Nga K. P. TRABOINI/
Fare pak flitet për një figurë që është anatemuar e mallkuar aq shumë në të gjallë të vet, një kalvar i vërtetë i shkaktuar prej “të vetëve”, bashkëidealistët e komunizmit, flitet pak ose aspak për deziluzionet historike me qënë se ne si shoqëri shquhemi për dritëshkurtësi dhe harrim. Është Zef Mala ai i ka sjell Shqipërisë një dem kolosol e të pa riparueshem mbase për një shekull me krijimin e grupit të parë komunist. Por ndoshta është ndër të vetmit pendesëtar të ideologjisë utopike, ndërkohë vrastare, duke thënë se, neve që sollëm farën e komunizmit në Shqipëri kurrë nuk do të na falë populli shqiptar. Problemi është se, përderisa po reabilitohen e lartësohen gjithçfarë soj plehrash në historinë tonë, që i kanë bërë gjëmën këtij vendi duke e përgjakur, pse duhet të lënë pas dore Zef Malen? Ky vend ka një dashuri përverse me varret e pushtuesve dhe tradhtarët e vet që e kanë katandisur si mos më keq të mjerën Shqipëri. Jepini pak lavdi edhe këtij Zefit të vogël dhe erudit ….se të paktën ai e pagoi me vuajtje deri sa edhe vdiq në burg prej shokëve të vet të idealit komunist të cilet u treguan mizorë ndaj atij që e pruri i pari flamën e idealit të tyre mjeran në Shqipëri, pa patur nevoje t’ia delegojnë pejanit Ali Kelmendi që nuk kishte asnjë influencë në Shqipëri vec bridhte si muhaxhir sa në Rusi në Francë ku dhe gjeti vdekjen pas një operacioni në stomak, por mjekët nxorren si shkak tuberkulozin se ishte hjekakeq ndërkohë Zef Mala përballej me dinjitet me gjyqet e qeverisë zogiste që e dënoi me 10 vjet burg. E dënuan dhe italianët në vitin 1939, sepse ishte një antifashist i vendosur, por arratiset nga burgu. Merret me veprimtari antifashiste në Shkodër. E arrestojnë sërish dhe meqë e konsiderojnë element të rrezikshëm për fashizmin e dërgojnë per vuajtjen e dënimit në ishullin Shën Stefanit nga viti 1940-1943. Megjithese Zef Mala ishte me lëvizjen antifashiste në Pezë, Enver Hoxha gjeti vend e kohë të udhëzonte Nako Spirun më 4 prill 1944 që të ekzekutonte Zef Malën, por ketë veprim e konsideruan të nxituar dhe nuk ja zbatuan urdhërin. Sa kohë që ishte Tuk Jakova ndër udhëheqësit e Partisë Komuniste, Zef Mala kishte arritur ti shpëtonte persekutimit, por me rënien e dënimin e Tuk Jakovës, komunistin katolik shkodran nuk kishte më njeri ta merrte në mbrojtje nga urrejtja që kishte Enver Hoxha për të. Por jo vetëm për Zef Malen e Tuk Jakovën që i anatemonte herë pas here në fjalime delirante, por edhe për mbarë katoliçizmin shqiptar ndaj të cilit ushtroi gjenocit të egër, por që nuk konsiderohet i tillë nga pinjollët e monizmit, që kanë zënë vend në Akademi e Institutet shqiptare si historianë. Sikur të kenë edhe ata të njëjten urrejtje si Enver Hoxha ndaj eruditit Zef Mala dhe katolikëve në përgjithësi. Më këtë urrejtje patologjike enveriste është e natyrshme që Zef Mala te denohej. Ne periudhen partneritetit terrorist e dyshes Enver – Koçi Xoxes Zef Mala arrestohet e burgoset si anti sllav. Zhdukja e Koçi Xoxes në rivalitet me Hoxhën, sikur e lehtësoi pak sa gjendjen e Zef Malës që e nxorrën nga burgu. E caktojnë drejtor të Arkivës së shtetit kur bëri një punë shkencore plot pasion në mbledhjen e skedimin e materialeve historike sa mund të konsiderohet themelues i Arkives së Shtetit Shqiptar. Por kjo nuk mund të shkonte gjatë sepse urrejtja e hienes Enver Hoxha e ndiqte hap pas hapi. I mbetur pa mbrojtje, për Zef Malen rinisi kalvari i burgjeve të komunizmit që e çuan deri në verbim dhe vdekje në moshën 64 vjeçare, më 31 dhjetor 1979. Dhe e dini me sa vite burg është dënuar në jetën e tij Zef Mala, plot 60 vjet. Të cilat po ti bënte të plota duhet të ishte burgosur që kur ishte 4 vjeç në lagjen “Skanderbeg” të Shkodrës. Në urrejtjen patologjike ndaj tij bashkoheshin pushtuesit, fashistët, komunistët, enveristë, titistët dhe stalinistët. Të gjithë kundër Zef Malës që ishte i pari që përhapi e organizoi celulat e para komuniste në Shqipëri, veprim për të cilën ai me bindje të plotë mallkoi veten. E kam taku e kam fol me të rastësisht në Gjirokastër tek Hotel Sopoti, pa e ditur kush ishte ai plak i vogël me pallto të zezë e me gjyslykë të trashë si xham kavanozi. Kur po regjistrohesha për hotelin, nënpunësi brenda sportelit me pyeti: A e di me kë fole. Jo i thashë. Ke folë me revisionistin Zef Mala. U preva e mendova mos ishte ndonjë rreng spinesh. Gjirokastriti qeshi e me tha se është i mbaruar. Nuk merret njeri me të. Por në të vërtetë nuk shkoi as viti dhe u muar vesh se e kishin arrestuar dhe kishte vdekur në burg i mjeri. Enveri kishte dëshirë të shfrenuar me i pa të vdekur shokët e idealeve komuniste. Ishte pikërisht ai, diktatori, i cili përpiqej ta terratiste emrin e Zef Males duke mos i dhene anjë atribut veç titullimit tipik armik i partise dhe antimarksist i çoroditur. Ndikuar prej kesaj flame, shpesh shtrohet pyetja, Zef Mala apo Qemal Stafa? Për të plotësuar njohurit rreth G.K.SH. (Grupi komunist i Shkodrës) po shtojmë se ka një keqkuptim mbi rolin e Qemal Stafës në grupin komunist të Shkodrës. Qemali ka qenë një çunak gjimnazi kur Zef Mala kishte kishte nisur të përhapte idetë komuniste në Shqipëri. Zef Mala e ka afru në G.K.SH. gjimnazistin Qemal Stafa në vitin 1937, kur Qemali ishte 17 vjeç. Por propoganda enveriste meqë donte ta ulte figurën e Zef Malës. Ndërkohe që shkrimtari Petro Marko e vlerësonte Zef Malen si “mikun im i dashur Zef Mala, njeri shumë i kulturuar, sistemi pra nxirrte njoftime mashtruese sikur grupin e drejtonte Qemali dhe furrtari i pa shkollë Vasil Shanto. Zef Mala ishte intelektual, njohës i shumë gjuhëve, kishte bërë dy vite universitet në degën e filozofisë në Austri, botues revistash e gazetash, ndër më të njohurit e kohës së vet, botues i broshurës së parë komuniste në Shqipëri “Buletini jeshil” në 2 numura. Në fund të fjalës, kur Zef Mala hartonte programe dhe shkruante artikuj e analiza për kontraditat në shoqërinë shqiptare, Qema Stafa sajonte hartime shkollore. Dhe mediokrrit e komunizmit, një thënie të një shkrimtari të madh gjerman, F. Shiler, të rekomanduar nga mësuesi Skënder Luarasi si temë hartimi, ende ja atribuojnë Qemal Stafës. Kësaj i thonë kodra mbas bregut. Prandaj jepini Zefit çfarë i takon Zefit dhe Qemalit çfarë i takon Qemalit. Le ti fryjnë e shfryjnë sa të duan megafonët e ndryshkur të politikës, të dyve kusurin ua ka dhënë historia. Mësimin dhe pësimin. Aq me tepër kur Zef Mala me dinjitet ka pohuar atë që të tjerët as nuk kanë patur guximin ta mendojnë. Po cili ka qenë konkluzoni i jetës së Zef Malës? E thotë vetë ai si testament historik që ja vlenë ta kujtojmë e të mos e harrojmë: “Ne, që kontribuam në përhapjen e kësaj kolere të zezë, e cila lindi zi, lot, gjak dhe helm brenda zemrave të njerëzve e u solli shumë vuajtje, jemi ata që duhet të gjunjëzohemi dhe me zemër të hapur të kërkojnë falje”. Askush me shumë e më mirë se Zef Mala, me idealet e rreme e pësimet e disfatat që pati në jetë, nuk e kuptoi çfarë në të vërtetë ishte thelbi i komunizmit: kolerë, zi, lot, gjak, helm në zëmrat e njerëzve e popujve që hoqën kalvarin e dhimbjeve pa mëshirë e pa cak.