Shkruan:Shaban Cakolli/
Aktiviteti letrar/
Lexuesit tanë sot në të shumtën janë të interesuar që të njohin botën shpirtërore të autorëve të rinjë. Ata bëjnë kërkime , kërkime të cilat u ofrojnë të bukurën. Nga kërkesat që bëjmë, kemi hasur autorët e rinjë janë shquar në punën e tyredhe kanë prurje të bukura. Unë do të përmendja këtu Arif Molliqin, që është një autori i ri dhe shumë i suksesshëm që ka arritur nivelet më të larta dhe të letërsisë evropiane, pa përmendur dhe shumë autorë të rinj tek ne, të cilët vërtetë e kanë ngritur në nivel dhe i kanë dhënë përmasa të reja letërsisë shqipe, që mund të lexohet nga çdo lexues i botës. Pra i janë përgjigjur letërsisë bashkëkohore, qoftë në drejtimet e rrymave të ndryshme letrare, qoftë si mesazhe apo dhe përmbajtje e thellë, ku thelbi i kësaj letërsie është shqipja, por dhe shpirti shqiptar, edhe pse krijuesit jetojnë dhe veprojnë jashtë atdheut.Arif MOLLIQI, është poet që ka krijuar individualitetin krijues jo vetëm në poezinë e sotme shqipe që krijohet në mërgim, por përmasat e këtij individualiteti maten me nivelin e poezisë së sotme shqipe në shkallë kombëtare. Tashmë poezia e tij ka fituar një vlerë dhe peshë artistikeArif Molliqi në të gjitha përmbledhjet poetike ka dëshmuar vetën se është nga poetët e rrallë që ka ruajtur lidhjet shpirtërore dhe të pandashme me vendlindjen, me atdheun dhe me Kosovën përgjithësisht.
Arif Molliqi solli në letërsi botën shqiptare, aspiratat jetike të popullit. Dashuria për Atdheun, popullin dhe njeriun, krenaria kombëtare dhe besimi në të ardhmen, ideja e madhe e çlirimit, Arif Molliqi ka dhënë prova se është një ndër poetët, prozatorët, publicistët, që punën e tijë në letërsinë tonë e merr me një përkushtim dhe ka bërë kthesa qoftë në poezi, qoftë në prozë, duke ditur me mjeshtri të kapë tema që janë aktuale për shoqërinë tonë. Ai pas Azem Shkrelit dhe Podrimes, mund të llogaritet një ndër krijuesit tanë, që ka bërë dhe po bënë kthesa të mëdha në letërsinë tonë, duke gëdhendur gjuhën dhe nga këto gëdhendje po nxjerr thesare të mëdha. Arif Molliqin nuk e kisha njohur më parë personalisht, por duke e lexuar me vemendëje të lartë prej kohësh, kur e takova më dukej sikur të ishim njohur nga fëmijëria. Përse themi kështu? Ky maestro i vërtetë i fjalës së shkruar, e bënë lexuesin sikur të jenë rritur me te, gjatë kohës kur lexuesi lexon brendinë e tij shpirtërore. Me një thellësi shpirtërore, ndjesi artistike, me vargjet dhe rreshtat e tijë Molliqi ka fisnikruar letërsinë tonë, duke i sjellur asaj vlera me mjeshtri, për çka edhe është nderuar me shumë çmime letrare. Arif Molliqin personalisht e njoha para dy vitesh kur u nderua ng LSHAKSH në Gjermani me çmimin Shkreli, në vendin e parë. Më dukej i njejti, sikur kur e lexoje, sikur bisedoje me te, ai ishte vet vlera, vet poezia, vet miku i mbushur plot fisnikëri. Vështirë do e kishim për të përcaktuar nëse Molliqi do të ketë bërë hapa më shumë në prozë apo poezi, sikur ai të mos e thoshte vet se e don më shumë poezinë. Arif Molliqi poezinë e ka pasion dhe e shkruan për të shprehur ndjenjën dhe përkushtimin e tij letrar. Ndoshta në prozë për nga numri ka shkruar më pak, por proza dhe poezia e tij janë të fuqishme, me një vlerë të rrespektueshme, vlerë që tërhjek vemendëjen e lexuesëve, them të atyre që leximin e bëjnë kujdesshëm dhe e kuptojnë në mënyrë profesionale, ndryshe një kategori lexuesish duhet të lexojnë disahere për të kapur thelbin e këtyre vlerave me brumin e duhur artistik. Sikur shumë krijues tjerë që jetojnë në mërgim, edhe Molliqi i cili jeton në Hamburg të Gjermanisë, nuk ka mundur të i ikë boshtit të temave që për trajtim kanë mërgimin, ku vend qenësor zënë malli dhe dashuria për atdheun. Arif Molliqi është një krijues i cili rrugëton kujdesshëm qoftë në rrugën e poezisë, qoftë në ate të prozës, duke ditur të shpërndajë brendinë ideore të fjalës së shprehur në art.
Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit, shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan, studioi në Universitetin e Prishtinës. Me shkrime ka fillua pa diktueshëm por qe në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi me humor dhe satirë e që, më vonë shkroj poezi, prozë, dramë dhe publicistikë…çka gjer sot ka botua: “Simfoni për darkën e qenve”, poezi, Prishtinë, 1994, “Në udhëkryq pa zhurmë”, (poezi), Toena, Tiranë, 1996, “Loja e Sarkofagut”, (dramë), Eurorilindja, Tiranë, 1998, “Psherëtima e zareve”, (poezi), Panteoni, Tiranë, 1999, ”Përplasje” (skica dhe mbresa), Fakti, Shkup, 2000, “Premiera e një pranvere”, (poezi), Rilindja, Prishtinë, 2000, “Kafka e ujkut”, (roman), Toena, Tiranë, 2001, ”Dëshmorët jetojnë pas vdekjes”, (monografi), Prizren, 2002, “Shënime nga arkiva e qytetit D. ”, (roman), F. Konica, Prishtinë, 2003, “Pelegrinazh i ftohtë në qytetin D. ”(poezi) F. Konica, Prishtinë, ’04, “ Loja e dytë e Sarkofagut”, (dramë) Rozafa, Prishtinë, “Portret i pambaruar”, (poezi) Faik Konica, Prishtinë, 2006, “Klubi Shqiptar Verrat e Llukës“, Hamburg“, (monografi), 2007, “Gruaja e vizatuar nudo” (roman) Faik Konica, 2008?”Simfoni për darkën e Qenit”
Arif Molliqi qoftë në poezi,qoftë në prozë ka dallueshmëri nga shumë nga poetët tanë,shkathësinë për të njohur botën që e takon çdo ditë.
Poezi nga Arif MOLLIQI
SHI TË RRASA E ZOGUT
1.
Rigon egër Një trazim i fshehur hovshëm mbetet në mes
Mbi shkëmb të prerë të Malësisë luftëtarët majë bjeshke
Çdo ditë të vijnë vullnetarisht nga lugina
Nga të katër anët e botës aty ku gufon zemra djaloshare
Atdheu thërret ejani në Koshare Përgadisni
Me fishekë e këngë majakrahut me zjarrin që gufon në gji
Ejani në shkrepat e thepisura aty ku Rrasa e Zogut ju pret
Kosova me vallen e shqiponjave në qiell
Rojet e tokave tona janë aty
Në lartësinë e Bjeshkëve të Nemura
Natyra është e dashuruar në luftëtarët e Lirisë
Aty shikimet dhe këngët e tyre të madhërishme
Rrinë në ujin e zhurmshëm të përroskave
Kosharja ua lidh trupin pas nëntë plagëve
Muzat e Rrasës së Zogut lajnë plagët me lotët e ngrohtë
Për betejën e nesërmë i bëjnë gati
2.
Në kasollën e pyellit në rrasën e gurit era njësoj e ftohtë
Pranvera në Koshare u kthye sërish sërish u kthye
Që një shekull e ngujuar në gurë
Dhe bilbilat sërisht filluan të këndojnë
Dëgjoj në heshtje zërat e mbrëmjes
Mbi gjethet e ahut shiu shembet,
Nga shkrepi në shkrep nga zemra e gurit
Vjen zëri i Sali Çekut
Thirrjet e frymëzuara të Agim Ramadanit
Ti Kosovë e bukura Kosovë
Lindim dhe vdesim pë Ty
3.
Koshare Koshare ti kohë e netëve të gjata,
Ti kohë e ditëve të ndara dy pjesë të Atdheut
Tash nata e Bartolomeut aty
Çasti i kohës së ndaluar përtej tokës së rrudhur
Mbaroi Guri i kufirit s´është më
Rrasën e Zogut Muzat shqiptare e mbrojnë
Këtu ku rri unë,s´ka dritë asgjë shqiptare
Këtu edhe frika për vdekjen s´është shqiptare
O më falni s´jam si Ju
Ujë nga Rrasa e Zogut s´kam pirë
Muzat e Bjeshkëve të Nemura s´më kanë përkundur
Apo s´di s´di a kam të drejtë
Dashurinë për Ju e shkruaj në mërgim
Mos më ndërpritni i di të gjitha
Sonte një ushtimë shkrumb valë-valë zbret
Krisma armësh Vegimi s´më gënjen
Gurët në Koshare po thyejnë qafën
Shi të Rrasa e Zogut shi në Çiçavicë shi në Pashtrik
Gurët e varrit gurë kufiri u dridhën
U rrokullisën në kapërcell shekulli
Në humnerë as copat e ndërgjegjes Evropë
Dy krahët e një Torzo bashkohen
Tropoja pa mjegulla
Para agut në Pranverë
4.
Këtu gjithçka është kujtimi për Ju
Liria Rrasa e Zogut e kuqluar
Mbi barin e njomë të kësaj Pranvere fle
Por s´kam fuqi të bisedoj me Ju
Liria fjala juaj e fundit guri i kufirit
Bota s´bën sehir
Të degët e pishave të rrenjët Ahu hijemadh
Vashat ua lidhnin plagët e lotët e ngrohtë
Borën e Gjeravicës shkrin
Te pellgu i gjakut zogjtë s´i mbyllën dyert
Këngës tmeronte bajlozin e zi
Dielli ndërmjet Rrasës së Zogut nisi të dalë
Të ngrohë ftohtësinë në të dy anët
5.
Gjeravica beteja e re
Kohë shirash pranverore.
Heshtja shekullore shkëmbi Rrasa e Zogut
Kënga e trimit të plagosur jepkurajo
Ej moos u terhiqni Atdheunsërisht e pashë
Gjeravica qëndron
Shi në Rrasën e Zogut para lindjes se diellit
Sa e ftohtë sa e ngrohtë kjo natë
Agimi e Salihu ranë për të jetuar
(Tiranë, prill 1999/Hamburg, maj 1999)
LIGJËRATË PËR LIRINË
Liria është diçka që as vetë njeriu s´di çka është
Është diçka që s´mund ta duash
më shumë se sa të don ajo ty
Çfarëdo që të duash mund të thuash për te
se Liria është tokë që duron gjithçka
Vend ku mund të mbjellish lulën,
lulëtherren edhe kaqen
Mbrenda Lirisë njeriu mund të bëj mëkate
nëpër kronikat e saja
Të gjithë mendojnë se Liria është jeta
është dashuria dhe krenaria
Por ky zbukurim na mashtron se Liria
s´ është diçka që hahet e, as që pihet…
Liria është diçka që as vet njeriu s´di çka është
Janar, 2013
ZJARRMI MALLI
Në brigjet e Elbes
Për ditë i grimcoj fjalët
Për ditë përtyp kujtimet
Natën kthehem nga kam ardhe
Ditën i lidh ëndrrat nyje
Hahem me vetveten
Njësoj në dimër e verë
Rënkimi i shpirtit
Rrjedh njësoj
Maje shtize gjuha dhe dashuria
N´treg shesim zjarmin e mallit
As më lirim s´ti blen kush
Atdheun e varim n´këngë
Më përralla i shkundim malet
lumenjtë e fushat i dridhim më fjalë
Po,
Çka marrim mbas vetes
Gënjeshtrën se kemi jetua
(Hamburg, 23.02.2012)
NATA NË BLACË
Veshi nata valadonin e murgut
numëroi varret pikë për pikë
Porta e mbyllur u plak
nga kollë e kavermave
Sa e gjatë nata mes arkivoleve
në maternitetin e Bllacës
( 30. 03. 99)
Arif Molliqi
Këngët që marrin frymë
I.
Kohë për kohën zi, zi e që zien tym e flakë më drithërime
E gurët trokasin, ndoshta plasin nga gjaku nga krimi
Nga pluhuri e qelbi nëpër rrugë që kundërmojnë
Të sëmurët i puthin me armë, kokë e plumb, plumb e kokë
Nëpër vdekje kapërcejnë ata që u vonuan dje e sot
Pranvera e hershme lëngon mortje, klithma të tjetërsuara
Të çara toke, përbuzje nga egërsirat plot urrejtje njerëzore
Gjithkah gjurma që psherëtinë aq egër, egërsira gjithkah le gjurma
Nëpër rrugë eci. Eci e ndalem. Ndalem para portës shkrumb
Tre a katër fëmijë të djegur ma mbyllin derën, derën ma mbyllin
S´ka dhoma të lira në këtë kohë zotëri, zotëri me kravatë të kuqe
Janë të mbushura me vdekje dhomat, edhe podrumet, edhe parlamentet
Nëpër rrugë, anës rrugës, nën hijen e gështenjave, te Pishat e Deçanit
Rrëzë Çiçavicës…
Avari ka, rrëmbime, vrasje, krisma çoroditëse. Ka varre
Ka hajdutë me tanke, me uniforma të xhelatëve. Ka kasapë
Të çmendurit i kanë lënë të lirë, të lirë t´shajnë, të lirë t´vrasin
Të dhunojnë të lirë, të dhunuarit n´shtëpi nuk kthehen kurrë
Shtatë brezave u lejohet të flasin për vdekjet, për vdekjen
E kohës fishkëllyese, për kafkat e përgjakura n´Evropë,
Ngado që shikoj njerëzit e mi dukën të gatshëm të vdesin
Pa dhembje, pa pikë loti, krenarë me këngën e tyre;
„Ah, Kosovë mos thuaj mbarova,
se djemtë Tu hala janë gjallë…“
II.
Eci rrugëve të qytetit Muze dhe shikoi Gjeravicën
Nga lagështi n´verë hithrat kanë ngritë Kokën
Shkëmbi i Qelisë digjet, digjet më qytetin n´lak
Nënat e plagosura te pragu i shtëpisë që digjet shpresojnë
Shpresojnë se këtu kanë ikur fajdexhinjtë, spiunët, tregtarët
Kanë ikur kasapët, vrastarët. Kanë ikur politikanët me drapër e çekan
Kanë ikur dhe na mbeten shtëpitë të ngjyrosura nga flaka
Kanë mbetur kafkat që flasin si dëshmi e njerëzimit
Ka kroje që shpërthejnë si shatërvan, ka këngë që marrin frymë
Ka lule të pranverës, ka duar të plasaritura
Që shpupurisin hirin e të vrarëve. I mbledhin eshtrat e djegur
Ka zogj që këndojnë, ka jetë që s´do të shuhet kurrë
Një fëmijë te pragu ulur sa bukur thërret –
O, ooo Kthehuni more heji!
Një fëmijë plagët ia shëron Kullës, E ia nis jetës së re.