Një sqarim për z. Thanas Gjika lidhur me qëndrimin e Arshi Pipës ndaj standarditetit të gjuhës/
Nga Anton Çefa/Në nr. festiv të “Diellit”, lexova shkrimin “Të çlirohemi nga mendësitë osmaniste e komuniste” të Thanas Gjikës, ku vërejta me dhimbje mendësinë e kohës së diktaturës. Nuk kam ndër mend këtu të diskutoj për këtë, por do të them dy fjalë për qëndrimin e Arshi Pipës ndaj çështjes madhore të standarditetit të gjuhës sonë, për të cilin në atë shkrim thuhet: “Personalitete të kulturës dhe shkencës shqiptare si prof. Arshi Pipa etj. , mbas kapitullimit të diktaturës komuniste erdhën më 1992 – 1993 prej emigracionit dhe u shprehen për braktisjen e gjuhës letrare shqipe, gjuhës standard të përbashkët të krijuar mbi bazën e toskërishtes, si një krijesë me dhunë e kohës së diktaturës. Ata kërkuan krijimin e një gjuhe të re letrare me bazë gegërishten, meqenëse dialektet gegë i flet shumica e popullit shqiptar, etj.”
Së pari, kemi vetëm një dialekt gegë dhe disa nëndialekte e të folme.
Së dyti, askush nuk ka kërkuar të vendosë gegërishten si gjuhë standard të shqipes.
Së treti, i pari që e ngriti këtë çështje madhore të gjuhës mbas rënies së diktaturës qe At Zef Pllumi, i cili doli me kërkesën që mbasi mund të diskutohet lirisht, dhe jo si në Kongresin e Drejtshkrimit të vitit 1972 , ku ka munguar liria e fjalës si në çdo forum tjetër të kohës së diktaturës, të organizohet një Kongres për të diskutuar këtë problem madhor kombëtar. Akademikët kuqalosha që ishin pushtetarë të Akedemive, as që e përfillen Fratin e Nderuar e të ditur.Nuk kam ndërmend të merrem tani me këtë problem. Ajo që më bëri përshtypje e për të cilën do të sqaroj këtu është se akuza që i bën në këtë shkrim Gjika Arshi Pipës nuk qëndron, është e gabuar, tendencioze. Pra cili është qëndrimi i Arshiut ndaj çështjes së gjuhës. Në veprën “Politics of Language in Socialist Albania”, Arshiu merret me problemin e standardit të gjuhës sonë letrare, të vendosur në një forum ku liria e fjalës përbënte sakrilegj, si në të gjitha forumet e diktaturës, dhe mërrin në përfundimin që “gjuha e njësuar’ nuk asht as e njisueme, as e përbashkët, as kombëtare; ajo asht një variante toskënishte e arnueme me disa huazime fonetike nga gegënishtja letrare, të cilat i mungojshin strukturës së toskënishtes”; një përfundim të cilit nuk mund t’i heqësh asnjë presë, (siç thotë një shprehje popullore), dhe që më në fund është pranuar prej të gjithëve.
Me interes është të parashtrojmë ndonjë mendim të tijin për gjuhën tonë, të cilën e njohu dhe e përdori në mënyrë të përkryeme, në të dy dialektet. Ai kishte qëndrimin e Çabejt: “Unë kundroj me simpati nji gjendje, qysh asht kjo e sotmja, kur nji Shqipni e vogël, shembull fort i rrallë n’ Europë, asht e zonja me u shprehë në dy gjuhë letrare. Ky asht nji shenj pasunije, kulture, qi na shquen, cilido qoftë shkaku i tij” 1). Dhe në një rast tjetër: “Gegënishtja me toskënishten, plotësohen në fushën letrare në nji mënyrë fatlume. Ka gjana që njena i thotë fuqishëm, tjetra i shpreh kandshëm” 2). Ai e tregoi veten mjeshtër në të dy dialektet. Mjafton të përmendim këtu dy xhevahire poetike: “Shemo Hajduti” (toskërisht), “Kupe Danja” (gegënisht), ose përkthimin e Lukrecit në gegënisht, se aty gjen “hovet vigane të mendimit dhe trandjen e gjithanshme të shpirtit”; kurse Virgjilin në toskërisht, “jo se ai nuk mund të përkthehet mirë në gegënisht, por ajo diçka e vagullt dhe fluide që asht poezia e tij shkrihet ma mirë në toskënisht” 3). Gjithsesi, edhe pse u desht të vdesë Pashko Gjeçi, për t’i vu vulën kësaj dukurie, ndërgjegjja e disa intelektualëve, kryesisht atyre që ushqejnë mendësinë e kohës së diktaturës, për këtë çështje madhore, është ajo që është: preferon të pranojë paragjykimin në vend të faktit.
Më vjen mbarë të shtoj edhe dy fjalë rreth personalitetit të tij. Arshiu qe atdhetar idealist, demokrat e antikomunist i bindur, disident në jetë dhe në veprimtari letrare e shkencore, model shembullor i jokonformizmit, punëtor i palodhur, që të gjitha energjitë jetësore dhe aftësitë intelektuale, ua kushtoi kulturës kombëtare. Ai qe erudit i rrallë dhe poliglot. Përveç shqipes, ai fliste, lexonte e shkruante në anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht.Atdheu e nderoi me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe qyteti i tij i lindjes e shpalli “Qytetar Nderi”. Busti i tij i derdhur në Bronx qëndron, që prej vitiit 1999, në mjediset e Muzeut Historik të Qytetit. Kultura shqiptare, ku ende e përcaktojnë tonin akademikët e Diktaturës ose nostalgjikët e tyre, e kanë të zorshme të pranojnë një personalitet të tillë si Pipa, që i ka demaskuar një jetë të tërë.
Referenca
1). Shpend Topallaj, “Dy jetë paralele – Rreth librit të Uran Kalakullës me titull “Arshi Pipa njeriu dhe vepra”.
2). Idem
3). Ibidem
arb says
Arshi Pipen kam pas fatin ta degjoja ne nje mbledhje ne Tirane.
Foli shtruar duke shpjeguar fazat e ndryshme te zhvillimit te
gjuhes shqipe. Ne ate cast nje artist i shquar i dramave
u ngrit e foli i zemeruar: ‘”toskenishtja ka sundue
dhunshem mbi gegerishten e bukur. gadi gjyse shekulli.
Pipa vazhdoi i qete pak a shume keshtu: me gjuhen duhet te punohet
me tej pa u marre me shkaterrim por me ndreqjen e saj me pasurine e
pashtershme te gerishtes.
Kadri Tarelli says
Mirë e ke i nderuar Anton! Kështu ne duhet të kemi dy fjalorë, dy abetare, dy pedagogë që t’u flasi studentëve, dy mësuese të kasës së parë, dy emisione televizive, dy faqe gazete, dhe dilaktin ta mësojmë si gjuhë të huaj nëpër kurse private, etj etj. Mbase dy kryetarë shteti e kwshtu me radhe. Jam dakort se për vendosjen e një standardi gjuhësor u ushtrua dhunë, dhe u vendosur dhunshëm. Më thoni ju lutem si mund të veprohej ndryshe, kur edhe pas 50 vjetësh ne nuk jemi të dakortësuar mes nesh. Po sikur të ishte vendosr gegnishtja, a nuk do të kishte qejfmbetje? Edhe një pyetje tjetër: profesor Arshi Pipa ishte njohës i disa gjuhëve: Vallë sa dialekte i fliste dhe i shkruante ato? A nuk jeni të kënaqur që toskët dhe gegët po merren vesh për bukuri e pa pengesa gjuhësore? Mbase e teproj me pyetje për të cilat nuk dua përgjigje, megjithse si at gjykoni vetë: Kush ju ndalon të flisni dhe të shkruani në dialektin që ju vjen më për shpirt, duke mos harruar se kështu e përgjysmoni edhe blersin dhe lexuesin e librit shqip. Kam përshtypjen se gjuha standarde, nuk e ka ulur cilësinë e shkrimeve dhe përjetimeve letrare. Para disa muajve isha i ftuar në një konferencë shkencore në Istog të Kosovës. U fol për dialektet dhe vlerat e tyre, por të gjithë lektorët, disa prej tyre mësues dhe pedagogë të shqipes në shkolla e universitete, folën në gjuhën standarde dhe askush nuk u ndje ngushtë, para atij auditori shumë të ditur e të shkolluar.
Miqësisht dhe mirëkuptim!
Kadri Tarelli
Durrës
Fritz Radovani says
I nderuem z. Anton, Ju falnderoj qe me keni shpetue nga nje shperthim vulgar, qe ishe tue shkrue ne mbrojtje te Gjeniut dhe te Shqiptarit Madh Arshi Pipa! Me respekt.
Thanas L. Gjika (USA) says
Z. Anton, artikulli im synon te unifikojme mendimet dhe vleresimet per gjerat kryesore te shoqerise sone, qofte dukuri, ngjarje, personalitete, etj.
Lidhur me gjuhen e sotme letrare une mendoj se te gjithe ne shqiptaret eshte mire qe te perdorim nje gjuhe letrare te perbashket, ate qe u vendos ne Kongresin e Drejtshkrimit me 1972 e cila duke u pasuruar vazhdimisht ka arritur ta luaje rolin e nje gjuhe te perbashket letrare kombetare. E them kete sepse botimi ne kete gjuhe letrare gjate ketyre 45 vjeteve i aq shume veprave te shquara te letersise sone dhe te letersise boterore, eshte nje prove bindese se kjo gjuhe e ka arritur funksionin e vet si gjuhe letrare e perbashket letrare standarte. Po ashtu kete e deshmon dhe perdorimi i saj me goje e me shkrim prej gjithe popullit shqiptar kudo ku jeton.
Diskutimet per te vendosur nje gjuhe te re letrare mbi bazen e gegnishtes une i konsideroj si te panevojshme e te kapercyera.
Profesor Arshi Pipa ka qene dhe eshte nje autoritet i shquar i letersise e i mbare shkencave albanologjike, por lidhur me nenvleresimin e gjuhes se sotme letrare shqipe si nje ghuhe qe duhej hedhur poshte e duhej zevendesuar me nje gjuhe te re letrare mbi bazen e gegnishtes nuk e kishte mire. Kete mendim ai e shprehu dhe ne ambjentet e Institutit te Larte Pedagogjik te Shkodres me 1993 ose 1994 ne nje nga takimet “Shkodra ne Shekuj”. Atje une i thashe: “Profesor nje mendim i tille duhet shtruar per diskutim shkencor ne Institutin e Gjuhesise e te Letersise ne Tirane e jo ketu ku ka shume pak specialiste te gjuhes. Por ai nuk erdhi ne Institutin e Gjuhesise dhe nuk e shtroi kete mendim per diskutim ne ndonje forum shkencor…
Vete jeta letrare dhe diskutimet shkencore te ketyre 25 vjeteve te fundit kane treguar se ky problem u kapercye dhe ne sot e tutje eshte mire te ecim ne rrugen e popujve te qyteteruar, te cilet paveresisht se flasin shume dialekte dhe nendialekte, perdorin si gjuhe standarte me shkrim e me goje nje gjuhe letrare te perbashket dhe jo dy apo me shume gjuhe letrare.
Populli gjerman, populli austriak e pjesa gjermanishtfolese e popullit zviceran, duke qene popuj me origjine te perbashket, flasin e shkruajne nje gjuhe te perbashket letrare.
Ne shqiptaret qe nuk e kemi zgjidhur ende problemin kombetar, eshte mire te marrim shembull keta popuj gjermanike, qe jetojne ne disa shtete e flasin e shkruajne nje gjuhe letrare te perbashket.
Sa per Gegnishen ju e dini se nuk ka vetem nje dialekt kryesor, por dy: Shkodranishten dhe Elbasanishten. Madje dialekti i Elbasanit u vendos prej Komisise Letrare me 1916, konkretisht prej Luigj Gurakuqit, si baze e gjuhes letrare shqipe. Ky dialekt u pranua si baze e gjuhes letrare shqipe dhe prej Institutit te Studimever Shqiptare me 1940.
Mendoj se unifikimi i mendesive tona dhe vleresimi per dukuri, ngjarjeve dhe personalitete te historise sone duhet te jete sa me afer se vertetes dhe te mos vijojme me partishmerira te vjeteruara osmaniste, komuniste e pseudodemokratike, te cilat na kane ndare dhe na ndajne sikur te jemi armiq.
Me respekt, Thanas L. Gjika.
Jakov says
Nuk dua te hyje ne diskutimin e gjate per gjuhen letrare shqipe qe gjate viteve e ka treguar vitalitetin e saj ne formen me te persosur .
Problemi qe dua te ngre me pak fjale ,eshte ky –Te hedhesh balte mbi nje figure madhore si ajo e Arshi Pipes ,eshte turp ,Qofte edhe nje fraze e zeze kunder fugures se tij ,perben se pari antishqiptarizem e pastaj servilizem e By…lepiresi ndaj atij sistemi qe thyeu qafen .Nje prej atyre qe hodhi balte mbi kete figure ,eshte Ismail Kadare kur me tallje e quante Pipic e projugosllave .As kete nuk ja kam falur asnjehere ,por ai i eshte kundervene edhe per vogelsira edhe z.Kudret Kokoshi ,duke e tallur pa asnje fije respekti per te sepse zoteria e tij hante e pinte me Djallin gjirokastrit nga iashte edhe ai vet .Cmimin Nobel duhet ta marresh ne jeten e perditeshme zoti servil Kadare .As qe te mos shkoje mendja ndonjehere se do ta meritosh ate , as pas vdekjes tende .Nuk e meriton aspak , i kam shkruar arsyet per qendrimin tend dyfytyresh para dhe pas 1990 .Je dualist dhe menje qendrim dyfaqesor ,nuk do ta kesh nderin te hyjsh ne plejaden e nderuar ne Nobelisteve .
arb says
Nje nga ata qe parashikonte se gjuha gege pas Kongresi te Drejtshkrimit
do te fshihej nga faqja e dheut ishte Rexhep Qosja, Por cfare ndodhe ne te vertete
Femijet ne shkolle mesojne gjuhen e Kongresit, kur rkthehen ne shtepi flasin gjuhen
e te pareve. Keshtu ndodh dhe me gazetaret . Megjithate gegerishtja vijon te shkruhet
per bukuri edhe sot ne gazeta e revista nder to eshte revista Hylli i Drites.
arb says
Z. Thanas harron se shkrimtaret dhe gazetaret toske duan gjuhen e Kongresit 72
sepse eshte gjuha e ,tyre te cilen me shkrimet e tyre e shperdoruan shqipen
me nendialektet e toskerishtes pa folur per fjalet e huaja pa mbarimm . Pra, ata kane
shkaterruar jo vetem gjuhen shqipe por dhe gjuhen e perbashket letrare
Ne romanet e shkrimtareve te shquar nga jugu geget flain toskrisht madje me
nendialkt toske..
Pra Kongresi e Drejtshkrimit deshtoipo ate dite.
Ferhat Ymeraga says
I nderuar z.Anton!
Ju faleminderit per kete shkrim ndritues e sqarues. Mendoj se pikepamja e Arshi Pipes per standardizimin e gjuhes shqipe eshte e drejte, e nyansuar dhe integraliste; jo reduksioniste e perjashtuese sic pretendojne disa kritike te tij, pa dhene argumente bindese, dhe qe, ne mungese te tyre, preferojne, sic thate, “paragjykimin ne vend te faktit.”
Mendoj se dy dialektet kryesore te gjuhes shqipe, ashtu sic mendonin dhe prof. Cabej dhe prof. Arshi Pipa, jane vertet pasuri e gjuhes shqipe e jo specie te padeshiruara invazive ne ekosistemin gjuhesor-linguistik te shqipes.
Mendoj se ceshtja e standardizimit te gjuhes shqipe duhet te rishqyrtohet rrenjesisht, duke bere ndryshime, te cilat e shfrytzojne thesarin e gjithmbarshem te shqipes, qe eshte aq shume me i pasur se c’pasqyrohet ne standartin e sotem te shqipes, qe ishte prodhim i kufizimeve ideore e ideologjike dogmatike. Sot, qe jetojme ne boten e lire (ne se jetojme vertet ne boten e lire?) duhet t’i tejkalojme
pikpamjet dogmatike e reduksioniste qe e vene organizmin e gjalle te gjuhes shqipe ne shtratin prokrustian.
Me vjen keq qe disa gjuhetare, qe mund te jene bije-studente te Eqrem Cabejt e Arshi Pipes, me pikepamjet e tyre, duken sikur i biri i heroit legjendar zvicerran William Tell, te tentonte te gjuaj me shigjete mollen ne koken e te atit. Por, ata, duke mos patur dijen, aftesine e shkadhtesine e atit te tyre, ne vend te molles, ndoshta padashur, godisin atin e tyre!
Kjo eshte fatkeqesia jone, te cilen shpresojme ta tejkalojme te gjithe sebashku!
Me nderime,
Ilmi Hysko says
Zotit Thanas Gjika:
Je gabim. Dy dialektet nuk e kane percare kombin tone ne te kaluaren. Jane ideologjite qe kane perdore metoda percarese.
Z. Anton Cefa:
Me vjen mire qe nje gege si ju e shkruani bukur toskerishten. Ne qofte se te gjithe geget, mbi 2/3 e shqiptareve e shkruajne toskerishten si ju, nuk kemi nevoj per ndryshimi.
Por kjo nuk eshte e arritshme derisa nenat gege vazhdojne tu flasin femijeve te tyre ne dialekt.
Prandaj, jam i mendimit qe te dy dialektet te perdoren.
Ferhat Ymeraga says
I nderuari z. Thanas Gjika!
Mund te kemi pikepamje te ndryshme mbi standartin e shqipes, por dua t’ju siguroj se shkrimet Tuaja
i kam lexuar dhe vazhdoj t’i lexoj me andje, mirenjohje e respekt te sinqerte!Sidomos shkrimi mbi Prof. Cabejn ishte i mrekullueshem!
Ju deshiroj pune te mbare e frymezime te metutjeshme krijuese ne te mire te dijes, letersise dhe kultures
shqiptare.
Me nderime,
Ferhat Ymeraga