
DIELLI
Adelina Ejupi dhe Luljeta Ejupi iu bashkuan Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra. Dy motra patriote, intelektuale, aktiviste që vijnë nga një prej familjeve më të nderuara në Podujevë të Kosovës, iu bashkuan projektit kombëtar të Vatrës në ndihmë të komunitetit shqiptar dhe të çështjes kombëtare. Motrat Ejupi u pritën nga Editori i Diellit Sokol Paja i cili u shpjegoi imtësisht rolin dhe etapat në të cilat ka kaluar Dielli dhe Vatra që nga krijimi e deri në ditët e sotme. Adelina Ejupi studimet universitare i kreu në drejtimi juridik në Prishtinë. Në vitin 2010 ishte në Londër për studime për gjuhën angleze. Në qershor të vitit 2011 ka ardhur në Amerikë se bashku me motrat e saj Blerten dhe Luljeten. U përkushtuan shumë në punë dhe studime dhe i arritën të gjitha me mund dhe nder. Në vitin 2017 ka mbaruar me sukses edhe shkollën e parukerisë në New York dhe aktualisht punon në një ndër sallonet më të mira të New York-ut. Luljeta Ejupi, studimet i ka filluar në Universitetin e Prishtinës për t’i vazhduar më pas në Universitetin e New Yorkut. Është e çertifikuar si asistente infermierike nga Hostos College në Bronx dhe si laborante nga Manhattan Institute në Manhattan. Në vitin 2018 ka filluar studimet në Universitetin e qytetit të New Yorkut, dega kontabilitet. Përveç angazhimeve me studimet universitare, kohët e fundit ka hapur një biznes të vogël në fushën e kulinarisë e gatimeve tradicionale shqiptare e ëmbëlsirave per evente spceiale i cili po rezulton të jetë mjaft i suksesshëm. Vatra u shpreh mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre, për vlerat që sollën në Vatër dhe mbi të gjitha për gatishmërinë për ti shërbyer Vatrës dhe misionit të saj në dobi të çështjes shqiptare. Të rinjtë intelektualë, të rinjtë që e duan kombin dhe atdheun e tyre, të rinjtë e suksesshëm janë oksigjeni i Vatrës. Investimi tek të rinjtë e Vatrës është një investim në jetëgjatësinë e Vatrës, rolit dhe misionit të saj historik.