Aktivistja e të drejtave të njeriut Lindita Semanjaku vizitoi Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra në mesditën e së Premtes, 29 Janar 2021. Ajo u mirëprit nga kryetari i degës së Vatrës Hudson Valley dhe anëtar i Këshillit të Vatrës z.Simon Qafa, Editori i gazetës Dielli z.Dalip Greca dhe gazetari Sokol Paja. Semanjaku u shpreh shumë e gëzuar për mundësinë që iu dha për ta njohur më nga afër historinë e Federatës më të vjetër në historinë e organizatave e shoqatave shqiptare që veprojnë në diasporën shqiptare. K/redaktori i Diellit, i shpjegoi me detaje procesin historik në të cilin ka kaluar Federata Vatra dhe gazeta e Vatrës Dielli. Z.Greca i parashtroi etapat historike të shtetit shqiptar dhe rolin patriotik e diplomatik që ka luajtur Vatra në dobi të çështjes kombëtare. Po ashtu ai tregoi për funksionimin e sotëm të Vatrës dhe rolin e saj ne ceshtjen Kombëtare. Z.Greca i bëri të njohur aktivistes Semanjaku rreth projektit të botimit të historisë së Vatrës në dokumentat arkivore, një studim shkencor në pesë vëllime që vjen i kryesuar nga Akademik Beqir Meta.(SP)