Lek Mirakaj/
E kam fjalën për ata analistë, opinonbërës, politikanë, që pa u bërë gara, pa u shpalosur platformat e kandidatëve e kanë dhënë verdiktin e tyre solomonjan: garë fallco, garë e paracaktuar. Nuk i vë shumë faj se realisht me përjashtim të një rasti në PS ku pati garë, asnjëherë tjetër nuk ka pasur garë, vetëm shfaqje të shëmtuara, kopje të garave dhe zgjedhjeve që bëheshin te partia punës. Këtë lloj shfaqje e kemi parë edhe në dy garat e fundit të zhvilluara në PD, njëra në Korrik të 2021 dhe tjetra në zgjedhjet e foltores. E shtrova pyetjen a kanë turp? se asnjëri nga ata që japin gjykime, nuk e njeh realisht jetën dhe historinë e Gjergj Hanit. Nëse do ishin interesu për të mos u bërë qesharakë, do kishin mësuar se ky Gjergji që sipas tyre, ka hyrë si partner në ring për të plotësuar skenarin, në moshën 16 vjeçare, ka pasë guximin të sfidojë regjimin komunist, duke kërkuar atë që i mungonte, lirinë. Sa shumë njerëz sot, do kishin dashtë të kishin kurajon dhe guximin e atij fëmijë që për lirinë sakrifikoi, vuri në pikëpyetje jetën që akoma nuk e kishte filluar. Si mos të mjaftonte kjo, ai “kalamani” Gjergji që na e sollën në burgun famëkeq të Qafë Barit, e përballoi dhunën, provokimet, privimet me dinjitet, gjë që i lejon sot të kërkojë që të udhëheqë PD drejt rimëkëmbjes, drejt fitores. Nëse ai gjatë vuajtjes së dënimit do ishte thyer, sot nuk do kishte kurajon të dilte dhe të konkuronte për kreun e PD. Një kleçkë të vogël po ti gjenin hijenat e politikës do e kishin shqyer, nuk do përpiqeshin ta injoronin. Unë nuk e mbaj mend në kohën e vujtjes së dënimit, një fëmijë 16 vjeçar nuk mund të ishte në rrethin e miqësive apo marrëdhënieve personale. Po mua me mjafton fakti që Gjergji ka guxim, që është trim, që nuk është thyer në birucat e Sigurimit. Që ka ide, që është i përgatitur, dhe ka kurajën të sfidojë një politikan të kalibrit Basha, për të mos folur për kurajon për ti dalë përballë një dinosauri të politikës si Berisha, më bën ta kosideroj të denjë dhe të përgatitur, për të marrë në dorë fatet e PD. Une nuk e di se si do i përgjigjen demokratët fenomenit “Hani”, shpesh kërkohet një elitë e re, Gjergji përfaqëson atë që i ka munguar politikës shqiptare, të rënë demokratike dhe konservatore. Nëse Lulzim Basha do e konsiderojë Gjergjin kafshatë të lehtë për t’u kapërdirë, i them gabohesh. Njerez si Gjergji nuk jane kukulla për të zbukuru dekore, janë kocka të forta për tu përtypur.
Pa mëdyshje, besoj se me 29 korrik, do kemi një garë të vërtetë, ku njëri nga dy kandidaturat, të dyja të denja për kreun e PD, do marrë një PD të etur për ta qeverisur Shqipërinë në drejtimin e duhur.105000 vota pro dhe 300000 vota abstenuse, mezi po presin që PD t’i kthehet idealeve për të cilat u kriju dhe t’i kthejë shpresën popullit, se një epoke e re po vjen, se tranzicioni i tejzgjatur artificialisht në mënyrë të qëllimshme i përket historisë. Klloun të paguar, bëni gadi skenarin numër 2, jeni të stazhonuar në ndryshim ngjyrash as edhe kameleoni ju a ka zili, PD po vjen, me Gjergjin apo Lulin demokratet do vendosin, jo ju të dalë bojet. Ju bën nder të tregoni pak respekt për historinë e Gjergjit dhe atë që ai përfaqëson, pastaj po të jeni demokratë votoni për të mirën e PD-së.