”Sot e perfundova së lexuari ” Kryqtari i fundit – Gjergj Kastrioti Skënderbeu” nga Virgjil Kule. Ç´të them ? Duhet te jemi të lumtur qe i kemi të ngriturit si Virgjili e që e shkruajnë historine ashtu si duhet, e nuk mvaremi nga përdredhjet e qëllimta të të huajve. Te lumt Virgjil , që na e dhe knaqesinë e te qenurit pasardhës të Skënderbeut .( fxh)
***
Nga Fahri XHARRA/
”Kur janë mbushur 544 vjet nga vdekja e një prej figurave me te rëndësishme te historisë shqiptare, Skënderbeut, gazetari Virgjil Kule sjell një botim te ri për jetën e heroit tone kombëtar. Edhe pse tashme janë shkruar rreth 600 botime për Gjergj Kastriot Skënderbeun, gazetari Kule ne emisionin “Intervista” thekson se libri “Kryqtari i fundit” synon ti japë një dimension te ri te kësaj figure, jo vetëm si luftëtar, por veçanërisht si politikan e diplomat. Gazetari Kule i cilëson te neveritshme debatet qe zhvillohen rreth figurës se Skënderbeut, e veçanërisht ato qe lidhen me kombësinë e tij, debate qe sipas Kules, i prodhojnë njerëzit e ceket. Skënderbeu vdiq ne 17 janarin e vitin 1468 dhe libri i Virgjil Kules synon te hedhe drite mbi aspekte te jetës se tij, duke filluar nga arsimi ne Turqi, tek kthimi ne Shqipëri, martesa ne moshën 46-vjeçare e deri tek momenti i vdekjes. (Tv “intervista”)
Sa tmerruese është kur nga vetë goja e t`tanëve dalin fjalë që s`i kanë hije një kombi të civilizuar ,për emblemën e shqiptarisë , Skënderbeun. Të pa matur , qëllim keqinj , vetëmohues mundohen të çpikin të pa qena për te , vetëm e vetëm të na zhbëjnë si komb, dhe me një dëshirë të kemi një histori pa heronj . Populli pa histori ,nuk është popull , por është i destinuar që të zhduket. E jo!
Gazetari Virgjil Kule vjen për publikun me botimin e tij të parë “Kryqtari i Fundit”, një libër historik kushtuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut. (”Shqip”) ku sipas tij ” është përpjekur të shpjegojë disa nga domethëniet e veprimeve të Skënderbeut”
”Përderisa ka ende hapësira veprimi për të ashtuquajturit “çmitizues”, mendoj se ende nuk është shkruar mjaftueshëm për Skënderbeun. Mbi të gjitha nuk janë prekur ende sa duhet “indet e buta”, pikërisht ato që i japin zhdërvjelltësi skeletit të njeriut. Ato ndodhen në shumë zona të trupit, por unë jam përpjekur të prek diçka nga truri, nga mekanizmi që prodhonte idetë, planet dhe strategjitë e Gjergj Kastriotit.” thot Virgjili. Ne jemi krenar që ; “Bashkë me ambicjet, aftësitë, talentet dhe, ndoshta, imperfeksionet e veta si qenie njerëzore, Skënderbeu kishte aftësinë jo vetëm për të parë më larg se të tjerët, por edhe për t’i dëshiruar gjërat më fortse të tjerët. Ai nuk synoi të devijonte rrjedhën natyrale të ngjarjeve, por, me veprimtarinë e tij, u bë një interpretues i ndërgjegjshëm pikërisht i asaj rrjedhe natyrale, duke gjetur brenda saj një rol për faktorin arbëror. Ai do t’i vinte të gjitha, si pjesën e vet njerëzore të zakonshme (ambicie, ëndrra etj.), ashtu edhe pjesën e jashtëzakonshme, atë gjeniale (vizion, qëllim, objektiv) në shërbim të nevojave të shoqërisë europiane (ku bënte pjesë edhe populli arbëror) për t’i rezistuar dyndjes osmane. Në këtë proces tejet të mundimshëm Skënderbeu do të kryente aktin madhor të legalizimit në histori të së drejtës së popullit shqiptar për të qenë pjesë e familjes europiane.”
Pikërisht Virgjil Kule në kët libër na i përshkruan vramendjet e Skënderbeut për mënyrën e zbatimit të këtij procesi.Virgjili na e spjegon që “Ka të bëjë me ndërtimin e historisë mbi bazë njësish horizontale kronotopike (kohoro-hapësinore). Si në një skaner që lexon shtresa me trashësi të ndryshme, edhe unë kam bërë prerje të realitetit mbi bazë njësish me “trashësi e shtrirje” vjetore. Pra, duke pasur në qendër të vëmendjes Skënderbeun, kam bërë një prerje horizontale të kohës dhe hapësirës së çdo viti të veprimtarisë së tij, duke lexuar aty, si në sipërfaqen e prerë të një peme të trashë, kompleksitetin e ngjarjeve, lidhjet midis tyre, fenomenet shkak-pasojë, aktorët dhe faktorët etj. Njësia kohoro-hapësinore “vit” përbën kështu hallkën e një zinxhiri me 25 të tillë. Çdo hallkë pastaj qëndron në vendin që i takon, duke i pasur sa më të plota ngjarjet e veta, rolin e Skënderbeut në to, rolet e bashkëkohësve dhe ndërveprimet midis tyre. Kemi të bëjmë me 25 libra më të vegjël (ditarë vjetorë) që nuk mund të radhiten kurrsesi ndryshe. Pra kemi një Skënderbe ngushtësisht kronologjik. Në rast se duam një zinxhir të fortë të historisë është më e frytshme të ndërtojmë hallka të veçanta gjithnjë e më të forta dhe jo thjesht të bashkojmë dy a më shumë zinxhirë të tjerë. E tëra në vetvete është gjithmonë më e përsosur se sa shuma aritmetike e pjesëve të veçanta të saj. ”
Skënderbeu ishte politolog, gjeopolitolog , poliglot , strateg dhe mbi të gjitha Arbër .”Libri më shumë se për ngjarje flet për proçese. Në qendër të tij është një politikan, diplomat, burrë shteti e strateg ushtarak i nivelit shumë të lartë që i drejton këto proçese. Pra nuk janë ngjarjet, por proçeset ato që i flasin të sotmes. Në rrethana historike nga më të ndërlikuarat dhe më të pafavorëshmet për trojet shqiptare, Gjergj Kastrioti hartoi dhe zbatoi një projekt politik të guximshëm, nëpërmjet të cilit i dha mundësi popullit shqiptar që të bënte një kërcim spektakolar në histori dhe të ri-legjitimonte të drejtën e tij për të qenë i pavarur dhe vetvendosës.”( Virgjil Kule ne intervisten dhënë Muharrem Sfarqës )
Ai për të cilin duhet ngritur një institut studimor më vete dhe duhet gërmuar pafundësisht në dokumentacion – krenaria e vërtetë e kombit tonë, jo thjesht në kuptimin simbolik, por edhe në kuptimin e krijuesit të bazave të një shkolle kombëtare për të ndërtuar respektin ndaj vetes si shqiptarë dhe për t’ia imponuar atë të tjerëve. Në çdo kohë i janë nevojitur shqiptarëve lidera si Skënderbeu, por mjerisht ata kanë qenë shumë të rallë, madje edhe të pakrahasueshëm me figurën komplekse te Skënderbeut.
“Ka popuj në kufijtë e botës së qytetëruar që janë të njohur në përgjithësi në publik vetëm nëpërmjet emrit, por që e meritojnë të njihen më gjerësisht, bazuar në fatet, të bëmat dhe cilësitë që shfaqin.” e këte po e bënë Virgjil Kule
PS: (Virgjil Kule me Skënderbeun e tij do të jete me :15 mars – Cleveland, 16 mars – TroyMichigan, 21 mars – Filadelfia, 22 mars New York.)