Nga Shefqet DOBRA/
Flitej në në vitet para nëntëdhjetës shpesh herë se: një diversant u kap atje e një tjetër në një vend tjetër për të cilët thoshin se vinin për të rrëzuar pushtetin popullor, pushteti që u fitua me gjakun e pastër të djemve tanë.
Po ata, nuk e njihnin vigjilencën e shtetit tonë, nuk e dinin që i gjithë populli ynë ishin ushtarë, ata vinin nga ana e anës dhe përfundonin në qelit tona.
Këta diversantë të mallkuar ishin e keqja më e madhe, për ata, të quajtur: të deklasuar. Ata vinin për qëllimet e tyre -mendonim ne- kurse ne të deklasuarit, që shpesh herë na quanin edhe “armiq” ndëshkoheshim se, sipas psikologjisë të kohës, të deklasuarit, dmth: “ne armiqtë” andej i mbanim sytë, prej atyre pritnim shpëtimin, dhe këto ishin të besueshme prej atyre të quajtur: njerëz të partisë ose: “me biografi të mirë. Nuk kishte rëndësi ça biografie kishe; të mirë a të keqe, burrë i mirë a i keq, e caktonte partia si ishe.
Në fakt, edhe ne të deklasuari besonim se vinin diversantë dhe i urrenim më shumë se kushdo, ata të quajtur diversant sepse, kur thuhej se u kap një diversant, të gjithë ata, të quajtur me biografi të “mirë” na shikonin ne me dyshim, na urrenin, sikur të ishim ne, diversantët. Populli besonte, e për atë na urrenin ne, ne i urrenim ata se, ata bëheshin shkak i fatkeqësisë të ndonjërit prej nesh, sepse, nëse kapej një diversant ose, edhe nëse ai u shpëtonte nga duart- gjë që ishte e pa mundur- dyshimet binin te të deklasuarit se, “atje ata gjenin mbështetje dhe, mjerë te i cili binte dyshimi.
Ishte viti 1986,, shumë familje, që për shumë vite kishin qenë të internuara, ua ndryshuan formën e dënimit; i quajtën të dëbuar- të dëbuar domethënë, të përzënë nga vendi i tyre, por këta nuk dëboheshin nga bashkëfshatarët e tyre si të pa denjë, këta i largonte shteti i “së drejtës” së mohuar! Këta që shndërroheshin në “të dëbuar” si masë dënimi më e lehtë, gëzoninë disa TV drejta më tepër se tjerët.. Këto ishin forma, për të mashtruar se, kjo lloj lehtësie, nuk ndryshonte as gjë. Kjo ishte forma, për ta mbajtur popullin me shpresë për më mirë dhe tjerët me frikën e internimit. Gjunjëzimi i popullit, me anë të frikës së internimit, krijonte kushte të vështira, të ndante nga shoqëria, nga far e fisi, bënte që, disa të tregoheshin me gisht, si të pa përshtatshëm për shoqërinë e re, socialiste. Pavarësisht të këtyre dallimeve, të gjithë ishin të survejuar pa përjashtim, kot mburreshin disa që e quanin veten ” me biografi të mirë”; këdo mund të përfshinte stuhia e asaj që quhej: ” luftë e klasave”. Qëllimi më i madh e më kryesor i partisë ishte që, të gjithë të jetoni me ndjenjën e frikës. Partia ishte para dhe mbi të gjitha, shteti, ishte fasada më e pa vlerë. Të gjithë, e kishin humbur shpresën për të ardhmen; të gjithë rrinin me shpresë, se mbase i lehtësoje masa e ndëshkimit. Lufta e klasave, i kishte tmerruar të gjithë; asnjë nuk ishte i garantuar, mund të ngryseshe me ” biografi të mirë”, e të gdhiheshe familje “armiku”; mjaftonte një fjalim i udhëheqësit, të thoshte; “organet janë përgjumur, lufta e klasave është zbutur” dhe, familje të tëra, në mëngjesin e ditës së nesërme, gdhinin: armiq. dhjetra familje, gdhinin në kasollet e internimit. Vëllazërim ndërmjet shqiptarëve, nuk duhet të kishte; të gjithë duhet të kishin frikë edhe nga njëri tjetri, kështu ruhej qetësia, siguria e të drejtave. Edhe këto diferencime ndërmjet të vuajturve, kishte qelliin, që ata mos ishin më bashkë. Disa quheshin të internua, disa të dëbuar, disa të “ liruar”-nuk kishin fund format e hilet, për ti bërë që të kenë frikë të rrinë bashkë.
Pasho Pashai, banonte në Shtyllas të Fierit, pak kohë më pari, ishte shndërruar: nga i internuar, në i dëbuar, një ditë mori një telegram se i kishte ndërruar jetë një nga dajat në Korrçë, Meqenëse se do shkonte në qytetin e Korçës, megjithëse kishte një pasaportë dy kapakëshe, që mbanin të dëbuarit, në të cilën ishin shënuar, vendet ku mund të shkonte lirshëm dhe vendet ku i ndalohej të shkonte, Korça i lejohej, po meqë do kalonte në Qaf- Thanë, Pasho, kërkoi lejë në degën e brendshme të Fierit. Bashkë më nënën e tij, u nisën për rrugë. Kur arritën në Qaf-thanë, autobusi ndaloi, rojet e postës u futën të kontrollonin dokumentet e pasagjerëve. Të gjithë pasaportat në dorë- tha njëri nga ushtarakët.-, nxorën letrat e njoftimit, i mbanin në dorë. Pasho me nënën e tij, nxorën letrën e njoftimit që kishin dhe, fletë lejet, që kishin marrë nga dega e brendshme. Kur kontrolluesit, arritën te Pasho, pasi i shikuan këto dokumente- i thanë Pashos: shoku qytetar, ti duhet të zbresësh, të vish te poste që të sqarojmë, punën e këtyre dokumenteve.
-Ç’ka këtu për të sqaruar- tha Pasho, këto janë dokumente zyrtare, të firmosura e të vulosura nga dega e brendshme. Nuk kam pse të zbres, është edhe vonë, kam edhe nënë shumë të vjetër, po shkoi për vdekje, jo për qejf.
-Nuk do të vonojmë shumë, mos u mërzit, nëna le të shkoj.
-Sado pak të më mbani, autobusi, nuk më pret.
-Paske llafe ti! Hajde zbrit, e mos na mërzit!- i tha ushtaraku.
-Nuk zbres- tha Pasho. Pas shumë fjalëve, erdhi radha e përdorimit të forcës.
-Po ç’keni more djemtë e nënës- u tha nëna e Pashos, ushtarakëve- ne i kemi në rregull dokumentet. Tani është natë, ku të shkojë djalka.
-Ti plakë shko, djali të vijë me ne- i thanë. Meqë Pasho nuk pranoi të shkonte me ta, toni i fjalëve fyese u ngrit, më pas e kapën ta tërheqin me forcë. Pasho, u ul në dysheme, kapi karriget në dy anët, këmbët i mbështeti te këmbët e karrigeve tjetër. Ata nuk po mundnin të shkëputnin, me gjithë forcën që ushtruan- Pasho ishte i ri dhe i fuqishëm- me që grindja po zgjaste- udhëtarët u mërzitën, se u vonuan, filluan të bënin fjalë. Mirë, i thanë- mirë, të rregullojmë ne, nuk deshe me ne, të çojmë në degë, atje të rregullojmë mirë.
-Po, jo nuku desha, po nuk keni arsye, çpunë kam unë mbë postë? Ushtarakët nuk zbritën, e shoqëruan Pashon si të arrestuarë deri në Korçë. Në Korçë, pasi zbritën të gjithë pasagjerët, autobusi, bashkë me Pashon e nënën e tij, nën vëzhgimin e ushtarakëve të postës kufitare, u drejtua për në degën e brendshme. Sapo autobusi u fut në oborrin e degës, policët e degës e rrethuan autobusin. Të tjerë policë, menjëherë e shoqëruan Pashon në zyrën e kryetarit. Në zyrë, u thanë ku të uleshin. Sytë e nënës së Pashos ishin me lot, ajo kishte frikë ç’do bënin me djalin e sajë. Kryetari filloi t’i pyeste, nga ishin, e të tjera, një tjetër, shkruante fjalët qe thuheshin. Kur Pasho tha se: veç pasaportës, kishte edhe një leje nga dega e Fierit, kryetari i tha: pse nuk ua tregove autoriteteve të postës.
-Unë shoku kryetar, këtë ua dhashë të parën, por këta ngulën këmbë, të më çonin në postë.
-Ju, nuk i njihni këto lloj dokumentesh?- u tha kryetari, ushtarakëve të postës.
-Ne deshëm ta sqaronim në postë- tha oficeri i postes.
-Pse nuk pranove të zbresësh?- i tha Pashos kryetari.
-Së pari, s’kishte pse të shkoja atje, si mund të shkonja unë në postë, në buzë të kufirit? Dokumente ishin zyrtare, nënën e shikoni sa e vjetër është, dhe….
– Mirë, shkoni! – i tha Pashos, kurse atyre të postës –u tha- kujdes me qytetarët
Pasho arriti vonë në shtëpinë e dajës së tij. Kur hyri në dhomën ku priteshin Burrat, dikush po tregonte se në autobusin e tyre, ishte një diversant. TV gjithë heshtnin, dëgjonin me vëmendje, ata që kishin qenë nq autobus, i ndërhynin njëri tjetrit, kush të thoshte diçka më tepër. Apo nuk ishte një skërhell i gjatë!- tha njëri. Po sa mirë dinte të fliste shqip mor, le po e fliste dhe dialektin tonë, sikur të ishte lindur e rritur këtu mbë Korrçë, ja priste tjetri.
-I përgatisin me kujdes të madh, diversantët, para se t’i hedhen këtu!- tha një tjetër. , Të gjithë të pranishmit, dëgjonin me vëmendje të sapo ardhurit..
-Po nga do ketë ardhur, xhanëm?- pyeti një i moshuar.
– Ne, në të katër anët, me armiq jemi rrethuar- tha një tjetër.
-Sido që të veprojnë ata, sigurimit tonë nuk ja hedhën dot- tha dikush.
-Sa te kemi partinë dhe shokun Enver- tha një tjetër- nuk kanë ç’të na bëjnë, sido të mundohen- ja priti tjetri.. Të gjithë i kishte pushtuar historia e agjentit, dhe gëzimi që e kishin kapur..
Pasho po i dëgjonte.
-Le t’i provojë njëherë birucat tona- tha njëri, të “shikojë të mizës” atje diversanti sonte. Tërë natën, si arinë do e bëjnë të kërcejë. Sa me qejf që e tregonin, e çfar urrejtje kishin për diversantin që kishte qenë në autobusin e tyre.
-Po hë mere nipçe, si të shkoi rruga- i tha Pashos, daja i tij. Pasho pa i kthyer përgjigje dajos se tij, u drejtua atyre që e treguan historinë e diversantit: -Ju e patë vetë diversantin, apo ua tregoi ndonjë.
-E pamë ore si jo- thanë dy vetë njëherësh.
-Po ç’far burri ishte more aman?- se qenka vërtetë interesant- tha
-Sa një kalë serbi ishte, mbi dy metro- tha tjetri
-Po unë, ngjajë ndo pak me atë diversant-pyeti Pasho.
-Bah, po ç’je ti ore, si ishte ay!
-Bah, po më të mëdhenj e, më të mirë nga ne, nuku janë ata-tha Pasho
-Po, jo bre më të mirë, çne, po të jeshën më të mirë, nuk përfundonin në duart e sigurimit tonë, po ishte i fortë qeni, nuku e nxorën dot e nuku e nxorën nga autobusi.
-Po sonte ama, do e mallkojë veten që ardhi këtu, do e bëjnë që TV mallkojë veten pse ka lindur! Sa të gëzuar dukeshin, sa me qejf e sa me urrejtje flitnin për “diversantin”
-Po sikur ta shikoni atë diversantin, a e njihni?
-Unë jesha pran tij, ja, si kam këtë- bëri me dorë nga ai që kishte pran- kaq afër e kisha.
-Dmth, ti duhet ta njohësh, sikur ta shohësh?
-Si ore jo?
-Edhe unë aty pran tij jesha- tha Pashua – më mbanë mend.
-Jo, nuku të kam parë- tha
-Mua nuku mu duk si diversant- shtoi Pashua.
-Po çne mo,, ce kot nuk e shqëruanë në degën e brendshme, ay nuku kishte as dokumenta- tha.
-Dokumenta kishte, jo ce nuku kishte-tha Pashua.
-Më vjen keq, me sa shoh unë, tinë nuk ke parë gjë fare- i tha Pashos
– Me sa shikoj unë, jyve nuku keni parë gjë fare, llafosni kot, këta këtu u besojne juve.
Daja e shikoi të nipin- nuk i erdhi mirë që u tha ashtu, miqve.
-Si ore nuk kemi parë, ai u bë shkak që na vonoi shumë,- kërceu një tjetër
-Si duket- tha Pashua- qenkemi ne diversant se, unë isha ai që deshën të më zbresin, po nuk mundën. Ju, u është bërë mendja vetëm: armiq e diversant, ç’do i panjohur, për ju kështu është. Ata shikuan njëri-tjetrin, shikonin Pashon, nuk po u besonin syve të tyre.
-Po mirë more, pse të bënë gjithë atë presion?
-Pse nuk zbrite ti? Të bëje si të thoshin ata, ishte zgjidhur ajo punë- tha një tjetër.
-Si ore, të shkonja unë në postën kufitare?- tha Pasho
– Po të shkojë o, ce mos shkonje! Atje janë njerëzit më të mirë të partisë.
-Mirë more mik i dashur- tha Pasho- po kur të më thoshin atje: ç’ kërkon tinë këtu në buzë të kufirit? Ç’ke bërë mëndë të bësh, ku do të shkonçë në Amerikë apo gjermani? Si të thosha unë?
– Ata, nuk të thoshin kështu se, të morën vetë?
– Po, si thoni ju, kur ata i panë dokumentet e mia, përse më donin te posta? Për sytë e mi, nuk më donin de. Ata do thoshin se, ky dalka, donte të arratiset dhe e kapëm ne, tani po ua dorëzojmë ju! Kë do besonin ata të degës, mua, apo ata të postës? Sigurisht që atyre do u besonin! Unë do dënohesha, 25/së vjet, për arratisje, ju do ishit të bindur se ata kapën një diversant, dhe kudo që do bisedonin si po flitnit këtu, të gjithë do u besonin juve. Kështu si bëra unë, qe rruga më e drejtë se, unë dëmtohesha me pa të drejtë dhe këta këtu, do besonin një histori të pa vërtetë që tregoni ju. Sa histori të tilla kanë ndodhur dhe janë besuar, se njerëzit nuk kanë ditur të vërtetën, dhe kanë besuar ça dëgjoni- tha Pasho. Me sa duket- shtoj Pasho- ne qenkemi diverantët, na marrin si do më merrnin mua, pasi na çojnë te posta, ne dënohemi për arratisje, ju besoni se ka qenë diversant
-Jo, nuk ndodhin këto gjëra-tha daja, për t’u bërë qejfin miqve.
-Nuk ka mundësi, të ndodhë kjo gjë- tha një tjetër
-Po kështu e pësuan dy shokët e mi- tha Pashua. Shokët e mi u dënuan nga 25, vjet, ata u shpërblyen se kapën një “ armik” që po udhëtonte si puna ime, tjerët tregonin histori për diversantin, si po tregoni ju, edhe unë, kam besuar se vërtetë vijnë diversant të na prishin lumturin. Por tani u binda që, përralla paskan qenë te tëra. Por, fati që shokët e mi e pësuan, shpëtova unë.
Flijeni mendjen se vijnë diversant këtu, ne qenkemi diversantët që kapkan këta. Po mos kisha ngulur këmbë unë, ju me këtë mendja do kish fjetur rehat, se u kap një diversant, edhe do e tregonin këtë histori të rreme, sa herë të mundnit.
Pashua, për fat, jeton akoma.