 1917. E prandaj në Shenjtëroren e Zojës së Bekuar në Fatima, përsëriti para gjithë botës, moton, që e shoqëroi gjithë jetën: “Totus Tuus – “Jam krejt yti, o Nënë!”.
E më 13 maj, në Romë e kudo në botë Kisha katolike kujton dukjen e parë të Zojës së Bekuar më 1917 në Fatima të Portugalisë dhe përvjetorin e atentatit kundër Papa Gjon Palit II në Vatikan.
Edhe sot pas 42 vitesh ky atentat ka mbetur mister…
Prapavija e veprës është deri sot e pasqaruar. Cili qe motivi i Ağcës? A ishte thjeshte nje keqbërës i vetëm? Kishte ideatorë që fshiheshin pas tij?
Eshte shkruar edhe nje liber : “Vrit papën”, me autore gazetarin i talian Marco Ansaldo dhe gazetaren turke Yasemin Taşkın … shume fakte, detaje, intervista… por jo e zbardhur perfundimisht.
Kush kishte interes qe Papa i ardhur nga Polonia te vritej?
Cili ishte fati i metejshem i Mehmet Ali Ağca?
Ai u fal në vitin 2000 nga presidenti italian dhe u dorëzua në një burg turk të sigurisë së lartë. Atje vuajti dënimin për vrasje e mëparshme të Abdi Ipekçiut, një gazetar i majtë i gazetës “Milliyet”.
Prej fillimit të 2010-ës Ağca është i lirë.
9 vjet me pare, me 27 dhjetor 2014, Agca me nje tufe lule viziton Vatikanin per te nderuar kujtimin e njeriut te madh shpirteror qe tentoi ta vriste me 13 maj 1981…