– Kristo Papa, e din mirë, që ka një varg studiuesish grek, si Zonja Elefteria Manda dhe Jorgos Margaritis, që thonë: “Krimet e pashëmbullta dhe çpopullimin e territoreve çame e kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve./
– Aleksandër Lambert është shprehur se: “Europa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar… Janë një popull me vlera historike dhe kulturore./
Nga Rasim Bebo/
Javën e fundit të janarit 2013, u intervistua nga Artur Zhei, deputeti grek i “Agimit të Artë” Kristo Papas. I cili nxorri shumë vrerë nga goja e tij kundër vendit tonë. Kristo Papa Thotë: “Shqipëria është një shtet i krijuar artificialisht, njëqindvjeçar, në rajonin tonë. Këta kusarëve na shtypin vëllezërit tonë grek. Duhet ti bëjmë që të kuptojnë njëherë e mirë se çfarë do të thotë Greqi. (1)
Ndalu pak z. Kristo se e keni marë me shumë nxitim, Maks Zotaj citon Prof. Robert Temple i cili thotë: “Grekët dhe hebrejtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi, që bëhet fjalë për mijëra vite distancë (“të parët janë shqiptarët”). Emrat Greqi dhe Hebre, u degjuan vetëm pas shek të 10 për hebrejtë dhe të 7 për grekët p.e.s. (2).
Ndërsa, Aleksandër Lambert thotë: “Europa duhet të jetë krenare që të ketë në gjirin e saj kombin shqiptar… Janë një popull me vlera historike dhe kulturore. Janë ENGJEJ. Këtë e kanë treguar me shembuj gjatë gjithë periudhës së sigurimit të mbijetesës së tyre. Askush nuk mund t’u ndërrojë bindjen shqiptarëve për dinjitetin e tyre kombëtar, për të cilin ata kanë të drejtë të jenë krenar. (3).
Kristo Papa vazhdon: “Çështja çame për ne nuk egziston, për fat të keq që diskutohet në këto çaste. Çështja çame është zgjidhur njëherë e përgjithmonë në periudhën 1944-1945 nga strategu i guximshëm dhe i zoti, Napolon Zerva me ushtrinë e tij. Ata pak banorë myslimanë të zonës bashkëpunuan me armikun kundër grekëve dhe morën përgjigjen e duhur. Çamët nuk janë grekë në asnjë rast. Ata goditën dhe luftuan Greqinë dhe ajo tokë nuk u përket. Ajo është tokë greke. (4).
Kristo Papa, e din mirë, që ka një varg studiuesish grek, si Zonja Elefteria Manda dhe Jorgos Margaritis, që thonë: “Krimet e pashëmbullta dhe çpopullimin e territoreve çame e kanë krahasuar me genocidin nazist ndaj hebrejve. Këta shkruajnë: “…regjimi që kishte vendosur në vendin fqinj Fronti Çlirimtar i Shqipërisë, nuk pranoi të vazhdonte raprezalje në kuriz të minoritetit grek, që jetonte në vendin fqinj. Në kundërshtim me praktikat e vazhdueshme ballkanike, gjaku nuk u shpërblye me gjak dhe dëbimi nuk u shpërblye me dëbim. …Vendi ynë “mesoi qytetërim”…sigurisht nuk vjen nga pala greke. (5).
Çamëria u pushtua nga Greqia, në mars 1913, një popull autokton, pasardhës i pellazgëve dhe Epirotëve të më vonshëm e sot shqiptarë, të masakruar nga krimineli Zerva. Ndërsa minoritetit grek i ardhur me trastën e lypsit në krah përpara rreth 200 vjetëve, filluan të punonin tokat e agallarëve të Gjirokastrës dhe Delvinës në Dropull dhe Vurg. Sali Berisha me ligjin agrar 7501 dekretoi dhënien në pronësi të tokave shqiptare më 1994. Gëzojnë të gjitha të drejtat sipas konventave ndërkombëtare dhe grekët prap na akuzojnë duke e ngritur kurdoherë minoritetin grek si mollë sheri.
Për “Protokollin e Korfuzit”. Komisioni ndërkombëtar i ngarkuar nga Fuqitë e Mëdha vijoi negociatat me autoritetet greke, ku ishin të pranishëm edhe “epirotët” e Zografit. Negociatat u mbyllën më 17 maj 1914 me “dispozitat e Korfuzit”, të cilat do t’iu parashtroheshin Kryeqyteteve Europiane, që lipsej të garantonin vënien e tyre në jetë, miratimi erdhi më 2 korrik 1914. “Dispozitat konfirmuan domozdoshmërinë e tërheqjes së plotë të forcave greke, prej Shqipërisë së Jugut”. (6).
Kristo Papas thotë: “…zgjidhja e vetme për çështjen e Vorio-epirit formulohet: Liri në Vorio-Epir. Kjo nënkupton: Ushrtinë greke do të jetë në Vorio-Epir. Ta dini këtë…”. Atëhere neve na ipet një shans i ngjashëm si i Milosheviçit që sulmoi Kosovën dhe Kosova u çlirua dhe u bë shtet i pavarur Shqiptar. Tani pritet rasti i Çamërisë dhe trojeve të tjera shqiptare. Gjithmonë është folur: “Pa Kosovë dhe Çamëri nuk ka Shqipëri”. Nëqoftëse doni ta përsëritni si në dy rastet e kaluar që u ka ndodhur, urdhëroni se u presim…
A.) Më 15 maj 1919 iu vërsulët mizorisht Anadollit, Izmirit dhe Thrakës. Dhe siç dihet, duke u vërtitur nëpër gjumë për të mbledhur mjengullën në thes, u rrëzuat nëpër buza e humnera aq keq sa thyet jo vetëm turrinjtë po edhe kokën. Gjatë verës së vitit 1922 u dërmuat e u shkatërruat përfundimisht. Kokë varur duke u rrukullisur e zvaritur u përplasët në bregdetin turk të Izmirit me 9-9-1922, shpëtuan më pak se gjysma, falë luftanijeve angleze që u tërhoqi.(7).
B.) Rasti tjetër është kur renegati shqiptar ish Ministri i Mbrojtjes Kiço Mustaqi erdhi me forcat greke në vitin 1997 dhe ngriti flamurin grek në Shqipërinë e Jugut. Por, gëzimin ua preu, Magdalena Ollbrajt kur ju tha: “Ju pushtuat Shqipërinë e Jugut, ne nuk e ndalojmë Turqinë qe t’u bjerë juve dhe qeveria turke u dha ultimatumin, ju u kthyet mbrapa me kokë varur pa arritur lumin e Shkumbinit, që ia kishit vënë syrin. Mbas 20 vjetëve kthehet në Shqipëri tradhtari Kiço Mustaqi, në vend që ta çonin përpara skuadrës së pushkatimit, jo që jo, por e priti Edi, Saliu, Fatosi e Janullatosi me nderime dhe bankete. Në biseda midis shokësh, Kiçua mburr demokracin greke dhe i vjen keq që ajo demokraci i mungon Shqipërisë. Mësoni ju shokët e banketeve: Po të aplikohej demokracia greke këtu në Shqipëri nuk do të kishte ngelur këmbë minoriteti, Dule, Tavo, Ksera me. Nëse ju filloni agresionin të cilin Janullatosi po e pregatit shkëqyeshëm për dy dekada dhe ju z.
***Ngjyra e verdhë është harta e Greqisë vjetër |
Kristo Papa me kërcënimin e pa fre që po dëgjojmë, ne shqiptarët u presim, se kështu do të vijë rasti i pritur si i Kosovës për të vendosur kufirin te kufiri i “Greqis së Vjetër” që kalon në jugë të Epirit dhe të Thesalisë dhe në veri të Eubesë. (shiko hartën ne enciklopedinë Amerikane, vol. 13, f. 377, bot. 1828, korigjimi në vitin 1971). (9).
VENDBANIMET ARVANITASE |
Prapë kërkon dhe pretendon Greqia, “pushton Epirin e Veriut” me ushtrinë e vdekur. Është në ngjajshmëri si varrezat e ushtarëve greke me kufoma shqiptarë që ka ngritur Janullatosi për gjatë kësaj kohe. Ju kërkoni një hapësirë më të madhe… Gazeta kombëtare prej dy ditësh ka publikuar fakte që tregojnë se Athina zyrtare ka kërkuar nga Shqipëria lejen për të kryer kontrolle në 696 vende për eshtrat e ushtarëve të rënë para 72 viteve të luftës italo-grek. Sot ju sjellim një tjetër të dhënë, e cila zbulon se të 696 vendet…përkojnë saktësisht me kufijtë i magjinarë të “Eprit të Veriut”. Është e çuditshme se ky numur është i njëllojtë me 696 fshatra arvanito-shqiptare që ka zbuluar A. Belushi në Greqi. (A. Fico, “ILLIRIA” 28-3-2005).
… Kërkimet fillojnë: në Korçë, Pogradec, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë, zbret në fshatrat e bregdetit në afërsi të Kepit të Gjuzës në Karaburun. Greqia kërkon eshtrat e ushtarëve të vrarë gjatë luftës italo-greke “pas 72 vjetëve”. Ç’farë absurditeti, Taciti Romak thoshte: “Humbi turpi, sundon poshtërsia, zanati i shpifjes nuk njeh turpin! Shpifja gjithmonë kërkon të vrasë të vërtetën … të vrasë historinë. Këto pika kërkimi arrinë deri në afërsi të Elbasanit, ku asnjë këmbë ushtari grek nuk ka shkelur prej shekujsh. Këto kërkesa, kane arritur sa të kërkojnë autonomin e kësaj zone, e cila më pas do t’i bashkohet “tokës mëmë”.
Në këto fshatra shqiptare në Greqi rrjedh në dejet e tyre gjak shqiptari. Të parët e tyre ishin heronjtë mijëvjeçar të historisë greke dhe kurdoherë kanë marrë si dhuratë pabesinë. Ka nipër të tyre që kanë humbur idetitetin dhe nuk dinë ç’kërkojnë. (10).
A. De. Lamartine, pohon: “E vetmja gjë e patundur te shqiptarët është pasioni për pavarësi dhe lavdi. Ky pasion për lavdi është tipar mbizotërues i karakterit dhe burim i trimërisë së tyre. Shqipëria është toka e heronjëve të të gjitha kohëve”. (“Historia e Turqisë”, Laipcig, Ë. Ëerhard, 1885). (11).
Ky zotëri flet për vlerat e luftës dhe përpjekjeve të heronjve tanë duke i bërë të tyre Pirron e Epirit, Teuten, Gentin e me radhë Skënderbeun, udhëheqësit e revolucionit 1821 etj. Ç’farë maskarade luan greku me emisaret e saj! Kristo Papas na akuzon se kemi vjedhur flamurin. Ne i referohemi historisë, që grekut nuk u njihej as nami as nishani atëhere. (Ju quheni grek pas vitit 1826), Volteri i antikitetit, Lukiani i shek II-të shkruan: “Shqiponja jeton tani në qiell, rri mbi skeptrin mbretëror dhe vetëm sa s’bën edhe folenë në kokën e Zeusit” (Vepra të zgjedhura. Bot. shqip 1979, f. 17). Ne shqiptarët prej kësaj shqiponje të Zeusit e kemi origjinën e Flamurit tonë.
Vazhdon Kristo Papa: “Popullsitë në veri të Greqisë janë popullsi që përbëhen nga grekë të cilët ndërruan besimin dhe fituan një ndërgjegje të rreme kombëtare, ndërsa shume mirë do të kishte mundësi që jo vetëm Vorio-Epiri por edhe e gjithë Shqipëria të jetë një rrethinë apo një periferi e Greqisë.
Në Leipzig, Johan Tutman shkruan: “Asnjë populli vjetër i botës në të cilën jetojmë, nuk është aq i panjohur për europianët e perëndimit, i përket prejardhjes, historisë dhe gjuhës sa ç’janë shqiptarët … Ata janë një popull kryesor, i lashtë dhe i rëndësishëm…
Presidenti i greqis (arvanitas) Karlos Papulias përshëndeti organizatën e OMONIA-s me rastin e 22 vjetorit të themelimit, ka shprehur hapur krenarin e tij për helenizimin e trojeve që i cilëson vorio-epirotë. Prani shekullore e helenizimit në shtëpitë strëgjyshërore si një burim frymëzimi e krenarie për gjithë grekët … Shpreh shqetësim për rrezikun e mbylljes së shkollës greke në Korçë ku mësojnë 370 nxënës dhe 80 femijë të shkollës fillore dhe të kopshtit, veç kësaj kundërshtuan hapur ligjin që parashikon prerjen e 18.000 pensioneve të minoritarëve që nuk kanë punuar asnjë ditë në Greqi. Ky është helenizimi i paguar nga greku për minoritetasit pa rrënjë që janë në Shqipëri. (12).
Lajosh Taloci (1834-1916) shpall hapur: “Nuk egziston popull tjetër në Ballkan, as ai i greqise së re, që mund të ndjekë historinë e fisit të vet, ashtu me rend kronollogjik, qysh prej kohëve të lashta gjer në ditët tona, sikurse populli shqiptar”. (13).
Veprimtaria heleniste për gjatë këtyre dy dekadave të zhvilluara në praktike nga Janullatosi dhe të shprehura në teori nga Kristo Papa është një degradim për shtetin grek, aq më tepër kur ruajnë “Ligjin e Luftes pas mbi shtatë dekada, kurdoherë mendojnë për të bërë një intervecion kundra Shqipërisë. Aref Mati zbuloi historinë e manipuluar të Greqisë, nga Universiteti i Sorbonës. Ai mori titullin “Doktor në shkencen e historisë së antikitetit (Greqia antike) Të Universitetit Paris – Sorbonë”. Kështu që ky është njeriu që përmbysi një mit fals, që vuri bazat e një historie të re. Puna e Arefit do të kthehet në pikë referimi në bibliografi, për të gjitha shkencat e botës që do të merret këtej e tutje me antikitetin europian. Tezat e tij u pranuan përfundimisht në sferat akademike të Francës. Ky është dhe suksesi më i madh që kemi korrur ndonjëherë në këtë fushë. (15).
Referenca
1. Interneti “Shqiptarët do ti përzëme” 16-4-2012
2. Maks Zotaj “Orakulli i Dodonës” gazeta “ILLYRIA”, 6-2-2006, f. 24.
3. Aleksandër Lambert, “Europa duhet…” internet 22-10-2011.
4. Kristo Papa “Jeni racë plaçkitës” internet 29-1-2013.
5. Jorgos Margaritis “Bashkëpuntorë… “, bot. 2009, f. 147.
6. Ferdinando Saello, “Shqipëria 6 muaj…”, bot. 2001, f. 70, 78.
7. Ibrahim Hoxha, “Viset kombëtare…”, bot. 2000, f. 99.
8. Rasim Bebo, “Artikuj dhe ngjarje”, bot. 2012, f. 245.
9. Enciklopedia Amerikane, vol. 13, f. 377, bot. 1828, 1971.
10. “Greqia pushton Epirin e Veriut” internet 16-4-2012.
11. A. De Lamartine “Historia e Turqis Laipzig” W. Wehard 1885.
12. Internet Presidenti grek përshëndet 16-4-2012
13. Lajosh Taloci 1834-1916 (R. Bebo “Artikuj dhe ngjarje”, f. 8).
14. Përparim Demi “doktoratura e Arif Matit” Illyria 22-12-2011, f. 24.
15. Internet “Shqipëria e Madhe” Dhimbje koke për Greqin, 24-4-2002.
Rasim Bebo Addison Çikago shkurt 2013
petrit says
greket me barbarizmat e tyre mizore kerkojne te shkelin ne tapet te kuq