
Ornela Radovicka
Qëndra Albanologjike mbi Gjuhën dhe Kulturën Arbëreshe themeluar nga At’ Bellusci 1980 /
Në ditën e lamtumirës për në përjetësi Arbëreshi Kollos At’ Antonio Bellusci u nderua me lot e lule nga populli i tij Arbërsh, Kosova, Diaspora Kosovare, emigrantët shqiptar që janë përqark. U nderua nga personalitete të Kishës Bizantine, Latine, metropolit arvanitas, si edhe përfaqësues ardhur nga dispora e Amerikës, Kanada, nga Eurpoa dhe asnjë Përfaqësues fizik nga Istitucionet e larta, Qeveritarë shqiptare. Kosova dergoi përfaqësuesin e saj të Lartë, Z. Vehbi Miftari, Kreu i Missionit në Kossovë pranë Selisë së Shenjt. Kosova prezantoi denjësisht edhe me dasporën e saj. Ishin Përfaqësuesit e Lidhjes së Krimit dhe Shkrimtarëve me Kryetar Z. Jupolli e sekretar Z.Thaqi, nëpërmjet dy gjigandëve; Miku Rexhep, i pa lodhur, e mik Hazir Mehmeti, të cilët me lot në sy, të lodhur, të rraskapitur, mbrritën në mënyrë dinjtoze në atë kishë madhëshore ku prehej trupi i At Belluscit. Nga Shqipëria erdhën dy persona: Zonja Brizida Gjikondi, përfaqësonte Shoqatën e saj Tamara dhe i Z. Franco Calimà, Përfaqësuesi i Shoqatës në Tiranë Pal Engjëlli, Miq të të denjë të At Belluscit të cilët e kanë mbështetur me zemër dhe vepra At Bellusci i cili edhe ai donte shumë! Në rrjete sociale i vetmi Istitucion që nderoi për punën e tij At Belluscin ishte Qëndra e Studimeve dhe Publikimeve mbi arbëreshët me Drejtuesen e saj Prof Diana Kastrati, vajza e mikut të tij ngusht studiuesi Prof Jup Kastarati.
Me shumë dashuri, afekt përjetuam ngushëllimin Federatës Pan-Shqiptare Amerikës dhe e Gazetës “Dielli”, miq të hershëm të At Belluscit, qe falë mbështetjes së tyre, ne sot bëjmë divulgimin e kulturës arbërshe, dhe mbajmë gjallë botën dhe gjuhën arbërshe edhe në Diaspore. Padre Gabriele, i cili krynte funksionin funebër të At Bellusci Përshëndeti Federatën Pan Shqiptare dhe gazetën Dielli, midis 12 delegazioneve, prezent fizikisht në këtë ceremoni.
Vatra dërgoi telegram ngushëllimi:
“Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra dhe gazeta Dielli shprehin ngushëllimet më të dhimbshme për ndarjen nga jeta të një shqiptari të madh me kontribute të jashtëzakonshme kombëtare, i paharruari At Antonio Bellusci. Një mik i madh i Vatrës, Diellit e shqiptarëve të Amerikës.
Klerik, misionar dhe atdhetar i shquar i shqiptarizmës.
I përjetshëm në zemrat e çdo shqiptari.
Nderim përherë jetës dhe veprës së tij.
Lusim Zotin për shpirtin e tij.
Me dhimbje
Kryetari i Vatrës
Dr. Elmi Berisha”
Kush ishte At’ Bellusci
AT Belleusci Profesor Doktor,studiues, hulumtues i botës arbëreshe dhe asaj arvanitase.
Autor i 25 veprave shkencore mbi kulturën, etnografinë, historinë arbëreshe.
At Bellushi Mik i Ernest Koliqit. Furnizonte Ernest Koliqin me materiale arbëreshe i cili i publikonte tek Shejzat.
Priti, studiues, shkenctarë gjuhe, historian në vatrën e tij. Iu hapi derën si vëllezër atyre dhe bashkpunoi me ta, dhe për këtë Eqerem Cabei i dorëzon At Bellushit Honoris Causa.
Priti refugjatë e Shqipërisë në vitin 1990-1991. I ndihmoi të sistemonte dhe për këtë flasin faqet e Revistës Lidhja botuar në ato vite.
I vetmi pjesëmarrës arbëresh në Kuvendin Ilir më 1972,( mbi të gjitha një Prift, në kohën e rregjimit kur shteti deklarohej ateo\ laik) e ndaluan të shkonte me avion, por At bellusci merr makinën e tij dhe niset Nga Bari, me traget në Tivar, dhe hyn në Shqipëri nga Hani Hotit!
Hulumues në terren për 40 vjet tek arvanitasit e Greqisë/
Arkivi i tij me mijëra e mijëra kasata incizimi mbi arbërorët e Greqisë si dhe mbi 2500 fotografi.
Është Autor i listës së 920 fshatrave arvanitas me toponimet e tyre origjinale, ku janë rregjistruar dhe incizuar më tepr se 3000 persona.
Bashkepunoi me Arisidh Kollja, Vagjel LLjapi, Jorgo Mihas Marugas e shumë arvanitas të tjerë, që ruajtën dhe ruajnë identitetin e tyre arbëror! Në Gerqi ndalohet tre herë, arrestohet dhe lëshohet falë Metropolitëve arbëresh në Greqi.
Themelues i revistës “Vatra jonë” 1963
Themelues i revistës Internacionale “Lidhja”, 1980
Themelues i Qendrës albanologjike, 1980
Themelues i Bibliotekës A. Bellusci 1960.
Hapi shkollën e parë për Fëmijët shqiptare në diasporë pranë bibliotekës së tij në vitin 1994
Né 1973 rikthehu nga ritin Latin në Rit bizantin arbërshëve të Falonara Albanese, një akt unik. ( mund ti rikonvertosh një person ose disa por jo një fshat të tërë)!
Mbrojtësi i Çështjes së Kosovës, duke qenë i pari që në 1989, kur Kosova dikutohej ende për Shkelje të të Drejtave të Njeriut, dhe At Bellusci hodhi tezën Kosova Republikë!
Ishte i pari që në vitet 1998-1999 luftën ndaj Kosovës e konsideroi një gjenocid, dhe i dedikoi po në këtë vit artikuj si edhe kopertinën e Revistës së tij “Lidhja” kësaj tragjedie bërë popullit kosovar.
At Bellusci ishte i vetmi Antar Nderi i Lobit Lidhja shqiptare- amerikane Amerikan themeluar nga Ish senatori amerikan arbëreshi Dioguardi për çështje e Kosovës.
Puna dhe veprimtaria e tij është nderuar me:
Medalje Presidenciale nga Presidentja e Kososovës Vjosa Osmani
Medalja Naim Frashëri me urdhër të Presidentit Të Republikës së Shqipërisë
Medalja Lidhja e Prezërenit nga Presidenti Ibraim Rrugova
Medalja e Nënë Terezës
At Bellusci në thjeshtësinë e dashurinë e e tij punoi për ruajtjen e gjuhës, kulturës tek arbëreshët e Italisë, zgjoi ndjenjat arbërore të arvanitasve përforcoi dhe rriti ndërgjegjen kombëtare tek shqiptarët e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si edhe Diasporës shqiptare kudo që ndodhen shqiptarë, që ata mos të harrojnë gjuhën shqipe. Çdo gjë që rrethonte botën arbërore At Bellusci është atje, i pa lodhur, energjik si një gurrë e pashtershme për kombin arbëror.
I përjetshëm kujtimi, nderimi dhe vepra e At’ Antonio Bellusci
Në Vijim disa imazhe mbi ceremonin e Varrimit të At Belluscit
Foto Maji 2024
Kreu funksioni e ceremonisë vdekjes Zoti Gabriele
Peshkopi i Eparkisë së Ungrës Donato Oliverio
Përfaqësuesi i Kreut të lart për missionin e Kosovës pranë Selisë së Shenjtë të Vatikanit. Z Vehbi Miftari.
AvvTommaso Bellusci eKryetari i Komunës Angelo Catapano, e Kryetari i komunës së San Cosmo Albanese.
Presidenti i Federatës Arbëreshe në Kalabri FAA. Zoti Damiano Guagliardi
Përgjegjsja mbi kulturën arbëreshe pranë Komunës së Frascinetos dhe mike e ngushtë e At Bellusci Katerina Aducci e Tommaso Bellusci
Në foto Kleriku Latin nga Spexano Albanese, klerik Bizantin me orgjin Piana degli Albanesi, Giuseppe Barralle Brizida Gjikondi përfaqësuesja e shoqatës Tamara, ardhur nga Tirana,, Hazir Mehmeti, Austri, Rexhep Rifati Svicer, përfaquestë Lidhjes së Krijuesve dhe shkrimtarëve në diasporë, Pro Integro ch, Hora e Skënderbeut, të ProIntegra, dhe Ornela Radovicka
Në të majtë Familjarët e At Belluscit, Motra Katerina, Vëllai i tij Avv Tommaso Bellusci, e shoqja MariaPia, Nipi Daniele me të shoqen Benedetta etje.
Ornela Radovicka pasi lexoi mesazhin mbi arbëreshët, në rolin si bashkpunëtore e At Belluscit,
Emigrantët shqiptarë midis tyre Fatmir Filja dhe arbëreshë në rradhë për ti bërë homazhe At Bellushit
Një pjesë e prifërinjëve të fshatrave arbëreshe. Rreth 40 priftërinjë!
Përfaqësuesi i Shoqatës Pal Engjëlli me seli në Tiranë Z.Franco Calima, duke vendosur Flamurin Shqiptar mbi arkivol , i cili po përcillet në banesën e tij të fundit .