Prof. Dr. Musa Ahmeti
Center for Albanian Studies – Budapest
Në diasporën e vjetër dhe atë të re shqiptare kanë jetuar e jetojnë personalitete të jashtëzakonshme krijuese e studiuese të fushave të ndryshme të shkencës dhe dijes. Kontributi i tyre jo gjithmonë vlerësohet dhe renditet në vende meritore. Rast specifik janë Arbëreshët e Italisë, nga ku kanë dalë figura dhe personalitete të nderuara shkencore, politike, ekonomike, mjekësore dhe studiues të patejkaluar edhe në ditët e sotme të historisë e në veçanti të albanologjisë. Po t’i shënonim të gjithë, do krijohej një rend i gjatë dhe do rrezikonim të harronim pa dashje ndonjërin. Kësaj radhe po sjellim një studim të Prof. Papas Gaetano PETROTTËS të cilin e kemi nxjerrë nga: “Mâ i Pari Kuvend i Studimeve Shqiptare /Il Primo Convegno di Studi Albanesi/. Tiranë, 9-13 Prill 1940-XVIII, f. 23-32.” Nuk kemi bërë ndërhyrje në shkrimin origjinal autorial të Prof. Papas Gaetano Petrottës, duke ruajtur me besnikëri grafinë, formën e të shprehurit e tij, karakteristikë e kohës në të cilën jetoi.
KUSH ISHTE PAPAS GAETANO PETROTTA?
Papas Gaetano Petrotta lindi në Piana degli Albanesi (Hora e Arbërshëve) më 18 qershor 1882. Ishte fëmija i tretë i një familje të madhe arbëreshe. I ati ishte Salvatore, ndërsa e e ëma Marianna Bennici. Kishte një motër, Katerinën dhe pesë vëllëzër: Rosolinon, Viton, Giovannin, Antonion dhe Filippon. Mësimet i bëri në Seminarin italo-shqiptar të Palermos. Si student i teologjisë kishte fituar Medaljen e artë për letërsi italiane, greke dhe latine. Shugurohet meshtar të Shtunën e Shenjtë në vitin 1907 nga arbëreshi imzot Pal Skiori, në Katedralën e Horës së Arbëreshëve. Më 1913 u diplomua për letërsi me rezultate të shkëlqyeshme në Universitetin e Palermos me tezën Fonetika krahasuese e gjuhës shqipe. /Fonetika comparata della lingua albanese/, një studim ky me vlera të mëdha dhe prurje të reja në fushën e albanologjisë. Në 1912 bashkëpunoi me Rivista dei Balcani ku botoi esenë kritike: Catechismo albanese del sec. XVII e Cenno storicodelle Colonie albanesi di Sicilia e lorocondizioni, që ishte botimi i parë në fushën e albanologjisë. Nga viti 1912 deri në maj të vitit 1915 ishte bashkëpunëtori kryesor i ipeshkvit /peshkopit/ arbëresh Imzot Paolo Schirò në të përjavshmen shqipe Fiala e t’in’Zoti me përkthime shumë cilësore dhe të vlerësuara lart, ku dallohet sidomos përkthimi i Dhiatës së Vjetër. Në vitin 1913 botoi: L’Albania e gli Albanesi nella crisi Balcanica. Bashkëpunoi me revistat e Grottaferratës: Roma e l’Oriente dhe Bollettino della Badia Greca di Grottaferrata. Shkrimet e tij i botoi edhe në: Saggio di Fonetica comparata della lingua albanese. Në vitin 1926 filloi të shkruajë te: Cronache ilalo-albanesi, ndërsa nga viti 1923 deri më 1927 bashkëpunoi me Rassegna Italo-Albanse. Në vitin 1920 e gjejmë si bashkëpunëtor te: Rassegna Italiana di Lingue e Letterature Clasiche, kurse në vitin 1924 me: Saggio di Fonetica comparata della lingua albanese. Në vitin 1926 bashkëpunoi me: Cronache italo-albanesi. Nga viti 1923 deri më 1937 ishte pjesë e grupit: Tradizione nga ku më pas (pas enciklikës Rerum Orientalium të Papa Piut XI) lindi lëvizja Pro Oriente Cristiano e Palermos. Vazhdoi me: Il Cattolicesimo nei Balcani – L’Albaniae, ku mbajti marrëdhënie të mira bashkëpunimi me Settimane pro-Oriente Cristiano deri në vitin 1940. Në vitin 1930 boton shkrimet e tij në La Sicilia e l’Oriente Cristiano. Ndërsa në vitin 1931 botoi veprën: Popolo, Lingua e Letteratura albanese, duke e ribotuar në vitin 1932. Në vitin 1932 së bashku me Pal Skiroin filloi botimin e Messale albanese del Buzuku (1555) në: Rivista Indo-Greco-Italica. Ndërkohë Petrotta filloi punën si mësimdhënës në shkollën e mesme në Partinico e më pas në Palermo, në Liceun e Kryeipeshkvisë dhe në Seminarin Italo-Shqiptar. Në vitin 1934 u emërua profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në Universitetin e Palermos. Ishte njëri ndër iniciatorët dhe promovuesit kryesorë të Kongresit Ndërkombëtar të Studimeve Shqiptare, me rastin e 500-vjetorit të shpërnguljes së shqiptarëve në Sicili, që u mbajt në tetor të vitit 1948 në Palermo. Po ashtu ishte njëri nga themeluesit e Qendrës Ndërkombëtare për Studime Shqiptare të Palermos. Vepra e tij e fundit është Svoglimento storico della cultura albanese, /Zhvillimi historik i kulturës shqiptare, botuar në vitin 1950. Pas një sëmundje të rëndë, vdiq më 30 dhjetor të vitit 1952 në Piana degli Albanesi (Hora e Arbrëshëve). Papas Gaetano Petrotta ka lënë shumë dorëshkrime dhe studime të pabotuara, ku ndër më të rëndësishmet janë: Fjalori dhe Gramatika e dialektit të Piana degli Albanesi (Hora e Arbëreshëve), trashëgimia gojore dhe ajo liturgjike e kolonive shqiptare në Sicili etj. Disa nga veprat kryesore të prof, Papas Gaetano Petrotës janë:
- L’Albania e gli Albanesi. Ant. Trimarchi Editore, Palermo, 1913.
- Saggio di Bibliografia Albanese 1500 – 1930. Seminario Italo-Albanese, Palermo, 1931.
- Popolo, Lingua e Letteratura albanese. Saggio Monografico, tip. Pontificia, Palermo, 1931.
- La questione etnico linguistica greco-albanese. Palermo, 1950.
- Poeti siculo-albanesi, Palermo, 1950.
- Enciclopedia dell’Albania Letteraria.
- Svolgimento Storico della Letteratura Albanese, Scuola tip. Boccone del Povero, Palermo, 1950.
- Valori religiosi e culturali delle Colonie Siculo-Albanesi in: “Estratto-Bollettino di Grottaferrata.” Grottaferrata, 1949, vol. III, fasc. I., etj.
***********
Prof. Papas Gaetano PETROTTA – Palermo
GJËNDIE E STUDIMEVET MBI LITERATURËN ITALO-ARBRESHE
Idheja Kombëtare shqiptare kâ zënë rrenjë kâ pasur giellë në Italî përcè këtu ù kâ ruajtur njêr sot gluha arbreshe è këtù kâ lulzuar një prodhim literâr è poetik çë kùr Shqipëria ndodhej në gjëndien më të poshtërme morale, civile, ekonomike.
Andai mirë shkruaj te i çëmuashmi libër L’Albania (1869) arbreshi i Siqelîs Pietro Chiara, bashkëqitetâr e mik i Françesk Crispit, se “jò politika, jò fuqia e armëvet kish ringjallëjën në opinion publik rëndësîn e popullit shqiptâr: po dî fuqî të veçanta të njëi rendi më të lart, çë janë sinteza e karakterit è të fisionomîs kombëtare, kanë klënë të nglakuame nga logjika e paluftuashme e popujvet è e kokëravet sâ të rivendosiçn embrin e moçëm è të famëshëm të të bijvet të Pirrit è të Gjerq Kastriotit, sâ të plotësojën aspiratat kombëtare, è të dëftojën sâ të drejtë janë dishrimet e tirreve përpara gjithë jetës. Andai të këtij harrimi të padrejt kanë marrë shpagim: Literatura è gluhësia”.
Tue përmendur pran veprat literare è gluhësore çë tek ai qërò shkruheshin në Italî nga Arbreshët, P. Chiara shton se isht dëtirë t’i jipet “një deshmim publîk mirënjohjie è dashurie atireve të ndritëshëmë Arbreshe të Italîs të çilët, të lehtëduarë nga njohia naturale e gluhës amëtare, kanë dhënë një kontribùt të math zhvillimit të ksâj llojê literaturie è shkencie”.
È këtù më duhet të falnderoj Shkëlqesîn Koliqin çë më kâ grizur të flas mbi gjëndien e studimevet mbi literaturën italo-arbreshe te kîi pari Kuvènt i studimeve shqiptarë, çë me kaq ngê è bujarî mbahet te këtò ditë këtù te krieqitet i Shqipërîs të përtrieme è çë më jep nanî një rast shumë të lum sâ u përpara ksâj mbledhje bujare burrash të diturë të dëftonj mirenjohien é dashurîn e jinivet të reja për atè të madhe radhë italo-arbreshësh të çilët të gjithë qëronjet kanë smolur è kanë mbajtur të gjallë atè livizie politike kulturore litereare e çila prîn, përgadit è parathòt risgjimin kombëtâr shqiptâr.
Në historî të rilindies politke të kombit të Skënderbeut è në historî të literaturës shqiptare dot jên shkruarë me germa të pashuashme embret e shumë Arbreshëve: At Gjerq Guzzeta /1682-1756/, At Pâl Mërî Parrino /1710-1765/, Kolë Cheta /1742-1803/, Imzot Josif Crispi /1781-1859/ Jeronim de Rada /1814-1903/, Françesk Crispi /1818-1901/, Dimitër Camarada /1821-1882/, Vincenc Dorsa /1823-1901/, Anselm Lorecchio /1843-1924/, Josif Schirò /1865-1927/ è disa të tierëve të çilët me veprimin e ‘tierve è me të shkruamet literare, politike, historike, glukësore dhanë gjithë botës njohien e njëi kombi të fortë è të fuqishëm, kûr kî rroj i errët è i harruam përpòsh thundrit otomàn è nën drês të ish shkulur è gorromisur nga rrëpira çë shkuli edhè rrenjët e Perandorîs turke nga Europa.
***
Literatura popullore isht një pjesë e madhe e prodhimit literar italo-arbrèsh: janë kënka çë dëftojën i thot Koliqi, “zakonë më të buta è më çivie, dëftojën grât të nderuame me një njerëzî bujare, në kuptimin provencal të fialës, janë plotë me kuptimin e qetësîs e të pasurîs çë Shqipëria trashëgoi thomse vetëm kur ish një them bizantin /shek IX-XIV/”; janë kënka eroike çë kujtojën epokën e pushtimit otomàn è të dalit nga vendi të të mjerëvet Arbreshë të çilët erdhën në Italî; janë kënka fetare, kënka morale, balata të bukura, kënka darsmore çë kujtojën ndjenjat fetaretë Shqipërîs paraislamike, çë madhërojnë idhealin e families ètë kombit të shpëndarëm po jo të shuam; janë novele, legjende, pugare, proverbe o se fialë të moçme, të çilat bashk me pasurîn gojdhenore fetare è bashk me zakonët të moçme trashëgimore, edhè sot veçojën italo-arbreshët nga popullsît kufitare.
Mbledhja më e moçme kënkash popullore italo-arbreshe, çë njihet, gjënde te dorëshkrimi i Kriepriftit Nicolò Figlia /1737/ nga Mezzoiuso. Michele Marchianò botoi këtò kënka te viti 1908: Canti popolari albanesi delle Colonie d’Italia; këtirreve i glasiën shumë kënkat çë mbjodhi Imzot G. Crispi, edhè kî arbrèsh i Siqelîs, è i botoi te libri: Lionardo Vigo, Canti popolari siciliani /Catania 1857/.
Pakë vlerë kanë atò kënka è atò copa kënkash çë botoi V. Dorsa te libri Su gli Albanesi ricerche e pensieri /1847/, è B. Biondelli: Studi linguistici /1856/, vetëm në kthimin italisht.
Disâ kënka popullore të Siqelîs è të Kalabrîs, tekst, këthim, shenime, përmbjodhi D. Camarda në Appendice al saggio di Grammotologica Comparata sulla lingua Albanese /1866/.
Rëndësî të madhe, në çë do pikëpamje, ka mbjedhia e kënkavet popullore çë G. De Rada botói me ndihmën è nën mprojties të të madhit shkrimtar, poèt e patriòt italiàn N. Tommaseo: Rapsodie d’un poema albanese, raccolte nelle Colonie del Napoletano, tradotte da Girolamo De Rada, e per cura di lui e di Nicolò Jeno de’ Coronei, ordinate e messe in luce, Rirenze, /1866/; klenë ribotuarë në Bibliotekën e Fiamurit Arbërit /1883-1887/ nga De Rada, è pameta, vetëm italisht, nga Goffredo Ruggero /1876/, nga Demetrio De Grazia /1889/, nga Alberto Straticò /1896/ è nga të tierë më pakë piesa të shtuame o të ndërruame.
Tekst è këthim, i botoi me ndo shtim pak të rëndëshëm përsëri Antonio Scura: Gli Albanesi in Italia e i loro canti tradizionali /1912/.
Folkloristi i famëshëm palermitàn Giuseppe Pitrè /1842-1916/ tèvepra e tij madhështore: Biblioteca delle tradizioni popolari siciliane, përmbjodhi, me ndihmën e disâ miqëve sikulo-arbreshë, novele, pugare, legjende, proverbe: veçanërisht i dha ndihmë G. Schirò. Ianë këtò copa shkruarë si flitet gluha arbreshe te kolonît e Siqelîs, andai vlera gluhësore isht e madhe; si e madheisht vlera e njëi novelie të Dekameronit përkëthierë në dimbëdhjetë dialekte arbreshë të kolonivet të Italîs e botuarë me kujdesin e D. Camaradës, në vëllimin: Giovanni Papanti, I parlari italiani a Certaldo, alla festa del V centenario di Messer Giovanni Boccaccio, Livorno 1872.
Poesî e prozë popullore gjënden të shpërndarëme te të përkohëshmet è te fletoret shqipe të botuara në Italî, në Shqipërî è jashta çë kur zuri fîh livizia politikal kulturore njêr më sot.
Po më e reja è mê e pasura mbledhie kënkash è prozash popullore italo-arbreshe, tekst è këthim, isht ajò e botuame Napull në vitin 1923 nga Prof. G. Schirò: Canti tradizionali ed altri saggi delle Colonie albanesi di Sicilia con Cenni sulla origine e fondazione delle stesse. Kî vëllim i math përmbjèth: kënka gojedhënore, kënka didaskalike, elegjî è proverbe, kënka fetare, vjershe të botuamë o se të rrallë è ndo kënkë popullore, pesëmbëdhjetë pugare è poesît origjinale të Poetit për kujtim të të birit, çë vdiq në 23 të korrikut 1920.
Këtè veprë Poeti ja kushton të birit tue thënë se këjò mbjedhie përbèn “një monument të shkluam për formimin e të çilit kanë dhënë kontributin kjtimet eroikë è përshpirtëria fetare, mendimet, ndjenjat è dëshiret è fantasia e shkëlqieshme të pesëmbëdhjetë brezeve Arbreshësh të Siqelîs”.
Përkrahu literaturës së thjeshtë popullore u kâ zhvilluar një prodhim literâr, jò krièsë e popllit, po veprë poetësh è shkrimtarësh të çilët tue imituar è tue ripunuar motivet të veçantë popullore, kan shkruar novele, pugaren, liriken e tireve è kanë bêr kënkën epike eroike tue përdorur gluhën, shprehiet, konstruktet, metrikën popullore.
Kî prodhim në gluhë italishte kâ klenë nomotisur: popolareggiante ose popolaresco.
Tue marrë lënden nga tradhitat e moçme è tue përdorur motivet è gluhën è metrikën e poesîs popullore, si G. De Rada shkruajti poemet Milosaat /1836/ è Canti storici albanesi di Serafia Thopia /1839/ è të tiera kriesa poetike, ashtù G. Dara përpunoi poemthin e tij Il Canto ultimo di Bala /Kënka e sprasme e Balës/ botuar nga një nip në vitin 1906, è G. Schirò veprën e parë Rapsodie Albanesi /1887/ è idillin e hjieshëm Mili e Haidhia /1891/, te ku përtrihet jeta kombetare è fetare të të parëvet Arbreshë çë jerdhën nga Shqipëria në Siqei.
Edhè literatura fetare popullore è ajò thritur popolaregginate merr një vent të rëndëshëm në historîn e literaturës Italo-arbreshe.
Tradhita e Arbreshëvet të Italîs, si dihet mirë, isht thellësisht patriotike è fetare: andai bashk me prodhimin literâr eroik historik kombetâr u kâ shvilluarë një llojê literaturie fetare popullore. È të gjitha prozat è poesît fetare, të botuara è pâ të botuara, të përhapura te Kolonît arbreshe të Italîs, shumë herë edhè me embrin e auktorit, kanë karaktêr popullòr. Në vitin 1592 një prift nga Piana dei Greci, Luca Matranga, shtipi Romë Katekismin /Dottrina Cristiana/ këthier arbrisht nga italishtia për mësimin e fëmijës: isht kî një dokumènt gluhësôr ka mê të vjetrit çë njihen. Nicolò Figlia te dorëshkrimi siprë përmendur kâ lënë një katekism arbrisht çë Michele Marchianò botoi me këthimin italiàn è me shenime /1911/.
Një prift kalabro-arbrèsh, Giulio Variboba, botoi Romë /1762/ poemthin: Gjella e Shën Mëris Virgjërë /La vita di Santa Maria Vergine/ bashk me të tiera kënka popullore fetare; përdôr dialektin e Katundit San Giorgio albanese /Cosenza ku ai kish lêr/. At Antonio Santori nga Santa Caterina /Cosenza/ botoi në vitin 1856 një libër lutjesh è punësh fetare: Chrështeu i Shëjtëruorë /Il Cristiano albanese/, për përdorim të bestarëvet italo-arbreshë. Ki libër fetârk popullôr përmbân: lutje, himne, kënka, një shkurtim të katekismit Katolik è një Ligjëratë marrë nga vepra e madhe e Bogdanit.
Vepra fetare mëndë thuhen këthimet e Vengjejit të Shën Mateut në dialektin kalabro-arbrèsh bêr nga V. Dorsa /1869/ nga Frasicneto /Cosenza/ è në dialektin sikulo-arbrèsh bêr nga Giuseppe Camarada /1866/ nga Piana dei Greci /Palermo/.
D. Camarada në Appendice, etc., botoi disâ kënka fetare të Kolonivet të Siqelîs. Mê e madhe isht mbjedhia çë botoi Prof. G. Schirò: Canti sacri delle Colonie albanesi di Sicilia /Kënka të përshpyrtëshme të Shqyptarëvet të Siqelîs, 1907/. Disâ janë auktorët e ktire kënkave, disâ janë pâ embër të auktorit, shumë janë te Schiroit, ndo një, si këmka e Ngjallies së Lazarit, isht e moçme popullore.
Gjithë këtò kënka i ribotoi me shumë të tiera të pbaotuara tek e treta piesë të vëllimit: Canti tradizionali, etc. /1923/.
Lënde vetëm fetare përmbân Fiala e t’in’Zoti, e përjavëshmia çë botonej në Piana dei Graci /1912-1914/, shkruarë me dialektin të veçant të këîj qiteti: këthime nga Vangjeji, nga Apostolli, nga Punët e Apostojëvet, historia e Dhitës së Vietrë, Komente Katekismi, e disâ këthime nga libret liturgjike è të tierë shkrime.
Nga poesia popullore ndahet è veçohet edhè kur frimëzonet nga ajò, poesia epike è poesia lirike historike patriotike.
Girolamo De Rada auktor i poemit të math: Scabderbeku i pa-faan /1873-1884/ è Giuseppe Schirò auktôr i di poemëvet epikë historikë: Te dheu i huaj, i botuar në vitin 1940, me kuidesin e vllaut Dott. Giovanni è me ndihmën Qeverisë Shqiptare, è Kthimi, njêr nani i pabotuar, janë pa dishim poetët epikë më të mbëdhenj italo-arbreshë.
At A. Santori botoi: Il Canzoniere albanese /1839/; At L. De Martino: L’Arpa d’un italo-albanese /1881/; Giuseppe Serembe /1841-1891/ lâ shumë vepra të pa-botuara; klenë botuarë tridhietë è nëndë lirike me kuidesin e nipit, Cosmo Serembe: Vjershe /1926/; B. Bilotta botoi si një dizet sonete nën titullit: Versi lugubri; dott. Agostino Ribecco në vitin 1917 një mbjedhje: Vjersha Mali /Canti d’amore/ è tiera lirike: Shpirt è Zemër /Anima e cuore/.
Po mbi gjithë këtà è të tierët poetë lirike dot vuhet Giuseppe Schirò të çilit kujtojëm Kënkat e luftës /I Canti di Battaglia, 1897/, poesit për vdekien e të birit Mino, Kenkat e Litorit /I Canti del Littorio/.
Shumë poezî lirike të ndrishëme për lënden è për auktorët, nga mê të famëshit, si De Rada è Schirò, njêr te poetët pak të njohurë è të panjohurë, kanë klenë botuarë te antologjît, te Kalendarët, te të përkohëshëmet è te fletoret shqiptare è italo-arbreshe.
Ndër të parët drame të shkruarë me gluhën shqipe kujtojëm atà të italo-arbreshëvet G. De Rada, A. Santori è L. De Martino, të çilëvet disâ copa janë të botuame te Fiamuri Arbërit è te Antologia Albanese /1896/ të De Radës.
Në Shqipëri, pa folë për dokumentet literarë të moçme shkruarë në prozë, te qëroi i livizies më të gjallë politike kombetare shqiptare, proza literarei zhvillonet ndër të forta vështërsira ortografike, morfologjike, leksikale; për kundrazi në Itali Arbreshët shkruajën mbi argumente fetarë, historikë, politikë, literarë me një prozë e çila nga fialët, nga frazat, nga shprehiet thieshtë dialektale, sigurisht shumë interesante nga pikëpamia gluhësore, vete dal’e dalë tue marrë formë è karaktêr literarë.
De Rada shkruan vërtetani një prozë shumë herë të përdhedhurë è të zorëshme, D. Camarada më kthimin shqip të shkrimit të Dorës D’Istria: La nationalitè albanaise d’après les chants populaires, kâ lënë një shèmbërë prozie të përpunuame: Fyletia e Arbenore prej kanëkatë të Laoshima /1867/; G. Schirò nga të parat prozë të Dielmërîs s’tîj /Arbri i Rii, 1887/, bën përmirësime è përparime te mbëdhenj sâ arrën të shkruanjë një prozë politike, polemike, kritike, kallximtare, fetare të pasurë, të psatrë, të hjieshme, klasike çë të k’ënda t’e sglethësh.
Në një prozë literare dialektale shumë interesante isht shkruarë Fiala e t’in’Zoti, edhè disâ këthime veçanërisht fetarë è liturgjikë è copa Dhiatës s’Vietrë è së Rê të botuara ose të pabotuara.
Piesë e vlerëshme e literaturës italo-arbreshe dot jêt mbajtur shtipi i përkohëshëm shkruar arbrisht ndo herë ose italisht è arbrisht më një herë; edhè atò fletore çë zakonisht shkruheshin në gluhë italiane përmbajën shpeshherë prozë è poesî në gluhë arbreshe.
Tue kujtuar se gazetarismi politik è litrâr shqiptâr zu fîh në Italî me fletoren e De Radës: L’Albanese D’Italia /1848/, te kî vent numëronj vetëm fletoret è të përkohëshme italo-arbreshe çë dhanë mê shumë ndihmë livizies politike kulturore literare shqiptare, ndër të shumtat çë u shtipën në Italî: Fiamuri Arbërit /1883/, G. De Rada; Arbri i Rii /1887/, G. Schirò; La Nazione albanese /1897/, A. Lorecchio; La Nuova Albania /1898/, G. Lusi; Flamuri i Shqipëris /La bandiera albanese, 1904/, G. Schirò; La Rivista dei Balcani /1912/, T. Tocci; Fiala e t’in’Zoti /1912/, Imzot P. Schirò; La Rassegna italo-albanese /1919/, Rosolino Petrotta.
***
Cila isht gjëndia e sotme të studimevet për mbi literaturën italo-arbreshe?
Sâ të përgjegjemi ksâj piejtie m’u kâ dukur i nevojëshëm kî shkurtim i vogëlë çë kam parashtrua të historîs të literaturës italo-arbreshe, e çila mëndë thuhet me të drejtë piesë integrante të literaturës shqiptare të përgjithëshme: jo vetëm se isht shkruarë në gluhë shqipe, po edhè, e më shumë, përçè ishit e frimëzuame nga tradhitat të veçanta è nga ngjariet historike të Arbreshëvet, të çilët kanë ruajtur me kuidès të math gluhën, zakonët è besën e Atëravet tue shpresuar ringjallien e Shqipëris (…).
Mosnjerî mëndë ket dishim se poemet e de Radës è atà të Schiroit këndojën epopên e kombit të Skënderbeut; lëvdît, mjerimet, ngjariet, shpërndarien, shpresat, ringjallien e popullit Shqiptâr (…).
Disâ artikuj interesantë è disâ shkrime të shkuturë mbi literaturën popullore gjënden në të përkohëshmet è në fletoret, po kronje të buroshëmë lajmesh mbi prodhimin popullêr italo-arbrèsh janë parathëniet è ligjiratat paraqitësë çë kanë shkruarë thuaj se të gjihtë mbjedhësit kënkash, pugaresh, legjendash, proverbesh: si bëri Imzot G. Crispi për Kënkat Sikuko-arbreshe, è D. Camarada me një ligjiratë plotë diturî: Discorso preliminare all’Appendice, etc.; siq bën edhè M. Marchianò, D. De Grazia, A. Scura me parathëniet të glata te boimet të përmendurë të çilat, me gjithë se përmbajën mendime të kaluamë mbi rrjedhien e gluhës è mbi përkasien e popullit shqiptâr, kanë rëndësî sâ të ndëlgonen mirë kënkat e tradhitat italo-arbreshe.
Këtë vlerë të vetme kanë mendimet të përgithëshmë të kapitullit mbi kënkat popullore çë shkruan A. Starticò, i çili shton shenime è vrejtie paragrafëvet të kapitullit: kënka malli, kënka darsmore, kënka ndjenjash familiare, kënka lipi, kënka eroike, njerime è mergim, të librit të ‘tij: Letteratura albanese /Manuale Hoepli, 1896/.
Mbi këtè argumènt mëndë shohësh vrejtiet e mençme çë bën V. Dorsa, studimet e de Radës, disâ mendimet interesantë të Dorës d’Istria, kërkimet e humëtë è të hollë të Pitrut è të Schiroit è mednimet e rî origjinalë të E. koliqit te studimi: Epica popolare albanese, 1937.
Po për karakterin të veçant të informatif të veprës s’ime nge janë bêr kërkime të humbëtë mbi problemet më të rrahurë të kësâj lëndie literare popullore.
Vlera e parë, o thomse e vetmia, e veprës s’ime isht shumica e njohtimevet è të shenimevet të përmbjedhurë nga libre, botime, fletore, të përkohëshme bashk me mendimet më të rëndëshëmë të dijetarevet mbi origjinën, mbi zhvillimin, mbi vlerën estetike historike gluhësore të prodhimit literâr popullôr italo-arbrèsh.
Pakë è me pakë rëndësî janë studimet mbi literaturën artistike arbreshe è mi shkrimtarët è poetët italo-arbreshë.
Disâ botime janë shumë të moçme è të shkurturë, si kapitulli mbi literaturën të V. Dorsës te vepra e përmendurë, è artikulli i Dorës D’Istria, këthier italisht nga elenisti i famëshëm N. Camarada: Scritori albanesi dell’Italia Meridionale, /1887/; pakë njohtime mbi shkrimtarët e trehës përmbân libri i P. Chiarës Albania /1869/, è artikulli çë G. Meger botoi te Nuova Antologia /1885/: Della lingua e della letteratura albanese.
Më të plotë è mê të rëndëshëmë, po nanit të moçmë edhè atà, janë artikujit çë M. Marchianò botoi te Rivista d’Italia, /1913/: le Colonie albanesi d’Italia e la loro letteratura, è Shkëlqesa P. S. Pavolini te fletoreja La Voce, /1913/: Lingua e letteratura albanese.
Vepra e kuituame: A. Starticò, Ltteratura albanese ngë kâ vlerë të madhe, përçè, edhè për qëroin kur kle shkruarë, isht e vapëkë, e munguashme è shumë herë jep lajme të gabuarshme, veç se përmbân edhè ajò teorî të vjetruame è të kaluame mbi origjinën e gluhës è të popullit shqiptarë.
Te kapitulli: Scrittori albanesi, pas mendimevet të përgjithëshmë, flet vetëm mê glat për pesë shkrimtarë arbreshë G. Variboba, A. Santori, G. De Rada, G. Serembe è Vincenc Startigò poèt socialist; prân jep pakë njohtime mbi disâ të tierë shkrimtarë jò të gjith të famëshmë.
Prof. Michele Marchianò bëri studime të veçantë mbi veprën literare të De Radës è bototi disâ shkrime ndër të çilët mê të rëndëshmë janë di vëllime: L’Albania e l’opera di G. De Rada, /1902/, è: Poemi albanesi di G. De Rada scelti tradotti e annotati con prefazione e appendice cronistorico, /1903/; te ku isht shqirtuar è peshuar me kuidès me vëmendje të madhe prodhimi i tërë poetik literâr të të madhit poèt kalabro-arbrèsh. Plotesim i mirë i studimevet të Prof. Marchianòt isht vepra e punuame me mê të madre hollësi kritike è me vrejtie historike è estetike të humpta, çë botoi në vitin 1930, Prof. V. G. Gualtieri, përkëthiesi i Milosaut è të disâ copave të Scanderbeccut në vjeshe italiane: Girolamo De Rada Poeta albanese – L’Uomo, il clima storico letterario, l’opera e caratterre romantico dell’opera.
Pakë njohtime mbi mêtë famëshit shkrimtârë arbreshë ka dhënë At J. Rrota te Letratyre Shqype.
Mê i kuidesëshëm isht shkurtimi i shenimevet biografike è bibliografike çë ka bër Eqrem Çabei te libri i ‘tij: Elemente të gjuhësisë è literaturës shqipe, /1936/, kûr flet për shkrimtarët è poetët mê të njohurë italo-arbreshë.
Shumë rëndësî kâ në pikëpamien e historî të literaturës arbreshe të veçantë të Siqelîs, Parathënia çë shkruajti G. Schirò për kënkat të përshpyrtëshme të Shkjyptarëvet të Sikjiliè, /1907/; isht një burim njohtimesh è shenimesh mbi shrimtarët è poetët sikulo-arbreshë.
Mêe buroshme è mê e pasurë isht lënda bigrafike literare çë përmbân shkurtimi historik i origjinës è i themelimit të Kolonivet arbreshe të Siqelis, vunë si parathënie të vëllmit shumë herë të kujtuar i Schiroit: Canti tradizionali, etc.
Një shkurtim i plotësuam i literaturës të pergjithëshme talo-arbreshe isht ligjirata çë ai mbajti në rast të fillimit të vitit akademik 1917 të Institutit Orientàl të Napulit: Delle lingua albanese e della sua letteratura anche in rapporto alle Colonie albanesi d’Italia.
Mmbëkkinj fialimin t’im të vrapëshëm mbi studimet e literaturës italo-arbreshe tue kujtuar se shumë arkuj, shkrime, shenime biografikë è bibliografikë literarë rreth prodhimit artistik è rreth vepravet të shkrimtarëvet è të poetëvet arbreshë, janë shprishure te shtipi i përkohëshëm, shqiptâr è italo-arbrèsh o se italiàn è të tierëve kombe të huaj.
Lip ndëjesë nansi se kam të bënj fialë pameta për librin t’im: Popolo, lingua e letteratura albanese /1931/, i çili me gjithë mungimet è me gjithë gabimet, naturisht të pâ dashurë, çë kushdò mëndë i gjejne, isht njêr më sot, mê i pasuri burim i historîs të literaturës shqiptare è italo-arbreshe çë përfshîn një piesë të madhe të lëndes historike biografike è bibliografike shqiptare të përmbjedhurl me durim e me kërkime të imëtë è të hollë çë nga diemëria jime njêr në vitin 1930.
Kam pasur për shkak, tue botuar librin t’im, të parashtroja studiosëvet pasurîn e literaturës shqiptare è të jipia edhè u, pas fuqivet të mia, një kontribùt të vogëlë zhvillimit të studimeve literarë e gluhësorë shqipëtarë, è të dëftoja se edhè Shqipëria kâ një literaturë çë duhet njohurë me kuidès è me interès të veçantë, è të nxiria në shesh rëndësin e prodhimit literâr italo-arbresh (…)
Kam shpresë se me ndihmën e Institutit të studimevet kat mbaronet puna jime me një botim të mbath sa të përfshinjë historîn e përgjithëshme të literaturës, historîn e livizies kulturore, historîn e studimevet è të kërkimevet gluhësorë è të gazetarismit shqiptâr.
Kam shpresë edhè se te kî qërò i ringjallies të studimevet shqiptarë kat vinjë në dritë një historî e plotë è e mabruame e literaturës italo-arbreshe bashk me ribotimin e vepravet të shkrimtarëvet è poetëvet arbreshë è me botimin e vepravet njêr më nani të pabotuame.
Duhen botuarë ose ribotuarë veprat kriesore poetike të di poetëvet mê të mbëdhenj. Girolamo De Rada e Giuseppe Schirò, të çilët bashk me mê të dijshmit burra arbreshë të Italîs kanë smolur è kanë shprishur atë influks të math mirëprurës mendimesh è ndjenjash çë kâ ushqier è kâ rritur rriedhjet naturale simpatie ndër vllezërë të përbashkuarë në vijën e fatevet çë projzimi è dora e t’in’Zoti i kâ parashtruarë në historîn e popujvet è të kombevet.
Prof. Papas Gaetano PETROTTA – Palermo, filolog, letrar.
Tiranë, 12 prill 1940.
Marrë nga:
MÂ I PARI KUVEND I STUDIMEVE SHQIPTARE
/IL PRIMO CONVEGNO DI STUDI ALBANESI/
Tirana
9-13 aprile 1940-XVIII.
F. 23-32.
/INSTITUTI I STUDIMEVE SHQIPTARE I TEMELATËS “SKENDERBEG”;
INSTITUTO DI STUDI ALBANSEI DELLA FONDAZIONE “SKENDERBEG”/
Përgatiti për botim, prof. dr. Musa Ahmeti