NGA LULZIM MULLIQI/
Keto dite ne njeren nga ambientet e zyres”ALL STATE INSURANCE COMPANY” ne qytetin Scostdale,te Arizones,prone e bashkeatdhetares tone,Paulina Kalaj,u mbajt takimi I radhes se Bordit Drejtues te Shoqates Shqiptaro-Amerikane “Shqipe e Arizones”.Takimin e hapi kryetari i Shoqates,z.Burim Gashi i cili prezantoi rendin e dites, si dhe falenderoi te pranishmit per pjesemarrjen e tyre,por njekohesisht falenderoi edhe te gjithe ata qe kane kontribuar ne menyra te ndryshme per aktivitet e shumta te Shoqates ne mandatin e ri trevjecar.Ky takimi kryesisht u fokusua ne vijimin e diskutimeve per plotesimin e disa neneve te statutit te Shoqates sidomos ato ne pikat,7,12 dhe 15.qe kishin te benin me zgjedhjet e pergjitheshme te anetaresise me nje pjesemarrje gjitheperfshirese te anetareve nga te gjitha trevat tona etnike dhe gjeografike,pastaj u percaktuan edhe kriteret dhe menyrat e mbajtjes se mbledhjeve te jashtezakonshme te Bordit Drejtues.Ne keto raste u vendos qe presidenti i Shoqates do te kete mundesi te therrase nje mbledhje te jashtezakonshme brenda afatit 15 ditesh pas marrjen se nje peticioni te nenshkruar se pakut nga 15% e anetaresise se Bordit Drejtues te Shoqates.Nderkaq,ne piken 15,u diskutua rreth menyres se emerimit te anetarit te nderit,per ata veprimtare qe kane dhene kontributin e tyre nder vite per Shoqaten tone.Pas disa debateve dhe diskutimeve nga te pranishmit u vendos qe Bordi Drejtues me nje shumica votash prej dy te tretave mundet ti jap titullin Anetar te Nderit cdo personaliteti qe ka dhene nje kontributi te dalluar ne dobi te Komunitetit dhe ceshtjes tone kombetare ne pergjithesi.Me pas u diskutua rreth mundesise se regjistrimit me te shpejte te Shoqates sone si Jo profitable dhe pergatitjes se taksave vjetore te Shoqates.Ne kete pike te rendit te dites, fjalen e mori anetari i Bordit,Xhelal Asllani i cili theksoi se pergatitja e taksave eshte nje nevoje e nevojshme dhe e domosdoshme per shoqaten tone dhe regjistrimi i Shoqates duhet te jet njera nga detyrat paresore te Bordit Drejtues te Shoqates.Ne vijim u diskutua edhe per mundesine,si dhe hapjen e nje klubi social,i cili njekohesisht do te perdoret edhe per mbajtjen e mbledhjeve te Shoqates.Ne kete pike te rendit te dites anetari Bordit Drejtues te Shoqates,Dhimiter Rrera Propozoi hapjen e nje Qendre Kulturore Shqiptare, ku ne kuader te kesaj do te funksiononte edhe nje biblioteke me literature ne gjuhen Shqipe.Rreth kesaj pike pati diskutime te ndryshme si nga:Prof.dr.Arben Lasku,mr.Lulzim Mulliqi,Lorik Krasniqi,Xhelal Asllani,Burim Gashi,Ahmet Sahiti etj.Lidhur me kete ceshtje u vendos te diskutohet ne njeren nga mbledhjet e ardhshme.Ndersa ne piken tjeter te rendit te dites, kryesisht dominuan ceshtjet qe kane te bejne me organizimin e aktiviteteve te Shoqates sic jane:Pergatitjet per festen e 28 Nentorit,Pikniku vjetor I Pavaresise,organizimin