Nga Andon Andoni
Shpesh kam menduar se ngjarjet, situatat, bëmat dhe zhgjëmat e një grupi njerëzish, shoqërie, por dhe kombesh, shkojnë dhe përsëritën si në ato rrathët ciklikë përgjatë historisë.
Koha është ajo që i ridimensionon dhe vendos se në cilin kah tësaj do të mbeten “të inventarizuara”: në atë të zhvillimeve pozitive dhe progresit, apo në atë tëpengimit dhe regresit të përkohshëm? Por ngjashmëritë, nganjëherë janë troditëse si ngjashmëri. Duke sjellë në vëmendje Amerikën dhe ndihmesën e saj të gjatë, ndaj vendit tonë, po sjell për lexuesin, një kohë historike të marrëdhënieve të saj me ne dhe një elite shqiptarësh, më saktë me tri personalitete si dikur më 1919, dhe sot pas njëqint vitesh më 2019. Në 2 shtator, 1919, tri burrat e mirënjohur në kontributin mëmëdhetar, për të njohur Shqipërinë e drobitur, si vend i pavarur të dalë nga Lufta e ParëBotërore,(edhe sot, në plot fusha të jetës, si për shembull në atë të emigrimit masiv, vendi ynë si i dalë nga Luftrat duket); T. Erikson, miku i madh i Shqipërisë, Kostë Çekrezi, botonjës dhe përfaqsues i Vatrës pranë Qeverisë Amerikane, dhe Kristo Dako, Kryetar i Partisë Popullore, për herë të parë, në historinë e kombit, priten në Senatin Amerikan për t’u dëgjuar[1]. Asnjëherë nuk ishte formuar një Komitet apostafat për çështjen shqiptare, ndaj ky i shtatorit të 1919 ka hyrë në histori si dëgjesa e shqiptarëve përpara Senatit Amerikan (Komitetit të Politikës së Jashtme). Atë se ç’ka ndodhi me dëgjesën e tyre, në Senat, do t’i spjegojmë më poshtë sipas dokumenteve të kohës dhe situatave politike dhe gjeopolitikës që përfshinte edhe vendin tonë të vogël, por tani pas 100 e ca vitesh, në mënyrë kaq të ngjashmë, sërish tri burrat e politikës së sotme, bëjnë përpjekje të kenë akses mbi një “dëgjesë” të tillë pranë Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili, për hir të së vërtetës, ka mbajtur një qëndrim imponues të thukët, që më implementimin,(ide, drafte, fonde dhe logjistike, burime njerezore) e Reformës nëDrejtësi si guri i themelit për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza gjithëdimensionesh e demokracisë dhe shtetit ligjor dhe deri tek shpalljet nongrata për politikanët tanë. Dihet që meangazhimin ndaj reformës në Drejtësi, prej më se pese vitesh, Amerika është ulur këmbëkryq, në të mirë të shqiptarëve. Ndryshimi i vetëm me atë kohë të 1919-tës,është se tashmë këtyre“Tri burrave të sotëm”, ështëAmerika që po ju qaset dhe Jo ata asaj, (së paku në dukje)dhe “të treve”, në mënyra thuajse krejt të ndryshme, Njërit, Të gjatit, është duke i dhënë votëbesim e mbështetje të hapur, siç do donin të ndodhte para 100 viteve; T. Eriksoni, Dako dhe Çekrezi! Burrit të opozitës, duke veçuar popullin opozitar dhe Partine Demokratike,(apo burravesiç përfshijnë disa edhe ish kryetarin e saj themelues), Amerika ia ka mbyllur derën apo ia ka përplasur disa herë mbi fytyrë, duke e lënë të zhgënjyer dhe me kokë mënjanë, paçka deklaratave publike se “e kemi mik të madh dhe strategjik, Amerikën”. Kjo përfaqësi, ka mbetur e zhgënjyer. Elektorati i saj, po se po. Kauza “për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, të pa vjedhura dhe të pa financuara nga paratë e krimit, u bë kaq e shpërlarë dhe bajate pas humbjeve tënjë pas njëshmeelektorale duke mos pranuar fare pluhur mbi veshë,të kujton fabulën e La Fontenit të dhelprës me rrushin. Një kërkesë që, duke pasur parasysh, mbështetjen Amerikane, Gjermane dhe mëgjerë ndaj Pushtetit, dhe situatën e demokracisë së brishte në vend, (duam s’duam ne)do ishte siç ndodhi edhe pas këtyre zgjedhjeve me njëmijë probleme(sipas OSBE-ODIR) serish një vërë në ujë.Për analogji, po hedh më poshtë edhe kërkesat e Çekrezit(në rolin e opozitarit të dikurshëm) në Senat para 100 e dy vitesh. Foli për zgjedhje edhe ai. Për të drejtën e votës…Si një njeri i lirë dhe që besonte tek demokracia e votës, ai iu drejtua senatit me këto fjalë: Ne duam që e drejta e votës (plebescite) të përhapet në Shqipëri në maksimumin e fuqisë. Njerëzit të jenë të lirë të flasin për veten. Ne jemi gati të jetojmë me verdiktin e tyre pavarësisht nëse na favorizon ose jo në kauzën tonë. A mos po kërkojmë shumë? Ende Konferenca e Paqes nuk duket të jetë e gatshme të pranojë këtë të drejtë elementare të shqiptarëve… Fatkeqësisht, Shqipëria nuk është e mbështetur nga asnjë fuqi e Madhe. Kjo është arsyeja që ne e kemi pritur me kaq mirënjohje lajmin e mundësisë së dëgjimit përpara këtij komiteti, i cili në sytë tanë, duket i paanëshëm. Çfarë presim nga ju është të mbështesni të drejtën e votës (plebescite) në çdo territor shqiptar. …Zoti Kryetar dhe anëtarë të nderuar! Tre milionë njerëz shqiptarë e vlerësojnë lirinë mbi çdo gjë tjetër dhe kanë luftuar për të ndër shekuj. Tani i kanë sytë nga ju, si mundësinë e fundit, për t’i mundësuar atyre të ushtrojnë të drejtën elementare të vetë-shprehjes, që i takon qenieve humane. A nuk i kanë edhe sot e gjithë ditën shqiptarët sytë nga Amerika për t’iu mbrojtur të drejtën e votës dhe lirisë? Kur, si para 100 e ca vitesh, Evropa, “ende nuk paska qënë fort e gatshme për një mbështetje të tillë ndaj nesh”?!….
Gazeta “Albania” për pritjen e T. Erikson, K. Çekrezit dhe K. Dakos në Senatin Amerikan
Por le të kthehemi edhe njëherë tek Senati Amerikan në atë fillim shtatori 1919. Eriksoni ia kushtoi fjalën e tij paraqitjes së shqiptarëve ashtu siç i kishte njohur: “Tek shqiptarët gjen virtyte të cilat do ishin të dëshirueshme për shumë popuj të përparuar. Propaganda sistematike i ka paraqitur ata si armiq të qytetërimit dhe plaçkitës, por kjo është një gënjeshtër… Ata janë inteligjentë, fisnikë, punëtorë, mikpritës… besnikë deri në vdekje. Të tillë popull kam njohur unë dhe jam krenar që sot po e përfaqësoj këtu”[2]. E, pra, a ka ende një fije virtuti, fisnikërije, inteligjence, etj prej kësaj klase politike të përfaqsuar nga këta Tri burrat e sotmë, për t’i hapur udhë dialogut, mirkuptimit, besnikërisë ndaj popullit dhe Shqipërisë, që të hyjnë në udhën e prosperitetit, punës dhe përparimit? Jehona e 2 shtatorit 1919, kur delegatët shqiptarë paraqitën mendimet e tyre përpara Komitetit për politikë të Jashtme të Senatit Amerikan, u përhap si valët e detit tek të gjithë shqiptarët. Të tre liderët: Erikson, Çekrezi dhe Dako shikoheshin me admirim dhe respekt të veçantë brenda dhe jashtë Amerikës.(Thua të kenë admirimedhe sot shqiptarëtndaj Tri burrave tanë?!)Megjithatë më e rëndësishmja mbetej deklarata e Eriksonit, duke pasur parasysh se ai ishte misionar amerikan në Shqipëri. Fjalët e tij: “dhe unë jam krenar që po i përfaqësoj këtu shqiptarët”[3] u bënë lapidar për çdo zemër shqiptare. Burri i Tretë i sotëm, duket se është në lojën, e kungulleshkës, “e ka kush e ka” dhe më së shumti bën plotësime. Dhe deklaratat e tij, në emër të kushtetutës, ligjit, kapërcimet pindarike të herë pas hershme dhe pozita e tij e rrëgjuar së brendshmi,edhe pas përgjigjeve Veneciane që s’pinë ujë askund, sot për sot, vetëm sa qëndrojnë si plotëza foljorë, sa për t’u regjistruar!? Nuk do më vinte mirë ta përqasja me Dakon, por ngjashmëria është preçize. “Dako bëri një deklaratë plotësuese, e cila u regjistrua në procesverbalin e mbledhjes së Senatit.”. A ka sot, pas njëqint vitesh, peshën e duhur, Amerika dhe misionarët e saj në fuqizimin e demokracisë shqiptare, të troshitur në këto tridhjet vite tranzicioni? Pyetja është kaq e thjeshtë dhe kaq inspiruese sa që, çdo shqiptar brënda dhe jashtë vendit, mbete me sytë nga Amerika. 100 vite me parë, kushte nuk ishin dhe aq të favorshme, pasi sipas Çekrezit qëiraportonte Delegacionit Qeveritar në Paris se “në Senat nuk kishte patur interes për çështjen tonë[4]. Madje ai arrinte në përfundimin se “mund edhe t’i shkaktohej dëm çështjes, duke u nisur gjithnjë nga pozicioni që mbante atë kohë Senati i SHBA-së, me që aktiviteti i tij ishte kundër presidentit Willson, kur ndërkohë ndihma dhe mbështetja ndaj Shqipërisë mund të pritej vetëm prej Qeverisë Amerikane”. Presidenti Willson, në këtë kohë kishte humbur shumicën në Kongres, ndaj “çështja jonë mund të kthehet në një çështje partish dhe në vend që të vinim vetulla do nxirrnim sytë.” Sot gjithcka duket në favorin tonë, me mbështetjen Amerikane, pavarësish emrave te ambasadoreve që vijnë tek rruga e Elbasanit. Mbetet të kemi sytë vetëm tek Tri Burrat tanë dhe sjellja e tyre. Sa do jenë ata të zot të shkelin në udhën e çelur para 100 vitesh, në raport më Amerikën, me Evropën, me demokracinë dhe me vetë popullin shqiptar të lodhur dhe të drobitur nga udha e gjatëe tranzicionit… Le të shpresojmë.
[1] Nasho Jorgaqi, “Jeta e Fan S Nolit”, Ombra GVG, Tiranë 2005, f. 369
[2] U.S.Senate, 66 Congress, I-st session, Hearing before the Committee on Foreign Relations, Sen, doc, no 106 Washington, 1919, f. 971-1011
[3] Haris Silajxhiç, “Shqipëria dhe ShBA në arkivat e Uashingtonit, Dituria, 1999, f. 99
[4] Beqir Meta, Federata Panshqiptare “Vatra”, Globus R, Tiranë 2002, f. 252, cituar AQSH Fondi MPJ, viti 1919, dos. 19, f. 62-65: Letër e K. Çekrezit drejtuar L. Bumçit, Washington DC, 3.11.1919