Nga Gjon Kadeli/
Për ma shumë se 150 vite Serbia ka vazhdue përpjekjet për të dëbue shqiptarët nga trojet e tyne. Lloje lloje mënyrash janë përdorun edhe çdukjen në masë (gjenocidin). Po e filloj këtë artikull me pak fjalë rreth historisë së Serbisë që nga koha e fillimit të kryengritjeve të popujve të Ballkanit kundër pushtimit Ottoman. Serbija kryengritjen e parë kundra Turqisë e bani me 1804 e të dyten më 1815. Si rrjedhim i këtyne kryengritjeve, Serbia me përkrahjen e Rusisë, fitoi njifarë autonomije nga Otomanët, dhe në Kongresin e Berlinit 1878 fitoj pavarësinë. Më 1844 ministri i jashtëm i Serbisë Ilia Grashanin, bashkë me disa zyrtarë të tjerë përpiluen nji plan që u quejte “Nacertanja”. Në këtë rast lindi ideja për krijimin e Serbisë së Madhe në kurriz të vendeve fqinje. Simbas këtij plani, që u fillue të vëhej në veprim me 1862, 200 mijë shqiptarë do të zhdukeshin dhe 400 mijë do të detyroheshin të shkoshin në Turqi. Më 1876 Rusija filloi luftën kundër Perandorisë Ottomane. Ajo i kërkoi edhe Serbisë të fillojë luftën kundër Perandorisë Ottomane, gja që Serbija e bani. Ajo sulmoi komanden ushtarake turke të zonës së Nishit me krahinat e tij të cilën e mori nën kontroll. Në këtë kohë Nishi ishte pjesë e Vilajetit të Kosovës. Mbas kësaj ngjarje Serbija filloi procesin për të detyrue shqiptarët të braktiseshin trojet e tyne stërgjyshore nga zona e Nishit me rrethet e tij. Gjatë këtij procesi 620 katunde të banueme me shqiptarë u shprazen nga 350 mijë banorët e tyne. 70 mije prej tyne u vranë, u therën ose u dogjen gjallë, pjesa tjetër prej 230 mijë u detyruen të largoheshin nga ajo zonë. Shumica e tyne, me shumë mundime shkuen drejtë Kosovës e të tjerët drejtë Turqisë e ndonji vendi tjetër.
Ky ishte gjenocidi i parë që bani Serbija kundër shqiptarëve. Gjenocidi i dytë u ba gjatë luftave të Ballkanit e gjatë Luftës së Parë Botnore. Gjenosidi i tretë u ba me 1998 e 1999 gjatë Luftes së Kosovës. Pra, sic Shifet, Serbija bani tri gjenocide kundër popullit shqiptar. E shof të arsyeshme që me këtë rast të vëjë në dukje gjnosidin e katërt që bani Serbija ndaj nji vendi fqinj domethanë kundër Bosnje-Hercegovinës, pak përpara luftës së Kosovës. Gjenocidi në fjalë u ba kundër popullsisë myslimane të Bosnjës. Ky gjenocid ishte ma barbari që nga Lufta e Dyte Botnore, ku u vrane 8000 burra e djem të ri të pafajshëm. Gjatë Luftës së Bosnjës u vranë 100 mijë vetë e zoti e din se sa u plagosen dhe rreth 2 milionë njerëz u detyruen të braktiseshin trojet e tyne. Përsa u përket dameve materiale si shtepi e ndertesa te tjera s xhami e te tjera asht vështirë të llogoriten. Prandej, tuej u bazue në veprimet tejet barbare të përmenduna ma nalt, shteti serb nuk mund të konsiderohet ndryshe vetëm shtet gjenocidesh. Shtoj këtu se Serbija, megjithë luftat tejet të përgjakshme dhe shkatërruese që bani kundër Bosnje-Hercegovinës e Kosovës, ajo ende vazhdon të krijojë probleme si në Bosnje e Hercegovinë po ashtu edhe në Kosovë. Mund të thuhet, se duket e çuditshme që ndonji organizatë ndërkombëtare që merret me çështjen e damshpërblimeve të luftës nuk ka kërkue që Serbija të paguejë damshpërblime për luftat në Bosnjë e në Kosovë. Ka ardhun koha, që, si Bashkimi Europian, po ashtu edhe shtetet ballkanike të ja thonë troç Serbisë, se përpjekjet e sajë, gjatë ma se njishekulli e gjysëm, për krijimin e të ashtuquejtunes Serbinë e Madhe, janë të destinueme të mos realizohen kurrë.