NGA GËZIM LLOJDIA*/
Vendi ynë po zhytej më thellë në diktaturë aty rreth viteve ’50 në gazetën Flamuri, prill 1950 prof Abaz Ermenji hedh në letër një ese të mrekullueshme për poetin tonë të dëshirueshëm, Naimin.Ai thotë se në dhjetorin që vjen mbushen plotë pesëdhjetë vjet,që kurrë fytyra e Naimit u ftohë mbi letrat shqipe si flakë e bardhë e një qiriri. Në vjeshtën e fundit trupi I poetit do të shkonte ne Madrivernqoi,por Ermeni vijon duke thënë se :”Qoftë mister qoftë dëshirë e veçante që Perëndeshat e Parnasit kanë për miqtë e tyre, Naimit nuk iu lejua tė shkelte pragun e kohės s’onė, por mbet si monument në horizontin e shekullit që shkoi, sikur desh tė thosh “këtu është kufiri im”. Si duket, frymë e tij pat për mision tė zgjuajė nga gjumi i parë vetëdijen e shurdhër kombėtare, pastaj u-pre: si ai zefiri i butë që përkëdhel natyrën e fjetur dhe e mbush me drithma e njomėshtirė, n’avujt e parë të mugullimit, pastaj shuhet n’agim tė ditës. Më tej Ermenji në vitet 50 të shekullit të XX tek Flamuri thotë se le ta çojmë një castë mendjen në shekullin e XIX duke kujtuar erën e nxehtë që kishte nisur te frynte përmbi Europën plakë.Ermeni shprehet se trumbetat e kryengritjes po oshtinin në tërë Ballkanin duke e afruar këtë me shfaqjet e kohës së antikitetit,po shqiptarët çfarë bëjnë në atë kohë shprehet ai ?Dhe përgjigja e qartësuar është sigurisht që lëvizin. Dhe në këtë mishmash lëvizje armët e tyre shndrisin në të gjitha anët që larg deti I Mesdheut.Profesori këtu nxjerr një fakt që kanë shqiptarët;të njohur për mjeshtërinë e luftës,por dhe një të keqe që luftojnë për botën dhe jo për veten e tyre.Duke shqyrtuar historinë e shkruar merr një mesazh nga historia e Skënderbeut,pra kjo kohë e lavdishme,kohët që u mbyllën me një perëndim të përgjaktë,duke lënë pas një natë robërie nga më të errëtat. Kuptimi është më i qartë kur flitet për pushtimet pavarësisht se çfarë soji ishte I mbuluar,qoftë ai edhe me petkun e islamit.Ai shprehet se vetëdija kombëtar erdhi dhe u shurdhuar u thye boshti I idesë qendrore për një shtet të lirë,të pavarur.Duke vijuar kronologjinë historike ai shprehet së shqiptarët u shpërndanë nëpër botë si kashta që merr era,si gjymtyrët e një trupi të këputur në mes.Fjalë për fjalë e germë për germë ai shprehet:”Dhe kudo që vanë e zunė qendër, u-cquan e duallė përsipër mbi popujt vendas. Bij Arbėreshi ishin shqipet e Sulit dhe delfinët e Hidras e tė Species, qė ngritën nga pluhuri i shekujvet ballin e Helladhės famë-madhe ; Shqiptaret qenë ata që zgjuan nė lugun e Nilit Egjyptin e Faraonėve, ose ata qė, duke ecur mbi gjurmët e Gjikėve, ju duallė për zot fushave tė bagatėshme tė Vllahisė ; prapė njė pjesë e shqiptarëve qe ajo që iu bë shtyllė Perandorisë s’Otomanėve si stërgjyshet e tyre, Ilirėt, qė iu bėnė shtyllė Perandorisė Romake. Kurse brenda n’atdhé, nė Shqipërinë mėmė: Disa thonė kemi fe, disa thonė kemi din/Njani thotė jam turk, tjetri latin.Duke sjellur Naimin poetë e zemrës tonë që u këndon bijve të shqipes. Ardhja e Naimit duhet kuptuar ai një ardhje e mirëporosistur,sepse pikërisht në atë errësirë të shëmtuar ai flet me gjuhën e zemrës së zjarrtë. Çfarë kërkon të sjelli gjuha poetike e Naimit sipas prof Ermenjit?a-kërkon tė shpërndajë hijet që kanë mbuluar gjykimin e shqiptarëve,b- kërkon të ngrohë ndjenjën kombëtare tė mpirë nga robëri e ashpër,c- kërkon tė kthejë mendjen, zemrën dhe hovin luftarak të bijve të shqipes, prej botës së jashtme, n’atdhenė e dashur, nė vendin e bukur: Tek mërzen cjapi me zile edhe fryn veriu në verë, tek mbin lulja me gaz shumë, e me bukuri e m’erė. Çfarë bënë kësisoj Naimi sipas prof Ermenjit?Naimi shkunt nga pluhuri i harresës historinë e ndritur të stėrgjyshėrvet tone, dhe ua nxjerr si pasqyrë syvet t’errur tė shqiptareve, u kallëzon sesa i larte është fisi i ynë që dikur mbushte boten me lavditë e tij, u-këndon Skėnderbenė, u përmend Pirro e Aleksandër dhe u-tregon se kane dale prej racës sonë: Selefqinjtė, Ptolemenjtė, gjithë ē’qenė tė mëdhenjtë.
Naimi këndon jetën dhe natyrën shqiptare, këndon bagëtinë e bujqësinë, këndon punën dhe virtytin, dhe me tė gjitha këto, kërkon tė forcoje idenë e të përkëdhele dëshirën e lirisë e të mvehtėsisė kombëtare. Kėrkon t’u shtjerë ndërmend shqiptarëve se janë një komb me vehte, më i lashtë e m’i fisēėm nga tė tjerėt, dhe se duhet tė punojnė pėr tė krijuar një bosht jete kombëtare. Iu-kujton se nderi e lavdi e tyre ėshtė nė Shqipėri, dhe jo nė botėn e gjerė: Ti Shqipėri mė ep nderė, mė ep emrin shqipėtar, Zėmėrėn ti m’a gatove plot me dëshirë e me zjarr. Duke shqyrtuar anët artistike ai shprehet se vargu I tij nuk ishte I gdhendur as I përsosur,është e thjeshtë,por I përzemërtë e I dashur si fjalët e foshnje,I ngrohtë e plotë shpirt si psherëtima e një mëme.Duek kërkuar pozicionin mes letërsisë dhe historisë sipas Ermenjit ai përket më tepër historisë se letërsisë.Duke hedhur këtë tezë i ai nis dhe e argumenton me fjalët se:”Nė njė kohė kur vetėdija kombėtare ėshtė shurdhuar, kur shqiptarėt kanė harruar vet-vehten, ai del si fytyrė apostulli dhe iu leēit ungjillin e kombėsisė. Del e hap dritėn e njė vatre shqiptare, përgatit fushėn shpirtėrore pėr njė bosht mendimesh lirie e mvehtėsije, rreth tė cilit do tė sillej jeta shqiptare nė t’ardhmen. Kėto ndjenja e mendime Naimi i pėrhap me anėn e vjershės, tė cilėn e gjen si mjetin mė tė mirė pėr t’i shpurė drejt nė zemėr tė popullit. Prandaj edhe gjuhė e tij ėshtė ajo e fshatarit tė thjeshtė. Naimi, si ai mėsonjėsi i mirė qė ulet e bėhet njė me nxėnėsit pėr tė derdhur mė lehtė nė shpirt tė tyre atė ēka ka nė shpirt tė tij, zbret nė radhėn e popullit dhe i hap pa druajtje zemrėn e ėmbėl e tė qetė. Duke analizuar krejt veprën e Naimit ai shprehet vepra e Naimit është poetike në tërësin e saj.Duke folur për vargëzimin naimjan pro Ermenji ka bërër këtë zbarthim:” Zemėr e tij ėshtė gjithmonė njėlloj, e patrazuar prej furtunash e valėsh, e ndritur dhe e embėlsuar kundrejt botės sė jashtėme nga njė djellė i pėrhershėm dashurie. Kur shqyrton në thellësi poezinë e Naimit ai shprehet se kjo gjëndje që duket më tepër monotone ndoshta I përket influencës së besimeve të vjetra persiane që e shohin botën nën dy ngjyra.Duke e theksuar më poshtë ndikimin e bektashizmit të cilët kanë një histori të mirëfilltë letrare që rrjedh nga kohërat pas mjegullës ai me vjershat morale kërkon të ëmbëlsoj shpirtrat e zgjuar,mëshirën,virtytin,’tiu zbus shqiptarëve ndenjën e egërsisë. Duke qenë panteist ai shfaq dashurin për natyrën dhe këtë prof Ermenji e përmend por diku nga mesi I këtij shkrimi ai shprehet se ai ka thekësa aq të fort sa që na bëjnë të mendojmë Shën Franceskun dhe mistikët e mëdhenj. Në të vërtetë ndikimi I Naimit ka qenë nga Rumiu e më tej tek poete pers që sollën krijime fantastike. Ajo linjë mbeti në themel edhe të krijimeve bektashinj,të cilët kanë edhe hynqarin e tyre që ka pas shkuar vjersha,pa shqyrtuar dervishët e mëpasëm apo mistikët e mëdhenj,madje gruaja mistike që u dashurua shumë pas Zotit ,quhej Rabije ,për tu hedhur tek Jonuz Emre,që në Turqi ka disa tyrbe,ku bëjnë edhe falje ndonëse ishte një poet.Kjo lidhje mes njerëzve që kishin ndikim nga fryma e mistikëve është e pranishme edhe tek poezia e Naimit. Mirëpo duke qenë më tepër bektashi dhe hartonjës I statutit të parë për bektashizmin shqiptar,ai është njëkohësisht gurëvendësi I parë I këtij komuniteti shqiptar gjer gjuha e tij ishte përveç të tjerave dhimbja dhe shpresa.Prandaj ngrohtësia naimjane na sillet në vargëzime e këtillë,bardhësi që buronte nga mistiksa bektashiane,përe të mirën të bukurën dhe kombëtaren.Duke kanalizuar në këtë udhë shkrimin e prof Ermenjit them se ai ka pasur njohuri të mjëfteueshme kur thote Ndjenjat pantheiste, qė i kish tė lindura në zemër (ose I v vinin nga besimi Bektashian në lidhje me besimet e vjetra hindjane e persane qė Naimi kish thithur nėpėr mjet të persishtes), i vlejnë këtë herė t’i japė njė shpirt të vetëm gjithë natyrës shqiptare e t’i pajtojė tė gjitha gjërat nė frymën e ngrohtë të jetës. Në Bagëti e Bujqësi, Këngëtari i ynë prek nervin e jetës shqiptare dhe, i frymëzuar nga malli i atdheut, i sheh të gjitha nënë një dritë, natyrë ,njërës, kafshë e gjera, i lidh të gjitha në një harmoni të këndshme, u jep të gjithave një shpirt e një qellim, dhe i mbulon me afshin e nxehtë të dashurisë së tij. Shikoni se me ç’hov të natyrshëm …Duke qenë një armik I shpallur I regjimit komunist,në rreshtat e fundit prof thekson një ide që duhej ngulitur fortë në kokë.Se çfarë do të bënin pasardhësit pas Naimit me Shqipërinë dhe fjalët Mëmëdhe sidomos rregjimtarët e viteve 1945-1990,që e përdorën historinë për të luftuar armiqtë e tyre personalë.Ja mbyllja që ka bërë A.Ermenji tek gazeta Flamuri në prill të vitit 1950.Naimi jetoi ne një kohë kur dashuria e atdheut ish romantike. Dhe ndoshta s’mendoj se pas tij do të vinin ditë ku tingujt e shenjtë Shqipëri e Mëmëdhe të përlyheshin nëpër buzë katilësh e kurtizanėsh, si fjalët e Krishtit në gojën e Judës. S’mendoj se Shqipërinë, që ai e këndoi me aq dëshire e mallëngjim, do t’a ledhatonin më vonë, dhe ndoshta me fjalė më të holla e më të gdhendura, gjuhë të ftohta lajkatarësh, gjuhët e atyre që e përdorin pendën si mjet fitimi, dhe prrallėn e patriotizmės si plaçke tregu!… Por le të shpresojmë. Jeta sillet. Kohët ndryshojnë si stinët e vitit. Kush tha se pas këtij dimri nuk do të dalë një prendverė shqiptare e kaltėrt, e mbarsur me frymën e dashurisë së thjeshtë tė Naimit? Atëherë lulet që do të çeli jeta kombëtare e jona, do të kenë tjetër ngjyrë e njomështi, tjetër bukuri dhe erë. Vetëm gazi që vjen nga një dashuri e vërtetë i hedh popujt përpara, pjell e krijon; dhe ngre maja të larta ne historinë e njerëzisë. Kush tha se ky gas ngjallės e krijonjės nuk do tė hapet edhe një herë si zjarr i shenjtë nëpër zemrat shqiptare, duke zënë fill nga ajo shkëndijë e dashurisë së thjeshtë që rrodhi prej frymës së Naimit?
*Master.Anetar i Akademise Evropiane te Arteve