Ngjarjet e fundjaves me protagoniste te fortet e tipit Shullaz, tregon se Shqiperia ende nuk eshte cliruar nga pushteti i te forteve, tip Zani Caushi, Nehat Kulla, Kakami e te tjere. Shfaqja e Shullazit ne garen e zgjedhjes se rektorit eshte trondites. Perse u duhen te fortet pushtetareve? Natyrisht per te friksuar shoqerine dhe per ta zgjatur tranzicionin e pushtetit te tyre. A ishte show ndalimi i Shullazit? Le te presim.
Kronika:
Denoncimi i ish-Kryeministrit – Gara për Rektorë, Berisha: Mynyr Koni u tërhoq, e kërcënoi Shullazi/
Ish-kryeministri, Sali Berisha, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po kërcënon me bandat e tij kandidatin për Rektor, Mynyr Koni dhe Rektorin aktual Dhori Kule. Berisha i ka kërkuar Prokuroisë të nisë hetimet ndaj kërcimeve të bëra nga banditë të Qeverisë dhe kandidatit Koni i bëri thirrje të mos tërhiqet nga gara.
Ish-kryeministri, Sali Berisha, në një dalje të jashtëzakonshme për mediat akuzoi kryeministrin Edi Rama, se po përdor bandat kriminale për të përcaktuar Rektorin e Universitetit të Tiranës.
Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar me jetë akademikun Mynyr Koni të tërhiqet nga gara dhe Rektorin aktual, Dhori Kule, që të mos e mbështesë.
Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk ka komunikuar me asnjërin nga akademikët, por jep garanci për burimin e informacionit.
Berisha:Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq.
Ish-kryeministri Berisha thotë se Rama e ka kthyer Qeverinë në bandë kriminale, ndaj ai ka një kërcënim të drejtëpërdrejtë për të.
Berisha:Dola këtu para shqiptarëve sëpari për të paralajmëruar Edi Ramënse në rast se një qime floku pëson akademiku Mynir Koni ose djali i tij, akademiku Dhori Kule ose familjarë të tij, ose cilido akademik në garë në mënyrë absolute ta marrë si ultimatum, do të përgjigjet ai personalisht dhe as Gregu, askush tjetër.Rama këtë gjuhë do, atëherë jepi Çezarit atë që do.
Me një gjuhë paralajmëruese, ish-kryeministri Berisha, i bën thirrje dhe Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë menjëherë hetimin.
Berisha: I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm ose të aktivizojë Prokurorinë e Tiranës, ose rolin e Petritit ta marrë Emiljano Shullazi.
Teksa e cilësoi ngjarjen të pa preçendent në historinë e Shqipërisë, kur krimi sipas tij shtrin duart drejt akademikëve, Berisha i bën thirrje dhe Presidentit Bujar Nishani që të luajë çdo rol që i njeh ligji për të tejkaluar këtë situatë të shëmtuar.
Policia shoqëron dhe më pas arreston E.Shullazin/
Pas denoncimit të bërë publik nga kryeministri Sali Berisha, se kryeministri Rama ka kërcënuar përmes Emiljano Shullazit kandidatin për Rektor në Universitetin e Tiranës Mynyr Koni për tu tërhequr nga gara, policia ka shoqëruar në orët e mbrëmjes së djeshme (16 prill) Emiljano Shullazin.
Shoqërimi i tij është bërë në Rrugën e Kavajës, ku më pas është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku po merret në pyetje.
Pas shoqërimit, mësohet se blutë kanë ushtruar kontroll në banesën e Shullazit dhe miqve të tij.
Lidhur me çështjen në Prokurorinë e Përgjithshme është zhvilluar një takim mes prokurorit të Tiranës Petrit Fusha, Drejtorit të Përgjithshëm të policisë Haki Çako, Kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Drejtorit të olicisë Tiranë Ervin Hodaj.
Pas takimit të katër funksionarëve të lartë të shtetit, Prokuroria e Krimeve të Rënda lëshoi urdhër arresti për Emiliano Shullazin, urdhër i cili u ekzekutua nga Drejtoria e Policisë Tiranë, e cila mbante Shullazin të shoqëruar.
Përveç Emiliano Shullazit policia arrestoi edhe shtetasin Gilmano Dani, i cili njihet si krahu i djathtë i Shullazit. Për dy shtetasit e arrestuar rëndon akuza’ Pjesëmarrje në organizata kriminale’.
Më herët Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar me jetë akademikun Mynyr Koni të tërhiqet nga gara dhe Rektorin aktual, Dhori Kule, që të mos e mbështesë.
Ish-kryeministri Berisha thotë se nuk ka komunikuar me asnjërin nga akademikët, por jep garanci për burimin e informacionit.
Berisha:Kryebanditi Emiljano Shullazi i kërkon Profesor. Mynir Konit të tërhiqet nga gara ose do ti rrëmbehet djali dhe i thotë se po fole ke kokën. Dje Profesori i nderuar Mynir Koni ka paraqitur në mënyrë të papritur dorëheqjen. Banda e Emiljano Shullazit me tre makina të blinduara, sot në Shqipëri qarkullojnë me makina të blinduara vetëm Edvin Shullazi dhe Emil Shullazi.Kanë ndaluar në mes të sheshit “Nënë Tereza” me tre makina Rektorin aktual të Universitetit i cili e dorëzon detyrën, Profesorin e nderuar Dhori Kule dhe i kanë kërkuar në mënyrë kërcënuese ultimative që ti heqë çdo mbështetje Mynir Konit, nuk e di nëse i kanë kërkuar apo jo më shumë se kaq.
PD: Rama çon krimin dhe në Universitet, bie dhe standardi i fundit i Republikës/
PD ka deklaruar se me kërcënimin e kandidatit për rektor në Universitetin e Tiranës, Mynur Koni është edhe fundi i çdo standardi të Republikës, një rrënim që mban emrin dhe firmën e Edi Ramës.
Në një deklaratë për mediat nga selia blu, Luçiano Boçi tha se Profesor Koni, u kërcënua sepse nuk është kandidati i Edi Ramës.
Deklaratë e kreut të Departamentit të Arsimit, Luçiano Boçi
Eshtë zyrtare që kandidati për rektor i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, është kërcënuar nga Emiliano Shullazi, që të tërhiqet nga gara.
Eshtë po ashtu zyrtare se ky është fundi i çdo standardi të Republikës, një rrënim që mban emrin dhe firmën e Edi Ramës.
Profesor Koni, u kërcënua nga kreu i bandës më të rrezikshme në vend, sepse nuk është kandidati i Edi Ramës.
U kërcënua me jetën e djalit të tij, për ti hapur rrugën njeriut të Edi Ramës, për ti hapur rrugën kapjes së Universitetit të Tiranës.
Nga shumë këmbana alarmi që kanë rënë prej tre vitesh për arsimin në vend, kjo është padyshim më e rënda, është klithma e rënies së botës akademike në duart e krimit.
Universiteti ndoshta ishte i vetmi institucion ende i painkriminuar nga Edi Rama.
Dhe kjo ishte një sfidë për kryeministrin, që ka vënë në shërbim të banditëve e trafikantëve çdo zyrë publike, deri dhe parlamentin.
Pasi rriti tarifat, duke favorizuar klientelën e tij e duke privuar të rinjtë që s’kanë mundësi ekonomike, nga e drejta kushtetuese për arsim të lartë, Edi Rama tentoi ta pushojë së ekzistuari Universitetin, duke caktuar rektor Shullazin.
Por ky model i Edi Ramës për universitetin, ka për t’u refuzuar me përbuzje e neveri nga bota akademike, nga profesorët, pedagogët e studentët e Tiranës.
Basha: Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të UT/
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ndalimin e Emiljano Shullazit. Në një reagim për mediat, kryeopozitari akuzon kryeministrin Rama se përdor Shullazin si partner për të kapur edhe Universitetet.
“Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma”, deklaron Basha.
Deklarata e Bashës
Pasi e bëri dekan të krimit, Edi Rama kërkoi ta emëronte Emiliano Shullazin edhe rektor të Universitetit të Tiranës.Pasi i dha gjithë mbështetjen qeveritare në aferat e pisëta të trafikut e gjobvënies, pasi i hapi doganat dhe i dha poste kyçe në polici, dhe celesat e kafazit te Tahirit, Edi Rama kërkon ta caktoje Emiliano Shullazin edhe shef të botës akademike.
Sepse ky është modeli, ky është koncepti i Edi Rames për zgjedhjet. Ai nuk i njeh ato si garë, si konkurence, por vetëm si instrument për të kapur e mbajtur pushtetin. Ndaj sa herë ka zgjedhje, ai nxjerr në skenë një person që e ka komisioner, numërues, vezhgues, kqz, që është Shullazi. Me Emiliano Shullazin e sojin e tij u fut në zgjedhjet e 2013. Po ashtu në zgjedhjet e 2015. Referendumin në partinë e tij e bëri me Shullazët. Tani dhe zgjedhjet ne Universitet. I erren sytë nga vota, se vota është e kundërta e tij. Nuk duron dot zgjedhje, alternative, platforma. Thirrja që i bëri Shullazit për të kapur Universitetin është ndoshta më e renda deri sot. Por nuk do tia dalë. Vota është zullumi që ju zë fytin tërë oligarkëve kur njësoj si ky fusin duart thellë në zgjedhje. Nuk ka dyshim se arrestimi i partnerit kryesor të Edi Ramës ka ardhur nga presioni i partnerit tonë të vyer strategjik.
Partia Demokratike bashkë me qytetaret, me profesorët, me studentët, bashkë partnerët ndërkombëtare do ta sigurojnë votën në Shqipëri. Vota e lire eshte fundi i ologarkise se lidhur me krimin, fundi i krizes Rama per Shqiperine.
agimi says
Keto metoda i perdorte dikur krykrimineli Enver Hoxha.
Ai ngordhi por faren e keqe e la pas. Edi Rama e kompani per te mbajtur pushtetin vazhdojn te perdorin metodat enveriane.