Dielli informohet se ne Florida deget e Vatres kane organizuar festen e Pavaresise, Diten e Flamurit Kombetar, ne Tampa, Jacksonville, Orlando, por edhe jane bere pjese te festimeve te shoqatave te tjera te komunitetit te atjeshem. Keshtu, ne organizimin qe ka bere Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay (AHFT), ku ishte pjesmarrese ambasadorja e Shqiperise ne Washington, zonja Floreta Faber, Vatra kishte derguar z.Arjan Kushta, anetar i bordit te deges ne Tampa. Gearta Kraja njofton redaksine e Diellit se me rastin e festes te Pavarsise u organizua nje pritje koktej nga Albanian Heritage Foundation of Tampa Bay (AHFT). Falenderojme te gjithe grupin organizator qe mbi 5 vjet ka sherbyer ne ruajtjen e tradites, kultures dhe percjelljen tek brezat e rinj Shqiptar. Te ftuarit ne kete organizim ishin:
Ambasdorja Shqiptare ne USA: znj. Floreta Faber – e cila u falenderua me nje cmim mirnjohje si Ambasadorja e Pare qe viziton komunitetin e Shqiptareve ne Florida
Kryetari I bashkise Clearwater: George Cretkos
Kryetari I bashkise Bellair: Gary H. Katica
Drejtuse e shoqates Motra Qirjazi: Anna Kohen
Perfaqsues i Vatres: Arjan Kushta
Perfaqsues i Albanian American National Organization: John Lulgjuraj
Imami I xhamise ne Clearwater: Zt. Nestret
Grupi I Valleve Shqiponjat me korografe Rovena Kafilaj
Grupi Polifonik i Shqiptareve te Florides
Gjithashtu u falenderua dhe mesuesja Ilirjana Kullaj si mesuesja e pare ne Shkollen e Pare Shqipe “Iliria” ne Florida
Fotografite u bene nga Gearta Kraja
Te djelen u zhvillua Run for Albania (Vrapojme per Shqiperine) ku me teper se 100 Shqiptare morren pjese me logon Vrapojme per Shqiperine. Vrapuan 5 km ne plazhin me te bukur te Florides, ne Clearwater Beach.