Shkruan: Msc Gëzim Llojdia/
Pa mbritur mesdita e 28 nëntorit 1912 ose me saktë rreth dy javë më parë asaj kohe,shumë shqiptarë psherëtinin se halli i Shqipërisë ishte shumë i madh. Por kombi ynë mbeti dhe nuk u rrokanis si shumë kombet të tjerë që u rrokanisën në humnerë. Ndërsa fqinji në veri synon Shkodrën me male deri në det,serbët po hapnin një shteg të gjatë deri në Durrës,kurse grekërit donin të kapnin Shkumbinin. Pasiç-kryeministri serb rreth datës 7 nëntor 12 është shprehur kështu”Shqiperina shqiptare do të ngjallte vatra turbullimesh dhe konfliktesh. Prandaj zgjidhja më e mirë do të ishte të zbatohej për shqiptarët trajtimi q kishin në kohën e mesme kur bëjshin pjesë te shteteve bizantinë e serbe e serbe pa pas privilegje te veçantë,por tue i respektua individualiteti dhe gjuha e tyre.Diku aty nga 14 dhjetori 1912,kryegjenerali grek ka pohuar “Ne kemi ndërmend ti ndajmë Shqipërinë mes grekërve dhe Serbëvet,mbasi autonomia shqiptare është e parealizueshme”.Kjo quhej atmosferë e vitit 12,kur Ismail Qemali nga deti,Mithati me shokë nga toka u mblodhën në Vlorë duke sjellë shpresën dhe premtimin se ‘Shqipëria nuk kishte mbaruar”Në 1912 ndriçimi shqiptar solli shpresën shqiptare duke i thënë botës se ka një komb me histori,gjuhë dhe vullnet.Por ujqëria ballkanase e solli në udhëkryq çështjen me prerjen kirurgjikale të Kososvës.Një gazetar i huaj shkruan periodikja Flamuri është shprehur”Asnjë popull në histori nuk i është ngjitur kalvarit të përuljeve lëndore,politike e morale sa raca shqiptare.Në qoftë se duhet të çuditemi për ndonjë gjë kjo është s e ekziston gjithnjë në Shqipëri një ndenje edhe pse e zbehtë dhe shpërndamë që priret kah pohimit,kah rilindja e kombit.Ka një shqyrtim të hollësishëm të rrjedhojave mbi të cilat ka ecur historia jonë. Sa herë përhapeshin fuqimisht e kryengritjet aq herë nxirrej në pah rreziku i pavarësisë dhe lirisë.Ka edhe një fakt tjetër që citon e periodiku Flamuri. Kryengritjet e vonta të ballkanasve ndihmoheshin e zmadhoheshin dhe në kuvende ndërkombëtare shpërbleheshin ,përpjekjet shqiptare fillonin me guxim e përfundonin me frikë sepse nuk kishte një fuqi e madhe si Rusia për sllavëve,bullgarët dhe grekërit,që të përkraheshin të drejtat e tona aq sa përkraheshin padrejtësitë e fqinjëve.Lidhja e Prizrenit qe një kuvendim i madh dhe një kryengritje qndërsa më vonë koha solli kirurgjinë më të madhe të kombit tonë nga jugu dhe veriu. Në 1912 Kosova humbi atdheun,Shqipëria humbi gjysmën e vetvetes shprehet periodiku Flamuri.Gjatë luftës së parë të përbotshme nuk kanë munguar sërish kasapët që janë paraqitur më harta për të bërë një tjetër kirurgji,për tu dhënë copa fqinjëve ardhacakë dhe në hartë të mbetej një Shqipëri e vockël dhe mesme. Parimet Wilsonit dhe përpjekjet shqiptare kanë triumfuar. Ndërkaq në luftën e dytë të përbotshme aeroplanë të huaj deshën të ndihmonin kryengritjen jugosllave duke hedhur trakte dhe harta gjeografike ku Shkodra deri në Drinë në rrethin e Karagjorgjoviçit.Mirëpo shekulli i XX ishte shekulli që regjistroi humbjen e madhe shqiptare por edhe shekulli që solli dritëzën e parë me bombat e NATO në Kosovë. Ndërkaq shekulli XXI duhet të jetë shekulli shqiptar. Defteri ku regjistrohet bashkëjetesa me fqinjët.500 vjet nga koha e tyre llogaritet ta ketë mbështjellur guaska e rëndë e perandorisë osmane.Kohërrëzimi,pra shurdhimi definitiv i saj,pritej të ndodhte riparimi.Ndërkohë vërshuan, si në skenarët e hershëm ballkanas,fqinjësia.Harta pushtuese lexohet:veri shkjau serb,jug grekëria e pabesë.Zënia e luftës së përbotshme ishte më tepër se llaftari.Flamuj shtetesh pollën motet.Pasqyra e pushtimeve:përveçse sulme e pushtime varre të hapura, morte të rënduar,arkëmorte të rëndë.Fytyra e tyre, pasqyronte :ushtri që infektonin vdekjen.Në këtë Babiloni pushtuesish,pushtimet do të klasifikoheshin,përveçse të egra,të përbindshme pushtime.Ata,që janë të pushtuar e dinë se ç’farë ngjyre ka në të vërtetë,pushtimi.Një shkrim i hedhur në internet thoshte se Zoti është shqiptar. Dhe nuk ka më bukur dhe më mirë.Zoti tashmë është shqiptar.Naimi,do ta deshifronte në këtë mënyrë,syrin e Zotit,që vrojtonte ligësitë e fqinjëve,para një shekulli: “C’sheh,është Zot i vërtetë,ç’dëgjon është zëri i tia………….Pra, nëse besoni në Zot,pra nëse keni një fe,hiquni,zmbrapsuni nga ligësitë ngase një ditë do të merrni të rëndat ndëshkime.Shqiptarët e Kosovës e vijuan rezistencën pas luftës së dytë të përbotshme.Përpara këtyre katastrofave,riparimi bëhej gjithmonë e më i vështirë.E shtuan qëndresën duke shtuar edhe shumëzimin.Por momenti fundfillesh shekulli 19-20,korracoj një zgjidhje të përkohshme: shkumëzoheni, për të përballuar pushtimet e rënda,për të siguruar si hap të parë ,mbijetesën tonë. Në këtë mënyrë,ndyshoi grafiku i ekzistencës së shqiptarëve.Kështu nga përndritja e madhe,që ishte rilindja kombëtare,pas kataklizmës ballkanike,shqiptarët kanë ndjerë se Zoti ka ndikim një lloj dore,e përkthyer mirësie në çështjet tona kombëtare.Këto fjalë përbënin diagrama e rrahjeve të zemrës shqiptare,por në kohë të përndritjes sonë kombëtare.Kështu është vrojtuar se kombi ynë,ka edhe një grumbullim cilësish të mira. Kështu ,që nuk mundet të merret si rastësi e historisë që na flet se ne kemi qenë ndër kombet e parë që kemi prejardhje nga pellazget dhe iliret janë paraardhësit tanë te njohur me ADN. Rilindësit ngrohën ngrohën venat e ngrira të kombit. Një dervish shqiptar ka thënë këtë pasazh dashurie për vendin e tij:”Neve s’na sos Perëndia,se na ka ngjizur vetë / Do të rrojëShqipëria,sa të përmbyset kjo jetë.”Kjo nuk është muze.Ajo është përpjekja e atyre rilindësve,që në çdo ditë e çdo stinë ,plotësuan kronikën e madhe të përndritjes kombëtare shqiptare. Ajo është “vula”,për kombin tonë .Jemi këtu ,thotë ky dervish,që kur s’mbahet mend.Ky dervish është baba Meleq Shëmbërdhenji ,rilindas i shquar.Nga thellësia e kohës dëgjojmë klithmën e dervishit rilindas.Duket,se prej andej ka mbritur aksioma: “Pa atdhe,s’ka fe”‘ ,rubin i parë në këto themele,ishte libri i këtij dervishi,”Besim e fe”. Këtu jemi,që kur dielli e hëna s’kishte lerë,është shprehur poeti Naimi ynë.Por përpara se tek poeti ynë të ndriçonte ora e territ,Naimi, ai ishte adresuar me një lutje shenjtorësh Zotit:”Jepi shqiptarit drite / Zot i vërtetë të shohë / të marre vesh mirësitë / të vërtetën ta njohë.” Midis atij trazimi të jashtëzakonshëm shpirtëror,që kishte ndodhur në Ballkan e kishte bërë poetin tonë por rilindës të tjerë të kërkonin për ndihmë edhe rrugën e frymës ,sepse nga të gjithë ballkanasit, popull më i sfilitur se shqiptarët nuk besoj të kishte.Sillen për këtë kohë shumë faktorë përcaktues,por lihet në hije,vet tharmi i saj,vullneti i krijuesit tonë. Rrjedhat, që do të shoqërojnë zhvillimet shqiptare kanë edhe dorën e Perëndisë. Ndërkaq kjo nuk predispozonte se kombi ynë ishte i zgjedhuri i Perëndisë. Por urën e mbarësisë e qëroi vetë Perëndia. Po përse Zoti i dha këtë dorë mirësie kombit tonë ?Ishim një popull i vajtur në mes fqinjëve tinzar-pushtues.Nëse ky bekim nuk do të kishte ardhur asnjëherë,a do të kishte jetuar kombi ynë ?Nëse, jetuam është edhe fryma shpirtërore dhe qëndresa e kahershme e jona. Kanë ardhur shumë kombe.Jetuan një pjesë,tek të tjerët zbriti nata. “Shumë kombe janë shuar, por shqiptarët kanë patur uratën e Zotit,që mbenë e kombi yne,s`ka rënë poshtë.” Me këtë gjuhë zemre me këtë pendë të florinjtë ka shkruar Naimi ynë, për ekzistencën e kombit tonë.Në fytyrën e tokës shqiptare, shfaqet fryma e një bukurie ballkanase,por me fytyrë mesdhetare,brenda suazës së Europës.Ka parametra gjeografik të mrekullueshëm vendi ynë. Me qindra gërma plumbi ka derdhur poetet , për të rajvizuar natyrën e bukur.Por thellë,më tepër në padukshmëri,atje ku pamja është ngulitur fort, ishte ka parë fytyrën e Zotit.Për bektashinjte dhe për Naimin panteiste, kjo botë ka krijuesin e saj.Edhe dëshira, aspirata e shqiptarëve për të ruajtur trojet e tyre u “magazinua”në formë lutjeje në “memorjen hyjnore”një ditë. Kishte mundësi, që pas ndonjë kataklizmi ballkanike, përpara syve të shqiptareve të kryhej copëtimi i plotë .
“_-Coniu shqiptare prej gjumit,çoniu”.Vikama e P.Vases, ishte preludi, për të gjithë rilindasit.Më e kthjelluar,më brilante do të qe:”çoniu prej gjumit, sundimi ëndrrës, po humbet pushtetin.”.Kjo do të thoshte,koha e ëndrrës kishte përfunduar. Zhvillime të reja,priteshin në skajin tjetër.Kishte kaluar faza e parë. Prandaj u zhduk ëndrra. Fjala tani qëndronte në “tavolinën supreme. Dhe verdikti u dha qartazi :ne 17 mars 2008 qe do te shprehej se numrat 1 dhe 7 janë mistik,kurse numrat p.sh numri tek 2-mund te lexohet dy kombe shqiptare ne Ballkan. Ndërsa dikur kanë qenë një dhe i pandarë.