
-Dinamika e rritur e punës do vazhdojë edhe në vitin e ri 2018, për të cilin Agjencia Kosovare e Privatizimit ka 5 objektiva, të parin 12 valë të shitjeve të aseteve përmes likuidimit/
-Projektligji për ndryshimin d
-Drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë përgjigjur edhe në interesimet e korrespondentit në Kosovë të gazetës DIELLI, e që kishin të bënin edhe me gazetën historike e të parën të përditëshme shqiptare të Kosovës RILINDJA/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI
PRISHTINË, 27 Dhjetor 2017/ Agjencia Kosovare e Privatizimit 2017-tën e punës së saj e vlerëson shumë të sukseshme dhe pret të vazhdojë dinamikën e rritur edhe në vitin e ri 2018, për të cilin ka 5 objektiva, të parin 12 valë të shitjeve të aseteve përmes likuidimit.
“Ajo që e bën këtë vit shumë të sukseshëm është fakti që ne përfundimisht kemi arritur të kthejmë besimin e investitorëve potencialë dhe kjo u dëshmu përgjtë 11 valëve të shitjes që i kemi mbajtur këtë vit”, tha sot drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, në konferencën për shtyp të fundvitit.
Ai bëri të ditur se gjatë këtij viti ishin mëse 1.000 asete të ofruara për shitje, për të cilat Agjencia Kosovare e Privatizimit ka marrë më shumë se 2.000 oferta, numër ky rekord.
“Edhe vlera totale e aseteve të ofruara për shitje në vitin 2017 ka arritur shumë rekorde prej 61 milionë eurosh”, theksoi Hajdari.
Ai tha se me dinamikën e rritur procesi i privatizimit në Kosovë pritet të finalizohet brenda 7 viteve të ardhëshme.
“Derisa për 15 vite janë privatizuar rreth 45 për qind të të gjitha asteve të ndërmarrjeve shoqrore mbetja tjetër me rreth 55 për qind me këtë dinamikë të shtuar presim të finalizohet për 7 vitet e ardhëshme”, tha drejtori menaxhues i Agjencisë, Ekrem Hajdari.
Ai dhe zëvendësdrejtori Menaxhues për Likuidim, Avni Jashari, presin edhe më shumë mundësi për punë e rezultate me miratimin vitin e ardhëshëm në Kuvendin e Kosovës të Projektligjit për ndryshimin d
“Projektligji me ndryshimet e ofruara ka për qëllim lejimin e investimeve të mjeteve të
Që nga viti 2008, qeveria e Kosovës ende nuk ka paguar asnjë shpronësim për pronat shoqërore, ndërsa ka marrë më shumë se 700 vendime për shpronësime, mes të cilave të Pallatit 18 katësh ku ishte gazeta tradicionale e Kosovës Rilindja, e cili është shëndrruar në objekt qeveritar.
Ndërmarrja Shoqërore Gazeta Rilindja në vitin 2017 ka hyrë në procesin e likuidimit, ndërsa ish-punëtorët e saj kanë bërë kërkesa për kompensime në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, e cila i ka mbështetur në vazhdimësi për të drejtat e tyre të ligjëshme, si dhe në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës.
Në Agjencinë Kosovare të Privatizimit ritheksuan edhe sot se për asnjë ndërmarrje shoqërore nuk mund të mbyllet procesi i likuidimit pa i paguar fondet e shpronësimit, prej të cilave poashtu pritet të paguhet 20 përqindëshi për punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore.
Drejtori menaxhues i Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Ekrem Hajdari, në konferencën për shtyp, mes tjerash ka theksuar edhe këto shifra e fakte: Në vitin 2017 numri i ndërmarrjeve shoqërore të vendosura në likuidim arrin në 50, numri i kërkesave kreditore të parashtruara është 997 e të shqyrtuara 987. Kanë mbetur vetëm 5 lokale-asete të uzurpuara në veri të Kosovës dhe para përfundimit të vitit bëhet lirimi i tyre. Vetëm në vitin 2017 Agjencia Kosovare e Privatizimit ka identifikuar dhe vënë nën administrim edhe 36 asete të reja që më herët nuk i kishte në regjistrara.
Drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë përgjigjur edhe në interesimet e korrespondentit në Kosovë të gazetës DIELLI, të parës gazetë shqiptare në botë – organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, e që kishin të bënin edhe me gazetën historike e të parën të përditëshme shqiptare të Kosovës RILINDJA, kryeredaktor i së cilës ishte nga fillimi i vitit 2002 e deri në numrin e fundit.
Gazeta e përditëshme tradicionale të Kosovës Rilindja ka nisë të dalë në Prizren para më shumë se 72 vitesh, në 12 shkurt 1945. Gazeta historike e Kosovës Rilindja, e cila ka filluar të dalë në frymën e Konferencës së Bujanit e me anagzhimin e intelektualëve më të shquar të asaj kohe, me shkronja plumbi që u sollën me arka nga Tirana, është mbyllur detyrimisht para gati 16 vitesh me dëbim të kundërligjshëm e të padrejtë nga Pallati i saj në Prishtinë nga administrata e UNMIK në 21 shkurt 2002. Pas kësaj date gazeta Rilindja ka dalë me numra protestues të jashtëzakonshëm, të kohëpaskohshëm.
Gazeta Rilindja, kronikë e zhvillimeve historike të Kosovës, pasi doli me botime speciale edhe për ngjarjen historike të shpalljes së pavarësisë në 17 Shkurt 2008 dhe për njohjet ndërkombëtare që pasuan, ka përmbyllë daljet e mëse 40 numrave protestues para 9 viteve, në 30 dhjetor 2008, me numrin e festës së Vitit të Ri 2009, me paralajmërimin në ballinë: “Duke besuar në sundimin e ligjit në shtetin e Kosovës presim që nga numri i ardhshëm Rilindja të dalë përditë”.
Për privatizimin e gazetës tradicionale të Kosovës është edhe shembulli i gazetave në rajon dhe në botë, që kishin statusin si të Rilindjes, e që janë privatizuar dhe kanë vazhduar të dalin, madje pa asnjë ndërprerje dhe në objektet ku kanë qenë.