Shumë vite më parë, në Tiranë, në një takim mësuesish të gjuhës italiane, një zonjë e nderuar e Ambasadës italiane, sot një mikja jonë e madhe, prof. Luçia Nadin, besoj se e njihni të gjithë për veprat e saj të mrekullueshme që ka shkruar për lidhjet shqiptaro-italiane, pas bisedës sonë, do të ma jepte këshillën e saj proverbiale se koha shëron gjithçka, edhe vuajtjet më të tmerrshme të ferrit. Besova se ishte një ngushëllim i thatë dhe që kërkonte të më jepte forcë për ta kapërcyer situatën, e të them të drejtën nuk i vura shumë rëndësi që të hyja dhe të depërtoja thellë në të. Kanë kaluar shumë vite qysh atëherë dhe ja përsëri kjo shprehje ma sjell në kujtesë një mik tjetër italian, që edhe këtë besoj se e njihni, Pierfranko Bruni, me origjinë arbëreshe dhe me të cilin kemi shkruar herë pas here artikuj me tematika të ndryshme. Përgjigjia ime, por edhe e shumë njerëzve, e them me bindje këtë, është se koha vërtet i shëron shumë dhimbje dhe kujtime të hidhura të jetës, por të gjitha jam ende skeptik. Meqë asgjë nuk është absolute në jetë, edhe shërimi prej plagëve të jetës duhet pranuar relativ, pasi edhe plagët nuk janë absolute.Ka gjëra në jetë që edhe mund të mos shërohen kurrë dhe kjo nuk varet nga shkalla e dhimbjes, sesa nga gjurmët që kanë lënë në ndërgjegjen tonë, në mendjen dhe shpirtin tonë. Kjo pyetje është moment reflektimi edhe për shumë ngjarje shoqërore tipike shqiptare që herë të duket se koha si budalle i shëron tërësisht, dhe në këtë rast është dominues ligji i absolutes, por që vepron gabim dhe nuk duhet të ndodhë dhe herë ngjarje me përmasa më të vogla, të parëndësihme i ruan gjatë në kujtesë pa mundur t’i fshijë apo t’i shërojë plotësisht. Kapriçot e jetës dhe të ndërgjegjes sonë që nuk bëjmë dot dallimin mes plagëve të paharrueshme dhe atyre që duhen harruar shpejt.Ndoshta është vetë ekzistenca e komuniteteve që e bën të mundur këtë përmbysje të ligjëesive në emër të mbijetesës.A duhet harruar për të harruar apo për të mbyllur plagë? Druhem se në këtë kohë po fiton shpesh logjika e parë e fjalisë dhe jo e dyta. E para ta mbyll mendjen dhe ta errëson arsyen, aq sa mund të të çojë edhe në gabime më të mëdha dhe fatale, por megjithatë e zgjedhim, të detyruar nga konjukturat, për të cilat jemi vetë shkaktarë dhe pësues.
A na shëron gjithçka koha? Është një ndër pyetjet filozofike që lidhet me ekzistencën tonë.Jeta është një periudhë kohore që jetohet nga lindja e deri në vdekje. Gjatë saj rrethanat na përballin me shumë ngjarje të bukura që i kujtojmë gjithmonë me nostalgji, por edhe me të pakëndshme që duam s’duam na mbeten gjatë në kujtesë. Shpesh varet nga se jetëgjatësia e tyre, kur vetëdija dhe arsyeja na thonë se nuk mund të dilnim mbi veten tonë, apo jashtë natyrës sonë njerëzore. Por keqardhja ndonjëherë lidhet edhe me mënyrat e zgjedhjes dhe një gabim, mund tëna kushtojë shumë. Gjurmët e lëna krijojnë një ndjenjë faji që kur jemi të pazotë ta kapim demin për brirësh mund tëna sjellë telashe dhe mund të na rrëzojë. Mendimet që sillen rrotull na mundojnë dhe nuk na lënë të qetë, të kapur pas një ideje që gabuam dhe nuk ia falim vetes. Megjithatë njeriu duhet të gjejë forca dhe ta kapërcejë këtë situatë të vështirë.Sa më i fortë brenda vetes, aq më shpejt del prej këtij kompleksi edipian që të mban të mbërthyer for pas kujtimeve. Të duket se nuk e shkul dot apo nuk shkulesh dot prej tyre.Koha i shëron të gjitha plagët, dhe kjo duhet parë një shprehje si një bindje, bindje e thellë në shpirtin tonë, para së të bëhet në logjikë.Ndërsa unë për herë të parë e dëgjova prej gjyshit tim dhe ishte momenti kuri isha i dashuruar me një vajzë shumë të bukur. Atëherë isha djalë iri, pak a shumë 18 vjeçar. Fati apo rrethanat që ma sollën pranë mbetën peng të origjinës, pasi nuk ishte e sërës sonë.Mesa duket kur njeriu është i dashuruar, dëgjon më shumë zemrën, sesa arsyen. Në dashuri të gjitha këmbanat e tjera i dëgjojnë vetëm ata që janë jashtë historisë, ndoshta dhe gjykatës të paepur apo shpesh të rreptë dhe intolerantë, por vetëm i dashuruari nuk i dëgjon, pasioni nuk mund të shkelet me këmbë apo të dominohet, apo nuk do t’i dëgjojë dhe për këtë e bën veshin shurdh, sepse nuk duan që t’ia prishin apo vjedhin lumturinë. Është kalimtare më thoshte xhaxhai im i ndjerë, do kalojë si të gjitha të tjerat.Mos e vri shumë mendjen.Dashuria është e verbër.Ndërsa gjyshi i kapërceu pritjet e mia, pasi mendoja se do të ishte mëelastik, meqë kishte jetuar më gjatë se të tjerët dhe ngjarjet duhet t’ia kishin mençuruar mendjen. Turp të keshna vetja – m’u drejtua – por koha është e mirësjellëshme dhe shëron gjithçka. Dashuria për atë vajzë më kishte futur nëtë ashtuquajturën jetë e bukur, të cilën e zbulova edhe në stinët kur nuk kisha patentë makine, por si çdo i ri i shkelja edhe unë disa rregulla dhe në fshehtësi i jepja asaj. Mendimi se jemi kalimtarë në këtë botë, të përkoshëm sikur ma forconte bindjen se nëse njeriu vdes, duhet ta provojë gjithçka dhe gjithçka lejohet.Koha është ilaç, të shëron gjithmonë.Mund të jetë e vërtetë, porna lejon të mos jemi më të rinj dhe të plakemi ngadalë. Sa më ngadalë tëplakemi aq më mirëi jetojmëngjarjet, aq më pak efekte negative na krijojnë. Kjo duhet tëna bëjë të duruar si në rini, por në fakt durimi nuk është në natyrën e saj, ashtu dhe në pleqëri që nuk duket se ka shanse nxitimi. Urtësia e ka kaluar tashmë provën e vet, shpesh me sukses, shpesh jo dhe pak pritje më shumë vetën sa e bën më të shenjtë moshën. Nëse nxitimi ynë nuk ka fre, atëherë vërtet koha nuk mund ta shërojë gjithçka, pasi si çdo gjë edhe “sëmundja” kërkon kohën e vet të shërimit. Gjithçka do të varet nga sa jemi apo dimë që të presim dhe ta ndihmojmë kohën që ta kryejë mrekullinë e vet. Gjërat përgjysëm, asnjehrë nuk funksionojnë mirë. Koha ndoshta nuk do ta shërojë kurrë eksodin e madh të arbëreshëve që lanë trojet e tyre, por e vështruar sot ishte nevojë e mbijetesës së një pjese të kombit. Babai im mëthoshte :“Mbaj me vete durimin dhe nuk do të kesh të bësh asnjëherë me shifrat e moshës. Ata jetuan me numërat.Jemi arbëreshë me rrënjë e degë dhe jemi krenarë”. Ferdinando Camon shkruan se ne jemi në botë, jo çfarë jemi, por çfarë ishin paraardhësit tanë. Ne jemi pasardhësit që lanë prindërit tanë, krenarë dhe asnjëherë harresëtarë.Koha që kalon e shëron vetëm memorien e atyre që nuk i kanë përjetuar vetë ngjarjet.
Arjan Th. Kallço, Pierfranko Bruni