Informacione të reja për ditët e fundit të jetës së Milan Suffay-t dhe njëkohësisht saktësohen hamensesimet dhe thashethemet për vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” për të cilën edhe sot e kësaj dite studiues, albanolog e historian që nuk janë kompenten dhe fare serioz, pohojnë se ishte gati për botim, që në fakt, kjo gjë nuk është e vërtetë. – Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, duke marrë numrin minimal të faqeve që ka një vëllim 462 dhe numrin e vëllimeve të studiuar 79 sosh, atëherë del se Sufflay ka studiuar 36.498 faqe dorëshkrimesh origjinale gjatë qëndrimit në Dubrovnik.
Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies – Budapest/
Albanologu dhe medievisti kroat Milan Sufflay kërkime dhe hulumtime shkencore për mesjetën shqiptare në arkiva dhe biblioteka korate e europiane kishte bërë mjaft pak, po në anën tjetër boton vepra kapitale me lëndë burimologjike arkivore të panjohur fare deri atëherë ose e njohur fare pak. Një gjë e tillë është e kuptueshme për dy arsye: a) kishte bashkëpunëtor studiuesit e njohur ndërkombëtar Konstantin Jireçek dhe Ludevit Tallocin të cilët i vunë në dispozicion gjithë punën e tyre kërkimore shkencore nëpër arkiva e biblioteka të ndryshme evropiane e kroate, dhe i mundësuan kontakte dhe njohje të reja me personalitete të njohura të kohës, të cilët me porosi dhe për llogari të Suffaly-t bënë përshkrimin e dokumenteve dhe b) shteti i shqiptar i asaj kohe e mbështeti financiarisht duke i mundësuar mbledhjen e burimeve, nxjerrjen e tyre, përshkrimin dhe në disa raste edhe blerjen e tyre.
Kërkimet dhe hulumtimet e para sistematike arkivore Sufflay i bën me rastin e sistematizimit, mbledhjes dhe përshkrimit të dokumenteve mesjetare nga arkivat e qyteteve bregdetare dalmatinase për “Codex Diplomaticus,” (Diplomatičkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-1399) të T. Smiçiklasit. Njëherësh këtu lindën edhe kontaktet e para të studiuesit të ri me lëndën e vëllimshme dhe fare të pa hulumtuar që i takonte Shqipërisë.
Rasti i dytë i kërkimeve shkencore në qytetet e bregdetit dalmatinas, jashtëzakonisht të pasura me burime dhe dokumente për mesjetën shqiptare, Sufflay e bën në vitin 1931. Ky rast, për fat të mirë tonin është i dokumentuar dhe hedh dritë për ditët e fundit të jetës së Milan Suffay-t dhe njëkohësisht saktëson hamendjen për vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis illustrantia” për të cilën edhe sot e kësaj dite studiues, albanolog e historian pohojnë se ishte gati për botim, që në fakt, kjo gjë nuk është e vërtetë. Kjo më së miri dëshmohet nga puna që Sufflay bërë në fillim të vitit 1931 me rastin e kërkimeve dhe hulumtimeve shkencore në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut, nga ku po botojmë kësaj radhe një pjesë të dokumenteve që disponojmë dhe që kanë të bëjnë me pohimet tona.
Çfarë përmban “dosja” Sufflay nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut?
Është praktikë e zakonshme që në arkivat me emër dhe traditë të gjatë, të mbahet “dosje” e veçantë për studiuesin që bën kërkime në arkiv. Një gjë të tillë e ka praktikuar prej vitesh edhe Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut, që për fat të mirë tonin, ka mbajtur një dosje shumë të detajuar për punën e albanologut dhe medievistit kroat me origjinë gjermane /jo hebreje siq poheojnë disa “studiues e biograf” të tij/ Milan von Sufflay.
Dosja është e ruajtur në tërësi dhe në të gjenden dokumente që nga kërkesa e Sufflay-t për të filluar kërkimet me 9 janar të vitit 1931 deri te largimi i tij nga Dubrovniku dhe përfundimi i kërkimeve shkencore më 11 shkurt 1931, shënimet e sakta të fondeve, vëllimeve dhe dokumenteve të shfrytëzuar, të dhëna për përshkrimin e dokumenteve si nga vetë Sufflay ashtu edhe nga scribes-it (përshkruesit), orarin e saktë të punës në arkiv, përkatësisht kohën e fillimit dhe mbarimit të punës kërkimore dhe bilancin javor të punës kërkimore etj, etj.
Nga shfletimi i kujdesshëm i “dosjes” Sufflay, vërehet se ai për herë të parë punon në këtë arkiv, sepse po të kishte punuar më parë, “dosja” do ishte vazhdim i asaj të mëparshmes.
Në fillim është kërkesa që mban datën 9 janar 1931 (shih faksimilen që botojmë dhe përkthimin në gjuhën shqipe) ku Sufflay shprehimisht pohon “se dëshiron të punojë në Arkivin tuaj” pra në Dubronvik dhe atë “për një kohë të gjatë” ku saktëson qëllimin e studimit që për ne ka shumë rëndësi “të studioj aktet (dokumentet m.a.) që kanë të bëjnë me shekullin e XV dhe atë me historinë e Shqipërisë” për të vazhduar pastaj me pjesën më një pohim shumë domethënës se “e gjithë puna kërkimore ka për t’u botuar në vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis Illustrantia”. Pra, Milan von Sufflay, po punonte përkatësisht bënte kërkime shkencore, mblidhte lëndën arkivore dokumentare për përgatitjen e vëllimit të tretë të “Acta Albniae…” e cila ende nuk ishte përgatitur, por ishte në fazën përgatitore. Natyrisht se të gjitha pohimet e deritanishme se vëllimin e tretë të “Acta Albaniae” që ishte i gatshëm për botim e kanë rrëmbyer polica ose ai është zhdukur pa gjurmë etj, bien në ujë dhe nuk qëndrojnë.
Ky dokument përfundimisht saktëson edhe pohimin tonë, kur ne gjetëm në AQSH në Tiranë, një pjesë të “Regestit Sufflay” ku ai kishte shënuar dokumentet që mendonte të botonte në vëllimin e tretë, por që mungonin të dhënat për Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut.
Dokumentet nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut saktësojnë kohën e qëndrimit të Sufflay-t në Shqipëri dhe itinerarin e udhëtimit
Sipas dokumenteve nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut Milan von Sufflay kishte udhëtuar për Shqipëri me datën 10 janar pasdreke. Atje kishte qëndruar deri më 19 janar të vitit 1931. Pra kishte qëndruar gjithsej 9 ditë. Deri me tani, është shkruar e pohuar në mënyrë të gabuar se Sufflay ka qëndruar në Shqipëri nga 5 deri në 7 ditë.
Më 20 janar, pra të nesërmen e kthimit nga Shqipëria, Sufflay paraqitet në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut për të vazhduar punën kërkimore-shkencore. Kërkimet dhe hulumtimet e tija i vazhdon sipas planit të paraqitur më parë në drejtori të Arkivit dhe kërkesës me shkrim. Punon intensivisht gjatë tërë orarit të mundshëm ditor si duke studiuar dokumente ashtu edhe duke përshkruar një pjesë të tyre. Për punën e tij, fondet dhe vëllimet e konsultuara të shikohen dokumentet që po botojmë kësaj radhe si faksimile, ku shihet me saktësi çfarë ka studiuar, kur dhe për sa kohë. Si kuriozitet duhet thënë se asnjëri nga vëllimet të cilat Milan von Sufflay i ka konsultuar-studiuar gjatë qëndrimit të tij në Dubrovnik në janar dhe shkurt të vitit 1931, nuk ka më pak se 231 fletë, përkatësisht 462 faqe. Nëse bëjmë një përllogaritje të thjeshtë, duke marrë numrin minimal të faqeve që ka një vëllim 462 dhe numrin e vëllimeve të studiuar 79 sosh, atëherë del se Sufflay ka studiuar 36.498 faqe dorëshkrimesh origjinale, përkatësisht nga 1587 faqe në ditë, numër jashtëzakonisht i lartë ky për t’u përballuar.
Çfarë sasie dokumentesh përshkroi Sufflay në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut për 19 ditë të qëndrimit atje?
Dr. Sufflay në vend, pra në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut ka përshkruar dokumente fillimisht vetëm një ditë dhe atë 9 janari 1931, para se të udhëtonte për Shqipëri dhe ka vazhduar pasiqë kthehet nga Shqipëria me 20 janar të vitti 1931 në mënyrë të pandërprerë deri më 11 shkurt 1931. Sufflay ka punuar vetë personalisht me dokumente nga njëmbëdhjetë vëllime, përkatësisht 48 dokumente ose 179 faqe për periudhën kohore 1407-1419 (shih faksimilen e dokumentit nr. 4, ndërsa pjesën tjetër e kanë përshkruar kopjuesit (scribes) të cilët ishin paguar nga ana e dr. Sufflay-t për këtë punë dhe atë pesëdhjetë e tetë vëllime, përkatësisht 329 dokumente ose 1.194 faqe. Përshkrimet që kishte bërë vetë Sufflay me rastin e largimit i merr me vete, ndërsa përshkrimet e dokumenteve nga ana e scribes-ve edhe sot e kësaj dite ruhen në Arkivin Shtetëror Historik të Dubrovnikut. Ne i kemi konsultuar në vend dokumentet e përshkruara nga scribes duke i krahasuar me origjinalet dhe janë pa gabime fare. Siç vërehet, Sufflay vetë dhe me scribes kishin përshkruar dokumente nga gjashtëdhjetë e nëntë vëllime /69/, dhe atë 377 dokumente ose 1.373 faqe.
Të gjitha dokumentet e përshkruara kanë të bëjnë me mesjetën shqiptare, përkatësisht janë vazhdimësi logjike dhe profesionale e dy vëllimeve të botuara në vitin 1913 dhe 1918 nga vetë Sufflay.
Cili ishte itinerari i kthimit të Sufflay-t nga Shqipëria
Me rastin e botimit të një pjesë të letërkëmbimit të dr. Milan von Sufflay, ne kemi shkruar se Sufflay u kthye menjëherë nga Shqipëria në Zagreb! Kemi pohuar kështu duke u mbështetur në literaturën e botuar dhe dokumentet që ne njihnim deri në atë kohë. Ky pohim, tani na rezulton të jetë i gabuar.
Siç shikuam edhe më lartë, Sufflay me t’u kthyer nga Shqipëria, vazhdon edhe për 23 ditë qëndrimin e tij në Dubrovnik, i vendosur në Hotel dela Villa [Shih faksimilen e dokumentit nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut që po botojmë]. Nga Arkiva e Dubrovnikut Sufflay largohet me 11 shkurt të vitit 1931. Pra, 4 ditë të tjera ai ka bërë kërkime shkencore në Arkivin e Jezuitëve në Dubrovnik dhe në Bibliotekën “Male Braće” (Françeskane, urdhërit minorit) po në Dubrovnik. Për fat, në të dy institutcionet na janë ruajtur shënimet e sakta për burimet, dorëshkrrimet dhe literatrurën tjetër që ka shfryrëzuar Sufflay atje. E gjithë puna hulumtuese në këto dy institucione kishte të bënte po më vëllimin e tretë të “Acta Albaniae.”
Është e vërtet se Sufflay largohet nga Dubrovniku, por nuk kthehet në Zagreb menjëherë. Ai, për 2 ditë qëndron në Zarë duke vazhduar edhe atje kërkimet shkencore në Arkivi Shtetëror Historik të Zarës. Nga Zara për në Zagreb largohet mëngjesin e 17 shkurtit. Sikur në Dubrovnik, edhe në Zarë janë ruajtur dokumentet të cilat tregojnë për kërkimet e tija shkencore, të cilat ishin vijim i disa qëndrimeve të mëhershme të Sufflay-t në këtë arkiv në fund të shekullit XIX dhe fillim shekullin e XX, kur ai po bënte kërkime shkencore dhe mblidhte dokumente për “Codex Diplomaticus,” (Diplomatičkom zborniku Kraljevine Hrvatske, Dalmacije i Slavonije 1101-1399) të T. Smiçiklasit.
Përfundimisht Sufflay kthehet në Zagreb me datë 17 shkurt pasdreke vonë, ku me 18 shkurt në darkë goditet për vdekje nga agjentët e policisë sekrete jugosllave para shkallës së tij në Dalmatinska 6 dhe një ditë më vonë, më 19 shkurt ai vdes në spitalin Rebro të Zagrebit, ku varroset në varresat e Mirogojt.
PËRKTHIMI I DOKUMENTEVE ORIGJINALE NGA KROATISHTJA NË SHQIP
Prof. Šufflay, nr. 1; 22/31
Drejtorisë së Arkivit të Shtetit në Dubrovnik
I nënshkruari lajmërohet se dëshiron të punojë në Arkivin tuaj shumë të nderuar për një kohë të gjatë dhe të studioj aktet (dokumentet m.a.) që kanë të bëjnë me shekullin e XV dhe atë me historinë e Shqipërisë.
E gjithë puna kërkimore ka për t’u botuar në vëllimin e tretë të “Acta et diplomata res Albaniae mediae aetatis Illustrantia”.
Në Dubrovnik më 9 janar 1931
Dr. Milan Sufflay
Profesor universitar në pension
D.[osja] a.[arkivore] nr. 22/31
Pranuar më 9 janar 1931
Lejoj [mundësohet m.a.]
Zotëri Petroviq, duhet të hap ditarin e punës
Dubrovnik 9 janar 1931
_________. 1931. I vrarë në Zagreb. Nuk vlen më!
31 dhjetor 1931. E regjistruar në D.[osjen] a.[arkivore] nr. 746/31
Firma e drejtorit
[Branimir Truhelka, m.a.]
/Dr. Branimir Truhelka, drejtor shumëvjeçar në Arkivi Shtetëror Historik të Dubrovnikut, ishte i biri i albanologut tjetër të njohur dr. Qiro Truhelkës, i cili pos që botoi “Arnautske Priće” – (Tregime shqiptare, m.a.), la edhe shumë dorëshkrime të pabotuara të cilat janë mjaft me interes për albanologjinë sepse si lëndë burimore janë mbledhur në teren, Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë që nga viti 1890 e në vijim. Edhe vetë Branimir Truhelka është marrë me studime të mesjetës shqiptare, përkatësisht ka botuar lëndë arkivore nga Arkivi Shtetëror Historik i Dubrovnikut. Gjatë gjithë kohës ai e ndihmon Sufflay-n duke i mundësuar të konsultoj disa herë më shumë vëllime me dokumente gjatë ditës se sa është e lejuar dhe duke i siguruar scribes profesional me çmim të arsyeshëm/.
*****
Arkiva Shtetërore në Dubrovnik
Nr. 22/31
Raport (shiqim, m.a.) pune
Zotëri: Dr. Milan Sufflay
Përgatitja profesionale: Profesor Universiteti në pension [jashtë shërbimit, m.a.]
Adresa në Dubrovnik: Hotel della Villa
Adresa e përhershme: Zagreb
Nënshtetësia: Jugoslav
E hapur: 9 janar 1931
E mbyllur: 11 shkurt 1931
*****
I.
9 janar 1931: nga ora 10.45 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lib. Reformationum nr. 33
Div. Cancellarie nr. 37
Lett. e Comm. di Levante nr. 4
10 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lib. Reformationum nr. 33
Div. Cancell. nr. 37
Lett. e Comm. di Levante nr. 4
Në javën e dytë të janarit ka punuar gjithsej gjashtë orë e pesëmbëdhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]: a) Lib. Reformationum nr. 33
b) Div. Cancellarie nr. 37
c) Lett. e Comm. di Levante nr. 4
II.
20 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lettere e Commissioni di Levante nr. 5 e nr. 7
21 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lett. e Comm. di Levante nr. 7
Lib. Reform. nr. 34
22 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lib. Reform. nr. 34
Div. Cancell. nr. 37
Cons. Rogat. nr. 1
Cons. Minus. nr. 1
Lett. e Comm. di Levante nr. 6 e 16
23 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Div. Cancell. nr. 38 e 40
Testam. Not. nr. 9, 10 e 11
Lett. e Comm. di Levante nr. 32
24 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12
Cons. Rogat. nr. 2
Cons. Minus. nr. 2
Div. Cancell. nr. 41
24 janar 1931: nga ora 8 e 45 minuta deri në orën 12
Cons. Maius. nr. 2 e 3
Cons. Minus. nr. 3 e 4
Cons. Rogat. nr. 3 e 4
Në javën e tretë të janarit ka punuar gjithsej njëzet e gjashtë orë e pesëmbëdhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]:
- Lettere e Commissioni di Lev. nr. 5, 6, 7, 16, 32
- Lib. Reform. nr. 34
- Div. Cancell. nr. 38, 39, 40 e 41
- Cons. Rogat. nr. 1, 2, 3
- Cons. Minus nr. 1, 2, 3
- Cons. Maius nr. 1, 2
- Testam. Not. nr. 9, 10 e 11.
III.
26 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lett. e Comm. di Lev. nr. 8, 9 e 10
Cons. Maius nr. 4
28 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lett. e Comm. di Lev. nr. 8, 9, 10 e 11
Cons. Maius nr. 4
28 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Cons. Rogatorum nr. 4, 5 e 6
30 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Cons. Maius nr. 5, 6 e 7
Cons. Minus nr. 6, 7 e 8
Cons. Rogat. 7 e 8
31 janar 1931: nga ora 9 deri në orën 13 e tridhjet minuta dhe nga ora 16 deri 18
Lett. di Levante nr. 12
Nga 26 deri më 31 janar ka punuar gjithsej njëzet e katër orë e tridhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]: a) Cons. Maius nr. 4, 5, 6 e 7
b) Cons. Minus nr. 6, 7 e 8
c) Cons. Rogat. 4, 5, 6, 7 e 8
d) Lett. e Comm. di Levante nr. 8, 9, 10, 11 e 12
Gjatë tërë janarit të vitit 1931 ka punuar gjithsej pesëdhjet e shtatë orë duke lexuar [studiuar, m.a.]: a) Lib. Reformationum nr. 33, 34
b) Diversa Canc. 37, 38, 39, 40 e 41
c) Lett. e Comm. di Levante nr. 4-12 dhe 16, 32
d) Cons. Rogatorum 1-8
e) Cons. Maius nr. 1, 2, 3, 4, 5, 6 e 7
f) Cons. Minus nr. 1, 2, 3, 6, 7 e 8
g) Testam. Not. 9, 10 e 11
IV.
1 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12
Cons. Minus nr. 10, 11 e 12
Cons Rogat. nr. 10 e 11
2 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Cons, Rogat. nr. 12
Div. Canc. nr. 42, 45 e 46
Lettere di Levante nr. 13, 14 e 15
4 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Diversa Cancell. nr. 47, 48, 50, 51, 59
5 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Div. Canc. nr. 49, 52 e 53
Lamenta di foris nr. 5, 7, 10, 16, 18, 21
6 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 12 dhe nga ora 16 deri në orën 18
Lib. Maleficiis nr. 8 (1437-38)
Testamenta Not. 12, 13 e 14
7 shkurt 1931: nga ora 9 deri në orën 13 e tridhjetë minuta
Diversa Notariae nr. 13, 14, 21 e 22
Në javën e parë të shkurtit ka punuar gjithsej njëzetë e shtatë orë e tridhjetë minuta duke lexuar [studiuar, m.a.]: a) Cons. Minus nr. 10, 11 e 12
c) Diversa Cancell. nr. 42, 45, 46, 47, 48, 49, 50, 51, 52, 53 e 59
f) Lib. de Maleficiis nr. 8 (1437-38)
g) Testamenta Notariae nr. 12, 13 e 14
d) Lett. e Comm. di Levante nr. 13, 14 e 15
h) Diversa Notariae nr. 13, 14, 21, 22.
e) Lamente de foris nr. 5, 7, 10, 16, 18, 21
b) Cons. Rogat. nr. 9, 10, 11 e 12