NGA NELSON ÇABEJ/
Amantia ka qenë kryeqendra e fisit ilir të amantëve. Sipas S. Bizantinit, Amantia (Άμαντία) ishte një qytet ilir: “afër Orikumit dhe Korfuzit me prejardhje nga abantët që ktheheshin nga lufta e Trojës”1. Pavarësisht nga përmbajtja mitike (lufta e Trojës kishte ndodhur 6 shekuj para themelimit të qytetit), e rëndësishme këtu është se amantët për grekët e lashtë ishin një fis ilir. Edhe te Hierokli në shekullin VI qyteti del me emrin Amantia (Άμαντία).2 Sipas
Lidhur me etimologjinë e vëndemrit Amantia, në shqip ka një fjalë amë ‘lumë, burim’, e cila është lidhur përgjithësisht me rrënjët indo-europiane ab- dhe ā̆p- ‘ujë, lumë’, që, sipas Pokornit, kanë dalë nga një rrënjë më e lashtë indoeuropiane ǝkʷā : ēkʷ- me të njëjtin kuptim nëpërmjet shndërrimeve -gʷ- > -b- dhe -kʷ- > -p-, që kanë ndodhur në ilirishten, greqishten dhe gjuhët kelte3. Demiraj ka rindërtuar një formë të lashtë *abnā, për protoshqipen, të cilën e krahason me irlandishten e vjetër aub, dhe latinishten amnis ‘river’4. Emri i banorëve të fisit ishte amantes, të cilin Norbert Jokli e ka përkthyer ‘bregalumas’5. Kjo rrënjë ap- del dhe në emrin e lashtë te lumit Osum e Seman (Apsus), në emrin e sotëm të Mesaplikut ne rrëthin e Vlorës që ndodhet midis lumit të Kuçit dhe një lumi me të vogël që buron nga fshati Vërmik, në emrin e Apulias në jug të Italisë që banohej në lashtësi nga mesapët me prejardhje iliro-epirote, dhe n w emrin e lumit Amantia nw jug tw Italisw nw provincen Bruttium6.
Qyteti mendohet të jetë themeluar nga shekulli VI p.e.s., por përmëndet për herë të parë në burimet historike të shekullit IV p.e.s. Në shekullin III p.e.s. mendohet të ketë qenë qendra kryesore e bashkësisë së amantëve.
Në fillim të shekullit XIX topografi britanik W.M. Leake (1777-1860) shprehu mendimin se emri i fshatit Bënça në rrethin e Tepelenës mund të ishte një shtrëmbërim i vëndemrit ilir Amantia7, por më tej thotë se Amantia duhej kërkuar në Nivicë të Kurveleshit8. Po aty, në rrjedhjen e lumit Shushica e lokalizon edhe Pouqueville9. Më vonë, kërkimet arkeologjike e kanë lokalizuar atë në fshatin Plloçë të rrethit të Vlorës. Ky lokalizim, që nuk mund të vihet në dyshim, nxjerr problemin e fatit të mëtejshëm të vëndemrit të lashtë, Amantia.
Mos duhet besuar, vallë, se ai u zhduk dikur në lashtësinë e vonë si rrjedhim i sulmeve barbare, për të mos dalë më në asnjë formë? Një përvojë e gjatë me vëndemrat ilirë në trojet shqipfolëse flet për një qëndrueshmëri të madhe të tyre, të lidhur edhe me një dukuri interesante ku vëndemri i lashtë mërgon nga vëndi origjinal për t’u shfaqur diku tjetër në zonën përrreth si emër i një fshati, mali a vëndi tjetër. Duke shqyrtuar nga kjo pikëpamje vëndemrat e rajonit na tërheq vëmëndjen vëndemri Amonicë, emri i fshatit, që ndodhet në afërsi të drejtpërdrejtë të Plloçës. Amonica sot ndodhet rreth 6 km në veri-perëndim të qytetit të lashtë Amantia.
Në një përpjekje për të gjetur ndonjë hallkë ndërmjetëse që do të lidhte vëndemrin Amantia me Amonicën, gjetëm se në regjistrimin osman të vitit 1431 aty del një fshat me emrin Umenicë, që bënte pjesë në krahinën e Kurveleshit (Kirelesh në atë dokument). Duke marrë parasysh mundësinë e gabimeve në regjistrimin në osmanishten e asaj kohe, forma shqipe e këtij vëndemri në atë kohë mund të ketë qënë Amonicë ose Umonicë, që shihet qartë se i përgjigjet fshatit të sotëm Amonicë.
Siç shihet, forma e sotme Amonicë në krahasim me atë të shekullit XV ka pësuar një shndërrim të –e-së në -o-, në rrokjen e dytë të rrënjës. Këto të dhëna na lejojnë të rikonstruktojmë evolucionin fonetik të këtij vëndemri që do të paraqitej si vijon:
Amantia – *Amansa – Amanica (e dëshmuar në mesjetë) – Amonica.
Evolucioni i vëndemrit ilir Amantia përputhet në të gjitha hollësitë me ligjet e fonetikës së shqipes, duke përfshirë shndërrimin a>o , humbjen e mbaresës -ia dhe përftimin e prapashtesës -ica.
Në qoftë se te Amonica kemi të bëjmë me një formë të evoluar të vëndemrit të lashtë ilir Amantia, vetvetiu del pyetja: Përse ky vëndemër ‘mërgoi’ për të emërtuar një vëndbanim tjetër? Shkaku më i besueshëm i këtij ‘mërgimi’ është mërgimi i qytetarëve të Amantias pas shkretimit të qytetit të lashtë në kohën e furive barbare të lashtësisë së vonë për të themeluar një vëndbanim fshatar, në një truall gjeografikisht më të mbrojtur.
Referimet
1.Stephani Byzantii, Ethnicorvm quae svpersvnt. G. Reimer, Berlin, 1849: ”Ίλλυριῶν μοίρα, πλησίον Ὠρικοῦ χαὶ Κερχυρας ἐξ Άβάντων τῶν ἀπὸΤροίας νοστησάντω ᾠκισμένη.
2. Hieroclis Synecdemvs: accedvnt fragmenta apvd Constantinvm Porphyrogennetvm servata et nomina vrbivm mvtat. Red. B. G. Teubner, Leipzig, 1893, f. 13.
3. Pokorny, J. (1959). Indogermanisches etymologisches Wörterbuch.
4. Demiraj, B. (1997). Albanische Etymologien: Untersuchungen zum albanischen Erbwortschatz, Amsterdam, The Netherlands, f. 76
5. Çabej, E. (1976). Studime etimologjike në fushë të shqipes. Akad. Shk. RPSSH, Tiranë, f. 39.
6. Schmid, W. P. (2001). Was Gewässernamen in Europa besagen. Aka- demie-Journal, 2, 42-45.
7. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece, I, London, J. Rodwell, New Bond Street, f. 34.
8. Leake, W.M. (1835). Travels in Northern Greece, I, London, J. Rodwell, New Bond Street, f. 35.
9. Pouqueville, F. C. H. L. (1820). Voyage dans le Grèce: comprenant la description ancienne et moderne de l’Epire, de l’Illyrie grecque de la Macédonie Cisaxienne I, Paris, f. 274.
GEZIM says
Nje pjese nga libri im Amantia qyteti i ilirse jugore
GEZIM LLOJDIA
Skënder Anamali
AMANTIA
Ne juglindje te Vlorës, sapo hyn ne luginën e Shushicës, te tërheq vëmendjen, midis kodrave qe shtrihen ne këmbët e malit te Kudhesit, një maje shkëmbore e vetmuar, e cila ngrihet lart si një kon i madh. Një maje tjetër shkëmbore, përsëri te këmbët e malit te Kudhesit shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Te¬pelena (Tab. I). Te para se afërmi, dy majat shkëmborë formojnë një kreshte, e cila zgjatet gati 1 km. me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota me e larte e saj është 613 m, mbi nivelin e detit dhe ndodhet ne skajin verilindor. Mbi këtë kreshte dhe përreth saj, janë te shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçe. Ne këtë kreshte dhe poshtë saj, bashke me disa trakte muresh rrethues ruhen rrëno ja te ndryshme te një vendbanimi të lashte. Punimet bujqësore here pas here kane nxjerre ne drite monumente e materiale të ndryshme arkeologjike. Muret rrethues, qe shihen ende ne këmbë, monumentet e zbuluar ne gërmimet, sendet e ndryshme qe dalin ne drite, të gjitha janë mbeturinat e qytetit ilir, Amantia.
Amantia u zhvillua si qytet ne kodrën e larte dhe ne tarracat e saj. Kodra e veçuar me anën e një qafe, lidhet me trungun e malit te Kudhesit. Ne kohet e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti i lashte u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit. Kjo ka bere, qe qy¬teti Amantia, te mos kishte pamjen e zakonshme te qyteteve ilire. Godinat dhe banesat e tjera u ngritën ne sheshet e tarracat e mëdha te sajuara, te zgjeruara dhe te forcuara me mure, ne anët e ndryshme te kodrës. Këto sheshe e tarraca kane lartësi te ndryshme.
Amantia ka qene një nga qytetet e pakta të Ilirisë, për te cilin ka edhe ndonjë informate ne burimet e shkruara. Amantia, si qytet, ka patur një jete gati njemijevjeçare. Ajo ka patur një pozite te mire, lidhej me luginat e lumenjve Vjosa e Shushica dhe me rrugët e lashta, qe kalonin neper to. Ky pozicion beri, qe Amantia te transformohej ne një nyje te rëndësishme ne marrëdhëniet treg¬tare midis bregdetit jugor te Ilirisë dhe krahinave te brendshme, sidomos te vi¬seve jugore e jugperëndimore, duke përfshire edhe një pjese te Epirit Verior, te cilat, te veçuara nga malet, lidheshin ndërmjet luginës se Vjosës me Apoloninë
. Ne shek. IV p.e.s. Amantia filloi te zhvillohej si një qendër e rëndësishme skllavopronare, duke marre ne shek. III-II p.e.s. pamjen e një qyteti të vërtetë antik. Ajo mbeti si e tille deri ne fund te shek. I p.e.s. Ne kohen perandorake, me gjendjen qe u vendos ne provincat ku e gjithë ekonomia kryesore e treg¬tia e madhe kishte kaluar ne duart e pushtuesve romake, Amantia e humbi rendësin e saj te dikurshme. Vërtet qe ajo, ne fund të antikitetit përmendet si një qendër peshkopate, por ne mesjete ishte zhdukur si qytet, megjithëse emri i saj nuk ishte harruar plotësisht.
Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave te Amantise filluan ne shek. XIX. Qe ne gjurmimet e para ajo u lokalizua ne rrënojat e fshatit Nivice te Kur¬veleshit. Ka patur edhe lokalizime te tjera. Por me vone do te mbizotërojë mendimi se Amantia duhet kërkuar ne Plocë, dhe jo gjetiu.
Udhëtarë e arkeologë të huaj erdhën ne Ploçe, i panë disa nga monumentet antike, qe ishin mbi sipërfaqe, i përshkruan dhe mblodhën materiale te ndryshme dhe u larguan. Ne kush¬tet qe u bene, kërkimet e tyre qene te kufizuara e te shpejta por megjithatë me interes. Në rrënojat e Amantise, kërkimet dhe gërmimet sistematike filluan pas çlirimit. Ata treguan se qyteti ilir, Amantia, megjithë pozitën malore to tij, ka qene një qendër e rëndësishme e kësaj krahine te Ilirisë se Jugut dhe se për(një kohe mjaft te gjate ka patur një jete ekonomike e shoqërore te gjallëruar dhe një kulture materiale e shpirtërore te përparuar.
Ne këtë punim janë paraqitur disa monumente e gjetje arkeologjike te zbu¬luara ne Ploce. Duke u mbështetur ne këto zbulime janë trajtuar tema te tilla, qe lidhen me kulturën materiale, monumentet e arkitekturës, me kultet, organizimin administrativ etj. Nuk mund te thuhet se te dhënat, qa disponojmë sot, japin një pamje mjaft te plote te këtij qyteti ilir. Kjo do te jete detyre e kërkimeve dhe te studimeve te ardhshme, sikurse do te jete edhe trajtimi i te dhënave e i zbulimeve te deritanishme, ne një kuadër me te gjere dhe ne lidhje me qendra te tjera qytetare ilire.
1. BURIMET E SHKRUARA PËR AMANTIN DHE AMANTIT
Burimet e shkruara për Amantit dhe Amantin, sikurse ne përgjithësi për iliret e Ilirinë, janë te kufizuara e te fragmentuara. Pak dimë për këtë qytet, edhe me pak për banoret e tij.
Pjesa me e madhe e tyre kane përmbajtje thjesht gjeografike. Sipas auto¬reve te lashte antike, Amantia i përkiste Ilirisë dhe amantet kane qene ilire. Pas vitit 148 e. sonë Amantia bënte pjese ne provincën e Maqedonisë, e cila përfshinte edhe një pjese të Ilirisë se jugut. Ne një ndarje tjetër te provincave te perandorisë romake ne Ballkan, ne shek. II. e.s. Amantia i takon provincës se Epirit te Ri. Ngjarje historike nuk ka. Na kumtohet se Amantia u bashkua me Cezarin ne luftën kundër Pompeit ose se shume shekuj me vone, nen muret e saj te rindërtuar nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kundër saraqeneve. Kuptohet vetvetiu se të gjitha këto janë fare pak për një qytet si Amantia, i cili pat një jete gati njemijevjecare.
Këto njoftime po t’i përmbledhim sipas karakterit te tyre dhe kohës qe i përkasin, po te kemi parasysh disa edhe te dhëna te tjera te krahinave fqinje, mund te krijojmë një përfytyrim te ngjarjeve kryesore te këtij qyteti. Ne këtë rast duhen pasur parasysh lidhja amante-abante dhe njohja e amanteve si epirote. Ne shek. IV p.c.s. Amantia njihej si nje qytet ilir. Por krahas qytetit Amantia kishte edhe një krahine te quajtur Amanti, e cila zgjatej deri ne bregdet. Sipas Ps. Skylaksit, amantet janë ilire nga bulinet dhe Amantia nuk është një qytet grek; qytete greke janë Apolonia e Epidamni. Ky punim Është përfunduar ne vitin 1966. Gjato ketyre viteve te fundit janë botuar studime t8 ndryshme qe merren edhe me Amantine. Gjithashtu ne Ploce ne punimet e ndryshme janë bere zbulime te reja. Ata nuk janë përfshirë ne këtë punim.Plini, duke u mbështetur te Theo¬pompi, i ka quajtur barbare amantet bashke me bylinet3. Nuk është vështirë te gjendet kuptimi i fjalës barbare, pasi te lexohet i gjithë paragrafi (111 23, 26) ku Apolonia quhet qytet grek. Për Stefan Bizantinin Amantia ka qene krahine e ilireve4. Deri diku te qarte janë edhe kufi,te e territorit te banuar nga amantet. Në malet Keraune ata kufizoheshin me kaonet. Fqinje juglindore te tyre ishin atin¬tanet kurse ne lindje kishin bylinët. Me këta te fundit duhet thënë se amantet kane pasur një afërsi te madhe. Ne disa njoftime me të: vona, te dy qytetet Bylis e Amantia, përmenden gjithmonë bashke, qe le të kuptohet për lidhje shume të ngushta midis tyre, pa përjashtuar edhe origjinën e përbashkët.Tekstit të Ps. Skylaksit, ju bene disa korrigjime. Kështu titulli «Iliret» u zëvendësua me «Taulantet»6. Ne kohen kur u shkrua vepra e Ps. Sylaksit (vjetet 350-340 p.e. sone) qendra e shtetit ilir ishte spostuar nga perëndimi i IlirisëJugore dhe ne krye te këtij shteti ishin dinastë nga fisi i taulanteve. Sidoqë te interpretohet titulli i paragrafit te 26 te veprës se Ps. Skylaksit amantet mbeten ilire. Duke pranuar titullin «taulantet» ne mund te mendojmë, dhe kjo nuk na duket e pamundur, se Amantia si krahine e si qytet, në ate kohe ndodhej nën vartësinë e shtetit ilir. Ngjarje te tilla si kalimi i qyteteve Apolonia e Dyrrah, nën vartësinë e shtetit ilir dhe venja e Pirros me forcën e armeve në fronin e mbretërisë molose nga mbreti ilir Glaukia, e përforcojmë këtë mendim.Me dobësimin e shtetit ilir, me fuqizimin e shtetit te Epirit, ne kohen e sun¬dimit te Pirros, Amantia hyri ne përbërjen e shtetit te Epirit. Këtë ngjarje, me sa duket, kane patur parasysh Antigoni, qe e përmend Amantine ne veprën e tij kushtuar, përshkrimit te Maqedonisë dhe Prokseni, bashkekohes i Pirros, i cih i radhit abantet-me kuptimin amantet – ne listën e fiseve epirote 7. Për këtë arsye, disa shekuj me vone, sigurisht duke u mbështetur ne burime te tilla, Hezyhu do t’i quaje amantet epirote8.Për dy shekuj me radhe burimet për Amantine heshtin. A duhet menduar se amantet ishin ende nen vartësinë e shtetit te Epirit dhe deri kur zgjati kjo gjen¬dje? Ka shume te ngjare qe, pas vitit 268 p. e.s., Amantia te jete bërë e pavarur,duke filluar edhe prerjen e monedhave me emrin e banoreve te saj9. Amantia mbeti e pavarur edhe me vone. Këtë e vërteton edhe fakti, qe Amantia (në te vërtetë ne formën Abantia) është ne listën delfike te theorodokeve, te datuar në vitet 220-189 p.e.s.l0. Për shek. II p.e.s. për Amantin nuk ka asnjë lajm. Nga një kumtim i Tit Livit mësojmë se bylinet, sikurse edhe apolloniatet e dyrrahasit, i dhanë ndihme ushtrisë romake ne luftën e vitit 168 p.e.s.ll Duke ditur lidhjet e ngushta ndërmjet amanteve e bylineve, mund te mendojmë se raporte te tilla, kane ekzistuar edhe midis amanteve dhe romakeve. Ne shek. II. p.e.sone Amantia, ne qofte se nuk kishte ruajtur pavarësinë e plote, gëzonte se paku një autonomi te brendshme, te cilën vazhdoi ta ketë edhe ne shek. I p.e.s;, sikurse vërehet nga
2) Scylacis Cariandensis Periplus, 26, «Geographi Graeci Minores» Joannes Franciscus Gail, volumen prinum, Parisis 1826.
3) C. Plini Secundi Natyralis Historiae III, 23(26), ed. Teubner. Leipzig 1892-1909.
4) Stefanus De Urbihus et popu6s s.v. Abantia e Amantia, ed. Jacobi de Jorge Amsterdam 1678. S) Lycophronis, Alexandra, ed. V. Holzinger, Leipzig 1895, v. 1042, v.
6) Scyl. 26
7) St. Bixsntini s.v. Kaonia.
g) Heaychnrs, Leksilcon s.v., ed. Schmidt, Jena 1858.
9) H. Ceka, Veprimtaria monetare ne Ilirinë e Jagut, «BUSHT, seria Shk. Shoq.» 1, 1957, f. 18, 19.
10) A. Plasart, Liste ddphiqae des theorodoques, ((Bulletin de conespondance hetlenique,» XLV, 1921, f. 1-85.
il) Titi Livi, Ab Urbe Coedita, XLIV, 30, 10, ed. Teubner; Leipzig 18041901.
prerjet monetare të kësaj kohel2. Kjo pozite e privilegjuar e Amantise tregon se ky qytet, sikurse edhe Bylisi e Apollonia, atintanet e parthinet, mbajti anën e Romes, gjate luftërave te Romes kundër shtetit ilir e atij maqedon. Ka edhe një mundësi tjetër, amantet bënin pjese ne një koinon fisesh e qytetesh te kësaj tre¬ve, ne krye te cilit qene bylinet, ndoshta për një kohe edhe atintanet. Këtu mund te ndihmonin të dhënat e Ps. Skylaksit, Aristolelit e Strabonit. Tani për tani këtë duhet ta pranojme si hipoteze.
Ne burimet e shek. I p.e.s. Amantia përmendet si një qytet i Ilirisë se Jugut bashke me Apallonine, Bylisin e Orikun. Amantia jetoi me ngjarjet qe u zhvilluan ne këto vise ne kohen e luftërave civile te Romes. Por asgjë me tepër veçse qëndrimit
qe qyteti mbajti kundrejt dy palëve ndërluftuese, ne fillim ne luftën midis Cezarit e Pompeut dhe me pas ne atë midis M. Antonit e kundërshtarëve te tijt3.
Me vlere janë dy shënimet e Plinit për Amantin. Duke lënë ne një ane kumtimin, qe Amantia bënte pjese ne provincën e Maqedonisë, e cila nuk përcakton etnicitetin e banoreve te këtij qyteti, te Plini lexojmë se amantet ishin “barbare” e “te lire”. Shënimi i dyte, pas të parit, qe tregonte etnicitetin e amanteve, zbulon gjendjen e tyre kur jetonte natyralisti romak; amantet janë te lire kurse fqinjet e tyre bylionet jo, mbasi qyteti i tyre është shndërruar ne koloni. Aman¬tia, si Apolonia ne veri e Foinike ne juge, ruajtën një fare autonomie gjate push¬timit romak. Ne Amantia, deri tani, si gjuhe e mbishkrimeve, rezulton gjuha greke; me përjashtim te një bilingu; te gjitha mbishkrimet, duke përfshirë edhe ato sepulkrale të shekujve të pare te erës sonë, janë vetëm ne gjuhen greke, ne kundërshtim me ato te Bylisit ku mbishkrimet janë ne gjuhen latine.
Ne lidhje me territorin e Amantise, dhe shtrirjen e saj ne bregdet janë me interes, padyshim, te dhënat e Ps. Skylaksit a te Ptolemeut. Ne paragrafin e përmendur thuhet se Amantia kishte një rrip toke te gjate 60 stade. Sipas disa dijetareve, ne këtë bregdet, kishte një qytet, i cili nuk është qyteti i brendshëm. Për ekzistencën e dy Amantive kumton edhe Ptolemeu; një qytet ne brendi te vendi dhe për një skele qe del ne det. Këto dy njoftime si edhe njoftimi i Lykofronit, për një qytet bregdetar dhe lidhja e tij me-abantet, i ka dhënë shkas diskutimeve të ndryshme dhe ka bere qe te shkruhet, natyrisht ne mënyrë te gabuar, për dy qytete Amantia. Na duket se duhet te pranojmë qe si Amantia dhe Bylisi kishin nga nje korridor të ngushte ne breg te detit dhe një liman, me ne veri Bylisi dhe me ne juge Amantia. 14
Në disa burime te shkruara te autoreve antike, ne lidhje me qytetet e Ilirisë Jugore, janë ruajtur legjenda te udhëtimeve të grekeve, te cilat amantet i bëjnë abante, bylinet i bëjnë myrmidone dhe oriket kolke. Konfuzioni midis amaneteve e abanteve nuk është aq i thjeshte. Lykofroni, ne poemën e tij Algksandra, e ka sjelle Eleferorin, kryetarin legjendar te abanteve, ne tokat e Amantise, por pa i identifikuar abantet me amantet. Banore te krahinës se maleve Keraune, pra fqinj te amanteve, i ka bere abantet ,Apollon Rodi.
Stefan Bizantini, ne zërat Abantis e Amantia, është përpjekur te shpjegoje lidhjet Amantia-Abantia dhe amante-abante duke thënë se shkroja b është kthyer ne m nga «barbaret» (s.v. Abantia).Ky kthim beri qe Kalimaku, ne veprën e tij
12) H. Ceka, Vep e cit., f. 20, 21.
13) Ciceranis in Marcum Antonium Philipicae XIV, Orationes 11, Villasanta-Milano 1931; C. Juli Ca6saris, )3ellis Civilis, III, 12, 4 ed Teubner, Leipzig 1899.
14) C. Fraschniker, Muzakhia und Malakastra, Ëien, 1920 f. 68-83.
15) Apollon Rodi, Argonautika, IV, 1214 v. sed. Mooney, London 1912.
«Përshkrimi i Maqedonisë», te përdorë emrin Amantia ne vend te Abantia. Me poshtë ai thotë se Amantia ishte një krahine e ilireve, por banoret e saj i quan abante (s.v. Amantia).
Emrin Abantia, ne vend te Amantia e ka edhe lista e theorodokeve te Delfit e fundit td shekullit III dhe e fillimit te shek. II p.e.s.
Një version tjetër te legjendës ka lënë Pausania, ne veprën e tij « Pershkrimi i Hellades». Ai tregon se ne Olympia, pranë vendit te quajtur Hipodam, gjendej një monument skulptural, i punuar nga skulptori Lykio dhe e kushtuar Zeusit nga apolloniatet. Sipas kushtimit te kumtuar prej tij, monumenti ishte ngritur nga apollaniatet, pas fitores se tyre kundër abanteve, me një te dhjetën e plaçkës se marre ne qytetin e tyre Thronion. Me tej Pausania shkruan se Thronioni ishte një qytet i krahinës se Abantise dhe se kjo e fundit i përkiste Thesprotise. Qy¬teti u ngrit nga abantet e Eubese se bashku me lokret e Thronionit; pas udhëtimit ne det dhe vendosjes se tyre pranë maleve Keraune. Thronionin e shkatërruan, mbasi e pushtuan apolloniatet, duke i dëbuar prej andej abantet16. Kjo ngjarje Është datuar ne gjysmën e pare te shek. V p.e.s.
A duhen me te vërtetë te lidhen e te identifikohen amantet me abantet e Eu¬bese dhe ku gjendej qyteti i abanteve Thronion? Këto kane qene dy pyetje, te cilat studiuesit janë orvatur t’i sqarojnë. Dëshmia e Pausanise per ex-voton e Apollonise nuk mund te vihet ne dyshim, aq me tepër, sepse ne gërmimet e bëra ne Olimpia janë zbuluar mbeturinat e monumentit te ngritur nga apolloniatot dhe te pare e të përshkruar nga Pausania. 17 Emrin e qytetit Thronion e gjejme per te paren dhe të fundit here vetëm te Pausania. Emrin e Thronionit nuk e dëgjoi ne shek. IV p.e.s. Ps. Skylaksi; ai nuk e gjeti krahinën bregdetare ne juge te Apollonise, te pushtuar prej saj, por te banuar nga amantet. Kujtimi i Thro¬nionit nuk u ruajt te asnjë gjeograf tjetër, te cilët përshkruan këtë krahine; ndërsa skoliastet e poetet do përdorin fjalën abante, historianet e gjeografët do te preferojnë formën e emrit amante. Kjo do te jete edhe legjenda, qe do te mbajnë monedhat e prera nga qyteti Amantia. Në lidhje me këtë çështje, duhet bere da¬llimi midis traditës qe i jep emrin e qytetit dhe te banoreve ne trajtat Amantia¬-Abantia e amante-abante, dhe legjendës se udhëtimit dhe te ardhjes se abanteve eubeas. Ajo çka thonë Apollon Rodi, Lykofroni e St. Bizantini për amantet, nuk ka asnjë lidhje me gjeografinë administrative te krahinës sonë ne shek. IV-III p.e,s.
Ne qofte se pranojmë ekzistencën e një qyteti Thronion ne Ilirinë e jugu duhen dëshmi arkeologjike për ta provuar, por ato, tani për tani, mungojnë
Nuk mund ta lidhim Thronionin me Amantine e vonshme por duhet ta kërkojmë. me afër maleve Keraune, me afër detit dhe qytetit Orik. Si vend me i mundshëm për një lokalizim te Thronionit, është Kalaja e Kaninës, ne muret mesjetare te se cilës janë pare gjurme ndërtimi antik. Ndoshta këtë do ta bëjnë edhe me te qarte gërmimet arkeologjike qe kane filluar tani se fundi.
16) Pausania, Descriptio Graeciae, V, 22, ed Teubner, Leipzig 18?0. 17) E. Kunze, Bericht fiber die Ausgrabungen in Olympia, 5, 1956 f, 149. 18) H. Ceka, Probleme te numismatikes ilire, Tirane 1965, f, 92 dhe shenimi 217.
2. PERCAKTIMI I VENDIT TE AMANTISF- = KERKIMET DHE GERMIMET ARKEOLOGJIKE NE PLOCE.
Përpjekjen e pare, për te lokalizuar Amantine, e gjejmë ne veprën e Pu¬kevilit, ne te cilën ai përshkruan udhëtimet e tij. Sipas tij, rrënojat e Amantise, gjinden pranë fshatit Nivice të Kurveleshit ku kishte «një akropol me mure qiklopike, me restaurime me te vona, midis te cilave copa shtyllash e mbishkrime» 19 Pukevili, për te argumentuar lokalizimin e Amantise ne Nivice, ka sjelle dëshminë e Ps. Skylaksit dhe Tabelen Peutingeriane. I nje mendje me Pukevilin është edhe V.M.Lik. Edhe ai i vizitoi rrënojat e Nivices dhe pa atje mbeturinat e qytetit te lashte te Amantise.2o Per te provuar se ne Nivice duhet kërkuar Amantia, ai radhiste te dhënat e gjeografëve e te itinerareve antike, duke shtuar edhe ngjar¬jet nga lufta civile midis Cezarit dhe Pompeut.
Vendosja e qytetit ilir Amantia, ne rrënojat e Nivices, Pas Pukevilit e Likut, u pranua edhe nga studiues te tjerë te shek. XIX, te cilët u morën me gjeografinë antike.21 Kundër këtij lokalizimi doli H. Kiperti. Ai e lokalizoi Amantine ne luginën e lumit Shushice, diku afër fshatit Brataj22. Amantine e vendosen ne Nivice edhe numismatet e pare, qe studiuan monedhat e këtij qyteti.23 Kështu beri edhe Tomasheku ne Enciklopedine Pauly-Visova, ne artikullin Amantia.24
Nivica mbeti si vend i mundshëm i Amantise ende për një kohe derisa ne këtë krahine te Ilirisë se Jugut, nuk u zbuluan rrënoja qytetesh te tjerë te lashte. Gjendja ndryshoi me zbulimin e mbeturinave te një qyteti te lashte, ne fshatin Ploçe ne malësinë e Vlorës. Ne «Itinerarin» e tij të Orientit, ne vitin 1861 E. Izambert u muarr me çështjen e lokalizimit të Arnantise. Izamberti tregon se arriti ne Ploqe, duke u nisur nga gradishta e Hekalit (Mallakaster) dhe se rrënojat, qe shihen rreth kodrës, i përkasin qytetit te Amantise.25 Ne paragrafin kushtuar A¬mantise ai pershkroi edhe disa monumente, qe kishte pare gjate qëndrimit ne Ploçe. Midis tyre Izamberti shënonte muret e akropolit prej të cilit kishin mbetur vetëm themelet, dhe se, nen këmbët e mureve rrethues, shihen gjurme te shumta varresh te skalitura ne shkemb. Ai kishte pare edhe nje mur me 14 kontraforte, mbeturinat e qemerëve të një porte dyfishe dhe 11 shkalle te një stadiumi antik. Ne itinerarin e tij, E. lzamberti, jep edhe disa te dhëna burimore dhe është i mendimit se emri i vjetër i Amantise ka qene Thronion. Gërmadhat e Ploçes si vend i qytetit Amantia, i njohu edhe gjeografi G. Kora. Duke përshkruar një udhëtim te tij ne Shqipërinë e Jugut, Guido Kora tregon se si me 29 shtator te vitit 1875, para se te ngjitej ne malin e Kudhesit, kishte vizituar kalimthi rrënojat e Amantise.Ai nuk thotë drejtpërdrejtë se këto gërmadha i kishte pare ne fshatin Ploçe, megjithatë ne hartën, qe i ka bashkangjitur udhëtimit te tij Amantia është vene ne këmbët e malit te Kudhesit, aty ku sot ndodhet fshati Ploçe.
19) F.C.G.L. Pouqueville, Voyage de la Grece, Paris 1826 (botim i dyte) Vell I, f. 337-338. 20) Ë.M. Leake, Travels in Northern Greece, London 1853, vell. I, f. 375-377.
21) D. de Dezert, Geographie ancienne de la Macedoine, Paris 1863 f. 245. A. Forbiger, Handbach
a„.. Alt- ro„.*..„.h:o .„… Ë.,.„.,., u.,.„i……. 1o’77 f c4A o cICc
Edhe G. Kora nuk parashtron ndonjë argument ne mbështetje te lokali¬zimit te tij. Te dy këta autore nuk qene njohur, me sa duket, nga dijetaret te cilët, me vone lokalizuan Amantine ne rrënojat e Ploçes.
Udhëtimet e Izambertit dhe të Kores nuk i njohu as edhe botanisti A. Bal¬dagi, i cili 20 vjet, pas G. Kores, i vizitoi rrënojat e lashta te Ploçes. Dy here, ne vitet 1892 e 1894, ai u ndal ne «shkëmbin e madh mbi te cilin ngrihen nga ato rrënime te ashtuquajtura pellazgjike, te cilat ka te ngjare qe asnjë arkeolog nuk i ka studiuar» por vetëm mbasi kishte lexuar librin e Karl Paq’it mbi Sanxhakun e Beratit, ai i vuri emrin Amantia rrënojave te Ploçes. Ne vitin 1903 arkeologu Paul Treger ne një njoftim arkeologjik nga Shqipëria dhe Maqedonia, shkruante për ekzistencën e disa skulpturave dhe mbishkrimeve ne Ploçe, por pa thënë çfare paraqitnin ato dhe cili ka qene emri i lashte i vendit.
Monumentet arkeologjike te fshatit Ploçe i studjoi edhe K. Pachi, i cili mbasi shqyrtoi edhe burimet e shkruara antike, e vendosi Amantine ne rrënojat e Plo¬çes. Me Pachin, kërkimet për lokalizimin e Amantise, hynë ne një faze te re,ne te cilën nuk janë me udhëtaret ose studiues te tjerë, qe gjurmojnë këtë pro-blem, por arkeologet e historianet. Ai i kushtoi një vëmendje te posaçme tepricave te lashta te Ploçes, atyre monumenteve, qe mundi të shikoje mbi toke gjate qëndrimit te tij të shkurtër ne këtë fshat. Është interesant te thuhet se ar¬keologet, qe erdhën ne këtë fshat, Pachi e te tjerë, nuk i përshkruajnë muret rre¬thues të cilët kalojnë përqark majës shkëmbore te Ploçes dhe qe ruhen mjaft mire ne pika te ndryshme, as edhe monumentet të cilat, para tyre, i kishte sinja¬lizuar. E. Izamberti. K. Pa~i dhe me vone Ugolini u tërhoqën me tepër pas mo¬numenteve të shpërndarë ne fshat, neper shtëpitë e oborret. Karl Pachi duke gjetur ne Ploçe monumente te ndryshme arkeologjike, skulptura; mbishkrime, pjese arkitektonike te shumta e të rëndësishme u përpoq «te pagëzojë» me një emër rrënojat e atjeshme, te cilat, sipas tij, provonin «qenien e një qyteti disi te madh». Për te gjetur këtë emër ai, ju drejtua, ne radhe te pare, të dhënave te autoreve greke e latine për këtë treve te Ilirisë se Jugut. Gjate leximit te teksteve, te nje varg autoresh antike, gjeografe e historiane, Pa~i verejti se ne kete krahine te Ilirisë se Jugut përmendeshin gati përherë Apollonia, Bylis, Amantia dhe Ori¬ku. Vendet ku ngriheshin qytetet Apollonia, Bylis e Orik ishin percaktuar me kohe. Mbetej Amantia. Rrenojat e Ploçes i përgjigjeshin shume mire largësive te dhëna midis Apollonise e Amantise, nga gjeografët dhe itineraret antike. Sipas Paqit, nje prove tjetër për lokalizimin e qytetit Amantia ne rrënojat e Ploçes, ishin mo-nedhat dhe materialet arkeologjike te kohës se vone antike. Këta te fundit, sipas tij, provonin lajmin e tradicionit te shkruar antik, qe e bënte Amantine qendër peshkopale. Si mbështetje per lokalizimin e Amantise ne Ploçe, shërbeu edhe kulti i përhapur i Zeusit te Dodonës, te vërejtur tek monedhat, i cili, sipas Paqit, shtrihej ne gjithë anën perëndimore te gadishullit deri ne Shkodër.
Gjate luftës se pare botërore, ne Ploçe, erdhi edhe arkeologu B. Page. Ne një artikull te tij, Page, ka kumtuar për një mbishkrim dhe një reliev te gjetur ne Ploçe, për teprica muresh me teknike shume primitive dhe për materiale te tjera arkeologjike te shpërndara neper fshat.
27) A. Baldacci, Itinerari Albanesi, Roma 1912, f. 68, 122, 497.
28) P. Traeger, Archaologischer Anzeiger, Beiblat zur «Jahrbuch des Deutsch. Arch. Inst.». 2, 1903 f. 119.
29)C. Patsch, Das Sandschak Berat in Albanien, Schriften der Balkan Kommission, Antiquarische Abteilung III, Ëien 1904, f. 32-54.
Ai u shpreh gjithashtu për identi¬fikimin e Amantise ne rrënojat e Ploçes, duke shtuar se midis monedhave te gje¬tura aty me shumice janë monedhat e Amantise.3o
Me çështjen e lokalizimit te Amantise ne rrënojat e Ploçes u muar edhe L. M. Ugolini, me pare shkarazi ne vëllimin ku janë përmbledhur shënimet e një udhëtimi te bere ne vitin 1924 ne vendin tone dhe me vone, ne një kumtese te posaçme për Amantine.Ne kumtesën e tij, Ugolini, mbasi ka paraqitur mendimet e shfaqura për lokalizimin e Amantise ka radhitur e interpretuar, sipas menyres se tij te gjitha burimet e shkruara antike, te cilat bëjnë fjale për këtë qytet. Duke u nisur nga te dhënat e këtyre burimeve td shkruara për krahinën midis Bylisit e Orikut (krahine ne te cilën gjendej Amantia), nga largësitë midis Apollonise e Amantise, nga mungesa e rrëno jave te qyteteve te tjera të lashta përreth, nga gjetja vetëm ne Ploçe e një numri të madh monedhash prej bronzi me legjendën AMANTaN, nga zbulimi i një tok monumentesh arkeologjike dhe më në fund nga ruajtja e emrit të lashte Amantia ne trajtën e sotme Amonice, ne një fshat pranë Ploçes, Ugolini përfundonte se Ploça duhet njohur si vendi i Amantise se lashte. Ne një shënim ai sqaronte se mënyra e kërkimit te tij ka qene e ndryshme, nga ajo e Pachit, dhe se ai kishte pasur mundësi te konsultonte veprën e këtij te fundit, vetëm kur ishte ne përfundim të studimit te tij. Me këtë rast duhet vene ne dukje qëndrimi i Ugolinit kundrejt Pages, per te cilin nuk thotë se kishte vi¬zituar Plocen dhe ishte shprehur ne favor të identifikimit Ploce-Amantia. Ne një shënim ai shkruan se Page pranon qe rrënojat e Ploces janë vetëm afër atyre te Amantise»
Mënyra e kërkimit, për lokalizimin e Amantise ka qene, ne përgjithësi e njëjte për te gjithë ata, qe janë marre me këtë çeshtje. Per derisa ka munguar një dokument mbishkrimor si mbështetje për te identifikuar Amantin, ne njëren apo tjetrën rrënoje, për këtë pune janë përdorur të dhënat e burimeve te sllkruara dhe te dhenat e arkeologjisë. Me rendesi është sigurisht mënyra e in¬terpretimit te tyre. Tani per tani interpretimi me i drejte, i ketyre burimeve është ai qe e vendos Amantine ne rrënojat e lashte te Ploces. Shume mire i përgjigjet Ploca-Amantia ngjarjeve historike te krahinës sonë, fqinjësia e saj me Bylisin e Orikun. Gjithashtu me vlere te madhe janë monumentet e ndryshme te zbu¬luara ne Ploqe (stadiumi, mbeturinat e një tempulli, fragmentet arqitektonike, skulpturat etj.) te cilat provojnë praninë ne këtë vend të një qyteti ilir te ren¬desishem. Mbishkrimet, sidomos ato qe bejne fjale për organe e funksionare shtetërore, janë tregues par ekzistencën me rrënojat e Ploces te një qendre me një organizim politik te tipit skllavopronar qe mbeti si e tille edhe ne kohen e pushtimit romak, e cila nuk mund te jete veçse Amantia. Me ne fund, provën me te qarte, na e japin monedhat me legjendën AMANTAIN te cilat ne Ploce gjinden me shumice, kurse ne qendrat e tjera fqinje, ose mungojnë ose janë te ralla.
Prova e sjelle nga Ugolini se ne afërsi te Ploqes mung jne rreno ja te tjera Ie lashta, sot nuk mund te përdoret si argument; ne vitet e pas çlirimit rreth Plo¬ces janë zbuluar tepricat e tre qyteteve te tjera te fortifikuara, bashkëkohës me atë te Ploces, dhe pikërisht ne Matohasanaj ne lindje td Ploces, ne luginën e Vjosës, ne Cerje (Brataj) ne juge dhe ne Mavrove, ne perëndim, të dyja ne luginën e Shushicës.
30) B. Pace, Frustulli Illirici, «Annuario della R. Scuola archeologica di Atene», Roma 1920, vell. III, f. 287, v.
31) L.M. Ugolini, Albania Antica, I, Ricerche archeologiche, Roma-Milano 1927, f. 115-116; L’Acropoli di Amantia, estratto, Rorna 1932.
32) L.M. Ugolini, L’Acropoli di Amanda, f. 6.
33) L.M. Ugolini, Albania Antica, I, f. 117 shen. 1.
Me mendimin se rrënojat e Ploces i përkasin Amantise se lashte u bashkuan, ne përgjithësi, dijetaret, te cilët me vone, u morën me te kaluarën e këtij qyteti ose me probleme te historisë e gjeografisë se Ilirisë Jugut.
Një lokalizim te ri kërkoi, gjate luftës se pare botërore G. Fieiti, i cili studjoi vendet e luftes midis Cezarit e Pompeut ne Durres, ai shfaqi mendimin se përveç rrënojave te PloCes, duhen patur parasysh edhe rrënojat e zbuluara ne fshatin Klos te Mallakastres. Mendimin e Feitit e kundërshtoi dhe e shpjegoi si tË pamundshem K. Prashnikeri. Sipas tij «te gjitha te dhënat qe kemi mbi pozi-cionin e Amantise duket se flasin me pare ne te mire te PloCes se sa ne favor te Klosit ose te paktën ato nuk flasin me shume kundër Ploces se sa kundër Klosit»
Amantine e ka vendosur rte Klos edhe Hamondi, ne dy harta, qe paraqesin Epirin ne epoken helenistike dhe rruget romake te kesaj krahine.37 Nje mendim te ri ka dhene Ë. Pajakoëski i cili ka propozuar Plogen si vend per lokalizimin
e Bylisit, kurse per Amantine, Vajzen.38 Kujtojme se argumentet e siperrenditura dhe vete topografta e krahines nuk i mbeshtesin dy identifikimet e reja. Per Klosin, afersia me rrenojat e Bylisit, te dhenat e tipografise antike, fakti qe Bylisi e Aman¬tia jane rte nje kohe qendra peshkopale dhe mungesa e monumenteve arkeolo-gjike te rendesishme (te cilat ne Ploge jane ine te shumte duke perfshire ato pa¬leokristiane), e veshtiresojne vendosjen e Amantise ne Klos. Kurse per Vajzen propozimi nuk eshte i argumentuar. Ato pak rreno ja, qe jane zbuluar, nuk jane tjeter vegse teprica te periferise se qytetit te lashte te Ploqes, Amantise ilire.
Kerkimet ne rrenojat e Plo0s, filluan te behen sistematike, vetem pas gli¬rimti. 1Ve vitin 1949, nje ekspedite e Muzeut Arkeologjik-Etnografik te Tiranes, studjoi monumentet e ndryshme arkeologjike qe ruheshin ende ne fshat, gjur moi muret rrethues te akropolit; te pastudjuara deri Ëhere. Ekspedita ra ne gjurmet e stadiumit te lashte,t e pare nga E. Izamherti dhe qe ma vone nuk e gje¬ten gjurmues te tjere. Ne nje shesh te vogel nen akropol, u zbuluan substruk¬sionet e nje tempulli dhe prane tij mbeturinat e nje kishe paleokristiane.39 Nje vit me vone, nga sektori i arkeologjise, u bene germime ne vendin ku ishin pare shkaliet e stadiumit dhe rte varreze. Kerkimet e bera ne Ploge edhe ne vitet e pastajme, treguan se nje pjese e monumenteve, qe shiheshin mbi siperfaqe kishin qene germuar edhe me pare. Banoret pleq te fshatit i kujtonin ende germimet qe ka bere gjate vitit 1920 ushtria italiane, e cila kishte qendruar mjaft kohe aty. Ata nuk morren vesh fare u zbulua, gjate këtyre germimeve, sepse materialet e gjetura u muarren. nga ushtaret italiane kur u larguan se andejmi. Germimet ne stadiumin e Plo~es vazhduan edhe ne vjetet 1952-53 dhe 1957. Ne vitin 1962 u bene prova germimi ne nje tarace, qe shtrihej ne anen jugparendimore te akro¬pelit, ku dukeshin gjurme muresh. Germimet e vjetra kishin prekur, ne kete ta¬rrace monumentin dhe stratigrafine.
Gjate kohes, qe u zhvilluan fushatat e germimeve, uvazhdua studimi i mo¬numenteve te ndryshme te ruajtura ne fshat, ne tarracat rreth majes shkembora
34) H. Treidler, Epirus im Altertum, Leipzig 1917, R.L.