Me 2 korrik te vitit 1990, 4700 shqiptare u dynden drejt ambasadave kryesore ne Tirane, nje prej ngjarjeve qe tronditi me fort regjimin e komunist. Muri i Berlinit kishte rene, ne Rumani ishte vrare diktatori Caushesku dhe jehona e këtyre ngjarjeve kishte mbërritur edhe ne Tirane ku regjimi komunist ende vazhdonte te rezistonte. Aleksander Meksi, i cili asokohe punonte pranë muzeut arkeologjik e qe 2 vjet me vone do te behej kryeministër i Shqipërisë rrëfen se si e përjetoi hapjen e ambasadave.
“Unë banoja atë kohe ne Laprake dhe kaloje me biçiklete çdo here nga rruga “Skenderbej” qe quhej e Ambasadave sepse ishte e shtruar me asfalt te mire dhe nuk çaheshin gomat e biçikletave, pastaj futesha ne rrugicat e “Rrugës se Kavajës” dhe dilja për te shkuar ne Muzeun Arkeologjik . Me ka qëlluar qe te jem edhe përpara Ambasadës Turke kur ajo ishte e rrethuar me njerëz qe shikonin ata qe ishin brenda. Ato dite qe u hapen ambasadat mbaj mend njerëz ne Ambasadën Franceze, ne Ambasadat e tjera, por sigurisht një numër i madh njerëzish ne oborrin e Ambasadës Gjermane ku edhe hynin edhe dilnin. Dhe kishte miq qe te thërrisnin Leka hajde edhe ti. Me thënë te drejtën edhe unë pata nje tundim. Duhet te hynim e rregulluam me një mikeshën tone qe kishte shtëpinë e te atit te saj te paguanim leke, s’po e them shifrën sa, policeve për te hyre. Por nuk hymë se per shkak te vështirësive te ushqimit te çunit dhe ne fakt nuk do rrezikonim shume se te nesërmen u larguan se kjo ishte ne ditët e fundit. Pat hyre kunati im mjaft i njohur ne Laprake”.
Sipas Meksit 2 korriku është nje dite simbol ne historinë e Shqipërisë.
“Është nje dite historike se i dëshmoi botes qe shqiptaret nuk e duronin me komunizmin, po i dëshmoi edhe shqiptareve brenda qe duhet një akt heroizmi”.
Kane kaluar me shume se dy dekada nga hapja e Ambasadave dhe rënia e regjimit komunist, por fenomeni i shqiptareve qe kërkojnë te largohen e kërkojnë azil ne Gjermani e vende te tjera ende vazhdon. Dhe njeriu qe ka qeverisur Shqipërinë ne vitit ’92-’97 ka nje përgjigje per pyetjen nëse ky është nje dështim i klasës politike.
“Klasa politike ka dështuar neqoftese e quajmë fushën per te cilën do te ishte destinacioni saj ne kushtet; me hesapin e tyre janë ne rregull derisa i veshin me te njëjtën ngjyre sheshet e Tiranës, kërkojnë ti lyejnë shtëpitë me te njëjtën ngjyre, me ngjyrën e tyre te kenë kanatiere e flamur te gjithë; do te thotë qe jane shume te lumtur qe kane realizuar synimet e tyre. A janë apo s’jane demokratike dhe a janë ato qe duan shqiptaret është tjeter gje. Se paku ata qe duan te ikin qe janë mijëra e mijëra, nuk kane te njëjtin mendim me klasën politike.”
Ikjet masive te shqiptareve kane përplasur shpesh mazhorancen me opozitën muajt e fundit, pasi qeveria akuzohet si përgjegjësja kryesore për eksodin./TV Vizion Plus
Mark Gjonaj says
Mire e ke Meksi duhet kujtuar data 2 Korrik 1990, se ata 4700 vete qe shkuan jashte dhe u kethyen ma vone; nuk i vrame, por me pasaporta, avion shkuan dhe punuan po pse nuk jepni llogari per ata 3500 – 4000 qe vrate ne fillimet e 97-tes; ajo dosja e zeze qe tha Zhulali qe nuk do te hapet kurre, a ka ardhe koha qe te hetohet plotsisht dhe shkaktaret duhet te denohen ne baze te ligjeve te atehershme!