
DR. ALBERT KURTI/
Albania e Kaukazit gjatë Antikitetit.
ALBANIA E KAUKAZIT përfaqësonte një etnitet gjatë Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme në rajonin e Kaukazit. Për herë të parë etnonimi “Alban” dhe toponimit “Albania” shfaqet gjatë shekullit të IV para Krishtit {1}. Albania e Kaukazit ka tërhequr vazhdimisht studiues dhe autorë që nga antikiteti deri në ditët e sotme. Straboni, autori i parë antik (shekullin e parë para Krishit) që përmendi ndonjëherë Albanian Kaukaziane {1}. Ai përcaktoi shtrirjen gjeografike të saj, që banorët e këtij etniteti jetonin midis Iberëve (perëndim) dhe detit Kaspik (lindje). Kjo përbën edhe konsensusin në shkencën historike {1}. Albania Kaukaziane shtrihej në pjesën lindore të Kaukazit Jugor.
Përcaktimi me detaje të kufirit të saj e ka paraqitur Kamran Imanov në studimin e tij “Caucasian Albania and Hattis of Asia Minor”: nga lindja vendi kufizohej nga deti Kaspik, dhe nga perëndimi ndodhej pellgu i lumit Lori (Gabirri modern, Kambisi i burimeve të lashta dhe Alazani ose Ganykh), duke përfshirë kështu luginën e Alazanit brenda këtij etniteti. Lidhur me kufijtë e kontestuar veriorë dhe jugorë të Albania së Kaukazit, sipas Strabonit “ajo është e rrethuar nga veriu nga Malet e Kaukazit”, por sipas Klaud Ptolemeut, tokat veriore të saj arrijnë deri në lumin Soana, dhe Malet Kerauniane ndajnë Albanian Kaukaziane dhe Sarmatinë. Kështu, lokalizimi i lumit Soans nga autorët antikë, qoftë nga lumi Sulak, ashtu edhe nga lumi Terek, çoi në faktin se i gjithë Dagestani i sotëm mund të përfshihej në Albanian Kaukaziane. Megjithatë, aktualisht, mendimi i vendosur se Soana është Samur, dhe Malet Kerauni janë Vargu Samur, çon në faktin se kufinjtë veriorë të Albania Kaukaziane fillonin në veri të Derbentit nga Vargu Samur dhe përgjatë shpateve të Vargut Kaukaz arrinin në pellgun e lumenjve Alazani dhe Lori.
Nga erdhën banorët që jetonin në territorin e Albania Kaukaziane? Për teorinë e origjinës së banorëve të kësaj krahine janë të ndryshme. Shumë autorë e lidhin edhe me emrin Alban(i). Në Albanian Kaukaziane fliteshin 26 gjuhë (dialekte) {1}. Sipas Herodotit (shekulli i 5-të p.e.s.) fiset skithiane-sako-cimeriane shfaqen në Kaukazin Jugor dhe në territorin e Albania Kaukaziane në shekujt 6-7 para erës sonë (para Krishtit) {1}. Pjesë e saj u bënë edhe fiset Hitite ose Kitianë të ardhur nga Azia e Vogël dhe Qipro {1}.
Sipas Mark Iunianit Iustinus (shekulli i tretë i erës sonë), supozohet se banorët e vendit të Albania Kaukaziane, kishin ardhur nga Mali Albano në Italinë Jugore, kur Herkuliu i dëboi bagëtinë e Gerionit nga Spanja në Kaukaz, duke sugjeruar kështu një etimologji të emrit të tij {2}.
Cili është origjina e emrin Albania në Kaukazin Jugor? Fillimisht bazohemi te studiuesit azerbajxhanas e jo vetëm se çfarë shkruajnë për këtë emërtim. Kamran Imanov në studimin e tij Caucasian Albania and Hattis of Asia Minor shkruan: sipas autorit M.Seidov Albania ka këtë etimologji: Albaniya = Al + ban = “üca ban” = “shtëpi e lartë”, “çati”, “vend i lartë banimi”.
Sipas autorëve të librit “Caucasian Albania” Jost Grippert dhe Jasmine Dum-Tragut emri Albania ka ardhë për shkak të ngjashmërisë së fjalës armene Alowank, që është mjaft i afërt me të, ka të ngjarë të pasqyrojë një përcaktim iranian të rajonit në fjalë.
Sipas Mark Iunianit Iustinus (të përmendur më lart) emri Albania vjen për shkak të banorëve të ardhur nga mali Albano (Itali). ALBANIA E BALLKANIT (SHQIPËRIA) përbën një shtet modern që shtrihet sot në Ballkanin Perëndimor. Në këtë territor e jo vetëm gjatë Antikitetit ushtronin aktivitetet jetësore fiset Ilire (paraardhësit e shqiptarëve). Shqipëria ndërkombtarisht njihet Albania, që i dedikohet fisit Ilir të Albanëve. Qendra e këtij fisi ishte Albanopolis, sot në fshatin Zgërdhesh, bashkia Krujë.
Emri i popullsisë ilire të Alban-ëve (Arban-ëve) evidentohet në dokumentat e shkruara të shekullit II të erës së re kur Ptolemeu i Aleksandrisë në veprën e tij Gjeografia libri III,12 shkruan: Në tokën e Albanëve (Albanoi), Albanopolis. Popullsia ilire e albanëve e arbanëve banonte në një trevë në lindje të Durrësi. Më pas emri Alban ose Arban del në burimet e shkruara të shekullit XI kur përmendet nga Mihal Ataliati (1040) dhe Ana Komnena (1081) për të emërtuar trevat e Shqipërisë së Mesme {3}. Përveç interpretimit gjuhësor të preardhjes së fjalës “Albania” nga studiuesit azer, gjuha shqipe i jep kuptim të plotë fjalës Albania. Pra Albania vjen nga fisi ilir Alban (Albanët).
Për origjinën e fjalës Alban e shpjegon etimiologu i njohur shqiptar Agron Dalipaj: ALBAN- nëse e ndajmë këtë të fundit BAN, B e bërë V bën VAN i ka rënë një D në fund dhe do të thotë VAND. AL do të të thotë LA ose LE sepse njihet metateza. ALBAN do të thotë LE VAND njeri i lindur në vand, njeri vendas ose vendor {4}.
Fisi ilir i Albanëve ka kontribuar shumë në qytetërim, me ndikim edhe gjatë Mesjetës e jo vetëm. Sot me emrin e këtij fisi gjenden emërtime vendbanimesh, lumenj, liqene, kodra, male, etj., në të gjithë botën. Gjatë Antikitetit dhe Mesjetës së Hershme kishim 2 territore të njohura me emrin Albania. Edhe pse kanë emër të ngjashëm, shumë studime kanë arritur në përfundimi së Albania në Ballkan nuk ka lidhje me Albania Kaukaziane, madje kanë kryer edhe analizat e AND të banorëve kur dikur ishte Albania e Kaukazit dhe ata kishin lidhje me Azerët: nuk konstatoheshin afërsi me shqiptarët.
Nga faktet e paraqitura më lart mund të konstatojmë një lidhje ndërmjet Albania Kaukaziane me Albania e Ballkanit, që kanë të përbashkët fisin ilir të Albanëve. Disa nga prova që vërtetojnë këtë gjë janë:
1- Në kohën kur Kaukazi Jugor u pushtua nga mbreti Akemenid, Albania nuk përmendet në listën e vendeve të pushtuara prej tij. Vendet e pushtuar gjenden në mbishkrimin monumental të Behistunit të vitit 522 p.e.s. {2}.
2- Lëvizjet e popullsisë janë vërejtur nga Perëndimi (Europa) drejt territorit ku quhej Albania Kaukaziane. Dy prej tyre lëvizje i paraqitëm më sipër: lëvizjen e hititëve (hititët ashtu si ilirët ishin pasardhës të pellazgëve) nga Azia e Vogël e Qipro drejt Kaukazit Jugor dhe lëvizjen e banorëve nga Mont Albano drejt këtyre territoreve.
3- Emrin Albania në Kaukaz e mori nga autorët grekë dhe romak, që e quanin Albavia/Albania ose, më rrallë albavisht nga autorët grekë dhe romakë {2}. Pra emrin e mori vetëm pas pushtimeve që bëri Aleksandri i Madh i Maqedonisë drejt Lindjes. Gjatë inkursioneve të Aleksandrit, në ushtrinë e tij kishte garzione ushtarake të përbërë nga luftëtare ilirë. Ashtu si parthinët që krijuan Perandorinë Parthiane në Azi, edhe në ushtrinë e tij ishin edhe albanët, që pas shpërbërjes së perandorisë së Maqedonase, një pjesë e mirë e tyre mbeten në territoret e Kaukazit Jugor. Kontakti që ndeshen autorët grekë e romak me pasardhësit e ushtrisë së Aleksandrit e identifikuan veten si Albanë, më pas territori quajt Albania. Për ta dalluar me Shqipërinë, e quajtën më vonë si Albania Kaukaziane.
4- Territori ku shtrihet sot Shqipëria, që u njoh Albania në shekullin XI, nuk është konstatuar lëvizje të popullsisë nga Kaukazi Jugor drejt ballkanit të paktën deri në shekullin XIV. Kjo hedh poshtë tezat serbe se shqiptarët kanë preardhje nga Albania Kaukaziane.
5- Teza tjetër: Shqiptarët nuk kishin këtë shtrirje gjeografike gjatë lashtësisë apo antikitetit. Ilirët-pellazgë nuk kanë qenë shtrirë vetëm në zonën e Ballkanit ose gadishullit Ilirik, pasi kjo është manipulim i historisë. Shqiptarët kanë qënë shtrirë jashtë gadishullit Ilirik deri në Indi. Për Albanët e Kaukazit, shkrimet që janë gjetur atje vërtetojnë ekzistencën e gjurmëve shqiptare. Gjurmët shqiptare vërtetohen vetë me emra. Fisi Udis (një nga fiset e Albania të Kaukazit) përkthehet dhe transkiptohet “Udhësi” {5}.
Burimet e shfrytëzuara:
1- KAMRAN IMANOV- CAUCASIAN ALBANIA AND HATTIS OF ASIA MINOR, BAKU 2023
2- JOST GRIPPERT; JASMINE DUM-TRAGUT- CAUCASIAN ALBANIA (An International Handbook) 2024
3- AKADEMIA E SHKENCAVE TË SHQIPËRISË- HISTORIA E POPULLIT SHQIPTAR 2002
4- SHQIPJA GJUHA KOZMIKE 11 SHKURT 2020 EMISIONI 5
5- Sekretet e populli Hunza – Origjina pellazgo ilire?