Nga Simon Shkreli/
Është Ditë Pavarësie!
Isha fëmijë dhe fshehurazi mbaja ne xhep nje fotografi të flamurit kuq e zi! Atdheu im aso kohe ishte i ndaluar për mua! Atdheu im si sot ashtu edhe aso kohe, festonte diten e pavarësisë! Sot historia e Skenderbeut dhe levizja për pavarësi me duken aq surreale saqë kam vështirësi edhe të besoj nëse ata njerëz që u flijuan për atdhe ishin real apo vinin tek ne si legjenda, që të motivojne brezat se ky vend ka pasur edhe ka ende atdhetar, patriote që luftojn për te miren e vendit. Dhe vetvetiu pyes sa herë veten nese realisht ne Shqiptarët jemi te pavarur?
Këto 110 vite a arritem ne të pavarësohemi sa duhet politikisht, ekonomikisht, ushtarakisht, e sa e sa isht isht te tjere?…
Deri para disa vitesh ekonomia jone varej nga dërgesat e emigranteve dhe investimet e tyre. Fermeret tanë nuk kanë as treg te brendshem per shitjen e prodhimeve të tyre, se per eksport as që behet fjalë. Sukses kanë vetëm prodhuesit e “barit” që verës e kultivojnë në bjeshkë e dimrit në shtëpi. Industria prodhuese nuk egziston, turizmi është ende ne “shpargaj”. Natyres i jemi futur me egersi në zemër duke i ngulur hekur e beton, pyjet i shkretuam, fshatrat i boshatisem. Permbytemi ne verë edhe në dimer! Kufinjte na i ruan NATO, radaret i fikin trafikantet e droges, aeroportet dhe portet i falim, minierat i kemi kthyer ne varreza, kanoçet i mbledhin pleqte e femijet. Rruget e urat i vjedhim! Për Kosoven e Albinin themi se i kemi fqinj ndersa Serbinë dhe Aleksandrin vëllezer, ata që kanë mbetur ne Maqedonine e Veriut dhe në Preshevë e dime se egzistojnë, ndërsa për keta ne Ulqin, Tuz, Plavë, Guci e Dacaj të Rozhajes, na bie në mend kur kthehemi nga Budva apo Kollashini!
Është dita e pavarësisë e kujt? E Shqiptarëve të Shqiperisë apo veç e Gjergj Kastriotit, Rilindasve, Ismail Qemalit me shokë, e Martireve, e Adem Jasharit, e herojve që sot nuk jetojnë ? Se ne të gjallët jemi veçse gjallë se të pavarur aspak!
U PAVARSOFSHIM!