Manhattan, New York, 2 Qershor 2014- Në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork, u organizua të Hënën, me 2 qershor 2014, ceremonia e dorëzimit të Medaljes, akorduar nga presidentja e Republikës së Kosovës zonja Atifete Jahjaga, biznesmenit dhe veprimtarit të palodhur, z. Rrustem Gecaj. Duke i dorëzuar Medaljen Presidenciale të Meritave, me motivacionin “Për veprimtarinë dhe angazhimin në afirmimin e Cështjes Kombëtare”, zotit Gecaj, ambasador Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Kosovës, përgëzoi z. Gecaj për kontributin e madh që ka dhënë për Kosovën, para dhe gjatë luftës, si dhe për kontributin që vazhdon të japë sot duke investuar në Kosovë. Ne,- tha, z. Sejdiu, kemi qenë me fat që kemi pasë këtu në SHBA një diasporë të fuqishme, patriote, ndikuse në Ëashington, të përkushtuar dhe të pakursyer për të ndihmuar Kosovën. Edhe kur nuk kishim shtetin e Kosovës, ne i kishim ambasadorët këtu, ishit ju shqiptarët e Amerikës, që nuk kursyet asgjë për t’ia lehtësuar dhimbjet e plagëve Kosovës tonë të robëruar. Në mënyrë të vecantë, ju me z. Harry Bajraktari, dajë e nip, Kosova ua di për nder kontributin, që keni dhënë dhe vazhdoni të jepni. Kjo medalje e meritave që po ju dorëzojmë sot, është një vlerësim moral, por që tregon se Kosova ju ka në kujtesë dhe e cmon punën tuaj. Ne jemi me fat që kemi Amerikën në krah dhe nuk duhet ta rreshtim punën tonë për ta forcuar këtë miqësi, përfundoi Konsulli i përgjithshëm Bekim Sejdiu.
Biznesmeni dhe veprimtari i njohur i komunitetit shqiptar në Nju Jork, z. Harry Bajraktari, falenderoi presidenten e Kosvës zonjën Atifete Jahjaga për dekorimin që i bëri Rrustemit, duke treguar edhe një herë që nuk e harron kontributin e diasporës. Ky nuk është vetëm një nderim që i bëhet një personi, por vlerësim i komunitetit shqiptar në Amerikë. Ajo c’ka ne kemi dhënë për Kosovën është obligim moral që kanë bijtë për vendlindjen.
Duke marrë dekoratën e akorduar nga presidentja Jahjaga, zoti Rrustem Gecaj tha se ndjehet i vlerësuar nga ky nderim që i ka bërë presidentja e Kosovës, duke e nderuar me Medaljen e Meritave. Kemi bërë sa kemi pasë mundësi për vendin tonë dhe nuk do të ndalemi edhe për të ardhmen. Ky nderim i presidentes na i shton më shumë obligimet ndaj Kosovës tonë, ndaj popullit tonë. Na duhet më shumë punë në Kosovë me qëllim që të hapim sa më shumë vende pune me investimet tona që të lehtësojmë sa të mundim plagët e papunësisë , prej të cilave po vuan paslufte vendi ynë.
Në takim kanë qenë të pranishëm edhe veprimtari veteran i Legalitetit dhe i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA Musli Mulosmanaj, Haxhi Elez Osmanaj, dr. Hasan Ademaj, Xhaferr Gecaj, Avni Gecaj. Zotërinjët Musli Mulosmanaj, Elez Osmanaj dhe zoti Rraci, kanë vlerësuar kontributin për Kosovën që ka dhënë z. Rrustem Gecaj, bashkë me të edhe të z. Harry Bajraktari. Takimi ka vazhduar për më shumë se një orë dhe kishte formën e një kuvendi zhvilluar ndër odat e Kosovës. Janë kujtuar aty veprimtaritë për Kosovën në SHBA, demonstratat në Washington, New York, etj., takimet me politikanët amerikanë, kontributi i shqiptarëve të Amerikës, lufta e UCK-së, gjaku i derdhur për liri, presidenti Rugova, ndërhyrja e NATOS nën drejtimin e Amerikës. Ne, tha z. Harry Bajraktari, jemi ndjerë të lehtësuar, kur kemi parë bombardimet e aeroplanëve të NATO-s dhe pas atij momenti ishim të bindur se liria e Kosovës ishte akti i pakthyeshëm. Gjithcka e kemi bërë me zemët për Kosovën tonë.(d Greca)
Istref says
Great job Zonja Presidente!
Mr.Geci e Mr. Bajraktari kane punuar e punojn vazhdimisht per qeshtjen kombetare pa kursyer asgje. Me punen dhe suksesin a tyre personal e profesional ne USA ata I kane dhene komunitetit Shqipetar ketu ne Amerik nje imazh te mire,puntor,ambicioz,e te paster ashtu si e kan adet Shqipetaret. Jam I sigurt se pa ndihmen e tyre jo vetem Kosova por I tere Ballkani ende do te ishte i zhytyr ne luftera e mjegull sepse Europa ishte shum hezituese e ndonjehere edhe injoruese ndaj konflikteve e lufterave Ballkanike. Ishin ambasadoret tone ketu ne USA qe nuk kishin as Ambasada e as zyre ne Washington D.C. qe shtyn qeshtjen e Ballkanit ne dhomat e Kongresit e Senatit Amerikan ne Capitol Hill.
Mr.Geci e Mr.Bajraktari with your actions you have changed the path of the History. You helped all Western Balkan nations including Albanians to overcome the worst hegemonic regime since WWII, (Milosevic’s regime) and finally live free of oppression, abuse and mistreatment of their own government. I am honored that I had a chance to meet both of you in D.C. You make me feel proud of my heritage, you also motivate me and every young Albanian here and back home to do more personally and professionally, also motivates us to help more Kosoven e Ballkans and the world in every aspect. You are an inspiration and makes us believe that no matter where we come from we can always achieve more.
God Bless your Health, family and friends.
Sincerely
Istref Haxhosaj
Washington D.C
istref_h@yahoo.com
Rrustem Geci says
E uroj zotin Rrustem Gecin, për mirënjohjen e merituar nga presidentja, Jahjaga, për kontributin e tij atdhetar. Uroj që edhe në të ardhmen, zoti Geci, të japë nga vetja, vepra që na nderojnë. Sukses! Rrustem Geci – Dortmun, E- majli; rgeci@web.de
Ibish Rraci says
Kisha fatin që isha në një akt të nderimit të zoitriut Rrustem Geci, një njeri që ka dhenë shumë për vendin e vet dhe që nuk e ka harruar kurr.I buzqeshte fytyra kur ambasadori Bekim Sejdiu ia dorzoi medaljen që e ka dekorua Kryetarja e Kosovës znj.Atifete Jahjaga…Hajdar B. tregoi si nuk e kan lejua Eliot Engelin me të tjerë të hy në Kosovë,e Ai para gazetarëve ka thenë: Të jeni të bindur që Amerika së shpejti do t`a ndaloi milosheviqin të hyj në Kosovë…Vërtet të gjithë pranishmit e falenderuan ambaadorin Bekim Sejdiun dhe thanë në jemi me fat që kemi një ambasador të tillë,eh sikur Kosova të kishte shumë sish!