Ornela Radovicka/
Pasquale Baffi Arbërsh i Kalabrisë. Lindi në 11 korrik 1749 në Shën Sofje të Epirit. Origjina shqiptare e familjes së tij duket, se dëshmohet edhe nga forma origjinale e mbiemrit të tij. Bafi, kreu studimet e para në kolegjin Italo-Grek të S. Benedetto Ullano. Flitet se është larguar nga shkolla para se të përfundonte studimet, duke u rebeluar kundër abuzimit të një prej mësuesve të tij.
Pas dëbimit të jezuitëve nga Mbretëria e Napolit në 1767 në 1769 ai u caktua si pedagog i greqishtes dhe të latinishtes në Universitetin e Salerno, dhe ishte ende njëzet vjec; Në 1773 u emërua mësues i gjuhës Latine dhe Greke në kolegjin ushtarak të Nunziatella në Napoli.
Baffi, bëhet pjesë e shtëpizës masonike në Portici.
Në 1776 arrestohet, dhe pas nje viti u la i lirë nga burgu, vit ky (1777), u mbyll edhe kolegji i Nunziatella. Edhe pse ende nuk kishte botuar asgjë, fama e kulturës së tij në fushën e filologjisë dhe paleografisë ishte bërë aq e përhapur sa që në 1779 ai u zgjodh partner rezident i Akademisë së Shkencave dhe letersise të Napolit. Frymëzuar nga mësimi dhe studimi i gramatikes helene, Baffi kompozoi një gramatikë të re të gjuhës helen që nuk u botua kurrë. Merita e tij më e madhe intelektuale, sidoqoftë, ishte zbulimi në vitin 1779 i tekstit të atëhershëm të pabotuar i komentit të Hermias tek Fedro i Platonit. Baffi përgatiti botimin kritik dhe përkthimin në gjuhën latine, por edhe kjo punë nuk e pa dritën.
Në 1781 ai gjeti në manastirin e Trinisë së Shenjtë të Caves shumë pergamena në greqisht që ai i transkriptoi dhe i përkthye në Latinisht. Fatkeqësisht, edhe këto hulumtime mbetën të pabotuara dhe u botuan nje pjese pas vdekjes në vitin 1865.
Në 1786 u martua me Teresa Caldora, nga një familje fisnike napolitane. Në këto vite ai vazhdoi aktivitetin e tij si anëtar i lozhës masonike dhe në periudhën midis 1785 dhe 1787 ai pati kontakte të shumta me teologun danez luteran Friederich Münter, i cili kishte shkuar në Napoli për të rindërtuar rrjetin e logeve masonike, për të promovuar shfaqjen e regjimeve demokratike dhe republikane.
Në të njëjtën kohë, për shakak te shkaqe ekonomike, kishte nderrmarre veprimtarinë e avokatit. Përvoja juridike kombinohej me njohuritë e mëdha të filologjisë, e bente figuren e tij me komplekse. Në 1787 ai u dërgua në Catanzaro për të interpretuar dhe përmbledhur dokumentacionin e vendeve të shenjta, me qëllim që të formonte statistikat patrimoniale të Bankës së Shenjtë, për të cilën ai shkroi regjistrin dhe inventarin. Për këto merita ai u emërua bibliotekari i parë i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Bukura dhe më pas Bibliotekar i Bibliotekës Mbretërore të Napolit.) Shkroi në 1796 listën e dorëshkrimeve Greke të Bibliotekës Mbretërore. Bashkëpunoi edhe në transkriptimin dhe botimin e vëllimit të parë të papirusit Herkulanensian (1793).Në janar 1799 Baffi iu bashkua lëvizjes revolucionare dhe Qeverisë së përkohshme në të cilën ai mbante detyrën e Kryetarit të Komitetit të Administratës së Brendshme. (Në shpalljen e Republikës së Napolit në vitin 1799 në Qeverinë e saj, jo rastësisht do të zgjidheshin dhe arbëreshët midis tyre edhe Paskuale Bafa).
Me rivendosja e Bourbonve arrestohet dhe dënohet me me vdekje në 7 nëntor 1799.
Ekzekutohet me Varje më 11 nëntor të po atij viti.