Nga Ilir Levonja/
Kemi për Kryeministër babain e absurdit dhe të paradoksit. Rekordmenin e bojkotit. Kampionin e mëndjemadhit provincial. Njeriun që zuri të votojë atëhere kur e thirrën nga Parisi (1998)për të marrë postin e ministrit të kulturës. Dhe që nga ajo kohë votoi vetëm veten. Sot ky njeri u tregon gishtin qytetarëve duke u thënë se mos u ankoni nesër nëse nuk votoni sot.
Kemi për Kryeministër njeriun që u tall dhe e ka si etalon fjalën katunar. Që sillet si një katunar modern. Si nga ata të parët që panë Greqinë, apo Italinë pas viteve ’90-të. Dhe se sot na tregoi se si reforma për shpërbërjen e kësaj gjuhe fyese apo denigruese për tjetrin. Atë më hallexhiun e atij vendi. Katundarin. Fillon nga ai. Nga Surreli i qytetarizuar vetëm pse ka ndërtuar një vile Kryeministri. Kemi për Kryeministër njeriun që u kërkon llogari gazetarëve. Për mos pjerrëmarrje në fushatë. Në frontin ku fliste ai. Që i qorton. Ndërkohë kur është bashkëfajtor i paradoksit të paraqitjeve të veprimtarisë së partive politike, fushatës, përmes kasetave që dergojnë partitë. (Neni i Kodit Zgjedhor etj). Ndërkohë kur u bë dominant i botës virtuale. Ndërkohë kur ndan me lopatë reklamime webeve virtuale. Kemi për Kryeministër njeriun që sipas shtypit nga ana e tij, paska sjellur si risi fushate, mos prerjen e shiritave të inagurimit. Ndërkohë babai i absurdit dhe i paradoksit u reklamua për çdo grime ore duke u treguar shqiptarëve se si sistemohen sheshet. Se si mund të hidhen në telajo qëndrat urbane me histori të reja palmash. Kemi për Kryeministër babain e absurdit . Flet për reforma të thella. Ndërkohë ndihet deri në rrënjët e çdo qimeje trupi, kthetrat e çensurës. Të blerjes së shtypit. Të një kaste gazetarësh. Të krijimit të një shkolle gazetarësh. Që I ngjajnë shpurës së një pashai Turqie. Të aftë të shpikin argumentë për të drejtën legjitime të Kryeministrit. JO atë të gjynafqaren shenjtërinë e profesionit. Që akoma nuk e kanë kuptuar se po e vdesin atë profesion. Në atë vend. Duke iu shmnagur fateve të popullit. Duke mbajtur pezull gojët eprorëve banalë. Kemi për kryeministër babain e absurdit. Ai që thotë se më në fund, kjo është fushata e vërtetë. Ndam administratën nga politika. Ndërkohë kur e tërë bota virtuale e internetit. U ça tej e tej duke dhënë pamje nga angazhimi me listë emërore. Me firmë në fushatë. I çdo personi që shënon emrin në borderonë e shtetit. Ndërkohë kur edhe ai është vet një pjesëmarrës aktiv I botës virtuale. I tillë…, ose një nga ata që shikon vetëm numrin e klikimeve në statutet e veta. Kemi për Kryeministër njeriun absurd, që thotë boj ça du unë.., që vendosi me gisht klasifkimin e epokave të historisë. I urtësoi dhe nevrikët, veteranët. Që bën festival paralele me ngjyra folklorike nga Partia Socialiste. Ajo që fillon nga çasti kur u shpall ai kryetar. Që bën panaire librash paralele. Dhe ndan çmime, vlerësime, sponsorizime për ata që pëlqejnë vetëm mëndjen e tij. Kemi për Kryeministër babain e paradoksit…, lavdëron ata që bastardoi dje.Madje qeveris’ me ‘ta. Madje me fuqi familjare. Që e kanë të dejtë legjitime të qeverisin familjarisht. Edhe pse tallen me dinastitë e historike të së mjerës Shqipëri. Ka pas vetes, të gjithë ato televizione që i kishte kundër dje. Duke ua mbushur mëndjen me vështrim të rreptë bashkëluftëtarëve të djeshëm. Qënieve të dhëmshura. Që duhet vetëm të flasin për largëpamësinë e tij. Duke shtrydhur deri në pikën më të fundit, talentin nga vetja.
Megjithatë, të lumtur. Çdokush aty. Eshtë kthyer një ushtar i bindur i njëshit. I kohës së re. Për të cilën nuk e kanë asgjë të rrihen, përdhosen, shahen. Për progresin e babait të absurdit. Për glorifikimin e politikës së re. Ekonomia e Shqipërisë është partia.