Shkruan: Prof.Dr.Mehdi HYSENI/ Një fjalë urtë popullore thotë: “Nga e thëna në të bërë, është një det i tërë”. Ose si thonë anglezët : “ From words to deeds is a great sea”.
*** Edhe pse A.Vuçiqit këta ia “kana” shumë, që edhe Amerika të jetë një aleat i Serbisë sikurse Rusia dhe Kina, mirëpo, ai, duhet të ketë parasysh faktin se ka për të kryr shumë “detyra shtëpie” për ta bindur Amerikën dhe aleatët e saj evro-perëndimorë, se Serbia vërtet e meriton që Amerikën ta ketë aleat të saj, A. Vuçiqi, së pari, duhet ta njohë Republikën e Kosovës, ashtu si e ka njohur Amerika. Ndryshe, Serbia nuk ka gjasa minimale që ta përfitojë Amerikën si aleat të saj ndërkombëtar.
*** Natyrisht, këtë do ta dëshironte shumë presidenti serb Aleksandar Vuçiq dhe Serbia, mirëpo, derisa Beogradi zyrtar nuk e njeh Reublikën e Kosovës, është e pabesushme dhe joreale, që Amerika të jetë aleate e Serbisë, ashtu sikurse janë Rusia dhe Kina.
Me gjithë ndihmën e deritashme ekonomike, tregtare, të bizneseve dhe të investimeve të ndryshme të Amerikës në Serbi (2001-2020), si dhe të marrëdhënieve të mira ndërshtetërore diplomatike midis Beogradit dhe Uashingtonit, sidomos pas nënshkrimit të Marrëveshjes ekonomike në Uashington, më 4 shtator 2020, ku presidenti Donald Tramp me emisarin e tij shtetëror Richard Grenell për Dialogun e Brukselit të palëve negociuese serbo – shqiptare (Beograd-Prishtinë) inkurajoi dhe mbështeti presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe kreyeministrin Avdulla Hoti, që të nënshkruanin marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, kjo nuk do të thotë se tani, pas 4 shtatorit, Amerika “është bërë aleate e Serbisë”, ashtu sikurse është prononcuar naivisht A. Vuçiq : “Me gjithë standradin e dyfishtë, Serbia nuk ka rrugë tjetër përveç rrugës evropiane, të cilën, duhet ta vazhodjë dhe, njëkohësisht t’i ruajë aleatët dhe miqtë e vet tradicionalë siç janë Rusia, Kina dhe SHBA-ja”.( https://www.novosti.rs/vesti/politika/922750/vucic-srbija-nema-bolji-put-evropskog).
Edhe pse presidenti A.Vuçiq Amerikën e konsideron si aleat të mundshëm, duke i riparuar dhe, duke i ngritur marrëdhëniet dhe lidhjet në shkallën më të lartë ndërshtetërore, jetësimi në praktikë i kësaj skeme strategjike nuk është fare e lehtë, sepse derisa Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës (17.02.2008), ashtu siç e ka njohur Amerika dhe më se 100 shtete të tjera të OKB-së, as presidenti Aleksandar Vuçiq, as Serbisa nuk mund të llogarisin e as të shpesojnë se Amerika do bëhet aleat i tyre. Kjo nuk do të ndodhë pavarësisht nga dëshira e presientit A. Vuçiq, si dhe nga shkalla e tanishme e marrëdhënieve diplomatike të Beogradit me Uashingtonin.
Në Bruksel nuk do arrihet kurrfarë kompromisi politik mes Beogradit dhe Prishtinës, nëse Serbia nuk e njeh Republikën e Kosovës !
Kjo nuk e vështirë për t’u ditur, sepse qe 8 vjet presidenti serb Aleksandar Vuçiq me fanatizëm mbron konceptin strategjik të politikës, të diplomacisë dhe propagandës së regjimit të Slobodan Milosheviqit, të Kishës Ortodokse Serbe, të Akademisë Shkencave dhe të Arteve Serbe të Beogradit, si dhe të “Velika Srbija” të Vojislav Sheshelit, se “Kosova është e Serbisë”. Kështu thuhet edhe në Kushtetutën e Republikës së Serbisë së vitit 2006.
Prandaj, ata liderë politikë me medium e tyre të verdha ditore, që po propagandojnë se Serbia do ta njohë Kosovën me të përfunduar Dialogu i Brukeslit, janë duke parë “ëndrra duke ecur”, përkatësisht janë duke e mashtruar dhe dezorientuar popullin shqiptar në Kosovë, që ai t’u japë ndonjë “dritë të gjelbër” përfaqësuesve të vet në qeveri apo në parlament, në mënyrë që të bëjnë ndonjë “kompromis të dhembshëm” , të keq, të dëmshëm dhe katastrofik për fatin e Kosovës shqiptare.
Mirëpo, kjo nuk do të ndodhë, nëse Serbia nuk e njeh Kosovën brenda kufijve të sajt ekzistues. Këtë pazar të keq-anipavarësi dhe antisovranitet territorial dhe shtetëror të Kosovës, do ta prishë Lëvizja Vetëvendosje së bashku me popullin, i cili nuk do të lejojë copëtimin e territorit të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë, ashtu si i konvenon politikës kolonialiste dhe neokolonialiste të saj.
“Kompromisi” sipas “syzeve diplomatike” të presidentit A. Vuçiq !?
Ende pa u arritur Marrëveshja e Uashingtonit (4 shtator 2020) për normalizimin e marredhënieve ekonomike mes Prishtinës dhe Beogradit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq që në mbledhjen trilaterale në Bruksel (16 korrik 2020), ku veç palëve negociuese serbo – shqiptare të Serbisë dhe të Kosovës, morën pjesë edhe ndërmjetësit e BE-së, Zhosep Borell dhe Miroslav Lajçak, pati deklaruar se gjoja “pala negociuese shqiptare me kryeministrin Abdulla Hoti në krye, nuk i kanë të qarta temat për të cilat duhet biseduar, duke qenë se kryeministri Hoti 20 herë përsëriti sintagmën ‘dy shtete’. –E, çfarë, do bëhej nëse, edhe unë do përsërisja çdo herë ‘ një shtet dhe një krahinë autonome. Kjo do të thoshte se ndokush ka ardhur këtu jo të bisedojë, por të mendojë se ekziston mundësia për ndonjë nënçmim të rëndë, që të pranohet ajo çfarë është në interesin e tyre.”
Së pari, ky është një budallallëk apolitik i Vuçiqit, i cili kurrë nuk do ta shpierë drejt BE-së dhe Amerikës, pa e njohur de fakto dhe de jure shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës, edhe pse sipas Kushtetutës në fuqi të Serbisë, “Kosova është krahinë e Serbisë”(2006), Kosova është shtet i pavarur, ashtu si Serbia , edhe pse Kosova ende nuk është e njohur nga OKB-ja, si rrjedhim i VETO-s së Rusisë dhe abstenimit të Kinës, që duke favorizuar kolonializmin gjenocidal dhe hegjemonizmin e Serbisë, duke u mbështetur në Rezolutën 1244 të KS-së të OKB-së (10.VI.1999), e cila nuk e njeh shtetin e pavarur të Kosovës. Mirëpo, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e së OKB-së, në bazë të Opinionit të saj këshillëdhënës e njeh Republikën e Kosovës (22 korrik 2010), duke vlerësuar se, është shpallur në përputhje me parimet dhe me normat e së drejtës ndërkombëtare.
-E tërë kjo gjendje faktike dhe juridike, do të thotë se Kosova është shtet i pavarur, edhe pse këtë nuk e njeh Beogradi zyrtar. Mirëpo, kjo është çështje e brendshme politike e Serbisë, jo e së drejtës ndërkombëtare , siç ka konstatuar në mënyrë të argumentuar dhe me plot të drejtë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Pra, në rastin konkret, presidenti Serb A.Vuçiq nuk ka pse ta kritikojë kryeministrin Avdullah Hoti, pse ai “20 herë e paska përsëritur togfjalëshin-DY SHTETE”. -Hoti, shumë mirë ia paska qëlluar, se vërtet Kosova dhe Serbia janë dy shtete, pavarësisht kundërshtimit të gabuar të Vuçiqit, i cili, sikurse dikur kryekrimineli Slobodan Milosheviq, ashtu edhe sot krimineli Vojislav Sheshel nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran jashtë Serbisë kolonialiste.
Mirëpo, kryeministri A. Hoti ka të drejtë dhe, sipas Kushtetutës, është i detyruar të shprehet, se Kosova dhe Serbia janë dy shtete të barabarta, edhe pse nuk janë të barabarta në OKB, sepse Rusia dhe Kina kanë bllokuar ndryshimin e Rezolutës 1244 në Këshillin e Sigurimit të OKB-s. Mirëpo, kjo nuk do të thotë se Kosova nuk është shtet i pavarur nga Serbia, edhe pse kjo, Rusia, Kina, Greqia, Sllovakia, Rumania, Spanja dhe gjysmëqiproja greke nuk e njohin Republikën e Kosovës.
Prandaj, kështu, si Avdullah Hoti, “edhe SHBA-ja, edhe shumica e BE-së, Kosovën dhe Serbinë i konsiderojnë si dy shtete të pavarura”. Këtë e ka deklruar vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq” . (Shih në: https://www.blic.rs/vesti/politika/vucic-i-sad-i-vecina-eu-srbiju-i-kosovo-posmatraju-kao-dve-nezavisne-drzave/fh2t0cj).
Andaj, Aleksandar Vuçiqit nuk ka pse t’i “dhembë koka” ,dhe, pse të “ndihet alergjik” ose “ i nënçmuar”, kur ulet përballë Hotit, dhe nga ai dëgjon akuzat e tij të drejta dhe të argumentuara se “ shqiptarët janë viktima e serbët kriminelë, se ne duhet t’i paguajmë reparacionet e luftës…, se Kosova është shtet etj. Të gjitha këto i kam hedhur poshtë, duke mbyllur çdo bisedë lidhur me to.” !?