• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

UÇK-ja në gjyqin e turpit të shekullit 21

April 5, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik.Nuk kam ndërmend të shkruaj qoftë dhe një paragraf se çfarë trishtimi më dha kur pashë sot nga ekrani im në New York vëllezërit shqiptarë të Kosovës, udheheqësit trima te UÇK–së në bankën e të akuzuarve në gjyqin special të Hagës, sepse ne se je shqiptar patjetër që ke ndjerë trishtim dhe dhimbje, dhimbje gjer në asht nga gjyqi i turpit të shekullit 21. Une dua t’ju drejtohem bashkëkombasve të mi, shteteve dhe dy parlamenteve të Kosovës dhe të Shqipërisë për t’i drejtuar notë të fuqishme proteste Hagës dhe OKB-së që lejojnë këtë gjyq maskaradë kundër luftëtarëve të UÇK-së. Natyrshëm që u be demonstrata më e madhe deri më sot ne Kosove në mbrojte të udhëheqësve të UÇK-së si të akuzuar, por kjo nuk mjafton…Prokurorët e gjyqit të turpit të Hagës kërkojnë dënimin kapital me çdo kusht për këta luftëtarë trima si për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ish-kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqin, deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Salih Mustafa, ish-eprori i lartë i UÇK-së. Dhe e gjitha kjo është se pas dënimit të tyre duan ta nxjerrin UÇK-në si organizatë terroriste. Gjykata speciale me seli në Hagë duan ta paraqesin luftën me Serbinë se ka qenë luftë fetare midis katolikëve dhe myslymanëve dhe jo luftë për të mbrojtur tokën tonë si autokton që kur ka lindur njerëzimi. Lojërat e ndyra të serbit, rusit dhe të fqinjëve i ka ndjerë shekull pas shekulli mbi kurriz populli shqiptar. Sot Diaspora, F/B dhe gjithë rrjetet sociale, mediet duhet të zjenin nga protestat me shkrim dhe me gojë, natë e ditë kundër këtij gjyqi të paprecedent që ka ndërmend të dënojë vëllezërit tanë, për rrjedhoje dhe Kosovën. Diaspora shqiptare, shoqatat atdhetare duhet të ngrihen në këmbë për poshtërimin dhe mohimin e vlerave atdhetare që i bën kjo gjykatë speciale në Hagë, UÇK-së. Kjo gjykatë speciale qe ka të punësuar një ekip prej 170 personash dhe harxhon 44 milionë euro në vit duhet të nxirret jashtë lojës së ndyrë dhe ato 44 milionë euro t’i jepen dëmshpërblim nënave që rritën dhe po rrisin femijët jetima në fshatra dhe qytete të tëra. Nuk ka shqiptar dhe bir shqiptari të mos tronditet dhe krenohet, kur dëgjoi z.Hashim Thaci para trupit gjykues duke thënë se: “Deklaroj se jam i pafajshëm! Ne besuam në veten tonë, në vendosmërinë tonë, për të qenë të lirë. Të gjithë ne në Kosovë e dinim që gjatë gjithë kohës, se pa ndihmën e bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti të SHBA-së, nuk do të ishim kurrë të lirë dhe të pavarur. Ne në Kosovë gjithmonë kemi mbështetur drejtësinë, e drejtësinë ndërkombëtare në veçanti”.Si bijë shqiptare shqetësoshem se Pavarësia e Kosovës po kërcënohet dhe po vihet në rrezik. Këtë lojë të drejtuar nga lobi serb dhe bashkëpunëtorët e tyre përfshi dhe tradhtarë të Kombit i duhet dhënë fund njëherë e përgjithmonë, pasi Kosova është e pavarur dhe askush s’ka të drejtë ta gjykojë dhe terrorizojë. 5 Prill, 2023New York

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Keze Zylo

Qindra shqiptarë festuan së bashku 15 Vjetorin e TV-it dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në New York dhe në Online

March 14, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Motra dhe vëllezër të Diasporës Shqiptaro Amerikane si dhe vizitorë nga Mëmëdheu morën pjesë në mbrëmjen madhështore Gala për të festuar së bashku këtë ditë jubilare.

Në mjediset lluksoze të Hilton Garden, Nicotra’s Ballroom në Staten Island, muzgu i së shtunës nju jorkeze dukej sikur u mbush me yje të shndritshëm që s’kishte nevojë për ndriçimet marramendëse të këtij shteti që nuk fle kurrë.  Nuk ishin artistë Hollivudi, as për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve Oscar, por ishin motra dhe vëllezër të Familjes së Madhe “Alba Life” me gjak shqiptari që donin të shprehnin mirënjohjen e bashkëpunimit midis shoqatash, personalitetesh të larta, njerëzve të thjeshtë, njerëzve në nevojë, miqve amerikanë të Kombit tonë, prindërve, nxënësve, mësuesëve dhe ish mësuesëve e shumë gjëra të tjera. 

Në Hall ishte varur Banner me logon e Alba Life dhe Shkollave Shqipe ku pjesëmarrësit grupe-grupe bënin foton e radhës nga ekipi shumë professional dhe shumë të njohur në Amerikë Alba Pro me pronar Amir Suka.  Intervistat e ndryshme drejtoheshin nga anëtarë të stafit si gazetari Valon Gërbeshi dhe gjimnazistja që premton shumë Kendra Duli. 

Mirëserardhjen ua uronin dy mësuese të përkushtuara si Vlera Thaqi dhe Dr. Manjola Duli.  Ardhja e 450 pjesëmarrësve ishte e nje spektri të vërtete shumëngjyrësh dhe me dashurinë e madhe të mirëjohjes.  

Ajo që shndriste më shumë dhe dallohej midis yjeve ishin nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life” si dhe ish nxënësit.  Ata veshur me kostumet kombëtare parakalonin në hollin e skulpturave, pikturave, luleve marramendëse, llambadarëve plot kristale, tapeteve si qylyma pranvere, tavolinave të shtruara plot elegancë dhe të stolisura nga artistja dizajner Venera Hoxha Iseni, Venci Décor, dhe tërhiqnin vëmendjen e pjesëmarrësve dhe të huajve ku shkrap e shkrup me kamera në dorë filmonin dhe bënin fotografi. Disa gazetarë dhe kameramanë nga CTV Staten Island mahniteshin me bukurinë e tyre, veshjet që mbi kokë u rrinin plisat dhe qylafët e bardhë si kreshta malesh me dëborë të virgjër shqipërie.  Çfare harmonie midis nxënësish dhe Rilindasve.  Ata dukeshin sikur po takoheshin me vetë Rilindasit që kishin ardhur aty në tokën e bekuar t’i përuleshin Shqipërisë, Kombit të dashur.  Kishte ardhur Fan Noli dhe Faik Konica, Naim Frashëri dhe Gjergj Fishta, t’i puthnin në ballin e ndritur të ABC-së SHQIPTARE.

Dhe ndrinte balli i larë me nderin e të qenit shqiptar, ndrinte Staten Island, ishulli i rrethuar nga uji i Oqeanit Atlantik, shndriste nga një copëz Shqipërie e cila do të rrojë sa të ketë njerëz mbi dhѐ!

Programi artistik

Mbrëmja u moderua nga dy të rinj shumë të mirënjohur në botën e politikës si Marko Kepi president i Rrënjëve Shqiptare, ish kandidat në Këshillin Bashkiak të Nju Jorkut dhe Kozeta Turishta në fushën e gazetarisë si gazetare e Top Channel Tiranë.

Ata prezantuan me plot kulturë, vitalitet, elekuencë programin dhe moderuan me konfidencë të plotë këtë festë jubilare.  Të dy në fushat e tyre premtojnë shumë si profesionistë vizionarë.

Gazetarja Turishta iu uroi mirëseardhjen bashkatdhetarëve, miqve të shumtë që kishin mbushur Hiltonin Nicotra’s Ballroom plot e përplot rreth 450 vende, në 15 Vjetorin e Televizionit dhe të Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në të gjtihë Nju Jorkun dhe në Online themeluar nga intelektuali dhe atdhetari i shquar Qemal Zylo dhe familja e tij.  

Iu uroi Joe Dio Guardit, Kongresist amerikan, President i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane, Federatës Panshqiptare “Vatra”, Mark Gjonaj “Nder i Kombit”, Konsulli i Përgjithshëm i Kosovës Ambasador Blerim Reka, Konsulle e Përgjithshme e Shqipëisë, znj. Valentina Loka, Ansambleisti i shtetit të Nju Jorkut z.Charles Fall, etj.

Ajo u tha le të gëzohemi së bashku dhe të kalojmë një natë magjike si motra dhe vëllezër shqiptarë, këtu ku na kanë hedhur fatet në emigracion dhe që na lidh të gjithëve së bashku Kombi dhe Gjuha Shqipe, “Ashti i Kombit.” Shkollave Shqipe “Alba Life Ambasador i Kombit në të gjtihë Nju Jorkun dhe në Online. 

Të gjithë nxënësit hynë nën tingujt e muzikës: “Eja mblidhuni këtu këtu” me tekst nga Mihal Grameno ku prijnë dy Flamurtarët: Jozef Juncaj dhe Edona Gjidija.

Dy hymnet Kombëtare të Amerikës dhe të Shqipërisë u interpretuan nga Dëshira Ahmeti, artiste e shquar, që ka debutuar me koncerte në skena të ndryshme të botës dhe drejtuese e programit artistik për Alba Life si dhe Dea Kërliu për Himnin amerikan të shoqëruar nga kori i shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit.  Dea Kërliu ka qenë nxënëse e Shkollave Shqipe, tashmë nxënëse në Man school një nga shkollat më të njohura në botë për art dhe muzikë.  Pra nga bangat e Shkollës Shqipe “Alba Life” vazhdojnë të dalin talente dhe të ndrijnë në Amerikë.

Kori i nxënësve interpretoi Himnin e Shkollave Shqipe Alba Life “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë”, kompozuar nga Petrika Melo dhe tekst nga Kozeta Zylo.  

Dr.Valbona Zylo Watkins, Zëvendës presidente e Shkollës Shqipe “Alba Life” përshëndeti në emër të Bordit si drejtuese e procesit mësimor.  Dr. Zylo Watkins mban gradën Doctor si kritike në Letërsinë spanjisht nga Penn State University, Pennsylvania, dhe është profesore në Staten Island College dhe në Montclair Academy në New Jersey e cila ka dhënë një kontribut të vyer për mbarëvajtjen e mësimit të Gjuhë Shqipe në New York

Në ekran u shfaq një video e shkurtër nga vitet e punës së Televizionit dhe Shkollave Shqipe Alba Life ne New York dhe në Online gjatë këtyre 15 vjeteve.

Një përshëndetje ishte nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Glauk Konjufca i cili në pamundësi për të ardhur përshëndeti me një vidio mesazh.  Është shumë kënaqësi për ne si Shkolla Shqipe që gjithmonë kemi ndjerë suportin e shtetit të Kosovës dhe të administratës duke na frymëzuar që të mos ndalemi kurrë me këto shkolla, i fundit nga këto personalitete ka qenë Kryeministri i Kosovës z. Albin Kurti. 

Me duartrokitje të stuhishme ëshë mirëpritur Kongresisti Amerikan Shqiptari i madh Joseph DioGuardi dhe President i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane.  

Në këtë Jubile përshëndeti znj. Valentina Loka, Konsulle e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në New York.

Me shumë emocion u dëgjua përshëndetja nga shkrimtari Viktor Martini i cili ka qenë ish i burgosur politik që në moshën 16 vjeç, legjendë e qëndresës në çdo sistem si diktatorial po aq dhe të korruptuar.

Përshëndeti gjithashtu Ansambleisti Charles Fall i cili përfaqëson Distriktin e 61-të të Asamblesë së Nju Jorkut dhe që mbulon Bregun Verior të Staten Island, ku ai ka banuar gjithë jetën e tij.

Vallen e Tiranës e interpretoi grupi i valleve të Shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island  

Grupi i valleve të Shkollës Shqipe në Brooklyn interpretuan “Vallen e Bariut”.  

Vallja e Tropojes u intepretua nga grupi i valleve të Shkolles Shqipe në Bronx. 

Surpriza nga ish nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” disa nëshkolle te mesme, disa nëkolegj

Me duartrokitje të zjarrta dhe plot emocion u mirëpritën ish nxënësit e Shkollave Shqipe Alba Life të ciët nuk i harrojnë kurrë bangat e Shkollës Shqipe këtu në New York dhe ja ku erdhën në natën magjike duke interpretuar vallen karakteristike dhe shumëtënjohur si vallen e Devollit.  Ata ishin pergatitur nën drejtimin dhe të udhëhequr nga Oresti Salillari, Rafael Gjana, Andi Gjana, Ermal Hoxha, Daniel Hoxha dhe Arber Hoxha.

Programi i Shkollave Shqipe “Alba Life” u mbyll me vallen kosovare ku interpretuan të gjithë nxënësit pjesëmarrës në këtë festë.

Gazetarja Turishta tha se si gazetare, si emigrante e ardhur rishtaz, si bijë shqiptarësh, unë ndihem shumë krenare kur dëgjoj këta fëmijë, edhe pse të lindur dhe të rritur jashtë trojeve shqiptare ata janë frymëzim për brezat dhe ne duhet t’i inkurajojmë fort ata.  Këta janë frymëzim kombëtar. 

Përshëndetja nga z. Qemal Zylo themeluesi dhe President i TV dhe shkollave Shqipe Alba Life

Përshëndetje të dashur zonja dhe zotërinj dhe kënaqësi që po festojmë së bashku 15 Vjetorin e TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Kur shikoj qindra shqiptarë qe jemi mbledhur sot së bashku gëzohem shumë sepse të gjitheve na bëhet zemra mal për arritjet dhe sukseset e secilit prej nesh.  

Askush prej nesh të ikur nga trojet tona nuk e gjeti të shtruar udhën në dafina, por faleminderit Amerikës që na krijon mundë sitë dhe shumica e Diasporë s eshte integruar me dinjitet në  kë të vend të bekuar.

Ju faleminderit të gjithë mësuesëve që me përkushtimin dhe sakrificat e tyre kanë 15 vjet që mbajne Shkollat Shqipe në New York të hapura për t’ju mësuar fëmijëve Gjuhën Shqipe.  Faleminderit gjithë prindërve që na kanë besuar fëmijët e tyre dhe ne t’i kemi nxënës të mrekullueshëm në bangat e shkollave Shqipe.

Faleminderit gjithë Stafit të TV Alba Life, Amir Suka drejtor i programeve të TV Alba Life, gazetarin Valon Gërbeshi dhe kameramanin Bujar Sadikaj.

Ju faleminderit të gjithë shoqatave që kanë ardhur në mënyrë të organizuar si: Federata PanShqiptare “Vatra” me Kryetar z. Elmi Berisha e kryetar Dege të Vatrës në Queens 

Dr. Skënder Murtezani që rezervoi më shumë se 2 tavolina. 

TV “Alb” me pronar Bajram dhe Drenusha Dreshaj, Shoqata e Anës sëMalit me Kryetar Albert Sala, Liga Shqiptaro Amerikane me President Joe DioGuardi, Shoqata Motrat Qirjazi, me Presidente Avokaten Beti Beno, Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro Amerikanë me president Adnan Memeti dhe kryetar Mhill Velaj.

Shoqatën Devolli me Kryetar Odise Salillari, Shoqata e Shkodrës “Rozafa” me kryetar Eddie Drishti, Shoqata Dibra me kryetar Dashi Myftari, Shoqata Kraja me kryetar Samih Kanaqi, Shoqata “Skënderbej Association” me president Gëzim Mustafa.

Ju faleminderit për vlerësimin e misionit tonë si shërbestar të Komunitetit dhe të stafit të Alba Life.

Po ashtu desha të falënderoj tëgjithë sponsoret që e vlerësuan punën tonë dhe që ju kemi transmetuar vecanërisht si televizion për të promovuar punën e tyre në vite dhe që po e bëjmë edhe sot këtu për reklamimin në njëbackdrop banner, FB në slide show që po cfaqet pa pushim  në ekranet e TV të kesaj  mbrëmje.  Ne do të vazhdojmë t’i bëjmë publike në ekranin e TV “Alba Life”.

Sponsorët sipas kontributeve janë:

Grand Sahara Mediterran Grill  SI, NY me pronar Liman Kodza/ Klinika Mjekesore e Dr. Bari Ceka ne Staten Island NY/ AlbaPro- wedding video-photographer NY, Amir Suka pronar/ Shoqaten “Ana e Malit” NY, me President Albert Salaj/ Paketen digitale TVALB NY, pronar Drenusha e Bajram Dreshaj/ Grupin Muzikor “Ceka” NY me pronar kengetarin Hajro Ceka/ Lukafondacionin ne CT me pronar Richard e Vjosa Lukaj/ Bajraktari Realty Mngmt Corp. me pronar Harry Bajraktary NY/ AA Culture Foundation NY, me president Cafo Boga/ Premier Kitchen & Moldings me pronar Mirsad Milla/ Venci Decor me pronare Venera Hoxha Iseni/ AlbaRex Pharmacy me pronar Erald Zylaj/ Legacy Pharmacy me pronar Ilios Guma/ 

Thing Mortgage UB Team me pronar Uran Blakaj/ AAWO “Motrat Qirjazi” me Presidente Beti Beno/ Albanian Roots Association me President Marko Kepi/ L&S Auto Body me pronar Lemo Goga e Safet Tahiri/ Skenderbej Association me president Gezim Mustafa/ Klinika e Dr. Skender Murtezani, Kryetar-Dege Vatres Queens/ Shoqata Shkodrane “Rozafa” me President Eddie Drishti/ Inxh. Bujar Zyka/ Pronto Pizza me pronar Dashi Myftari/ Korabi Readi Mix me pronar Ibrahim Kolari

Pllakat e mirënjohjes 

Me pllakat e mirënjohjes u vlerësuan Presidenti i Ligës Shqiptaro Amerikan Joe Di Guardi dhe ish kongresisti Amerikan, të vetmin shqiptaro amerikan që kuçedra serbe sllobodan milloshevici zuri në gojë në gjyqin e Hagës.  Ai është shqiptari që tronditi botën dhe Amerikën duke lobuar për Kosovën dhe krimet serbe ndaj saj.

Z. Elmi Berisha Kryetari i Federatës më të Vjetër shqiptare që ka bërë aq shumë për cështjen Kombëtare. 

Dr. Bari Ceka nje shqiptar intelektual dhe humanist i madh që ka mbështetur shumë në misionin e TV, Shkollës Shqipe dhe çështjen kombëtare.

Liman Kodza pronar i Grand Sahara Restaurant dhe sponsor kryesor i këtij aktiviteti

Shoqata Ana e Malit me kryetar Albert Sala, me të cilët si TV Alba Life kemi punuar me vite të tëra. 

Dr. Skënder Murtezani, atdhetar i flaktë, humanist i madh dhe mbështetës i TV dhe Shkollave Shqipe

Zonja Drenusha dhe z. Bajram Dreshaj, pronarët e TVALB që bëjnë të mundur me paketën e tyre të trasmetojmë emisionet e TV Alba Life e të dëgjohet gjuha shqipe në çdo familje.

Vera Mjeku aktiviste dhe intelektuale e shquar mbështetëse e TV dhe Shkollave Shqipe

AAWO “MOTRAT QIRIAZI” me presidente avokaten Beti Beno, një organizatë shumë e mirënjohur dhe me kontribute të mëdhaja për Kombin.

Amir Suka drejtor i programit të TV “Alba Life” fitues i pesëcmimeve “Emmy” 

Dëshira Ahmeti Artiste e shquar e Kombit dhe drejtore e programeve artistike të Alba Life

Hajro Ceka superstar I muzikës.  Dr. Pharmacist Ilios Guma shume i suksesshëm dhe suportues për këtë mbëmje.  Z. Bashkim Shehu Ish zëvenendës Ministër i Mbrojtjes me të cilin jemi bashkëthemelues të Shoqatës “Skënderbej” Inc., ndërkohë është dhe kryetar Nderi.

Mark Qehaja Kryetar Nderi i Shoqatës “Skënderbej” dhe bashkëthemelues të Shoqatës

Çertifikatat e Mirënjohjes

Me çertifikata mirënjohje u vlerësuan të gjitha mësueset për vitin akademik 2022-2023 si: Entela Muda, Elona Shkreta, Anxhela Alushaj, Dr. Manjola Duli, Gentiana Rustani, Fatlinda Gashi, Jonida Alla, Mehrije Istrefaj Shala, Kade Lajqi, Gresila Basha, Vlera Thaqi.

Ish mësueset që kanë dhënë kontribut të vyer në vitet e mëparshme dhe vazhojnë lidhjet me Alba Life si: Afërdita Delaj, Betulla Bollati, Lavdije Misku, Liza Pllumbi, Xhemaile Kajushi

Stafin e TV “Alba Life” si: Valon Gërbeshi, Bujar Sadikaj, Odise Salillari.

Këngetarët e mirënjohur si: Valbona Peraj, Agim Gërbeshi

Çmimi i mirënjohjes pas vdekjes

U nderuan me çmimin e mirënjohjes pas vdekjes tre korifej të Arsimit Kombëtar si:

Prof. Dr. Safete Juka pas vdekjes, Dr. Margarit Ilia Dilo Sheperi pas vdekjes, Prof. Lume Juka pas vdekjes, çmime që iu dorëzuan Lidës, Julias dhe Eduard Dilos, pinjollit të Familjes së Ilia Dilo Sheperit.

Z. Zylo ftoi të gjithë pjesëmarrësit, nxënësit, prindërit, mësuesit, nxënësin e parë të Shkollës Shqipe Orest Salillari për të ndarë tortën e 15-të Vjetorit. 

Mirënjohje nga CTV, kongresistë, senatorë, ansambleistë, prokuror për Alba Life

Zëvendës Presidente e CTV në Staten Island znj. Diane Gattulla dhe drejtore e Broadcast Rosemarie Furno I dorëzuan z. Zylo cmimin e mirënjohjes.

Dr. Bari Ceka dorëzoi në emër të kongresistes amerikane Nicole Malliotakis dhe të këshilltarit të shtetit të Nju Jorkut David Carr.  Aktivisti I njohur Naser Nika dorëzoi pllakën e mirënjohjes në emër të Prokurorit të Staten Island z.Michael E. McMahon i cili është një politikan dhe avokat amerikan.  Ish Kongresisti McMahon është një figurë e njohur publike për shërbimin e tij ndaj Kombit Amerikan.

Zonja Vanesa Limani dorëzoi mirënjohjen nga senatorja e shtetit të Nju Jorkut Jessica Scarcella-Spanton. 

Të gjithë pjesëmarrëit u argëtuan nga artisti i shquar Hajro Ceka dhe grupi muzikor Ceka, artistja e famshme Dëshira Ahmeti, Valbona Peraj një bukuri e skenës, Agim Gërbeshi artist shumë i kërkuar dhe i dashur për publikun si dhe nga i talentuari Bujar Sadiku DJ.

Ishte një natë festive, një natë e mbushur me art, muzikë, artistë të shquar dhe qershia mbi tortë ishin nxënësit e Shkollave Shqipe “Alba Life”.

Ishte një natë me yje ku qindra shqiptarë nga Diaspora Shqiptaro Amerikane festuan së bashku 15 Vjetorin e TV-it dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” Ambasador i Kombit në New York dhe në Online.

11 Mars, 2023

Staten Island, New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Keze Zylo

Shoqatat e Anës së Malit, Krajës dhe Ulqinit festuan Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe të Mësuesit

March 6, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Në mjediset e Hotelit “Hilton” në Staten Island, gratë e veshura me shije, elegance dhe plot gëzim vinin grupe grupe për të festuar së bashku Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe të Mësuesit. Tavolinat me lulet shumëngjyrëshe në çdo tavolinë sillnin dhe më shumë atmosferë dhe bukuriza në këtë mbrëmje kushtuar grave. Tri zonja të nderuara dolën në skenë dhe përshëndetën të pranishmit duke iu uruar atyre festën e mësuesit dhe të grave.Zonja Melinda Gjeloshi një aktiviste e mirënjohur në Diasporë dhe për një kohe të gjatë në grupin e drejtimit të Shoqatës “Ana e Malit” si n/kryetare, në fjalën e saj midis të tjerash frymëzoi gratë që të mbrojnë të drejtat e tyre kudo ku janë dhe ta jetojnë jetën me gjithë bukurinë e saj.Në emër të Shoqatës Kraja e cila javën e kaluar festi 30-Vjetorin e themelimit përshëndeti Zonja Venera Gjenashaj, e cila është dhe n/kryetare e shoqatës. Në emër të Shoqatës “Ulqini” përshëndeti zonja Blerina Ahmeti, një shoqatë që u krijua vitin e kaluar dhe po punon për të realizuar me sukses programin e saj.Të tria këto zonja nderuan gratë jo vetëm pjesëmarrëse, por të gjitha gratë shqiptare, në vendin amë, në Diaspore si dhe gratë e të gjitha racave në botë në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.Ato thanë se po punojnë fort me programet e tyre në shoqata për t’i aktivizuar dhe më shumë gratë anëare pasi tek ato shohin një potencial të jashtëakonshëm për ta çuar shoqërinë e civilizuar dhe më përpara.Folëset kryesore të aktivitetit thanë se kjo ditë përkujton lëvizjen për të drejtat e grave.Ndërsa respektimi i parë i Ditës së Gruas u mbajt, më 28 shkurt 1909 në Nju Jork, 8 Marsi u sugjerua nga Konferenca Ndërkombëtare e Gruas 1910 për t’u bërë një “Ditë Ndërkombëtare e Gruas”. Natyrisht duke marrë pjesë me laps dhe kamera në dorë në këto aktivitete në nderim të mësueseve dhe grave në mendje më enden shumë mësuese martire që sakrifikuan për Gjuhën Shqipe. E tillë ishte Parashqevi Qiriazi, “Ylli i Mëngjesit” e lindur në Manastir (tani Maqedonia e Veriut) më 2 qershor 1880, një nga figurat kryesore të emancipimit, arsimit dhe Iluminizmit Shqiptar të fundshekullit 19-të dhe fillimit të shekullit te 20-të.Gratë shqiptare në Diasporë bëjnë shumë përpjekje për të arritur suksesin, pasi ato janë siç ka thënë mikja e madhe shqiptarëve me origjinë hebre Madeleine Albright, sekretarja e parë grua e shtetit amerikan si: “Mësova të përpiqesha jo sepse kisha garanci për sukses, por sepse veprimi i përpjekjes është në vetvete e vetmja mënyrë për të mbajtur besimin në jetë.”8 Marsi njihet si “Dita e Gruas”, në të gjithë botën. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. Kjo ditë shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhjeje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati 10 dekada.Në këto festë u nderuan duke i përshëndetur shoqata shkodrane “Rozafa” e cila përfaqësohej nga zonja Myzafere Aliaj, anëtare e kryesisë së shoqatës. Shtoj këtu se kjo shoqatë u krijua plot sukses muajin e kaluar. Nderuan me pjesëmarrjen e tyre kryetari i shoqatës “Kraja” Z. Samih Kanaqi dhe z.Xhemo Lanica kryetar i shoqatës “Ulqini”. Programi i pasur artistik e bëri dhe më të bukur dhe më vibrante atmosferën e sallës ku qindra gra vallëonin dhe gëzonin në këtë natë të shndritshme për to.Grupet artistike si Grupi i mirënjohur “Barbana”, “Ana e Malit” u shfaqën me Vallja e Pranverës, Valle me motive nga Tropoja etj.Një prezantim i bukur ishte dhe me Raffles me moderator Esmina Marisenoj. Fituesit morën disa çmime të cilat shkojnë në mbledhjen e fondeve.Këngëtarët e mirënjohur si Valdet Luka, Shpresa Gojani dhe Ilir Gjecbritaj argëtuan të pranishmit me këngë e valle nga të gjitha trojet tona shqiptare.Në këtë aktivitet ishte i ftuar TV “Alba Life” me themelues dhe producent z. Qemal Zylo. Kronika e përgatitur enkas për këtë mbrëmje do të transmetohet së shpejti në kanalet televizive.5 Mars, 2023Staten Island, New York

Filed Under: Mergata Tagged With: Keze Zylo

Shoqata “Kraja” festoi me madhështi 30-të vjetorin e themelimit të saj

February 28, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

\Ngado shko, por Krajën kurrë mos e harro!Në mjediset e zbukuruara si për festë në Hilton Garden Inn në Staten Island, Shoqata “Kraja” festoi 30-të Vjetorin e saj të themelimit. Më së shumti Krajanët, por dhe Ulqinakët nga Mali i Zi dhe shqiptarë të tjerë nga të gjitha trevat u mblodhën për të festuar këtë datë të shënuar dhe shumë domethënëse. Tek bisedoja dhe takohesha me krajanët e pamundur të mos më vinte në mendje Gjon Buzuku i kësaj treve shqiptare, përkthyesi dhe përpiluesi i librit të parë të botuar si dhe përkthimit të parë në gjuhën shqipe, një liber liturgjik kishtar i titulluar “Meshari”. Vepra e Gjon Buzukut hapi një etapë të re në lëvrimin e shqipes si gjuhë e shkruar. Ai u lind në fshatin Ljarje të Krajës trevë shqiptare ende sot nën Malin e Zi. Dhe ja bijte dhe bijat e Krajës vinin grupe grupe në këtë festë madhështore organizuar nga Shoqata “Kraja” me kryetar Samih Kanaqi, n/kryetar Venera Gjenashi, Musa Luka, sekretar Armend Gjecbritaj, Agim Gjenashi dhe arkëtar Urim Draga. Në sfond dëgjohej një muzikë e lehtë DJ Jasho nga këgëtarët, bilbilat e Krajës. Mbrëmjen e moderuan me plot përkushtim si z. Selman Haxhimurati, i cili ishte njëkohësisht moderartor dhe skenarist, Arlinda Sukaliq e cila ëhtë mësuese pranë shkollës “Mëso Shqip” si dhe Hanah Demiri. Shfaqja u hap me këngën “Kënon Bega Zana në mal-e nga Hasan Pali shoqëruar me lahutë nga Zijad Mariseni. Tek dëgjoja tingujt e Lahutës zemra më ngazëllehej dhe doja që këta tinguj t’i kishja ne gjirin e gjithë shqiptarëve për ta ruajtur fort këtë vegël të lashtë muzikore që UNESKO-ja ia dha pa të drejtë Serbisë…Shumë interesante ishte ardhja e nxënësve veshur me kostumet krajane të cilët mbanin sofrën me ushqimet tradicionale. Ata sollën emocione dhe duartrokitje në sallë, ndërkohë shikoja reflektimin e qelqtë të llambës që ka sjellë me vite dritë ndër sofrat shqiptare. Është bukur përcjellja e traditës krajane ndër breza. Mjeshtri Tom Lleshaj me interpretimin në lodër, si dhe Zejadin Mehaj dhe Zijad Mariseni i dhanë dhe më shumë gjallëri bashkë me grupin e njohur “Barbana”. Dy Hymnet Kombëtare shqiptare dhe amerikane u interpretuan plot profesionalizëm dhe kulturë nga artistja e famshme shqiptare Dëshira Ahmeti dhe e bija e saj Dea Kërliu ish nxënëse brilante e Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe vazhduese në “Mëso Shqip”. Interpretimet e tyre u përcollën me duartrokitje të zjarrta.Zonjusha Demiri falënderoi të gjithë sponsorët që me gjenerozitetin e tyre bënë të mundur realizimin e programit të bukur krajan. PërshëndetjetNë emër të kryesisë dhe të shoqatës fjalën e mori kryetari i Shoqatës z. Samih Kanaqi i cili midis të tjerash tha se ndihej i nderuar t’ju uronte mirëseardhjen pjesëmarrësve, aktivistëve, kryetarëve dhe të ftuarve. Ai ndihej i privilegjuar që ky Jubile e gjente në krye të Shoqatës “Kraja”. Tri dekada janë të mbushura me histori suksesi, pëkushtim për Gjuhën Shqipe, kulturën dhe atdhedashurinë për vendlindjen dhe Kombin. Z. Kanaqi falënderoi të ftuarit duke e filluar me Prokurorin e Qarkut të Richmond County z.Michael E. McMahon i cili është një politikan dhe avokat amerikan. Ish Kongresisti McMahon është një figurë e njohur publike për shërbimin e tij ndaj Kombit Amerikan.Prokurori McMahon ndau certificatë mirënjohjeje për Shoqatën “Kraja”, po ashtu dhe nga zyrat e senatorëve, ansambleistëve dhe këshilltarëve të Nju Jorkut. Nga zyra e Senatores Jessica Scarela ishte znj.Umamah Masum, nga Keshilltari David Carr ishte Michael Pardo. Gjithashtu kishte përfaqësues nga Kongresistja Nicole Malliotakis, si z. Naser Nika, nga Ansambleistti Charles Fall, nga zyra e Presidentit Vito Fosella z. Jasin Gjokaj etj. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre dy Imamët si Imam Isuf Bolaj dhe Imam Edin Gjoni. Fjala përshëndetëse e Imam Gjonit si gjithmonë është dritëdhënëse, shpirtërore dhe plot dashuri prej Zotit. Kryetari aktual falënderoi z. Marko Kepi si president i Rrënjëve Shqiptare, z. Eddie Drishti si kryetar i Shoqatës “Rozafa”, z. Shaqo Gjokaj si Kryetar i Malësisë së Madhe, ish kryetarin e Anës së Malit z. Safet Llolla, Kryetarin e shoqatës “Ulqini” Xhemo Lanica. Nderonin me pjesëmarrjen e tyre Themeluesi dhe Drejtori i TV dhe Shkollave Shqipe në New York dhe në Online z. Qemal Zylo i cili filmonte aktivitetin si TV “Alba Life”.Ai falënderoi në mungesë z. Mark Gjonaj “Nderi i Kombit” për mbështetjen e vazhdueshme që iu ka dhënë. Z. Samih Kanaqi ndau çertifikata mirënjohjeje për shumë aktivistë të shoqatës, kryetar që kanë dhënë kontribute të vazhdueshme në punët e ndryshme dhe zbatimin e programit të shoqatës.Në emër të Federatës Panshqiptare “Vatra” përshëndeti Dr. Pashko Camaj i cili iu uroi të gjithë pjesëmarrësve dhe shoqatës jetëgjatësi.Ish kryetari i Shoqatës “Kraja” z. Hamid Alaj i cili ka botuar disa vepra lexoi referatin e historikut gjatë 30- të viteve pune të shoqatës dhe drejtuesve të saj. E pamundur të sjellim gjithë përmbajtjet e kumtesave në këte reportazh, por po sjellë vetëm një fragment nga z. Alaj që do të thotë shumë për të gjithë ne bashkatdhetarët dhe ja si:Qëllimi i themelimit të Shoqatës “Kraja” këtu në Diasporë ishte dhe do të vazhdojë të jetë siç cekëm edhe më parë “ruajtja dhe përhapja e vlerave dhe traditave krajane” dhe atyre gjithë kombëtare shqiptare, si një bashkim i komunitetit krajan kudo që ndodhën duke kultivuar traditat dhe vlerat më të mira të të parëve tanë që do ta rreshtoja nën moton “Nga do shko, por Krajën mos e harro”. Si vatër e vetme e grumbullimit të krajanëve në Diasporë Shoqata “Kraja” është dhe do të vazhdojë të jetë qendra e vetme e cila u ka hapur dyert, zemrën dhe shpirtin bijave dhe bijëve të vet, nga të gjithë fshatrat e trevës së Krajës. Një zë special dhe shumë i vecantë ishte nga aktivistja e njohur znj. Drita Pereziqi një atdhetare e flaktë . Ajo tha me krenari se jam bijë e Krajës kudo ku ndodhem. Në karrierën e saj 25 vjeçare ajo ka shërbyer në Brigadën Gjenerale të Ushtrisë Amerikane, në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës, dhe po punon si eksperte e jashtme në sektorin e sigurisë kombëtare në Presidencën e Republikës së Kosovës. Mësuese Merita Dragaj përshëndeti dhe premtoi se do të vazhdojë më tej për mësimin e Gjuhës Shqipe fëmijëve të shkollës.Nxënësit dhe grupi “Barbana” dhanë një program të bukur artistik me valle, këngë dhe recitime te ndryshme. Moderatori i Mbrëmjes z.Haxhimurati solli me plot humor dhe mjeshtërisht fjalë të ndryshme turke dhe kuptimin e tyre nga fjalët shqipe, si dhe emërtime të ndryshme se çfarë kuptimi marrin kur përkthehen në turqisht.Nën shoqërimin e tupanës nga mjeshtri Tom Lleshaj dolën në vallëzim si Hannah, Nadia, Kujtim dhe Bekimi të shoqëruara nën tingujt e harmonikës nga Zejadin Mehoviqi.Shumë emocionuese ishte vallja e traditës, vallja krajane që u udhëhoq nga Hasan Pali dhe Kujtim Duraku. Të pranishmit u argëtuan me muzikë nën shoqërimin e këngëtarëve të mirënjohur si Myzafer Koliqi, Afërdita Demaku, Ermal Fejzullahu dhe muzikantët Lydi Boli, Smajl Pali, Studio Rozafa, Isuf Gjoni, Hoxha Studio, Ismet Hoxha, Amir Pelinku dhe Luli Popi..Një lojë e bukur ishte llotaria me raffle e udhëhequr nga Hannah dhe Lumi Demiri.Në fund u nda torta e traditës me shënimin simbolik: 30 Vjet Kraja! Gëzuar Ditëlindjen!Ishte një natë e paharrueshme, pjesëmarësit do ta mbajnë gjatë në kujtesë për orët e këndshme që kaluan. Gezuar Krajan të dashur!Në këtë aktivitet ishte i pranishëm TV “Alba Life” që së shpejti do të sjellë kronikën e përgatitur rreth aktivitetit në 30- të vjetorin e Shoqatës “Kraja”.27 Shkurt, 2023Staten Island, New York

Filed Under: Opinion Tagged With: Keze Zylo

Shkollat Shqipe “Alba Life” filluan suksesshëm semestrin e dytë për vitin akademik 2022-2023

January 18, 2023 by s p

Nga Keze Kozeta Zylo/

Semestri i dytë për vitin akademik 2022-2023 filloi me plot sukses për shkollat Shqipe “Alba Life” që operon në gjithë Nju Jorkun dhe në Online.

Të gjitha mësueset nëpër shkollat ku japin mësim i mirëpritën me plot dashuri dhe respekt nxënësit dhe prindërit të cilët sollën fëmijët e tyre nëpër mjediset ku zhvillohet mësimi i Gjuhës Shqipe.  Pas një pushimi të shkurtër dimëror dhe pas konfirmimit te marrjes së permiteve nga Bordi i Edukimit, ata erdhën plot freski dhe gjallëri për t’u ulur në bangat e shkollës dhe për të marrë mësimet përkatëse për Gjuhën Shqipe.  

Ndonëse disa prej tyre sic na njoftuan mësueset në Bronx si mësueset Mehrije, Kade dhe Merita mungonin për shkak të virozave, gripërave të stinës, përsëri mësimi filloi normal dhe plot profesionalizëm.  E njejta gjë ishte dhe nëpër shkollat e tjera si në Queens ku jep mësim mësuese Vjollca, ne Brooklyn nga mësueset Edlira, Jonida dhe drejtuesja e programit artistik Gela, në Staten Island mësuese Entela, Anxhela, Elona si dhe në Online mësuese Gresila.  

Është shumë krenari kur ky program vazhdon të eci mbaë dhe të rritet vazhdimisht cka është dhe qëllimi i këtij Misioni Kombëtar nga Shkollat Shqipe “Alba Life”.

Mësueset plot përvojë sjellin në klasë përmirësimin e praktikës së mësimdhënies dhe shfrytëzojnë me profesionalizëm traditën me mjetet bashkëkohore. Psh po ndalem vetëm në një klasë ë mësuese Kades, me nxënësit më të rritur në Bronx, e cila nëpërmjet dërrasës me shkrimin e saj dhe kompjuterit kombinon bukur dhënien e mësimit për t’ju mësuar nxënësve atë që është më e domosdoshme.  Kështu veprojnë dhe të gjitha mësueset e tjera me planet e tyre që kanë përgatitur për t’i tërhequr sa më shumë nxënësit për mësimin e Gjuhës Shqipe.  

Mësueset dhe prindërit e kanë të qartë se nuk është e lehtë t’ju mësosh Gjuhën Shqipe pasi këta fëmijë kanë lindur dhe po rriten në Amerikë, jashtë Atdheut të të parëve të tyre, si rrjedhim gjuha e parë e tyre është Anglishtja, pasi në shkollë ku ata venë kanë vetëm këtë gjuhë të parë zyrtare.  

Të gjitha mësueset që përmenda më lart janë të licensuara nga shteti amë dhe disa prej tyre dhe në New York dhe kjo e bën orën e mësimit më interesante pasi sjellin gjithë përvojen e tyre duke e ndërtuar mbi bazën e njohurive te nxënësve dhe këtu nëpër klasat e tyre.  Nxënësit e mbyllën me një aktivitet madhështor semestrin e parë, aktivitet që u zhvillua në Staten Island në fidanishten e parë të Alba Life.  Së shpejti po përgatiten për 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, të cilën e kemi festuar dhe përkujtuar për cdo vit duke respektuar të rënët për Liri dhe Pavarësi, filluar me Heroin legjendar Adem Jasharin.  Pastaj do të vazhdojmë me festimin e 15 Vjetorit të themelimit të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life”, më 11 Mars, 2023, cka do të jetë një festim i bukur për nxënësit, mësuesit, prindërit dhe mbarë komunitetin shqiptaro amerikan.  

Nxënësit do të kenë programin e tyre special në këtë festë jubile dhe natyrshëm mësuesit kanë planet e tyre rreth realizimit të këtij programi.

Dalja në skenë e fëmijëve është shumë frytdhënëse, pasi në bazë të studimeve psiko-pedagogjike nxënësit i bën të ndihen më konfident, më të shprehur para publikut dhe mësohen me disiplinën artistike.  

Sidoqofte ata vinë gjithë dëshirë pranë këtyre shkollave ngase në zemër kanë amanetin e Rilindasve si: 

Kur lexoj vjershat e tyre,

Zoti sikur flet me gojë,

Marr bekimin prej natyre,

Që vendin mos ta harrojmë.

17 Janar, 2023

New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Keze Zylo

  • 1
  • 2
  • 3
  • …
  • 19
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MID’HAT FRASHËRI DHE PËRPJEKJET E TIJ PËR TË NDALUAR SPASTRIMIN ETNIK NË ÇAMËRI DHE TROJET E TJERA SHQIPTARE
  • Gjergj Fishta – Përsiatje pas rileximit
  • “AULONA FESTIVAL” DHE VLORA, SËRISH JA BËNË FORA
  • “Festivali Shqiptar” bashkoi mijëra shqiptarë në emërtimin e rrugës “Gjergj Kastrioti- Skenderbeu” në Worcester, Massachusetts
  • “ISMAIL QEMALI” VJEN NESËR NË STATEN ISLAND, NEW YORK
  • ´´Këta janë Mjekët shqiptarë me Misionin e ngritjes së shëndetësisë shqiptare: Kontributi shkencor vullnetar i Federatës´´
  • Presidentja Osmani takoi Presidentin Macron, Kancelarin Scholz dhe përfaqësuesin e lartë Borrell
  • SINTAGMA “ZBRITJE NGA MALET”
  • Romanca e Aleksandrit
  • Milicia fashiste që sulmon Kosovën*…
  • MIDHAT FRASHËRI DHE ALBANOLOGJIA*
  • TAKIM ME VARGMALET APALASHE
  • SERBIA MBETET FAKTOR DESTABILIZUES NË KOSOVË DHE NË BALLKANIN PERËNDIMOR
  • Më 1 qershor 1850 lindi ideologu Sami Frashëri
  • Identiteti dhe integrimi në pluralizëm

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT