• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life” në Nju Jork

September 23, 2018 by dgreca

2 edhe Kozeta e NajdaDita e parë e Shkollës Shqipe “Alba Life” për vitin akademik 2018 të -2019 të nisi plot gëzim/2 ok Me abetare

Në ceremoninë e fillimit të vitit të ri shkollor nderoi me pjesëmarrjen e saj Konsullja e Shqipërisë në New York znj.Najada Sojli/

1 Qemali 2Nga Keze Kozeta Zylo/(Per me shume foto shikone ne FB(dielli vatra)/2 Shkolla kozE shtuna e shtatorit në Staten Island ishte një ditë plot diell dhe cicërima zogjsh në pemët e gjelbërta. Ishin cicërima si gumëzhitja e zërave melodiozë të fëmijëve në mjediset e këndshme të Shkollës publike Amerikane PS: 9, vend ku zhvillon mësimet Shkolla Shqipe “Alba Life”.

Kam dekada që jap mësim midis dy kontinenteve dhe cuditërisht e mirëpres me të njejtin emocion muajin shtator, një muaj që është i stamposur në kujtesën time si me vulën kombëtare për fillimin e mësimit shqip.  Korridoret e shkollës u mbushën plot me nxënës te vjetër dhe të rinj të regjistruar enkas për këte vit shkollor.  Nxënësit e vjetër takoheshin plot dashuri me njeri tjetrin dhe bisedonin se ku i kishin kaluar pushimet verore, apo krijonin ndonjë lojë të vogël midis njeri-tjetrit, ndërsa të rinjtë pranë prindërve të tyre shikonin disi me çudi, apo dikush kujdesej për vëllain ose motrën e vogël që e kishin në karroce ose në krah të prindërve.

Është një atmosferë gati hyjnore të vëzhgosh dhe të dëgjosh çuçurimat e tyre, çantat mbi shpinë me abetare, sytë kurreshtarë dhe gadishmërinë për të qenë gati pranë bangave të shkollës. Një prind në Staten Island si Albana mamaja e Arbnor Okshes më tha se:

“Gjithë verën djali më pyeste se kur do te filloj Shkolla Shqipe mami?”

Shumë interesant ishte dhe me fëmijët e Adelina dhe Ekuran Shehut të cilët janë të regjistruar në shkollën nëBrooklyn dhe kishin shkuar një ditë para shkollës duke e pyetur: “Mami do të na dërgosh prapë në Shkollën Shqipe, mami je e sigurtë se nuk ndërron mendje?”

Dhe në rrjetin më të madh social në F/B mamaja e tyre më kthente këtë përgjigje:

“Për besë një javë para, Blenda, çdo ditë më ka pyetur: “Mami do të na dërgosh prapë në shkollën shqipe, mami je e sigurtë se nuk ndërron mendje”… po si jo i thashë unë me qejf bile, kur ti je kaq shumë entuziaste të shkosh e te flasësh Shqip si mundem unë ta kem zemrën me ta pre rrugën?”

Ne as nuk ju telefonuam as nuk ju shkruajtëm, por deshëm të vinim direkt nuk u penduam edhe pse asnjë nuk ishte dhe mësimet e Gjuhës Shqipe s’kanë filluar, ne prapë do te jemi aty.

Një ish mësuese dhe prind në Shkollën Shqipe në Queens Alda Ahmet më shkruante se vajza ngeli duke më pyetur se kur do të fillojë Shkolla Shqipe që të vemi në klasë me mësuese Arditën?

Të gjitha këto copëza nga bota e pasur e fëmiëjve flasin dhe tregojnë qartë për dashurinë e madhe për Gjuhën Shqipe si dhe për seriozitetin dhe autoritetin e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe me sa dashuri e mirëpresin për të ardhur pranë bangave të Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut.

Ceremoninë e hapjes e mbajti z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York. Pasi iu uroi mirëseardhjen gjithë nxënësve, prindërve dhe mësuesve ai tha se jemi krenar që kemi hyrë në vitin e 11-të hapjes së Shkollës Shqipe dhe shpresoj që ky program të qendrojë i hapur përgjithmonë.  Me plot respekt dhe dashuri prezantoi mësueset e shkollës si: Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Thaqi si dhe iu uroi punë të mbarë dy mësueseve të reja si Denisa Sinani dhe Brunilda Pula te cilat i janë bashkuar programit të mësimdhënies.  Një falënderim i vecantë iu dha dhe sopranos së shquar shqiptare Dëshira Ahmeti Kërliut e cila ka dhënë koncerte në disa skena botërore dhe është njëkohësisht drejtore e programit artistik për shkollën.  Të gjitha mësueset pothuajse kanë një pervojë të shkëlqyer në Shqipëri dhe shumica janë të licensuara dhe në Amerikë.  Ai tha se këtë vit shkolla Shqipe do të ketë dhe një program të veçantë me valle shqiptare dhe balet, programet qe do të drejtohen nga balerini i shquar Klevis Tafaj.

Ndihmoi për sigurimin e mbarëvajtjes jashtë klasave nëpër korridore me profesionalizëm z.Dëfrim Sinani ish punonjës i policisë së shtetit shqiptar.

Në këtë ditë të shënuar për Shkollën tonë vazhdoi z.Zylo pranë nesh ndodhet dhe Konsullja e Shqipërisë në New York znj.Najada Sojli me të cilën para pak kohësh u takuam në Konsullatë ku morëm librat e abetares dhe fletoret e punës të dhëna falas nga shteti shqiptar.

Zonja Najada Sojli përshëndeti me emocion dhe plot respekt pë punën e palodhur të mësuesëve të Shkollës Shqipe si dhe për themeluesit e kësaj shkolle që kanë vite që po drejtojnë këtë program të rëndësishëm për nxënësit në Diasporë për të mësuar Gjuhën Shqipe.  Një falënderim special iu dha fëmijëve dhe prindërve të tyre që me plot përkushtim vinë për të mësuar Gjuhën Shqipe, Gjuhë që tregon identitetin e shqiptarëve, rrënjët tona se nga vimë.  Mos e harroni kurrë gjuhën e të parëve vazhdoi znj.Sojli dhe nuk ka më mirë se të vish çdo të shtunë dhe ta harxhosh me mësimin e Abetares sonë të shtrenjtë.

Nxënësja e Shkollës Shqipe “Alba Life” Emma Liri Watkins i dhuroi në emër të nxënësve dhe të mësueseve një buqetë me lule të freskëta në shenjë respekti të mirëseardhjes.  Fjala e saj u mirëprit me duartrokitje nga të pranishmit.

Dr.Valbona Zylo Watkins drejtore e programit të Shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe mëuese e programit me studentë të kolegjit dhe të rritur dha udhëzimet përkatëse për vitin akademik 2018-2019 dhe më vonë mësuesit kanë marrë nxënësit e tyre nëpër klasat përkatëse duke vazhduar mësimin Shqip në ditën e parë të Shkollës Shqipe “Alba Life” për vitin akademik 2018 të-2019 të, vit që do të shënojë suksesin e radhës.

Ndihmoi për sigurimin e mbarëvajtjes jashtë klasave nëpër korridore me profesionalizëm z.Dëfrim Sinani ish punonjës i policisë së shtetit shqiptar.

Dita e parë e shkollës u filmua dhe fotografua nga Shpëtim Bardhi, prind pranë shkollës Shqipe “Alba Life”.

22 shtator, 2018

Staten Island, New York         

Filed Under: Featured Tagged With: Alba-Life, Dita e pare e shkolles shqipëria, Kozeta Zylo

Shkolla Shqipe “Alba Life”, ceremoni në mbyllje të vitit shkollor

June 19, 2017 by dgreca

Shkolla Shqipe “Alba Life” në NY përfundoi me plot sukses vitin shkollor akademik  2016 të -2017-të./

1 nxenesit deftes2 nxenesit3 valle5 syte e mbyllur ok8 kendonSot është dita shqipëtare/ Të përpiqmi/ Alfabetin tonë ta mbrojmë/ Shpejt o burrani/ Shkronjat tona janë të arta/ Këto duamë-  Parashqevi Qiriazi/

Nga Keze Kozeta Zylo/

Shkolla Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jork-ut përfundoi me plot sukses vitin shkollor akademik 2016 të -2017-të.Gjyshër, Prindër, mësues dhe nxenes vinin grupe grupe të gëzuar për të festuar së bashku mbylljen e vitit shkollor dhe për të parë nga afër programin që do të shfaqnin nxënësit dhe njëkohësisht fëmijët e tyre në skenën e shkollës publike amerikane Ps: 9 në Staten Island.7 dy femijeIMG_97616 femijeVatra e Gjuhës Shqipe e alfabetit të shenjtë të Kombit i mblodhi në ishullin e bukur në Staten Island të gjithë nxënësit që vijnë dhe vazhdojnë me plot dashuri programin e shkollës shqipe i mblodhi në vatrën me prush të ndezur për Shqipen, aty ku nisi mësimi i parë i Gjuhës Shqipe të Shkollës “Alba Life”.

Nxënësit e shkollave Shqipe kudo në botë janë dashuria dhe krenaria e Kombit, ata janë e ardhmja.  Jam e sigurtë se qysh kur ka shkelur shqiptari i parë në Amerikë duhet të ketë menduar dy gjëra nga më të rëndësishme për shqiptarin:  Kombi dhe Gjuha Shqipe.  Prandaj është detyrë shumë e rëndësishme dhe e ngutshme për të sensibilizuar Diasporën anë e mbanë në lidhje me Gjuhën Shqipe sepse asnjëherë Komunitetet nëpër botë nuk bëhen të forta në se gjeneratat që lindin jashtë trojeve të tyre harrojnë gjuhën e nënës.

Moderatorja e programit tha se ka qenë një rrugëtim i gjatë, i vështirë, por tejet frymëzues.

Ne sot festojmë mbylljen e Vitit Shkollor 2016 të -2017 të.  Ka qenë një vit i mbushur me punë dhe dashuri për mësimin e Gjuhës Shqipe.  Dhe ja më në fund ja arritëm sepse jeni ju mësues të dashur, si Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Adelina Lacaj, Raimonda Hysolli, Ardita Miloti Vadahi, Blerta Gjevori, si dhe Eduard Dilo anëtar i stafit si dhe prindër dhe nxënës që po realizojmë misionin më fisnik në Diasporë dhe po kaq dhe për Kombin tonë të përbashkët.

Shkolla Shqipe “Alba Life” ka nje aktivitet 10 vjeçar dhe është bërë krenari e gjithë dashamirësve të Shkollave Shqipe në Diasporë.  Sivjet Shkolla Shqipe arriti suksesin e radhës duke hapur një shkollë shqipe në Queens në shkollën publike amerikane 68.  Aktivitetet e saj janë të panumërta dhe gjithmonë në shërbime të kulturës shqiptare.  Programi tejet serioz i saj si festimi në Ditën e Flamurit, Festat e fundvitit, festa e Mësuesit, Festivalet e Shkollave Shqipe dhe gradimi në fund të vitit janë vërtetë patriotike dhe frymëzuese.

Programi i nxënësve të Shkolles Shqipe “Alba Life” në fund të vitit shkollor 2016 të -2017 të

Nxënësit e filluan programin me këngën “Gjuha Shqipe , Gjuha jonë” që është bërë hymn për Shkollën Shqipe si dhe është kënduar nga të gjithë pjesëmarrësit në katër festivalet e nxënësve të Shkollave Shqipe në Amerikë.  Këngëtarët ishin Eda e Elsa Kulla nxënëse të shkollës Alba Life në Queens, Dea Kërliu, Elira Dzemaili dhe Dea Watkins nxënëse të shkollës “Alba Life” në Staten Island të shoqëruara nga kori i shkollës.Më pas u këndua “Kënga e “Alfabetit Shqip” me tekst të Parashqevi Qirjazit kënduar nga  Dea Kërliu dhe shoqëruar nga kori i shkollave “Alba Life”.  Teksti është shkruar nga Parashqevi Qiriazi dhe i është kushtuar alfabetit të dalë nga Kongresi i Manastirit prej 14-22 nëntor 1908

Kënga e “Mësuesit” orkestracioni Gust Daija. Këndoi dhe luajti në piano Dea Watkins nxënëse e shkollës “Alba Life” në Staten Island NY.

Vjersha “Lapsi im” interpretuar nga nxënësi i shkollës shqipe “Alba Life” në Queens, Iliran Karamuca

Kënga “Për mëmëdhenë” me tekst të Mihal Gramenos. Këndoi Elsa Kulla dhe Era Vadahi shoqëruar nga kori i shkollave “Alba Life”.

Kënga e Gjyshes u këndua nga Dea Kerliu shoqëruar nga kori.

Arsi Muda interpretoi vjershen “Jam Dibran”.

Programi u mbyll me “Kuq e zi”.  Kënduan: Elsa Kulla, Era Vadahi,  Joana Kulla dhe Ilirian Karamuça të shkollës “Alba Life” në Queens, shoqëruar nga  kori i shkollave Alba Life  vallëzon  grupi i valltarëve  të shkollës në Staten Island, NY të përgatitur nga mësuesja Entela Muda.

Mbas programit Drejtori dhe themeluesi i Shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo ka përshëndetur gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për mbylljen me sukses të vitit shkollor akademik 2016 të-2017 të dhe iu ka uruar atyre pushime të mbara!

Një falënderim special iu dha bashkëpunëtorëve të Shkollës Shqipe si z.Shpetim Bardhi, Kreshnik Dorzi dhe Todd Watkins.

Z.Qemal Zylo iu ndau të gjithë nxënësve certifikatën si nxënës të Shkollës Shqipe “Alba Life” si dhe mirënjohjen për përkushtimin e tyre ndaj programit mësimor të Gjuhës Shqipe si dhe pjesëmarrjen në Festivalin e katërt të Shkollave Shqipe në Amerikë, në Waterbury, Connecticut.

Me certificatë mirënjohje u vlerësuan mësueset Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Adelina Lacaj, Raimonda Hysolli dhe Ardita Miloti Vadahi me këtë motivacion:  Për kontributin e tyre në dhënien e mësimit të Gjuhës Shqipe si dhe ndihmesën në përgatitjen e nxënësve dhe përfaqësimin e tyre në Festivalin e katërt të Shkollave Shqipe në Amerikë në Waterbury, CT.

Në fund u nda torta me simbolin kuq e zi dhe logon e Alba Life, përgatitur me bujari nga familja e nderuar Thaqi.

Nxënësit u argëtuan me valle dhe këngë shqiptare nën kujdesin e muzikantit Kreshnik Dorzi.

Programi u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman Todd Watkins dhe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

17 qershor, 2017

Staten Island, New York

 

Filed Under: Featured Tagged With: Alba-Life, Keze Kozeta Zylo, mbylli me sukses, Shkolla shqipe, Vitin shkollor

Studiuesi Engjëll Zerdelia në shkollën“Alba Life” në Queens

May 6, 2017 by dgreca

1 Engjell Edi KezjaNga Keze Kozeta Zylo/

Mësuesi veteran z.Engjëll Zerdelia si dhe autori i disa librave të rëndësishem historik si: “Kongresi arsimor I Lushnjës/ Kongresi Kombëtar i Lushnjës/ 50 Vjetori i gjimnazit të parë të Lushnjës, vizitoi ditën e premte shkollën Shqipe “Alba Life” në Queens e cila zhvillon mësimin Shqip në shkollën publike amerikane.  

Mësuesi i nderuar dhe nga qyteti i Lushnjës pa nga afër punën e mësuesëve dhe të nxënësve për të mësuar në Diasporë Gjuhën Shqipe.

Z.Zerdelia ishte i shoqëruar nga z.Eduard Dilo anëtar i stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe pinjolli I familjes së Ilia Dilo Sheperit “Nderi I Kombit”.  

Z.Zerdelia u mirëprit nga z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe si dhe nga mësueset Blerta Gjevori dhe Ardita Miloti ne klasat e të cilave ndaloi dhe dëgjoi se si nxënësit flisnin dhe përgjigjeshin shqip.  

Mësuesi veteran ndoqi nga afër përgatitjet për Festivalin e katërt të Shkollave Shqipe, ndërsa nxënës të ndryshëm e përshëndeten z.Zerdelia me poezi nga Rilindasit e shquar shqiptarë.  Emocionet e tij si një mësues veteran ishin te papërshkrueshme, sespe veçanërisht në Diasporë ato bëhen dhe më të fuqishme, pasi të gjithë nxënësit janë lindur dhe rritur në Amerikë dhe si gjuhë të parë kanë anglishten.  Z.Zerdelia falënderoi nga thellësia e zemrës themeluesin e shkollave shqipe z.Qemal Zylo si dhe të gjithë mësuesit që punojnë me kaq përkushtim.  Vazhdojeni këtë punë të bukur iu tha mesuesi veteran të gjithë nxënësve të shkollës shqipe dhe jam i sigurtë se duke ardhur ju këtu në këtë shkollë publike amerikane, përcillni në breza mesazhin hyjnor që: “Gjuha Shqipe të mos harrohet kurrë”!

Në emër të stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” ne i shprehim mirënjohjen e pakufishme z.Zerdelia për vizitën pranë klasave shqip, sepse esenca e artit të bukur do të thotë Nietzce është mirënjohja…

Ne ju jemi mirënjohës kujtdo që ka ardhur pranë nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” sepse çdo vizitë e konsiderojmë inkurajim dhe respekt për këtë mision fisnik në Diasporë.  

5 Maj, 2017

Ridgewood, Queens, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Alba-Life, Engjell Zerdeli, Shkolla shqipe

KONSULLJA E PERGJITHSHME E KOSOVES NE KONCERTIN E SHKOLLES SHQIPE “ALBA LIFE”

March 12, 2017 by dgreca

 Konsullja e Përgjithshme e Kosovës në New York znj.Teuta Sahatqija midis nxënësve të shkollës shqipe “Alba Life” në ditën e shenjtë të Mësuesit!/

IMG_3980IMG_4138IMG_4019

Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”, NY e festuan 7 Marsin me një program të pasur në Shqip/

IMG_3938IMG_4138

Shqipëria ime pse më je kaq larg?/

Malli për ty më djeg pak nga pak,/

kur të rritem do të nderoj si biri yt,/

sepse ti je Dielli që më ndriçon sytë./

 Nga Keze Kozeta Zylo/ New York/

Nxënësit e shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut si dhe mësuesit, prindërit, gjyshërit festuan së bashku ditën e shenjtë të Mësuesit, ditën e 7 Marsit, atë ditë kur Perëndia bekoi Shqipërinë dhe mësuesit që të hapnin shkollën e parë shqipe në Korçë, në të cilën mësues dhe drejtor i parë ishte Pandeli Sotiri si dhe Rilindasit Petro Nini Luarasi, Nuçi Naçi, Thoma Avrami etj…

Programi artistik u dha në mjediset e shkollës publike amerikane 205, shkollë ku zhvillon mësim shkolla shqipe e Bruklinit.

Nxënësit me fytyra të qeshura që u ndrinin si Dielli vinin kush me tufa me lule, kush me përqafim të ngrohtë, kush me urim për 7 Marsin, kush me emocionin e skenës, për të mirëpritur me respekt dhe dashuri ditën e Mësuesit.

Ndonëse fatet na hodhën larg Atdheut në vende të ndryshme tëbotës, ka mësues, prindër dhe gjyshër që dëshirojnë për fëmijët e tyre të mos e harrojnë kurrë gjuhën shqipe.  Edhe pse për të qenë realiste mijëra e mijëra fëmijë me prindër shqiptarë në botë po asimilohen dhe nuk po flasin shqip, pësëri funksionimi I shkollave shqipe ka rëndësinë e duhur jo vetëm për t’ju mësuar shqip fëmijëve, por edhe për sensibilizimin e shumë bashkatdhetarëve kudo në botë.

Në këtë festë të bukur nderoi me pjesëmarrjen e saj Ambasadorja dhe Konsullja e përgjithshme e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, ardhja e saj u mirëprit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Në këtë program u shfaq një vidio dokumentar përgatitur nga TV “Alba Life” për punën titanike të mësueseve dhe patriotëve të shquar që hapën shkollën e parë shqipe në Korçë, dokumentar që u mirëprit me duartrokitje nga publiku arsimdashes. Vlen të theksohet se për shkak të pushtimit osman prej 500 vjetësh dhe që perandoria turke nuk lejonte shkollat shqipe, mësimi shqip bëhej privatisht brenda shtëpive në mënyrë të fshehtë. Kështu, që nga ajo ditë, 7 marsi festohet në Shqipëri si dita e mësuesit për të përkujtuar atë ngjarje tejet të rëndësishme kulturore dhe historike.

Programi i nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” për Diten e Shenjtë të Mësuesit

Programi artistik dhe kulturor u hap me këngën “Për Mëmëdhene” duke hyrë flamurtarët nga të dy anët e sallës të cilet ishin Jaden Doci dhe Eneo Rustani

Të gjithë së bashku si në një kor të vetëm mësues, prindër, nxënës kënduam për Mëmëdheun këngë që vazhdon t’i thërrasë shqiptarët për t’u mbledhur si: “Eja mblidhuni këtu, këtu”…  Programi artistik me këngë të ndryshme u përgatit mjeshtërisht nga sopranoja e mirënjohur shqiptare Dëshira Ahmeti Kërliu.

Programi është prezantuar nga dy nxënës brilantë Arsi Muda dhe Eda Kulla.

Të dy në një kohë përshëndetën:

Mirëdita, Miëdita të dashur bashkatdhetarë, mësues, prindër, nxënës!  Mirë se keni ardhur për të festuar Ditën e Mësuesit!  Gëzuar Festën e Mësuesit, Ditën e 7 Marsit!

Unë jam Eda Kulla nxënëse e Shkollë Shqipe “Alba Life” në Queens, shkollë qëështë hapur në Janar të këtij viti.  Një duartrokitje ju lutem për këtë sukses të radhës tëShkollës Shqipe “Alba Life”.  Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe.

Unë Jam Arsi Muda nxënës i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island, shkollë që eshte hapur gati para 10 vjetësh… Një duartrokitje ju lutem per këtë vatër të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island.

Unë do të prezantoj programin që kanë përgatitur nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life”.

Prezantuesja Eda Kulla ftoi në skenë Dr. Valbona Zylo Watkins drejtore e programit të procesit mësimor e cila ka përshëndetur të gjithë nxënësit, mësuesit dhe prindërit për ditën e 7 Marsit.

Dr.Watkins tha midis të tjerash se hapja e Shkollave Shqipe nga Alba Life në New York e kanë gjetur frymëzimin nga Rilindasit tanë të shquar të cilët nën dhunë dhe terror, por me zjarrin e atdhedashurisë bënë të mundur hapjen e shkollës sëparë shqipe në Korcë. Sot ju do të keni kënaqësinë të shikoni nje program të shkurtër që fëmijët dhe mëseuest kanë përgatitur për ju. Eshtë një program i bukur dhe modest që zhvillohet tani për gati 10 vjet me rastin e kësaj feste kaq të rëndësishme për vendin tonë.

Shkolla e parë shqipe u hap ne 7 mars ne Korçë, nën drejtimin e mësuesit Pandeli Sotiri në një shtepi të ofruar nga Diamant Terpo.Une shikoj ngjashmëri me shkollën e parë dhe shkollën tonë “Alba Life”.  Të gjithë këta fëmijë që vijnë në shkollën tonë janë nga troje të

ndryshme për të mësuar si të shkruajnë, lexojnë dhe flasin shqip. Këta fëmijë mblidhen në mjediset e shkollës publike amerikane çdo të premte dhe të shtunë nën drejtmin e mësueseve të tyre shumë të dedikuara që me dashuri dhe durim shpërndajnë dijen. Të jesh mësues apo t’u krijosh fëmijëve mundësinë të mblidhen së bashku për të mësuar, nuk është pune e lehtë.

Një mësues dhe drejtues duhet të kenë një karakteristikë shumë të rëndësishme, atë që të kenë një zemër të madhe dhe të jeni të sigurtë që të gjitha mesueset dhe drejtuesit e shkollës shqipe kanë një zemër të madhe për femijët tuaj dhe e bëjnë që kjo gjeneratë që shikoni në sallë mos të humbasë origjinën e tyre shqiptare. Pa u zgjatur shumë desha të falënderoj me një duartrokitje mësueset e shkollës shqipe “Alba Life”, Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Selaj, Raimonda Hysolli, Kozeta Zylo, Blerta Gjevori dhe Ardita Vadahi… Tani ju ftoj të shikojmë një dokumentar të shkurtër për hapjen e Shkollës Shqipe, më 7 Mars 1887në Korcë dhe në vazhdim.

Pas vidios nxënësit kënduan hymnin e Shkollës Shqipe si: “Gjuha Shqipe, Gjuha jone” kompozuar nga z.Petrika Melo.Prezantuesi Muda ftoi në skenë nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të përgatitur nga mësueset Entela Muda, Vlera Selaj dhe Kozeta Zylo.Ata ishin: Alban Bojlevic me vjershën Abetarja, Loriana Thaqi, Abetarja, Arlinda  -Abetarja, Elira Dzemaili, Gjuha Shqipe nga At Gjergj Fishta, Lisa Pilku, Mësueses Time Entela dhe kengen “Moj e bukura More”.Dea Watkins këndoi këngën për mësuesen të interpretuar në piano nga vetë ajo.Aldini Boljevic: Gjuha Shqipe-Naim Frashëri, Rilind Bardhi, Korca —-Naim Frashëri,Lina Murati, Abetarja. Alisa Huseinovic 7 Marsi, Leona Dema, 7 Marsi ,Eliza Karpuzi, Gjuha Shqipe dhe Mikael Mashkulli, Atdheu.

Ali Boljevic , Unë jam nga Mali I Zi, Albert Karpuzi, Bir shqiptari, Ajdin Boljevic, Shqipëria ime, Aleen  Karpuzi, Unë e dua shkollen shqipe,Arsi Muda, Jam dibran dhe Dea Kerliu, Skënderbeu.

Pas interpretimeve në poezi salla është mbushur me dashurinë për gjyshët kënduar nga Dea Kerliu, Elsa Kulla, Dea Kita, Emma Lula, Greis Hamili dhe Era Vadahi.Nxënësit e Brooklinit ishin përgatitur nga mësueset Adelina Lacaj dhe Raimonda Hysolli. Ata ishin: Eneo Rustani: I cili recitoi vjershën e thjeshtë për nënën

Kelvin Rustani: “Nena ime”, Biorni Berliu: Dy festa Të Bukura, Arion Mazdari: Dashuria për mamin. Pas poezive skena është mbushur me atmosferën e dashurisë hyjnore për nënën kënduar nga vëllezërit Eneo Rustani dhe Kelvin Rustani  të cilët kënduan “Kënga e nënës”

Eda Kulla ftoi nxënësit e shkollës shqipe në Queens, shkollë që ka vetëm një muaj që është hapur.  Hapja e saj është pritur me duartrokitje nga publiku.

Nxënësit ishin përgatitur nën kujdesin e mësuese Blerta Gjevori dhe Ardita Vadahi.

Ata ishin: Emma Lula, Festa Jote, festa ime, Heidi Haxhiu, Nena, Dea Kita, 7-8 Marsi, Alexia Borici, “Për një shkronjë”, Era Vadahi, 8 Marsi, Alba Vadahi   Vendi im, Ilirjan Karamuca, Bicikleta.

Të dy prezantuesit thanë se: E mbyllim programin me këngën kuq e zi, kuq e zi si ngjyrat e Flamurit tonë Kombëtar.  Le të këndojmë të gjithë sëbashku në ëitë të shenjtë për tënderuar tëgjithë ata Rilindas qëdhanë jetën për Gjuhën Shqipe, le të nderojmë të gjithë mëuesit kudo nëbotë si dhe të gjithë mësuesit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që kanë dhënë dhe po japin një kontribut të vyer për Gjuhën amtare!

Përshëndetja e Ambasadores Sahatqija dhe të ftuarve

Pas programit të pasur artistik Shqip në skenë është ftuar Ambasadorja dhe Konsullja e Përgjithshme e Kosovës znj.Teuta Sahatqija, e cila na nderoi me pjesëmarrjen e saj.  Ardhja e znj.Sahatqija shoqëruar nga Konsulli i Kosovës z.Fatmir Zajmi midis nesh është si një urë shpirtërore që lidh Diasporën dhe Kosovën tonë martire.

Ambasadorja Teuta Sahatqija në emër të shtetit të Kosovës me një fjalë elekuente emocionuese ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe iu ka uruar atyre për festën e 7 Marsit, Ditën e Mësuesit. Ambasadorja Sahatqija tha se: “Unë e dëgjova me plot emocion programin e përgatitur aq bukur nga mësuesit dhe nxënësit dhe nuk ka më këaqësi se të shikosh këta fëmijë të lindur dhe rritur në mërgim dhe t’i dëgjosh se si flasin dhe këndojnë në gjuhën amtare.  Le të vazhdojmë kështu së bashku rrugën e ndritur të Rilindasve që gjuhën tone Shqipe mos ta harrojmë kurrë. Uroj që shumë prej tyre të jenë ambasadorë të Shqipërisë, Kosovë dhe gjithë trojeve shqiptare kudo në botë.  Shpreh mirënjohjen time për themeluesit e shkollës shqipe “Alba Life” dhe ju uroj atyre punë të mbarë kurdoherë.  Vazhdoni dhe kurrë mos e ndaloni këtë punë të bukur patriotike dhe fisnike.Fjala e Ambasadores u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga pjesëmarrësit, prindërit, mësuesit dhe nxënësit.Pas fjales së Ambasadores në skenë është ftuar mësuesi veteran, historiani, shkrimtari, atdhetari zemërzjarrtë z.Rexhep Dedushaj, i cili kishte udhëtuar nga Kosova dhe ndodhej në New York.Z.Dedushaj solli kujtime të tij nga shkolla shqipe në Brooklyn kur dikur kishte qenë drejtor dhe iu kishte mesuar femijëve shqip.  Me plot emocion përshkroi se si një ditë kishte takuar rastësisht një nxënëse të tij shqiptare që dikur ishte ulur në bangat e shkollës për të mësuar shqip, por tashmë e rritur.  Ajo e kishte përshëndetur mësuesin e saj dhe i kishte thënë se tani punoj si përkthyese në ushtrinë amerikane.  Pra të dashur bashkatdhetarë vazhdoi z.Dedushaj, ju siguroj se kjo punë nuk është e lehtë, është një punë e vështirë, por tejet e bukur, kur shikon që nxënësit mësojnë kulturën dhe traditat tona të mrekullueshme.  Ai faënderoi pëzemësisht themeluesit dhe mësuesit e shkollës Shqipe “Alba Life” që punojnë me aq përkushtim dhe devotshmëri. Në fund i dhuroi z. Qemal Zylo dhe librin e tij “Isha në Amerikë”.Pas përshendetjes se z.Dedushaj fjalën e ka marrë z.Qemal Zylo themelues dhe drejtor i Shkollës Shqipe “Alba Life” i cili iu ka uruar mësuesëve dhe nxënësve festën e shenjtë të 7 Marsit.  Ai ka falënderuar përzemersisht Ambasadoren Teuta Sahatqija, shtetin e Kosovës dhe gjithë personalitetet e Kosovës që kanë ardhur me një dashuri të pakufishme dhe që i kanë qëndruar pranë vazhdimisht shkollës Shqipe “Alba Life”.  Më duhet t’ju kujtoj se kohët e fundit pranë shkollës sonë në Staten Island vazhdoi z.Zylo ishte ministry i Disaporës z.Valon Murati.  Unë ju falënderoj në emër të gjithë stafit të Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe ju siguroj se do të punojmë të pandalur në mësimin e Gjuhës Shqipe, për fëmijët në Diasporë, të cilët kanë nevojë me shumë se kurrë, pasi mijëra fëmijë nëpër botë po e humbasin Gjuhën Shqipe. Ai falënderoi ngrohtësisht të gjitha mësueset si Adelina Lacaj, Entela Muda, Vlera Selaj, Raimonda Hysolli, Blerta Gjevori, Ardita Vadahi si dhe bashkëpunëtorët e përkushtuar Eduard Dilo dhe Rovena Grishaj…

Të gjitha mësueseve iu dhuroi nga një buqetë me lule të freskëta në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për punën e tyre në mësimdhënie.  Një tufë me lule në emër të Bordit tëShkollës Shqipe “Alba Life” iu dhurua Ambasadores dhe Konsulles se Pergjithshme të Kosovës znj.Teuta Sahtaqija si dhe mësuesit veteran z.Rexhep Dedushaj.Kushdo atdhetar që ka hapur shkolla shqipe nëpër botë duket se ecin ne gjurmët e rilindasve çka të kujton kryerilindasin Naim Frasherin i cili ka shkruajtur:“Do punoj për mëmëdhenë, gjithë jetën sa të rroj, do t’i zgjoj edhe ata që flenë, kështu jetën ta mbaroj”.Pas një festimi të bukur të 7 marsit Ditës së Mësuesit, prindërit dhe gjyshërit nuk rreshtnin së falënderuari gjithë mësueset e Shkollës Shqipe “Alba Life”, për mundësinë që iu jepet fëmijëve të tyre për të mësuar shqip dhe për të qenë konfidentë në jetë duke dalë në një skenë shqiptare veshur kuq e zi me ngjyrat e Flamurit Kombëtar në zemër të Nju Jorkut.Aktiviteti u filmua nga TV “Alba Life” me kameraman Todd Watkins dhe inxh.audio sistem Ermal Hasanlliu, filmim që do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

11 Mars, 2017

Brooklyn, New York

 

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Alba-Life, Keze Zylo, ne Koncertin, Teuta Sahatcija

Ambasadori Walker mes nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life”

October 23, 2016 by dgreca

*Diplomati i lartë amerikan, një Hero real i shqiptarëve, Ambasadori Walker midis nxënësve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island/

1-walker-ok

 *Ta gëzoni këtë mjedis të shkëlqyer të shkollës publike amerikane, shpresoj që të gjitha klasat në të ardhmen të mbushen plot me nxënës shqiptaro amerikanë- Ambasadori Walker/

Nga Keze Kozeta ZYLO/

 Ambasadori dhe diplomati i lartë amerikan z.William G.Walker erdhi plot thjeshtësi dhe respekt për t’u takuar me gjeneratën shqiptaro amerikane që kanë lindur dhe po rriten në Amerikë.  Në se e përdor fjalën thjeshtësi në këtë rast e ndjej se kjo fjalë është më se e përshtatshme se kudo në kulturën dhe traditën amerikane.

Në hyrje të shkollës publike amerikane PS:9 Ambasadori William Walker u prit përzemësisht nga prindërit si dhe themeluesi dhe drejtuesi i shkollës Shqipe “Alba Life” z.Qemal Zylo, ndërkohë nxënësja Dea Watkins në emër të shkollës i dhuroi një buqetë me lule të freskëta.

Ambasadori William Walker ishte i shoqëruar nga patrioti dhe aktivisiti i mirënjohur i diasporës z.Sab Gashi, Dr.Bajram Doka, z.Lulzim Shabiu.

Ardhja e Tij brenda në klasën shqipe ishte tejet emocionuese.  Ambasadori Walker u mirëprit me duartrokitje nga të gjithënxënësit të cilët ishin mbledhur në klasën e mësueses se dashur Entela Muda.

Z.Qemal Zylo pasi i ka uruar mirëseardhjen ambasadorit Walker pranë shkollës shqipe “Alba Life”, e falënderoi përzemërsisht diplomatin e lartë amerikan për punën e tij heroike për Kosovën dhe popullin shqiptar.  Më vonë fjalën përshëndetëse e mori Ambasadori Walker i cili midis të tjerash tha:  Mirëdita, fjalë që e shqiptoi në shqip. Jam shumë krenar të jem midis jush, kam folur në shumë auditore me shqiptarë qe ka më shumë burra, por këtu po shikoj dhe vajza të reja që mësojnë shqip.  Unë jam në një moshë madhore, kam pasur plot takime me të rritur, por në moshën tuaj ështëhera e parëqë marr takim direkt me përjashtim të nipave dhe mbesave të mia.  Jam tejet i lumtur që ndodhem midis gjeneratës më të re shqiptaro amerikane dhe takohem me ju në bangat e shkollës ku keni ardhur sipas informacioneve për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e të parëve tuaj.  Unë dua të falënderoj themeluesit e kësaj shkolle dhe gjithë stafin që punojnë për ju.  Unë kam një lidhje tejet speciale me Kosovën dhe popullin shqiptar ndaj udhëtova nga Washingtoni për t’u takuar me ju personalisht.  Ju jeni këtu në një mjedis të shkëlqyer në shkollën publike amerikane, ta gëzoni dhe shpresoj që të gjitha klasat në të ardhmen të mbushen plot me nxënës shqiptaro amerikanë.  Falënderoj të gjithë prindërit tuaj që sakrifikojnë dhe ju sjellin këtu cdo të shtunë për të mësuar Gjuhën Shqipe, sepse shumë mirë mund t’ju çonin në aktivitete të ndryshme që janë aq të larmishme nëAmerikë, por ata kanë preferuar që gjuhën shqipe mos ta harroni kurrë.  Nuk ka më mirë kur ju flisni dhe gjuhën e prindërve tuaj, ndërkohë ju keni shansin të komunikoni direkt me gjyshërit, kushërinjtë, shokët dhe shoqet, dmth pa përkthyes.  Unë do të dëshiroja shumë të komunikoja shqip se kur shkoj në Kosovë ata të gjithë duan të flasin shqip me mua”.Duke e dëgjuar me vëmendje të posaçme Ambasadorin Walker rreth mësimit të Gjuhës Shqipe medoemos mendoja për inkurajimin, kushtet tejet të rehatshme që të krijon Amerika si vendi më demokratik në botë për hapjen e shkollave shqipe, ndërkohë nga shume miq bashkatdhetarë që kemi në Greqi, Turqi etj na shkruajnë me keqardhje diskriminimin qe iu bëjnë qeveritë për të mos lejuar të hapen shkollat shqipe.

Pas përshëndetjes së tij tejet emocionuese e vazhdoi bisedën me pyetje dhe përgjigje të ndryshme si: Ambasadori Walker i pyeti me radhë nxënësit se nga cilat vende ishin prindërit e tyre?  Pyetjen që kishte më shumë merak ishte se sa veta ishin në këtë shkollë me origjinë nga Kosova?  Sa prej nxënësve flisnin vetëm shqip në shtëpi?

Shumë interesant ishte kur nxënësi i talentuar Arsi Muda e pyeti se a kishte punuar për CIA-n?  Ambasadori Walker qeshi dhe e pyeti se si kishte dëgjuar rreth CIA-s?  Pastaj u përgjigj me shumë kujdes duke iu përshtatur profesionalisht moshës sëtyre  dhe për cfarë ishte ndodhur konkretisht në Kosovë që e kishte filluar me Recakun.  Ai foli me krenari të ligjshme për përmbushjen e detyrës së tij në mbrojtje tëtë drejtave të popullit të Kosovës dhe të drejtave humane kudo në botë.

Ambasadori Walker pasi përfundoi pyetjet me plot kuriozitet të nxënësve dëgjoi disa recitime nga nxënës të ndryshëm në shqip dhe anglisht si Elira Xhemali e cila citoi një thënie të Nënë Terezës si: “I alone cannot change the world, but I can cast a stone across the waters to create many ripples.”  Qëdo thotë se:”Unë nuk mund ta ndryshojë botën e vetme, por mund të hedh një gur në ujë dhe të krijojë plot valëzime”.Nxënësja Janan Boljevic recitoi vargje nga Naim Frashëri si: Gjuha jonë sa e mire/ Sa e ëmblë, sa e gjerë/ Sa e lehtë, sa e lire/ Sa e bukur, sa e vlerë!

Pastaj ka vazhduar me Arsi Muda me vargje nga Nënë Tereza si: “Gjej kohë të mendosh/ Gjej kohë të lutesh/ Gjej kohë të qeshesh/ Është burimi i fuqisë/ Është fuqia më e madhe mbi tokë/ Është muzika e shpirtit/ Gjej kohë për të luajtur/ Gjej kohë të duash dhe të duhesh/ Gjej kohë të japësh/ Është sekreti i rinisë së përjetshme/ Është privilegj i dhënë prej Zotit/ Dita është shumë e shkurtër për të qenë egoist”…

Nxënësja e vogël me dëshirën e saj të madhe Lisa Pilku këndoi këngen aq popullore “Xhamadani vija vija”…

Ambasadori Walker u përcoll nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” me plot dashuri, respekt dhe mirënjohje për vizitën e tij nga më mbresëlënëset… Ata i thanë të gjithë në anglisht se jeni i mirëpritur gjithmonë pranë nesh sepse ju jeni miku ynë mëi afërt.

Bota e fëmijëve është e mahnitshme, në se vërtetë ju hyn në zemër me vepra, nga ata nuk mund të harrohesh kurrë… Janë fatlum ata që s’harrohen nga fëmijët, dhe një prej tyre do të jetë Ambasadori William Walker, mbështetësi i shkollave shqipe, miku i ngushtëi shqiptarëve, Heroi real i popullit shqiptar.Pas takimit me nxënësit Ambasadori Walker dha një intervistë shumë interesante per TV “Alba Life” intervistë qe do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.

Më vonë me stafin e shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe një grup bashkatdhetarësh që e shoqëronin midis tyre dhe z.Florin Krasniqi ish deputet për katër vjet i parlamentit tëKosovës, sipas traditës shqiptare patëm një drekë pune nërestorantin “Nino”, që u organizua nga themeluesi dhe drejtuesi i kësaj shkolle z.Qemal Zylo dhe u sponsorizua nga z.Safet Doci, prind i kësaj shkolle dhe një aktivist i devotshëm nëkomunitet.Biseda me Ambasadorin Walker ishte e jashtëzakonshme, mbresëlenëse, e dhimbshme dhe e mahnitshme.  Ajo që do të më bënte më shumëpërshtypje ishte dëshmia ei tij me plot emocion dhe dhimbje për masakrën që pa në fshatin Reçak te Kosovës dhe dëshmoi disa herë në gjyqin e Hagës ku kishte përballë dhe ia përplasi në fytyrë kriminelit botëror, Hitlerit serb, Sllobodan Miloshevic.Në orët që kaluam me Ambasadorin Walker m’u duk se në  gjysmën e kohës lexova një libër dhe pashë një film me histori horror, ndërsa në gjysmën tjetër të kohës u njohëm më direkt me jetën shumë të pasur tënjë ambasadori dhe diplomati të lartë amerikan.

Pak biografi nga jeta e Ambasadorit William Walker marrë nga Wikipedia

 Walker u lind në Kearny, New Jersey, dhe ka shërbyer kryesisht në Amerikën Latine, veçanërisht në Bolivia, Brazili, El Salvador, Honduras, Peru, në Argjentinë dhe në Departamentin e shtetit Amerikan.

Nga 1985-1988, ai shërbeu si Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në Byronë e Çështjeve Ndër-Amerikane, me përgjegjësi për marrëdhëniet me Amerikën Qendrore dhe Panama. Nga 1988-1992, ai shërbeu si ambasador në El Salvador. Ai ishte zëvendës President i Universitetit Kombëtar të Mbrojtjes në Uashington, D.C. mes viteve 1994-1997.

Në gusht të vitit 1997, Walker u emërua si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe u emërua në krye të një administrimi kalimtar të Kombeve të Bashkuara të Sllovenisë Lindore, Baranjës dhe Sirmiumin Perëndimor (UNTAES). Ai udhëhoqi një mision të përbërë nga rreth 800 UN civile dhe 2.500 paqeruajtës dhe administratorë ushtarake. Misioni kishte përgjegjësi për mbikëqyrjen e ri-integrimit paqësor të këtij rajoni të kontrolluar nga serbët e Sllovenisë lindore në Kroaci, pas përfundimit të Luftës së Kroacisë.

Ambasadori Walker u emërua më pas në krye të Misionit Verifikues në Kosovë, duke çuar 1400 ndërkombëtar dhe 1500 staf lokal në mes të tetorit 1998 dhe qershorit të vitit 1999, së bashku me British gjeneral Major Xhon Drewienkiewicz, këshilltar ushtarak.

Ky ishte një mision paqeruajtës montuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një përpjekje të pasuksesshme për të ndalur dhunën e vazhdueshme në provincën serbe të Kosovës.

Misioni ishte ndërprerë pas përfundimit të Luftës së Kosovës në qershor të vitit 1999.

Në janar të vitit 1999, Walker u shpall persona non grata nga Qeveria Federale Jugosllave.

Më 24 nëntor 2008, ai u bë qytetar nderi i Republikës së Shqipërisë, titullin e dhënë nga Presidenti Bamir Topi.

Më 15 janar 2009, me rastin e 10 vjetorit të perkujtimit te masakrës ne Reçak, ai u nderua me medaljen e Artë te lirisë nga Presidenti dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës.

 

22 tetor, 2016

Staten Island, New York

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Alba-Life, Ambasadori Walker mes nxënësve të Shkollës Shqipe, Keze Kozeta Zylo

  • 1
  • 2
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kosova para 32 viteve: Serbia ua ndaloi shqiptarëve edhe gazetën e vetme të përditshme Rilindja
  • FRANCE-SOIR (1949) / “NJË PLEBISHIT DUHET TË VENDOSË PËR FATIN E SHQIPËRISË…”— DEKLARATA E MBRETIT ZOG NË KAJRO
  • A DO TË KETË LUFTË NË PAQËSORIN AZIATIK?
  • Praga, bota e Kafkës
  • Biblioteka e Familjes Vlora
  • BIJTË E PROMETEUT e të tjerë…
  • Përpjekjet sovraniste të Kosovës më tepër përputhen me Washingtonin se sa me Brukselin
  • PËR HERË TË PARË NË SHQIPËRI FILLON PUNËN NJË SHKOLLË VERORE PËR DESHIFRIMIN E SHKRIMIT LATIN. PALEOGRAFIA LATINE, SI TË ZBULOSH SEKRETET E MESJETËS!
  • MARRVESHJA ABAZOVIÇ-PORFIRIJE — NJË KRIM NDAJ IDENTITETIT KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE — JO VETËM NË MAL TË ZI
  • ZBULOHET VULA E IPESHKVIT TË SAPËS PJETËR ZAHARISË NGA VITI 1422 NË HVAR TË KROACISË
  • LOGU I BJESHKËVE, TRADITË KULTURORE E HISTORIKE-SHEKULLORE E  KELMENDIT… 
  • ANTON MARKU, POETI I MBURRJES SONË LETRARE NË AUSTRI 
  • David Phillips, Analisti amerikan: Kosova të përgatitet, Serbia e ndikuar nga Rusia mund të provokojë me konflikt të armatosur
  • With the Opening of a Photo Exhibit at the Museum, Worcester Albanians Make History and More Discoveries
  • Dua Lipa Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT