*Diplomati i lartë amerikan, një Hero real i shqiptarëve, Ambasadori Walker midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island/
*Ta gëzoni këtë mjedis të shkëlqyer të shkollës publike amerikane, shpresoj që të gjitha klasat në të ardhmen të mbushen plot me nxënës shqiptaro amerikanë- Ambasadori Walker/
Nga Keze Kozeta ZYLO/
Ambasadori dhe diplomati i lartë amerikan z.William G.Walker erdhi plot thjeshtësi dhe respekt për t’u takuar me gjeneratën shqiptaro amerikane që kanë lindur dhe po rriten në Amerikë. Në se e përdor fjalën thjeshtësi në këtë rast e ndjej se kjo fjalë është më se e përshtatshme se kudo në kulturën dhe traditën amerikane.
Në hyrje të shkollës publike amerikane PS:9 Ambasadori William Walker u prit përzemësisht nga prindërit si dhe themeluesi dhe drejtuesi i shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo, ndërkohë nxënësja Dea Watkins në emër të shkollës i dhuroi një buqetë me lule të freskëta.
Ambasadori William Walker ishte i shoqëruar nga patrioti dhe aktivisiti i mirënjohur i diasporës z.Sab Gashi, Dr.Bajram Doka, z.Lulzim Shabiu.
Ardhja e Tij brenda në klasën shqipe ishte tejet emocionuese. Ambasadori Walker u mirëprit me duartrokitje nga të gjithënxënësit të cilët ishin mbledhur në klasën e mësueses se dashur Entela Muda.
Z.Qemal Zylo pasi i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit Walker pranë shkollës shqipe “Alba Life”, e falënderoi përzemërsisht diplomatin e lartë amerikan për punën e tij heroike për Kosovën dhe popullin shqiptar. Më vonë fjalën përshëndetëse e mori Ambasadori Walker i cili midis të tjerash tha: Mirëdita, fjalë që e shqiptoi në shqip. Jam shumë krenar të jem midis jush, kam folur në shumë auditore me shqiptarë qe ka më shumë burra, por këtu po shikoj dhe vajza të reja që mësojnë shqip. Unë jam në një moshë madhore, kam pasur plot takime me të rritur, por në moshën tuaj ështëhera e parëqë marr takim direkt me përjashtim të nipave dhe mbesave të mia. Jam tejet i lumtur që ndodhem midis gjeneratës më të re shqiptaro amerikane dhe takohem me ju në bangat e shkollës ku keni ardhur sipas informacioneve për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e të parëve tuaj. Unë dua të falënderoj themeluesit e kësaj shkolle dhe gjithë stafin që punojnë për ju. Unë kam një lidhje tejet speciale me Kosovën dhe popullin shqiptar ndaj udhëtova nga Washingtoni për t’u takuar me ju personalisht. Ju jeni këtu në një mjedis të shkëlqyer në shkollën publike amerikane, ta gëzoni dhe shpresoj që të gjitha klasat në të ardhmen të mbushen plot me nxënës shqiptaro amerikanë. Falënderoj të gjithë prindërit tuaj që sakrifikojnë dhe ju sjellin këtu cdo të shtunë për të mësuar Gjuhën Shqipe, sepse shumë mirë mund t’ju çonin në aktivitete të ndryshme që janë aq të larmishme nëAmerikë, por ata kanë preferuar që gjuhën shqipe mos ta harroni kurrë. Nuk ka më mirë kur ju flisni dhe gjuhën e prindërve tuaj, ndërkohë ju keni shansin të komunikoni direkt me gjyshërit, kushërinjtë, shokët dhe shoqet, dmth pa përkthyes. Unë do të dëshiroja shumë të komunikoja shqip se kur shkoj në Kosovë ata të gjithë duan të flasin shqip me mua”.Duke e dëgjuar me vëmendje të posaçme Ambasadorin Walker rreth mësimit të Gjuhës Shqipe medoemos mendoja për inkurajimin, kushtet tejet të rehatshme që të krijon Amerika si vendi më demokratik në botë për hapjen e shkollave shqipe, ndërkohë nga shume miq bashkatdhetarë që kemi në Greqi, Turqi etj na shkruajnë me keqardhje diskriminimin qe iu bëjnë qeveritë për të mos lejuar të hapen shkollat shqipe.
Pas përshëndetjes së tij tejet emocionuese e vazhdoi bisedën me pyetje dhe përgjigje të ndryshme si: Ambasadori Walker i pyeti me radhë nxënësit se nga cilat vende ishin prindërit e tyre? Pyetjen që kishte më shumë merak ishte se sa veta ishin në këtë shkollë me origjinë nga Kosova? Sa prej nxënësve flisnin vetëm shqip në shtëpi?
Shumë interesant ishte kur nxënësi i talentuar Arsi Muda e pyeti se a kishte punuar për CIA-n? Ambasadori Walker qeshi dhe e pyeti se si kishte dëgjuar rreth CIA-s? Pastaj u përgjigj me shumë kujdes duke iu përshtatur profesionalisht moshës sëtyre dhe për cfarë ishte ndodhur konkretisht në Kosovë që e kishte filluar me Recakun. Ai foli me krenari të ligjshme për përmbushjen e detyrës së tij në mbrojtje tëtë drejtave të popullit të Kosovës dhe të drejtave humane kudo në botë.
Ambasadori Walker pasi përfundoi pyetjet me plot kuriozitet të nxënësve dëgjoi disa recitime nga nxënës të ndryshëm në shqip dhe anglisht si Elira Xhemali e cila citoi një thënie të Nënë Terezës si: “I alone cannot change the world, but I can cast a stone across the waters to create many ripples.” Qëdo thotë se:”Unë nuk mund ta ndryshojë botën e vetme, por mund të hedh një gur në ujë dhe të krijojë plot valëzime”.Nxënësja Janan Boljevic recitoi vargje nga Naim Frashëri si: Gjuha jonë sa e mire/ Sa e ëmblë, sa e gjerë/ Sa e lehtë, sa e lire/ Sa e bukur, sa e vlerë!
Pastaj ka vazhduar me Arsi Muda me vargje nga Nënë Tereza si: “Gjej kohë të mendosh/ Gjej kohë të lutesh/ Gjej kohë të qeshesh/ Është burimi i fuqisë/ Është fuqia më e madhe mbi tokë/ Është muzika e shpirtit/ Gjej kohë për të luajtur/ Gjej kohë të duash dhe të duhesh/ Gjej kohë të japësh/ Është sekreti i rinisë së përjetshme/ Është privilegj i dhënë prej Zotit/ Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoist”…
Nxënësja e vogël me dëshirën e saj të madhe Lisa Pilku këndoi këngen aq popullore “Xhamadani vija vija”…
Ambasadori Walker u përcoll nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” me plot dashuri, respekt dhe mirënjohje për vizitën e tij nga më mbresëlënëset… Ata i thanë të gjithë në anglisht se jeni i mirëpritur gjithmonë pranë nesh sepse ju jeni miku ynë mëi afërt.
Bota e fëmijëve është e mahnitshme, në se vërtetë ju hyn në zemër me vepra, nga ata nuk mund të harrohesh kurrë… Janë fatlum ata që s’harrohen nga fëmijët, dhe një prej tyre do të jetë Ambasadori William Walker, mbështetësi i shkollave shqipe, miku i ngushtëi shqiptarëve, Heroi real i popullit shqiptar.Pas takimit me nxënësit Ambasadori Walker dha një intervistë shumë interesante per TV “Alba Life” intervistë qe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.
Më vonë me stafin e shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe një grup bashkatdhetarësh që e shoqëronin midis tyre dhe z.Florin Krasniqi ish deputet për katër vjet i parlamentit tëKosovës, sipas traditës shqiptare patëm një drekë pune nërestorantin “Nino”, që u organizua nga themeluesi dhe drejtuesi i kësaj shkolle z.Qemal Zylo dhe u sponsorizua nga z.Safet Doci, prind i kësaj shkolle dhe një aktivist i devotshëm nëkomunitet.Biseda me Ambasadorin Walker ishte e jashtëzakonshme, mbresëlenëse, e dhimbshme dhe e mahnitshme. Ajo që do të më bënte më shumëpërshtypje ishte dëshmia ei tij me plot emocion dhe dhimbje për masakrën që pa në fshatin Reçak te Kosovës dhe dëshmoi disa herë në gjyqin e Hagës ku kishte përballë dhe ia përplasi në fytyrë kriminelit botëror, Hitlerit serb, Sllobodan Miloshevic.Në orët që kaluam me Ambasadorin Walker m’u duk se në gjysmën e kohës lexova një libër dhe pashë një film me histori horror, ndërsa në gjysmën tjetër të kohës u njohëm më direkt me jetën shumë të pasur tënjë ambasadori dhe diplomati të lartë amerikan.
Pak biografi nga jeta e Ambasadorit William Walker marrë nga Wikipedia
Walker u lind në Kearny, New Jersey, dhe ka shërbyer kryesisht në Amerikën Latine, veçanërisht në Bolivia, Brazili, El Salvador, Honduras, Peru, në Argjentinë dhe në Departamentin e shtetit Amerikan.
Nga 1985-1988, ai shërbeu si Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Ndër-Amerikane, me përgjegjësi për marrëdhëniet me Amerikën Qendrore dhe Panama. Nga 1988-1992, ai shërbeu si ambasador në El Salvador. Ai ishte zëvendës President i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington, D.C. mes viteve 1994-1997.
Në gusht të vitit 1997, Walker u emërua si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe u emërua në krye të një administrimi kalimtar të Kombeve të Bashkuara të Sllovenisë Lindore, Baranjës dhe Sirmiumin Perëndimor (UNTAES). Ai udhëhoqi një mision të përbërë nga rreth 800 UN civile dhe 2.500 paqeruajtës dhe administratorë ushtarake. Misioni kishte përgjegjësi për mbikëqyrjen e ri-integrimit paqësor të këtij rajoni të kontrolluar nga serbët e Sllovenisë lindore në Kroaci, pas përfundimit të Luftës së Kroacisë.
Ambasadori Walker u emërua më pas në krye të Misionit Verifikues në Kosovë, duke çuar 1400 ndërkombëtar dhe 1500 staf lokal në mes të tetorit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, së bashku me British gjeneral Major Xhon Drewienkiewicz, këshilltar ushtarak.
Ky ishte një mision paqeruajtës montuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një përpjekje të pasuksesshme për të ndalur dhunën e vazhdueshme në provincën serbe të Kosovës.
Misioni ishte ndërprerë pas përfundimit të Luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999.
Në janar të vitit 1999, Walker u shpall persona non grata nga Qeveria Federale Jugosllave.
Më 24 nëntor 2008, ai u bë qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, titullin e dhënë nga Presidenti Bamir Topi.
Më 15 janar 2009, me rastin e 10 vjetorit të perkujtimit te masakrës ne Reçak, ai u nderua me medaljen e Artë te lirisë nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.
22 tetor, 2016
Staten Island, New York