Ambasada turke në Kosovë i ka dërguar një letër qeverisë kosovare ku e paralajmëruar për rrezikun terroristë të shkollave të drejtuara nga Hizmeti, një lëvizje turke e frymëzuar nga kleriku mysliman Fetullah Gylen. Qeveria turke ngre shqetësimin për qendrat kulturore që kanë hapur Kosovës pjesëtarët e lëvizjes civile, e cila ka në thelb të saj promovimin e dialogut midis feve.
Në një komunikim zyrtar të Ambasadës turke në Prishtinë me Ministrinë e Jashtme të Kosovës, autoritetet turke “kanë tërhequr vërejtjen për sulme të mundshme”, nga siç thuhet “Organizata terroriste Fetullah Gylen mbi Qendrat Kulturore Turke ‘Yunus Emre’ në Kosovë”.
Në bazë të shkresës, të cilën e ka parë Radio Evropa e Lirë, që mban datën e 23 korrikut, Ambasada turke “kërkon nga autoritetet në Kosovë që të ndërmarrin masa shtesë të sigurisë përreth ndërtesave të Qendrave Kulturore ‘Yunus Emre’ me qëllim të mbrojtjes së tyre në Prishtinë, Prizren e Pejë”.
Qendrat kulturore turke ‘Yunus Emre’ u hapën në Kosovë afro 5 vjet më parë dhe u shtrinë fillimisht në Prishtinë e Prizren, dhe më vonë edhe në Pejë, me programe në fushën e kulturës dhe arsimimit, posaçërisht nëpërmjet kurseve të mësimit të gjuhës turke. Mbështetësja kryesore e këtyre qendrave është Konsullata e përgjithshme e Turqisë në Prizren, që thuhet se edhe i financon ato.
Pas grusht-shtetit të dështuar në Turqi, autoritetet në Ankara në përpjekje për të dëshmuar përfshirjen e klerikut mërgimtar Fethullah Gylen në aktivitetet puçiste, nxituan të kërkojnë edhe veprime konkrete të shteteve në Ballkan ndaj organizatave që ai kishte hapur në këtë rajon.
Kërkesa e Ambasadës turke për masa parandaluese në mbrojtje të Qendrave Kulturore nga veprimet, siç thuhet, terroriste nga mekanizmat e sigurisë në Kosovë, është vlerësuar “e pabazuar”.
Zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk ka asnjë shenjë për “veprime terroriste brenda territorit të Kosovës”, por shtuan se masat e sigurisë në kohë të kërcënimeve globale nga sulmet e mundshme terroriste, janë pjesë e domosdoshme për të garantuar sigurinë e qytetarëve të vendit.
“Deri tani nuk ka ndonjë indikacion se ekziston ndonjë rrezik potencial në vend, përderisa Policia e Kosovës është gjithnjë vigjilente dhe e përkushtuar për garantimin e sigurisë së përgjithshme dhe lëvizjen e lirë, duke pasur parasysh që edhe në këtë kohë verore edhe fluksi i njerëzve dhe automjeteve është më i madh, posaçërisht kur një numër i madh i bashkatdhetarëve tanë vjen në vendlindje për pushime”.
“Në pajtim me nevojën për kapacitete shtesë, PK-ja angazhon edhe zyrtarë të mjaftueshëm për menaxhim të sigurisë dhe garantim të lëvizjes së lirë”, ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës.
Jakov from Israel says
Erdoganit nuk i digjet barku pwer Kosoven ,por per veprimtarite propagandistike qe zhvillon atje me rrjetin e gjere te oktapodeve mafioz turq ,qe interesohen vetem per shkollat e tyre qe te ruhen me mire sepse ato investohen prej Turqise vetem per interesa afatgjata duke u mesuar kosovareve gjuhen turke “per te cilen kosova ka shume nevoje e pa te cilen ,nuk ben dot “per ti turqizuar ata me shume sec jane .Ky helm qe perhapet ne Kosove neper venat e tyre pake e nga pak synon ta turqizoje ate shtet deri ne vasalitet te plot permes parrullave mashtruese se Kosova eshte Turqi (nga mendja )dhe Turqia eshte Kosove .Islamizmi radikal ekstremist i Erdoganit eshte pare ne shume raste duke na u hequr si demokrat ,por ai e tregon perdite me arrestimet e mijra turqeve qe sado pak ,nuk jane ne anen e tij .Kjo dashuri e madhe e tyre per Kosoven dhe Shqiperine ku kane mbjelle qindra xhami te futura pa deshiren e shqiptareve shekuj kane qene kristjan ortodoks e katolike ,Muslimanizmi i sotme shqiptar ,nuk eshte gje tjeter vec nje apendicit i rritur ne token turke i futur ne Ballkan ne forcen e jataganeve te shtrember si mendja e tyre akoma sot pas 500 vjetesh .